25/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

25 maj 1995

Takim pune me sindikalistë

Dje në një nga ambientet e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste, nënkryetari i partisë Luan Hajdaraga, dhe anëtari i kryesisë së këtij partie Fatri Sinani zhvilluan një takim pune me përfaqësues të disa organizatave sindikale të vendit. Nga Unioni i Sindikatave të Punonjësve të Shqipërisë, merrte pjesë Higm ate Daja, nga Sindikata e Bujqëve private Koçi Tahiri, nga Sindikata e Pavarur e Tekstilit Heshtem Graci. Në takim sindikalistët ngritën mjaft probleme siç janë ato për letrat me vlerë, projekt kodin e punës, dekretin e presidentit për pasurinë e sindikatave, problemin e pensioneve të parakohshme për punonjësit e tekstilit, pajisjen me letra me vlerë për punonjësit e fshatit që s'kanë tokë. Korresp i «Zërit të Popullit».

BERISHA NË PANIK

SERVET PËLLUMBI: Pozita e tij përçarëse, antikushtetuese është bërë evidente dhe e rrezikshme. I PYETUR NGA REDAKTORI YNË PËR TË KOMENTUAR FJALIMIN E BERISHËS NË AKTIVIN KOMBËTAR TË PD-së, NËNKRYETARI I PSSH-së DR. PROF. SERVET PËLLUMBI U SHPREH: Berisha dje në aktivin e PD-së ishte në panik të plotë. Degradimi politik i tij, ma sa po duket, është total dhe i pa shpresë. rrezikshme. Me fjalimin e djeshëm ai provoi se është gati të inkurajojë ata që bëjnë thirrje për t’u kthyer pushkët opozitarëve, provoi se janë të sakta thëniet sipas të cilave Berisha është angazhuar në Konferencën e Jashtëzakonshme të PD-së në 5 mars 1995 për të përdorur në zgjedhjet e ardhshme tre herë më tepër dhunë se sa në Libofshë, për të penguar ardhjen në pushtet të socialistëve. Berisha nuk mund ta kuptojë pluralizmin dhe nuk e përballon dot peshën e lirisë, sepse ajo është ekuivalente me përgjegjësinë e cila me sa duket, i mungon gati totalisht. Dhe, duke mos qenë vetë i lirë s’ka si të pranojë lirinë e të tjerëve, veçanërisht të atyre që mendojnë ndryshe. Kundër tyre vuri në lëvizje deri edhe mashtrime me banale që i bëri të habiten edhe mjaft nga të pranishmit në sallë. Veçse ne i themi përsëri z. Berisha: Guxo të bëni akuza dhe vetëlavdërime të tilla në një referendum popullor, dhe do të bindeni ju e të tjerët: - Që Shqipëria tashmë ka mbetur pa President e pa qeverisje. - Që PD ka mbetur jo vetëm pa kryetar, por edhe pa seksione apo organizata. Së fundi do të shtoja se duke u nisur nga përmbajtja dhe toni arrogant i fjalimit të Berishës, pjesëmarrësit në aktiv do t’i bënin një shërbim demokracisë jo duke duartrokitur, por duke përplasur këmbët.

Parlamenti shqiptar përpara orvajjes për shkarkimin e paligjshëm të dy gjyqtarëve

- Komunikatë e Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit - Federata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, shprehu shqetësimin e thellë për një kërcënim që u bëhet parimeve themelore të shtetit ligjor në Shqipëri. Pavarësia e sistemit gjyqësor është në rrezik deri sa Parlamenti i shtrohet çështja e shkarkimit të dy gjyqtarëve të Gjykatës së Kasacionit, Petrit Plloci dhe Tefta Zaka, në kundërshtim me vetë ligjin shqiptar. Dihet se Parlamenti i Shqipërisë hodhi poshtë disa muaj më parë një tentativë të ngjashme për shkarkimin e z. Zef Brozi, nga posti i kryetarit të kësaj gjykate. Parlamenti i zgjodhi këta gjyqtarë njërin pas tjetrit në nëntor 1993 dhe janar 1994. Ligji shqiptar 7491 përcakton rrethanat në të cilat mund të shkarkohen gjyqtarët, kryerja e një krimi të rëndë dhe paaftësia mendore. Të dyja këto nuk shtrohen në rastin konkret. Për këtë arsye është përmendur një argument formal teknik, sipas të cilit të dy gjyqtarët nuk kanë përmbushur kushtin e vjetërsisë në punë kur janë zgjedhur. Kryetari Zef Brozi është shprehur se: «ky argument çon fymën dhe kuptimin e ligjit, përderisa gjyqtarët Plloci dhe Zaka, kanë një përvojë të mjaftueshme… Madje Parlamenti ka qenë plotësisht në dijeni të kualifikimit të tyre kur ata u zgjodhën prej tij». Gjykata e Kasacionit kohët e fundit ka marrë vendime që janë të bazuara në standartet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, duke prishur disa vendime arbitrare të gjykatave më të ulta. Federata Ndërkombëtare e Helsinkit, shpreh shqetësimin e vet se kjo situatë mund të jetë pasojë e përpjekjeve politike për të ushtruar ndikim ose për të vendosur kontroll të plotë mbi Gjyqësatin. Kjo mund të rrezikojë një sistem gjyqësor të lirë dhe të pavarur në Shqipëri, një sistem i tillë nuk mund të realizohet kur gjyqtarët janë të varur nga subjektet politike, ndikimet e qeverisë dhe politika. Një vendim i Parlamentit për shkarkimin e dy gjyqtarëve do të ishte një hap prapa në procesin e demokratizimit dhe konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Federata Ndërkombëtare e Helsinkit, i bën thirrje Parlamentit shqiptar të hedhë poshtë këtë orvatje të hapur për të minuar funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe të krijojë kushte të përshtatshme që Gjykata në Shqipëri të vazhdojë normalisht punën në emër të të drejtave të njeriut. Vjenë, 24 maj 1995.

FRIKË KA BERISHA JO SHQIPËRIA

Sipas Berishës në aktivin e PD-së, socialistët kanë shpallur publikisht se do të ndryshojnë ligjet. Gjithnjë sipas tij, kjo «ka ngjallur një shqetësim të madh në mbarë Alternativa e Partisë Socialiste është e shpallur botërisht dhe njihet nga të gjithë. Atë e njeh mirë edhe vetë Sali Berisha. Në këtë kuadër, kur të vijë në pushtet Partia Socialiste, do të bëjë edhe ndryshime nëpërmjet vërejtjeve që deri Komisioni i Venecias për projektkushtetutën dhe kompetencat e presidentit. Sepse, që tani partitë kryesore të opozitës kanë hartuar dhe paraqitur» janë paralizuar edhe vetë Partinë Demokratike. Sepse, vetë Berisha e ka inicuar këtë masë. Sapo hyri në pushtet si president, gjëja e parë që bëri ishte t’i jepte vetes së tij fuqi shumë të mëdha ekzekutive, pa përfillur fare opozitën. Ja pra se pse trembet Berisha. Ja sepse nuk trembet Shqipëria. Ka kaluar koha e Lujgjit të XIV i cili thoshte «Shteti jam unë». BEQIR SKRELI

Dje në Parlament:

Seanca e djeshme plenare e Kuvendit Popullor, filloi me leximin e një deklarate të përbashkët të Komisionit të Grave Parlamentare, në lidhje me trajtimin që u bëhet grave dhe fëmijëve shqiptarë jashtë vendit me qëllim përfitimi. U bashkuan të gjitha në këtë deklaratë, si dhe stimulimin e legjislacionit që do tu japë fuqi dispozitave të kësaj Konvente. Më pas kaloi për miratim projektligji, për marrëveshjen mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kroacisë, lidhur me heqjen e tatimit të

Solla shituar, çanakët bosh...

Çështja e bonove të privatizimit ka kaluar këtë nga zgurma dhe propagandave e mdhe zyrtare te heshtja dhe qetësia. Vetë mënyra e shpërndarjes së tyre, masa dhe afatet e caktuara e larguan jo pak «angazhim»-in shpirtëror të një mase të madhe njerëzish nga kjo temë e ky problem, jo pa peshë, përkundrazi, shumë të ndjeshëm në një tranzicion si ky i yni, ku njerëzit presin të bëhen prona. Ediqoftë qeveria u përpoq disi të mbajë dezr këtë flakë të zbehtë. (Vijon në faqen 2)

Nuk mund ta mendosh presidentin Berisha jashtë partisë Demokratike

- Së shpejti në treg libri i ri botuar nga PD e sponsorizuar nga «Shqiponja»; Kontrata e PD-së me Shqipërinë - Dje Tritan Shehu në Konferencë për Shtyp «PD do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme»—kështu deklaroi dje në një konferencë për shtyp Tritan Shehu sekretar i përgjithshëm i PDSH-së, me tone të veçanta e «kurajoze», i përcaktuar nga media shqiptare si «intervistë me optimist». Siç e kish thënë, Tritan Shehu u duk se kish marrë kurajon për një deklarim të tillë nga fjala e një dite më parë e anëtarit të kryesisë së PD-së z. Sali Berisha. Ndërsa në kushtet e një pasigurie jokohësisht sonazhuan e PS-së, Shehu u shpreh se besonte që shumë sondazhe ve organizatave të specializuara që i gjenerojnë ato. Ai përmendi «Eurobarometrin» duke harruar ndoshta edhe ky sondazh e përcakton PS-në Parti të parë në rast zgjedhjesh në 18-10-shi. Nisur pikërisht nga ky realitet shqiptar, sekretari i Partisë tha se «PD do të parandalojë kthimin e socialistëve në pushtet». I pyetur për rrugët se si PD do ta realizojë këtë z. Shehu se «PD do të përdorë të gjitha rrugët demokratike. Asku­sh nuk duhet të trembet, ne do të zbatojmë verdiktin e popullit si më 6 Nëntor»tha Shehu duke reklamuar me bindje atë që do të bëjë Partia e tij si alternativë, duke harruar se nuk do të ketë rrugë tjetër. Nënkryetari i PD-së, Hysenbegasi tha se një nga rrugët e parandalimit do të jetë realizimi i programit të PD-së. Shehu shtoi se PD apo sektori propagandës së saj ka përgatitur autor dhe do të vërë në qarkullim një broshurë që ai e quajti «Kontrata e PD-së, me Shqipërinë». Në të-vijon

Përkujtohet Kongresi i Përmetit

«E ndjejmë si detyrim moral e qytetar të përkujtojmë ngjarjet kryesore të epope-së së lavdishme të luftës antifashiste nacionalçlirimtare, të respektojmë gjakun e derdhur për liri. Madhështia e kësaj lufte nuk mund të zbehet as nga pseudo-historianë zyrtarë e as nga pushtetarët e sotëm». Kështu u tha në përkujtimoren që organizuan veteranët e LANÇ të Elbasanit me rastin e 51-vjetorit të Kongresit historik të Përmetit. Me këtë rast, ish - delegatë të këtij kongresi, pas folën për rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike, sollën edhe kujtime të tyre. S. CEKANI

Partia Demokratike... shton radhët...

Ndodhi në Vlorë Nuk ka dyshim që fusha e thithjes me zor të nëpunësve të administratës shtetërore, të bashkisë të rrethit, arsimit, shëndetësisë dhe atyre pak ndërmarrjeve shtetërore në radhët e PD-së është aksioni më i sforcuar që po zbatohet edhe në Vlorë. Këto ditë kemi takuar shumë kuadro që punojnë në këto organe, të cilët dëshmojnë për presionin e organizuar që po bëjnë «zyrat e kuadrit» të PD-së së Vlorës për t’i detyruar ose të pranojnë në radhët e PD-së ose nëntëstki është i qartë... të lëshojnë vendet e punës. Sigurisht ata nuk pranojnë të identifikohen në shtyp. Por si qytetarë kanë shqetësim serioz dhe janë kundër këtij presioni politik i cili shkel rëndë të drejtat e njeriut. Përdo­ri i pushtetit si levë e partisë është shfaqje me flagrante e rolit si parti - shtet që kërkon të luajë PD-ja edhe në Vlorë. Angazhimi edhe i kuadrove shtetërore në këtë aksion politik për të bërë presione për antarësime në PD të arsimit, mjekëve dhe nëpunësve të tjerë është shkelje e statusit të tyre si nëpunës. Kërkesa ultimative që ndjejnë kuadrot e Vlorës për të qenë ose anëtarë të PD-së ose të papunë, është veprim absurd. Si i tillë efektiviteti është i kundërt. G. TUSHE

Sofra shtruar, çanakët bosh...

Çështja e bonove të privatizimit

Për Shqipërinë

një shpjegim të madh në mbarë Shqipërinë». Drej këtej na dalin dy probleme. Së pari ai i ndryshimit të ligjeve dhe së dyti shqetësimi që paskam ngjallur kjo gjë në të gjithë Shqipërinë. Për të parën duhet thënë se Partia Socialiste asnjëherë nuk ka deklaruar se do t’i ndryshojë të gjitha ligjet. Përkundrazi. Në kuadrin e ndërtimit të një shteti ligjor, ajo do ta lehtësojë procesin e hartimit të ligjeve në zbatim të alternativës së re humane për një ekonomi sociale të tregut, për lehtësimin e dhënieve të tranzicionit, për të luftuar korrupsionin, për t’i siguruar njerëzve rendin dhe qetësinë publike, për të garantuar liritë e drejta të njeriut sipas akteve të njohura ndërkombëtare, etj. Madje, ajo së fundi ka paraqitur në bashkëpunim me forca të tjera edhe një projektkushtetutë alternative. Socialiste, do të bëjë edhe ndryshime ligjesh. Po të mos bëntë këtë, atëherë pse do të vinte në pushtet, kot? Mirë kemi Berishën atëherë, me ligjet që ka nxjerrë mazhoranca. Prej këtej buron edhe shqetësimi i madh që qenka «ngjallur në të gjithë Shqipërinë»! Këtu Berisha spekulon. Siç e ka për zakon, ai ngatërron dhe identifikon vetëm me Shqipërinë. I shqetësuar është Sali Berisha dhe jo Shqipëria. Ai ka vërtet të drejtë të jetë i shqetësuar. Berisha e di shumë mirë se si në çdo veprim e para ligjore që do të bëjë opozita sa të marrë pushtetin, do të jetë reduktimi i kompetencave të Presidentit të Republikës. Opozita do ta bëjë këtë. Sepse këtë e kërkoi vetë populli shqiptar me referendumin e 6 Nëntorit 1994, që rrëzoi së pari kompetencat e Presidentit... Sepse këtë e kërkoi Evropa De-

NO KOMENT

Aleksandër Meksi në rolin e sekretarit të «AGJIT-PROP-it» të PD-së «...Unë mendoj që prezenca e njerëzve tanë duhet të jetë e domosdoshme në të kundërt mesazhi, dhe dhënat që jepen për Shqipërinë, për partitë demokratike, për demokracinë shqiptare në botën e jashtëme, do të jenë nga faqet e «Zërit të popullit», apo te «Alternativa SD» e gazeta të tjera. Kjo s’duhet të ndodhë. Duhet të bëhet me të gjitha mjetet propaganda, nga RD-ja, në radhë të parë që duhet të shkojë sa më larg, që duhet të ketë artikuj nga të gjithë drejtuesit nga «Tribuna Demokratike». Masa duhet të merren për faqosjen që për mendimin tim veç të tjerave duhet të ketë meliorv, duhet të kuptohet mirë dhe dhe gjithashtu të dallojë gjërat që dëshiron të gjejë në të. Duhet përdorur RTV i cili ndryshimet strukturorë duhet ti bëjë sa më parë, në konferenca, me takime, me të gjitha mjetet duhet të përdorim për programin e Partisë Demokratike.... RD, 24 maj 1995. PS. Për respekt të lexuesit theksojmë se tema e diskutimit të fundit me Kryeministër është kjo: «Ky vit do të jetë vendimtar për reformën e fr­et e demokracisë në Shqipëri». B. J.