26/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 maj 1995

Le të lulëzojnë të njëqind shkopinjtë...

Intervistë e DRITERO AGOLLIT dhënë zv/kryeredaktorit të gazetës tonë, Luan M. Rama Jo vetëm si njeri i letrave dhe personalitet i kulturës sonë, por edhe si person shoqëror e politik, me një veprimtari mjaft të gjerë dhe aktive edhe në fusha të tjera është me interes të dimë se ç’ju bën më shumë përshtypje në zhvillimet politike të kohëve të fundit? - Ajo që më fundit është frika e sundimtarëve nga humbja e pushtetit, një frikë e madhe me shkumbëzime goje, me thirrje të hatashme dhe me ulërima të tmerrshme. Kjo është ulërima e një kafshe që ka frikë të ikë nga shpella që ka zënë, nga shpella që e mban ngrohtë dhe e ruan nga shirat, dëborërat dhe stuhitë. Frika e humbjes së pushtetit është nga më të mëdhatë dhe nga më të dhëmbshmet, prandaj ajo pjell kërcënimet, mashtrimet e gënjeshtrat dhe më në fund vënien në gjumë me premtimet me shprehjen e përafërt lutëse: na lini edhe pak në pushtet pa të shikoni se si do ta realizojmë programin. Kjo lutje gjithmonë vjen pas kërcënimeve dhe britmave të etshme me mbingarkesa të çuditshme emocionale, dhe me varfërinë e plotë të mendimit racional. Me këtë bindesh po të shohësh vetëm shkarkimin e presidentit të shqiptarëve në aktivitetin e zgjedhur të PD-së më 23 maj 1995. Fjala e Presidentit të Republikës së shqiptareve të kulluar, kërcënon gjysmën apo një pjesë të madhe të shqiptarëve të saj të përfaqësuar nga PS-ja me këto britma: «enverizmi linjë e alterativës së PS», «ideologët e institutit famëkeq të M-L», «enverizmi dhe trumbetimi i pseudoletërave të periudhës së diktaturës», «kjo jo vetëm se krerët e sotëm socialistë janë të lidhur me njerëzë që me veprën e E. Hoxhës dhe klikës së tij, po për shkak të përgjegjësisë direkte që disa prej tyre kanë për masakrën e shkurtit, djegiet dhe të gjithë kaosin, anarkinë dhe krimin e organizuar të vitit 1991, por edhe për faktin se parimet e Marks-it emrin dhe veprën e Pol Potit shqiptar dhe gardës së tij, janë të huaja për shqiptarët sa edhe vet parimet e Marks-it». «Krerët e PS-së, erdhi koha të tregojnë nëofullën e diktaturës», duke besuar gënjeshtrat e veta, vazhduan gjer tek thirrja haftas në skenë për të drejtuar politikën shqiptare të atyre që izoluan vendin.» «Në PS dominoi përfundimisht grushti i atyre që urdhëruan të qëllohej mbi njerëzit e pambrojtur gjatë masakrave të shkurtit dhe prillit ’91», «dhe provokimi i zgjedhjeve të parakohshme», «për të kapur kolltuqe nga kuliset, filluan edhe ofertat duke dëshmuar se pushteti dhe karriera i verbon ata gjer në marrëzi», «PD e kuptoi djallëzinë dhe kurthët e ngritura, mbështeti Qeverinë Meksi dhe shëndërroi në hiç ambicjet dhe epshet e tyre karrieriste», «ata nga pozita staliniste», «me fushatën e tyre ata mendojnë të fusin në thes realitetin e ri shqiptar, sepse ky realiteti i tremb dhe i frikëson shumë», «duke qenë të paaftë për të penguar zhvillimin e reformave dhe të realitetit, duke mos dashur të marrin pjesë në ndërtimin e tij, ky grup ekstremistësh është hedhur në një fushatë që ta nxijë dhe mohojë atë sa më shumë. Por lufta dhe përpjekjet e tyre për të mohuar realitetin shqiptar janë të njëjta me luftën e Donkishotit me mullinjtë e (Vijon në faqen 3)

Kërkچet ndjekje penale ndaj prokurorit Qeleshi, Kryetarit të Kontrollit të Shtetit Blerim Çela dhe ekspertit Shqyqyri Kau

Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë z. ALUSH DRAGOSHI. Për dijeni: Prokurorisë së Rrethit Tiranë. TIRANË Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, z. ALUSH DRAGOSHI. Për dijeni: Prokurorisë së Rrethit Tiranë, TIRANË Bashkëilidhur keni kallzimin për ndjekje penale të përgatitur nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Nënkryetari i P S SH-së. SËRVET PËLLUMBI KALLZIM PËR NDJEKJE PENALE Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë z. ALUSH DRAGOSHI. Për dijeni: Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Zoti Prokuror, Prokurori Arben Qeleshi, në bazë të kallzimit të shërbimit të Kontrollit të Shtetit dhe ekspertit financiar Shqyqyri Kau, i caktuar si i tillë nga Prokurori Arben Qeleshi, ka filluar çështjen penale në ngarkim të Përparim Xhixhës, ish-drejtor i QBE «Progresi» dhe ish-kryeredaktor i gazetës «Zëri i Popullit», Thoma Gëlçi, kryeredaktor i gazetës «Zëri i Popullit», Drìta Sheshit kryellogaritare së gazetës, Fatbardha Carkranji llogaritare - arkëtare dhe Lutfi Dautllari specialist i eksport - importit në QBE «Progresi» Tiranë. Zoti Prokuror, «Zëri i Popullit» me vendimin e ish - Sekretariatit të KQ të PPSH-së, Nr. 104, datë 10.12.1990 është pronar i fondit prej 400 mijë dollarë të dhëna për gazetën. Pretendimi i zotit Blerim Çela, Kryetar i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit se fondi prej 400 mijë dollarë është nxjerrë nga buxheti i shtetit, është i pavërtetë. Nuk ka asnjë dokument që të shërbejë si provë se ky fond është pjesë e buxhetit të shtetit. [teksti vazhdon] penale ndaj personave të pafajshëm. Cilësimi i veprës penale për «shpërdorim detyre» në bazë të nenit 106 të Kodit Penal, dhe ai i vjedhjes në përpjestime të mëdha të pasurisë socialiste, sipas nenit 62 të Kodit Penal janë të pasakta dhe të gabuara. Nuk mund të ekzistojnë vepra të tilla penale për subjektet juridike private dhe me përgjegjësi të kufizuar. Vendimi i arrestimit është në kundërshtim me ligjin «Mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut», nr. 7602 datë 31.3.1993, neni 5 ku theksohet se: «Askush nuk mund të ndalohet pa të dhëna të mjaftueshme». Nisur nga këto rrethana në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale kërkojmë: - Pushimin e çështjes penale për të gjithë punonjësit e marrë në përgjegjësi penale nga ana e organit të Prokurorisë. Ndërsa në bazë të nenit 64 të Kodit të Procedurës Penale kërkojmë fillimin e çështjes penale në ngarkim të: 1. Zoti Blerim Çela, Kryetar i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit dhe ... buxhetit të shtetit. Drejtoria e QBE «Progresit» dhe gazeta «Zëri i Popullit» si subjekt juridik dhe që përgjegjësi të kufizuar, të krijuara në 1992 të ligjit dhe në varësi të Partisë Socialiste disponojnë dokumentacion të plotë për zhvillimin e veprimtarisë së tyre ekonomike të cilat e rrëzojnë plotësisht vendimin për fillimin e çështjes penale nga prokurori Arben Qeleshi. Në marrjen e këtij vendimi të nxituar e të pabështe-tur, as në prova, as në ligji ka ndikuar edhe informacioni i pasaktë i ekspertit Shyqyri Kau. Për mendimin tonë, prokurori Arben Qeleshi ka filluar ndjekjen penale në mënyrë të paligjshme një çështje penale kundër personave të pafajshëm, veç për shkak se pasuri ka qenë e lidhur me Partinë Socialiste e Shqipërisë. Tiranë, më 24.5.1995 Shtetit i cili ka bërë kallëzim të rremë, vepër penale, kjo e parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal. 2. Shyqyri Kau, ekspert i cili me krijimin e provave të pasakta ka konsumuar veprën penale të kallëzimit të rremë, vepër penale e parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal. 3. Arben Qeleshi, prokuror i rrethit të Tiranës i cili ka filluar pafajshëm, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal. Partia Socialiste e Shqipërisë Tiranë, më 24.5.1995

Në vëlsakriifkim ato i çoi indiferenca e shtetit

Përse hesht televizioni për grevën e urisë të minatorëve të Kamit? DEKLARATE e deputetit Dr. LUSH PERPALI Zoti Kryetar, Zotërinj deputetë, Zoti Kryetar, Zotërinj deputetë, Ka disa ditë që banorë të qendrës ... [teksti vazhdon jashtë kufirit të figurës]

Dje në Parlament,

Në seancën e djeshme plenare të Kuvendit Popullor, deputetët përfunduan «Ligjin për Migracionin», diskutimi i të cilit kishte filluar një sesion më parë. Projektligji kaloi përsëri në një rishikim në Komisionet e Politikës së Jashtme dhe atë të Mbrojtjes, Rendit Publik dhe SHIK-ut. Më pas u miratua edhe projektligji për metjet motorike. Çështje ... [teksti vazhdon jashtë kufirit të figurës]

Përse hesht televizoni për grevën e urisë të minatorëve të Kamit?

DEKLARATË • deputeti Dr. LUSH PERPALI DEKLARATË • deputeti që banorë të qendrës së banuar të Kamit në rrethin e Tropojës janë futur në grevë urie për të realizuar zgjidhjen e disa kërkesave jetësore të tyre. Siç jam vënë në dijeni dhe siç shkruajnë disa gazeta, këtë hap mjaft sakrifikues ata e ndërmorën pasi kanë konsumuar të gjitha përpjekjet e tyre me takime në pushtetin lokal e prefekturë dhe me letra ankimore deri në organet më të larta të shtetit shqiptar duke përfshirë edhe Kryeministrin dhe Presidentin e Republikës. Në këtë rrugë të vetësakrificës ekstreme ata konsumojnë një të drejtë që ua njeh ligji, me qëllim për të sensibilizuar opinionin e gjerë dhe gjithë mekanizmat kompetente të shtetit për zgjidhjen e halleve të tyre të shumta. Kjo ngjarje e shikuar nga këndvështrimi i interesave të këtyre banorëve, të sqetëson për faktin që ata janë detyruar të ndërmarrin një veprim të tillë me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e tyre. Ndërsa e shikuar nga këndvështrimi i reagimit të mekanizmave të shtetit të shqetëson sidomos dy aspekte themelore: Së pari, mungesa e plotë e predispozicionit të organeve drejtuese të shtetit nga më të ultat deri tek më të lartat për të diskutuar e zgjidhur hallet me ta. Them me plot gojën se kjo është krejt e pajustifikueshme qoftë edhe nga përpjekja e kërkesave të tyre si uji i pijshëm, rikthimi i drejtorisë pranë minierës (pa çudinë e kujtdo, drejtoria e kësaj miniere ka shkuar me qendër në qytetin Bajram Curri), shërbim shëndetësor, strehim, rregullim i linjës elektrike etj. Kjo heshtje bëhet gjithashtu e pakuptimtë qoftë edhe për faktin se në grevën janë bashkuar gjithë forcat politike në këtë zonë. Së dyti, heshtja e radiotelevizionit shqiptar. Në qoftëse nuk e dinë punonjësit e këtij institucioni (të paktën drejtori i përgjithshëm duhet ta dijë se është nga ato anë), mund t’ju kujtoj se Kami ndodhet në kufirit domethënë në territorin e Republikës së Shqipërisë, pra nuk kanë nevojë për vizë. Ju kujtoj gjithashtu se radio-televizioni nuk është organ drejtesie, për të gjykuar nëse një veprim është apo jo i ligjshëm dhe pastaj të publikohet. Sigurisht të ligjshme nuk janë as grabitjet, vrasjet, përdhunimet të cilat radiotelevizioni i jep me qëllimin e mirë për të sensibilizuar opinionin. Po shtrohet pyetja: përse nuk flet fare për këta njerëz të ngujuar në grevë urie siç ka vepruar edhe në raste të tjera të ngjashme? Zoti Kryetar! Janë këto arsyet që më detyruan të bëj këtë deklaratë, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së mekanizmave përkatës shtetërorë në mënyrë që të sigurohen zgjidhja sa më të drejta e të shpejta të kërkesave të këtyre banorëve duke realizuar edhe ndërprerjen e grevës së urisë në rrugë të drejta, morale e të ligjshme. Banorët e Kamit nuk janë fajtorë për mënyrën e zhvillimit të ekonomisë së të kaluarën ashtu edhe sot, gjë që i ka lënë në gjendje të mjerueshme.

Korrësi i «Zërit të popullit»

Shkruan i të «Zërit të popullit» me shkrim të çuditshëm më parë. Projektingji Jashtme dhe atë të Mbrojtjes, Rendit Publik dhe SHIK-ut. Me pas u miratua edhe projektligji për mjete motorike. Çështje të paraqitura me interes si ai i emërimeve të reja në RTV nuk u shtruan, ndërsa problemi i caktimit më vete i buxhetit për sistemin gjyqësor do të diskutohet në seancat e javës që vijnë. Ky problem më parë, ka gjetur miratim edhe në komisione. ◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆

Organizatë e re e PS në Gjorm

Në fshatin Gjorm të rrethit të Kurbinit u ngrit një organizatë e re e Partisë Socialiste, paralel me atë ekzistuesen. Organizata e re u ngrit me 14 anëtarë, pothuajse gjithë të rinj. Kryetar i saj u zgjodh Qamil Reçi.

Dëshmon grabitja e dy fëmijëve

Në vazhdim të rubrikës: “A ka krim të organizuar në Shqipëri?” PESHKOPI Kanë ruajtur çastin kur dy fëmijë, nxënës të klasës IV të tetëvjeçares në qendër të qytetit kanë shkuar në banjo, për t’u hedhur në kokë thasë me rërë, e për t’i rrëmbyer. Janë dhënë e imtë të fëmijës që në rast kanë kafshuar forcat e rendit kriminale dhe e bërtitura e fëmijës tjetër shpëtimtare të një krimi me qëllime të errëta. Fëmijët, në ato çaste tmerri kanë arritur të shquajnë vetëm nuancat e veshjes së kriminelëve dhe asgjë tjetër. Tentativa për rrëmbimin e dy fëmijëve dhjetëvjeçarë ka shkatërruar traditën në veçanti tek prindërit të cilët i kanë shtuar porositë dhe kanë forcuar rregjimin ditore të fëmijëve jashtë shtëpisë, A. A.

Enigma e një ikjeje

— Kontrolli i Shtetit ndjen frikë — Kanë ardhur, kanë filluar studimin e dosjes dhe befas kanë ikur. Fjalë e pa parë kanë përçeljes. Fjalë e pa parë dhe në vete të Kontrollit të Shtetit dhe detyruar nga letrat e fletët që shkrim e shtypur kanë të humbë shekjen e syve, se është bërë privatizimi i gattrit të Peshkopisë. Ndalën dhe u larguan, kanë filluar studimit dhe ikjes. Flitet se të dërguarit e Blerimit kanë pasur një urë privatizimi të pakalueshëm për ta. Flitet edhe për telefonata... pushtetarësh Dosa «Gattri» është marrë me vete. A. ASHIKU

Në luftë kundër mbeturinave të embargos

Shkodër – Malësi e Madhe Kronikat «spektakël», të transmetuara këto ditët e fundit nga TV për masat parandaluese për të mos thyer embargon ndaj ish jugosllavisë, po ironizohen në opinionin e këtij qyteti dhe rrethëve si luftë kundër mbeturinave të embargos. Ngjet kështu për faktin se ka mbi një muaj që intensiteti rregjidhës së karburanteve nëpërmjet Liqenit të Shkodrës drejt për në Mal të Zi ka rënë ndjeshëm. Rënia ka ardhur si pasojë e disa masave lehtësuese, që rekomanduan për këtë embargo në këtë periudhë institucionet ndërkombëtare. Kaq mjaftoi që karburanti në Serbi e Mal të Zi të rrjedhësh hamesh nga vendet e tjera, me çmime më të lira, duke mos preferuar më karburantin e Liqenit të Shkodrës. Kaq e vërtetë është kjo sa në qedh karburanti për tregun e Ulqinës në ish Jugosllavi sot është më lirë se në Shkodër. Në Beograd, një litër benzinol shitet 1.2 marka kur në Shkodër shitet me 1.35 marka. Tani çfarë ka mbetur në brigjet e Liqenit të Shkodrës? Kanë mbetur thuajse pa punë mjetet me të cilat u transportua karburanti. Shikon aty këtu lundra të ankoruara, ndonjë tankier të fshehur, fuci të shatisura, copa zorre e pak njerëz që cresin padurim ndonjë lajm nga bregu tjetër i Liqenit për mundësinë e rifillimit të tregut të karburanteve. Në të katër pikat kryesore që ish brigjet e këtij Liqeni, na thanë se nuk kemi levërdë sot për sot të shesim karburante më atë çmim që ofrojnë ata. Shteti shumë i ulët, sepse tani po furnizohen nga Tivari e nga anë të tjera. Bile njëri në «Kamçë» që pretendonte se e njihte mirë tregun e karburanteve të këtyre ditëve në ish Jugosllavi, na tha se po vazhdon kështu, ka të ngjarë që ne që kemi (Vijon në faqen 2)

130 shfaqje në pesë muaj

SHKURT NGA VENDI Tashmë është bërë traditë që çdo të dielë paradite në sallën e shfaqjeve të teatrit të kukullave të qytetit të Elbasanit të vijnë fëmijë prindër. Në tregjinë e Llambi Burgjisë këtë vit janë vënë në skenë dy premiera e ndërkohë herë pas here shfaqen edhe pjesë të repertorit aktiv të kësaj trupe. Aktorët F. Topuzi, M. Alushi, e V. Çekani, mjeshtri i kukullave R. Shëngjini dhe formuluesi i muzikës F. Sinani me pasionin e tyre kanë tërhequr interesin e vogëlushëve të Elbasanit dhe të qyteteve të tjera të prefekturës, duke dhënë 130 shfaqje për më pak se pesë muaj.

Turbullohet uji i pijshëm

Po bëhen disa ditë që qyteti i Peshkopisë furnizohet me ujë të turbullt. Në çezmat e qytetarëve uji është kaq i turbullt sa formon menjëherë llum në fund të gotës. Përballë kësaj gjendje deri tani nuk është kumtuar asnjë masë zyrtare për të përballuar gjendjen. Qytetarët e kamur, për të plotësuar nevojat familjare me ujë të pijshëm, u janë drejtuar tregut duke blerë lëngje e ujra të jashtëm. Të tjerët kanë marrë kullueset dhe kanë ndezë furrnelat për të kulluar zierjen e ujit. Kjo cilësohet si masa më efikase për të përballuar sëmundjet që rrjedhin nga ndotja e ujit.

Kryeplak... pa vulë

Vazhdon maratona e kryeplakut të fshatit Rrahullë në Delvinë. Në zgjedhje ku morën pjesë edhe deputetët e zonës, kryetari i këshillit të rrethit dhe kryetari i komunës, populli votol për njeriun e ndershëm Thoma Koçini dhe i dha kryeplakut të vjetër: dorëzo vulën e votës sonë. Po del kryetari i këshillit të komunës, Kristo Papaj dhe zgjedhjet mos e dorëzojë vulën se zgjedhjet paskan qenë të paligjshme, edhe pse ishte vetë në atë e firmosi procesverbal. Punë me vulë, duke se bën PD-në për zgjedhjet. ILIRJAN MEÇE