Në Evropë do të hyjmë me identitetin tonë jo me llogari matrapazësh politikë
Shqipëria në dyert e Strasburgut
Nuk bëjmë gabim që i kthehemi përsëri temës së premtimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Me këtë hap Shqipëria demokratike arrin një fitore ta madhe politike dhe diplomatike në shkallë ndërkombëtare. Akti i pranimit do të jetë vula që Evropa u vë gjithë proceseve demokratike në Shqipëri, duke na inkurajuar për gjithçka pozitive që kemi bërë, e duke na thënë «vazhdoni të ecni në rrugë të drejtë». Janë këto shkaqet që asnjë forcë politike, në mënyrë të veçantë PD-ja, partia në pushtet, nuk mund të shfrytëzojnë pranimin në Këshillin e Evropës, si pasaportë apo notë vlerësimi e dha Referendumi, atë ditë. Po të jetë fjala për këtë temë, vl rësimin e dha Referendumi, atë do ta japin edhe zgjedhjet e ardhshme. Pra, pranimi në Këshillin e Evropës duhet marrë ashtu siç është, një ngjarje e shënuar për Shqipërinë, dhe që, kurrsesi nuk mund të instrumentalizohet.
Po çfarë vihet re? Kur nuk kanë mbetur veç tre javë nga dita e diskutimit për pranimin e Shqipërisë në KE, kur partia në pushtet nëpërmjet mekanizmave të saj, RD e TV, duhet të ngrejë tonet propagandistike rreth kësaj ngjarjeje, ndodh e kundërta, mbahet heshtje varri. Pse? Shkaqet janë të shumta, por kryesore, është që politika net tanë ne pushtet e kanë ndërgjegjen të trazuar, madje mund të thuhet se ata nuk janë evropianë në kuptimin e mirë të fjalës. Në Evropë nuk hyhet duke bërë llogari matrapazësh, as duke bërë dredhi kumarxhinjsh apo duke thurur skenare mafiozësh. Në Evropë hyhet me gjithë potencialin politik, ekonomik dhe intelektual që ka Shqipëria. Vini re qëndrimet e përfaqësuesit të PD-së, kryetarit të grupit parlamentar të kësaj partie, z. Ali Spahija në forumin e shketi të skuadruar shkallë-shkallë ku pranim i mundshëm. Herë hjërendë e herë gojëkycur, herë entuziast e i shpejtuar, herë jo i saktë dhe manipulues, ai, duke vuajtur mendësitë vjetra të dyzimit të personalitetit pra duke qenë midis cirakut dhe vartësit, nuk është as burri i shtetit e diplomati, as këshilltari apo relatori. Ali Spahia ka qenë një al-toparlant i keq kreut të shtetit. Ai ka thirrur me urraa për projekt të kushtetutën partiake, për të cilën tashmë edhe Evropa është e bindur në arsye që u hodh poshtë me një ref. rëndum. Ai ka duartrokitur kur kanë dashur t’i vënë prangat sistemit gjyqësor në Shqipëri, ai ka qenë gjithmonë në sulmet atërore kundër opozitës pa përcjellje asnjë mesazh konsensusi. Mjafton kaq për të thënë se ky portret nuk është i larë, nuk është as i qetëruar, nuk është evropian por mbart diçka nga shpirtvegëllsia e bakallit. Ali Spahia përfaqëson një parti politike dhe jo vetveten. Ai në Strasburg përfaqëson Shqipërinë dhe jo një mjek apo një deputet dosido. Si i tillë portreti i tij nuk përfaqëson imazhin e vërtetë të shqiptarëve, e aq më pak aspiratën për bashkimin sa më të shpejtë të Shqipërisë me të gjitha organizmat e mundshme evropiane. Rruga e gjatë që po bën PD prej afro tre vitesh për ta futur Shqipërinë në Këshillin e Evropës është e barasvlershme me dilet e që ka Evropa rërë të na pranuar në gjirin e saj.
(Vijon në faqen 2)
duhet të ngrejë tonet propo-
pra duke qenë midis çirakut dhe vartësit, nuk është as burri i shtetit, tit një al-
toparlant i keq i kreut të shtetit. Ai ka thirrur me urra Evropa është e bindur
vlerësim e Evropës është e barasvlershme me dënimet që ka Evropa për ta pranuar në gjirin e saj.
Dilekti megjithatë nuk qëndron tek një person qoftë ky edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së; dilekti qëndron tek mundësitë që
(Vijon në faqen 2)
Takim me zëvendëspresidentin e Internacionales Socialiste, Alfred Gusenbauer
Dje në selinë e Partisë Socialiste, në Tiranë, u zhvillua një takim me zëvendëspresidentin e Internacionales Socialiste, Alfred Gusenbauer. Në takim merrnin pjesë nënkryetarët e PSSH Namik Dokle e Ilir Meta dhe anëtari i kryesisë së PSSH, Mago Lakrori.
Gjatë takimit u bisedua dhe u shkëmbyen mendime lidhur me situatën politike në Shqipëri pas Referendumit të 6 Nëntorit 1994, për qëndrimet e forcave të ndryshme politike shqiptare e për zhvillimet e pritshme të situatës. Në takim u bisedua konkretisht dhe për probleme të rëndësishme si zgjidhja e Çështjes Nano, përparimi i mëtejshëm për aprovimin e Kushtetutës, garantimin e pavarësisë së organeve gjyqësore etj. Përfaqësuesit e PS shprehën dhe një herë qëndrimin e njohur të saj për pranimin së shpejti të Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Gjithashtu me interes ishte shkëmbimi i opinioneve për gjendjen në Kosovë, për marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe situatën në rajon.
Vend të veçantë në bisedë iu kushtua zhvillimit të marrëdhënieve të PSSH me Internacionalen Socialiste. Takimi u zhvillua në frymë të ngrohtë shoqërore.
Zëdhënësi i shtypit i PSSH
Censura televizive në një shoqëri të hapur është e papranueshme
DEKLARATË E KOMITETIT TË HELSINKIT
Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpreh rezervat e tij serioze lidhur me mënyrën se si televizioni i përcjell publikut qëndrimet dhe deklaratat e tij. Sidoemos kohët e fundit mund të jetë file. për një censurë të vërtetë, e cila duket qartë se synon t’i shtrembërojë me dashje madje t’i banalizojë prononcimet publike të këtij Komiteti lidhur me probleme të ndryshme të respektimit të të drejtave të njeriut dhe të parimeve të shtetit ligjor.
Është bërë tanimë rregull për emisionet informative të TV që nga deklaratat e KSHH të nxirret vetëm një frazë që nuk thotë asgjë. Kështu u bë për shembull për deklaratën e fundit mbi fenomenin e rrëmbimit të fëmijëve, kur u shqiptuar vetëm disa fjalë pa përmbajtje, ndërsa u la jashtë thirrja që i bëhej Kuvendit për ta përfshirë këtë çështje tepër serioze në agjendën e punimeve të tij.
Mjaft domethënës ka qenë një tjetër drejtim rasti i deklaratës së Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit lidhur me çështjen e dy gjyqtarëve të Kasacionit. Mesazhi i këtij Forumi me prestigj të lartë u dha me një notë të qartë përçmuese dhe me fjalët se ajo «Federata» i kërkon Kuvendit që të mos shkarkojë gjyqtarët e Kasacionit, ndërsa u krejt mëngjanë gjithë arsyetimi juridik që e shoqëronte këtë deklaratë.
Nuk mohohet aspak nevoja dhe e drejta e redaktimit, një normë domosdoshme e gazetarisë. Por është e papranueshme që redaktimi të kthehet në censurë. Metoda të tilla kanë për qëllim jo të informojnë, por thjesht të denigrojnë në subjekt të papëlqyer të debatit politik.
Ky qëndrim i televizionit - dhe kjo po bëhet praktikë - është një shprehje e qartë e njëanshmërisë së tij dhe e intolerancës ndaj qëndrimeve dhe vërejtjeve kritike, që janë të natyrshme dhe të domosdoshme në një shoqëri të hapur pluraliste, që synon të shkojë drejt konsolidimit të saj. Televizioni po tregon gjithnjë e më shumë se është larg parimeve që rregullojnë veprimtarinë e një shërbimi publik të hapur për mendimin e lirë.
Duke u nisur nga sa më sipër, KSHH i shikon të udhës që prononcimet e tij të mos ia drejtojë më TV, derisa të marrë sigurime se do të tregohet kujdes për një përcjellje korrekte të mesazheve të tij.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Tiranë, 6.06.1995
Greva hyri në ditën e nëntë
— Deputetët e PS-së Ibrahim Baci e Bashkim Koçi takohen me grevistët në Lakanas. — — Pushtetarët ende shurdh e me mëçë për të ngritur. — Gjendja shëndetësore e grevistëve është për t’u alarmuar. Njëri prej tyre është shtruar në spital, ndërsa katër të tjerë janë në gjendje të rëndë (me hipertension). Përpara kësaj situate nga ana e pushtetarëve vërehet një shurdhmemecëri e çuditshme. Megjithëse janë të gjithë dakort me kërkesat që shtrojnë 4 kryefamiljarët e mbetur pa tokë (duke filluar nga komuna e deri në Ministrinë e Bujqësisë) asnjë nga ata nuk është angazhuar për t’u dhënë fund zbatimit të kërkesave mbi bazë të ligjit. Madje, me kërkesat e tyre janë solidarizuar edhe 200 fshatarë të cilët edhe ata janë në dijeni të korrupsionit dhe të allishverisheve që janë bërë në lidhje me zbatimin e ligjit për shpërndarjen e tokës. Në këtë lojë të fëlliqur investit akuzojnë kryetarin e komisionit qendror të shpërndarjes së tokës për komunën e Bërxullit, zotin Maksut Shehu dhe Angjelin Lugën me detyrën e sekretarit të Prefekturës së Tiranës. Për të gjitha këto ato kanë fakte e dokumenta të pakundërshtueshme. Ditët e fundit, pranë grevistëve shkuan deputetë socialistë Ibrahim Baçi e Bashkim Koçi. Ata biseduan me ta, shkëmbyen mendime dhe u njohën imtësisht për problemet që ngrinin në adresë të pushtetit. Ata u premtuan grevistëve se do ta sensibilizojnë opinionin publik, madje do të këmbëngulin që kërkesat e tyre të gjejnë zgjidhje të plotë. — Deputetët e PS-së Ibrahim Baçi e Bashkim Koçi takohen me grevistët në Laknas. — — Pushtetarët ende shurdh me meçë për zgjidhjen e problemeve të ngritur. — (Korresp. i «Zërit të popullit»)
Higjen nga puna 135 vetë
— Bashkia e qytetit të Elbasanit ka vendosur që më 1 korrik të shkurtëojë 135 punonjës të ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit dhe puna e tyre do të zëvendësohet me forcimin e masave organizative —
Shteti, përkatësisht pushteti lokal, paska vërejtur se në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit të Elbasanit paska rezerva, paska njerëz të tepërt. Sipas kësaj më 1 korrik, 135 punonjës të ndërmarrjes në fjalë do të shkurtëohen. Prej kësaj dite këta njerëz lihen në të jenë pa punë, ashtu si mijra të tjerë në Elbasan.
Punonjësit që merren me pastrimin e qytetit janë nga njerëzit më të varfër, madje edhe prindër me shumë fëmijë. Pas shkurtimit të vendit të punës ata do të trajtohen një vit me asistencë e më pas s’ju mbetet gjë.
(Vijon në faqen 4)
ME SHUME INFORMACION TE LIRE
- Takim me gazetare në Institutin e Statistikave -
Dje në sallën kryesore të Institutit të Statistikave, i vetmi institucion përgjegjës për publikimin e zyrtar të treguesve ekonomikë të vendit, u organizua nga stafi drejtues një takim pune e shkëmbim mendimesh me gazetarë të organeve të shtypit, radios e agjensive të huaja.
Drejtoresha e Institutit të Statistikave, z. Milva Ekonomi bëri një ekspozë të punës që bëhet në këtë institut për grumbullimin e përpunimin dhe publikimin e treguesve ekonomikë të vendit. Aktualisht instituti, z. Ekonomi, tani për tani mbulon vetëm sektorin shtetëror, por nuk kanë munguar përpjekjet për të hyrë edhe në sektorin privat. Si shembull për këtë ajo solli botimin e numrit të ndërmarrjeve e firmave private që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri duke shtuar më tej se realizimi i një projekti me Komunitetin Europian do të bëjë të mundur edhe pasqyrimin e sektorit privat. Aktualisht Instituti i Statistikave në Tiranë, është mbështetur në eksperiencën franceze, ku një vjetari statistikor për vitin 1990 është botuar në Francë, por Ekonomi nënvizoi diferencat e mëdha që ekzistojnë midis pasqyrës së publikimit të shifrave në Francë dhe në Shqipëri duke theksuar se ndërsa në Francë publikohet edhe çdo të dhënë që tek ne vetëm ajo që ka ndodhur. Drejtoresha e institutit u shpreh përpara gazetarëve për vështirësitë e mëdha që ekzistojnë përpara institutit për përpunimin e publikimit të treguesve me cilësi e opinion bëhet i ditur për qytetarët shqiptarë por edhe për zgjedhjen e gamës së treguesve që instituti nxjerr aktualisht.
Përfaqësuesit e shtypit e konsideruan këtë takim të nevojshëm por edhe shoqëruar me marrëdhëniet midis tyre dhe institutit të Statistikave dhe Institutit të Statistikave. Gazetarët e pranishëm vlerësuan impenjimin dhe shqetësimin që ekziston në këtë institut për kërkuan dhe ishin të mendimit se edhe tregues të tjerë duhet të vihen në dispozicion të shtypit. Gazetarët u shprehën se duhet të ekzistojnë marrëdhënie pune dhe kontaktë midis këtij instituti dhe institucioneve ndërkombëtare me qendër në Tiranë, në si fjala vjen Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, etj. Nuk ka asnjë logjikë që të pranojë, u shpreh një nga gazetarët, që treguesit e këtyre institucioneve ndërkombëtare t’i jepen më përpara opinionit botëror dhe pastaj opinionit të brendshëm. Nuk e kuptojmë se kush është më i interesuar për to? Ndërkohë një tjetër gazetar u shpreh me rezerva për vetë shifrat që japin të huajt. Në një diskutim këta specialistë të huaj kanë shkruar deri atje sa të ulin shifrat e vitit 1990 dhe kjo ndodhte vetëm për të zbukuruar lulen apo rënien ekonomike.
Këto shqetësime, u kërkua nga gazetarët që të bëhen prezente organëve të larta shtetërore duke cëllokuar edhe të famshmin «sektor shtetëror».
Drejtoresha e Institutit të Statistikave, z. Milva Ekonomi, tha fillimisht në takim u shprehën për marrëdhënie të hapura me organet e shtypit. Ju do t’i keni dërguar kërkesat se hapura këtu u shprehën gazetarët, ju bë e ditur se institucioni po punon që në fund të këtij viti të ketë nxjerrë vjetarin statistikor për këto tre vjet të mbetur, bosht për auditorin në takim u shpërnda «Konjuktura» me treguesit kryesor ekonomikë për periudhën janar-mars 1995.
Varfëria dhe papunësia: Si të operojmë me to?
— Seminari i Komisionit për Çështjet Sociale, Shëndetin dhe Familjen të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në koordinim me Parlamentin shqiptar. —
Një numër pjesëmarrësish, punonjës të fushave të ndryshme në Shqipëri dhe të institucioneve ndërkombëtare të atashuar në vendin tonë, ndoqën dje punimet e seminarit të organizuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
«Mbi përballimin e varfërisë dhe të papunësisë në periudhën e tranzicionit: si të operojmë për këto çështje».
Seminari, i cili do të vazhdojë dy ditë, bëri prezent shqetësimin e Këshillit Evropian e më konkretisht të Komisionit për Çështjet Sociale, Shëndetin dhe Familjen lidhur me dy prej problemeve më të mprehta që shoqërojnë vendet në tranzicion drejt vendosjes së ekonomisë së tregut dhe demokracisë së vërtetë e, më konkretisht edhe të Shqipërisë.
Sesionin e hapjes së këtij seminari në të cilën folën zoti Pjetër Pepa, në përfaqësim të parlamentit shqiptar, nënkryetari i komisionit për çështjet sociale të këtij Parlamenti, zëvendës kryeministri, Dashamir Shehi, si dhe Mr. Guenbauer, Kryetar i Komisionit për Çështjet Sociale, Shëndetit dhe Familjes të Asamblesë Parlamentare u përshkua nga deklarata dhe përshëndetje reciproke midis përfaqësuesve shqiptarë e atij të Këshillit Europian, nga parashtrimi i arritjeve dhe problemeve të shumta që i përkasin periudhës së tranzicionit që kalon Shqipëria.
Më tej raporti i Prof. francez Daloz, ai i zotit Fatmir Bektashi zv. ministër i Punës Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe ish të Përndjekurve Politikë, qëndruan më konkretisht në problemet e papunësisë në periudhën e tranzicionit. Ndërsa, drejtuesi i Qendrës për Burgositjen, Drejtore e Departamentit të Tregjeve të Punës dhe të Shërbimeve e ai zotit Kastriot Sulka, drejtor i Drejtorisë së Koordinimit të Projekteve të rolit të shërbimeve të ndërmjetësimit në një politikë aktive të punësimit.
Seminari i vazhdon punimet edhe sot.
(Korresp. i «Zërit të popullit»)
NDALOHET AUTORI I DISA VJEDHJEVE
sikëto ditë bëri të mundur ndalimin e I. Kadiës. Ky person, në bashkëpunim me një grup të përbërë prej 5 vetësh, kanë vjedhur një dyqan si dhe një makinë furgon. Ndaj tij u ndërmorrën ndalimi.
Plazhi i Velipojës «i kyçur»
1 Qershori, data kur shënon fillimin e sezonit të plazhit, ka kaluar, por përgatitjet në plazhin e Velipojës për këtë vit nuk kanë filluar as sot.
Pamja që na shpalosi këto ditë ky plazh është e mjerueshme, aq sa dyshon mos është harruar se këtu çdo vit kanë pas ardhur me mijëra pushues, nga qershori deri në shtator.
Një papastërti të themi shembullore është mbizotëruese. Xhama të thyer e të hedhur në të tjera shikon gjithandej në këtë ambient. Ndërsa rëra është e pashtruar. Kabinave u ka rënë suvátimi dhe u mungojnë xhamat. Po në këtë gjendje si këto janë edhe hotelet. Shkatërrimi ka përfshirë deri banjot publike e disa mjedise të tjera. Kurse dizinfektimi i ambientit nuk është bërë në këtë katër vjet, ç’ka rrezikon që kënetat e Vilunit në afërsi të këtij plazhi, të kthehet në çerdhe të malarjes.
Veç të gjitha këtyre, alarmante është mungesa e ujit të pijshëm. Ka një vit që në tubacionet e ujësjellësit të plazhit nuk ka rrjedhur pikë uji. Ka qenë vjedhja e linjës elektrike të stacionit të pompave të Trushit që shërbeu si shkak për ndërprerjen e furnizimit me ujë në këtë plazh. Por mungesën e ujit të pijshëm e kanë ndjerë edhe banorët e fshatrave të Velipojës, të cilët, siç kemi shkruar edhe më parë në këtë gazetë janë detyruar për disa kohë të udhëtojnë 30 km larg nga Velipoja për në Shkodër, me bidona në dorë për të mbushur ujë.
Disa vendas, banorë të përhershëm këtu, na thanë mos të na duket shumë çudi pse ky plazh është lënë në harresë edhe për plotësimin e nevojave më të domosdoshme të pushuesve. Ajo është në strategjinë e zhvillimit të turizmit, që prezanton vetë ministri i turizmit para pak netësh në televizion. Velipoja nuk u përmend fare. E pra, ky plazh është 17 km i gjatë e me rërë të pasur në përqindje të lartë jodi, ç’ka e bën këtë të dëshiruar për t’u frekuentuar edhe nga turistë të huaj.
MUSA KURTULAJ