Çështja Nano - shqetësim kryesor në Këshillin e Evropës
Jo vetëm premtime, por edhe përmbushje të tyre
- Intervistë e zotit ALFRED GUSENBAUER Kryetar i delegacionit të Këshillit të Evropës që vizitoi Shqipërinë dhënë korrespondentit të BBC-së në Tiranë Sokol Gruda -
Çfarë duhet të përmbushë Shqipëria akoma që të pranohet në Këshillin e Evropës? Ne kemi marrë informacionin dhe kemi dëgjuar fjalë lidhur me pavarësinë e ardhshme të Gjykatave, për emërimin e gjykatësve në gjykatën më të lartë. Ne duam të sigurohemi më parë se Shqipëria të antarësohet më parë në Këshillin e Evropës. Ne duam që këto çështje të zgjidhen në rrugë të drejtë dhe të pastërt. Kjo, sepse KE është shumë i interesuar në ndarjen e qartë të pushtetit administrativ dhe atij juridik. Në këtë kontekst ne kërkojmë përgjigje të plota dhe të sakta nga qeveria shqiptare përpara antarësimit në KE. Mund t’ju them se në KE ne nuk jemi të kënaqur vetëm me premtimet, sepse pas gjashtë muajsh në KE ekziston mundësia e rishqyrtimit të premtimeve që një vend apo qeveri ka dhënë për integrimin për këtë vend në këtë organizëm. Shqiptarët duhet ta kenë të qartë se ne nuk vijmë këtu vetëm për të marrë premtime që nuk do të përmbushen, por ne i jemi futur një pune në vijim për të gjetur angazhime të qarta. Ne do ta shqyrtojmë mbushjen e premtimeve brenda një periudhe gjashtë mujore. Unë mendoj se shqetësim kryesor në Këshillin e Evropës është çështja e lirimit të zotit NANO. Egziston një solidaritet evropian dhe ndërkombëtar për lirimin e tij. Në raportin e komisionit Juridik të KE ka një pikë të qartë, sipas të cilit, ose Parlamenti ose Presidenti i Republikës duhet të ndërmarrin hapa konkrete jo vetëm për lirimin nga burgu të zotit NANO, por edhe për ta lejuar atë të rihyjë në jetën publike! Z. Gusenbauer, a mendoni se 29 qershori do të shënojë hyrjen e Shqipërisë me të drejta të plota në Këshillin e Evropës? Unë mendoj se në qoftë se tek zyrtarët shqiptarë do të ekzistojë sinqeriteti dhe serioziteti për të hyrë në Këshillin e Evropës dhe në sistemin politik evropian si dhe do të plotësohen të gjitha kushtet, zgjidhja mund të gjendet brenda 3 javëve të ardhshme. Në qoftë se një gjë e tillë nuk do të mundësohet atëherë antarësimi mund të shtyhet për më vonë. Nga liqeni i Bovillës - tashmë të zëna nga ngjaj banorët e veriu- lindjes shikohen sot nga qeveria shqiptare si bllokuese të punës në ujësjellësin e konsideruar si pështjellim i thjeshtë dhe vuajtjeve pa fund të kryeqytetasve për ujë të pandërprerë. Ka arritur kështu pikën kulmore konflikti i të ardhurve, me shtetin këtu në Tiranë. Konflikt i cili nga vetë të ardhurit por edhe vëzhgues të ndryshëm konsiderohej për herë të parë dje si konflikt i numurit një të shtetit me bashkëpatriotët e tij të ngulur në Bathore. Kjo për më ... rdit për prishjen e shtëpive tani të rëdërtuara plotësisht. Gjithashtu është vënë re një grumbullim më i madh në ditën e parë, që shoqërohet me thirrje. Fshatarët kërkojnë ndërhyrjen e vetë zotit Berisha në zgjidhjen e shpejtë të situatës së tensionuar. Situata sa vjen e po tensionohet më shumë. BESI ÇELA
KOMBETARJA I TRIUMFON PËR HERË TË PARË JASHTË FUSHËS
SPORT
Kanë shënuar një fitore të mrekullueshme djemtë e Bajkos në Moldavi, duke arritur rezultatin e kënaqshëm 3-2. Do ta hapte siparin e golave i mirënjohuri Kushta që në minutën e ’8, të pjesës së parë, do të barazohesh rezultati nga futbollistët moldavë, të cilët më pas do të kalonin në avantazh. Por e gjithë kjo nuk do të vazhdonte gjatë, pjesa e parë do të mbyllej me një barazim nga Bellaj, për t’i lënë shansin e madh lojtarit Vata, që në minutën e ’25 të pjesës së dytë të vuloste përfundimisht rezultatin në tre me dy për kombëtaren shqiptare.
Me këtë fitore, historike në Moldavi ekipi kombëtar shqiptar shënoi një arritje të madhe në kthesën e marrë, duke premtuar akoma më shumë në të ardhmen. Taktika e zgjuar e Bajkos, diti t’i bëjë ballë presingut të kundërshtarit, diti të bëjë efektiv sulmin shqiptar duke sulmuar në mënyrë të befashisme, e duke e kurorëzuar me gola. Vendi në renditje le për të dëshiruar, por rezultatet e arritura janë inkurajuese dhe premtuese për të ardhmen.
Korresp. i “Zërit të popullit”
Konflikt në Bathore
NË EMËR TË JETËS APO NË EMËR TË LIGJIT
- Këta njerëz i nguli këtu demagogjia dhe rrënimi ekonomik që mbolli policia e PD-së -
Ankth, panik, tmerr, njerëz të vendosur në shkallone mbrojtëse, Por për çudi krenari për «fitoren» e një dite më parë, kjo është pamja emocionale e situatës të ditës së djeshme në lagjen e të ardhurve në Bathore pranë Kamzës, në rrethinat e Tiranës.
Një ditë më parë këtu për orë të tëra gjatë gjithë ditës banorët e një të Bathores, shqiptarë nga Veriu e veriu ndja e vendit janë përleshur me forcat e policisë së Tiranës. Gjithçka ka ndodhur dje pikërisht në ditën skandencë të afatit të 2-zbatuëshëm të një vendimi nr. 85, datë 2.3.1994 të qeverisë shqiptare të zotit Meksi. Sipas tij, në një sipërfaqe prej 200 hektarësh në zonën e Bathores në një largësi rreth 1500 metra nga rruga nacionale që çon drejt veriut, do të ndërtohet një fshat i madh ku do të vendosen 382 familje nga fshatrat Zall-Mner, Bulçet, Bruzall dhe Rraç. Vendosja e këtyre familjeve këtu në Bathore është e kushtëzuar nga krijimi i ujëmbajtësit me të madh të Tiranës, ujësjellësit të Bovillës. Por hektarët e Bathores të përcaktuar të shpërngulur tokat dhe shtëpitë e të cilëve do të përmbyten nga liqeni i Bovillës - tashmë të zëna nga banorët e veriut e ver-lindjes shikohen sot nga qeveria shqiptare si bllokues të punës në ujësjellësin e konsideruar si shpëtimi i thatësirës
Nisur nga kjo policia e Tiranës më 17 të martën [paqartë] operoi një aksion për prishjen e ndërtimeve të konsideruara sot si të kundërligjshme. Rezistenca e organizuar pati si produkt dje mbi 40 policë të plagosur të shtruar në spitalin ushtarak të Tiranës, më pas, por edhe tërheqjen e përkohshme të policisë së Tiranës. For ndersa të mërkurën në darkë ndodhte kështu, të enjten në mëngjes rreth 300 banorët e rinj të Bathores - të vetëdijshëm për një sulm të ri të policisë - kishin dalë në fillim të rrugës që të fut në fshat drejt Zall-Herrit ku thërrisnin duke pyetur kalimtarët e hipur në makina: A jeni me ne, aa...? Rreth orës 9.30 disa prej tyre me ripa të lidhur në kokë i ndryshuan drejtimin disa makinave 20 tonëshe të ngarkuara me zhavorr i cili u derdh në krye të rrugës së fshatit duke krijuar një pritë të stërmadhe të një ditë më parë pothuajse është zhdukur.
Këta këtu në Tiranë. Konflikti numurit një të shtetit me bashkëpatriotët e tij ngulur në Bathore. Kjo për më shqiptarë.
Me të mërkurën gjatë në darkë kur ata njerëz që ishin ngritur shtëpitë aty i referohen Berishës ose më saktë shprehjeve të tij pas 22 marsit 1992 - Shqiptarët janë të lirë të jetojnë ke ku duan, referuar Kartës së Lirive dhe të drejtave të njeriut - ndërkohë që emri i presidentit shqiptar Berisha është pjesë e emrit të cilin banuesit e rrethinave të Tiranës thërrasin lagjen e re.
Diçka është e qartë. Nëse shteti ka të drejtë të çelën ia jep ligjit, nëse tiranasit kanë po të drejtë të mbështetur në nevojën jetësore për furnizim me ujë të pandërprerë, të ardhurit e ngulur në Bathore kanë të drejtë të jetojnë në emër të jetës. Ata parajsën e tyre e gjetën aty, mes kushteve tmerr në Bathore. Dhe atyre nuk u tha kush të mos nguleshin aty. Përkundrazi ju kërkuan vota dikur për të legjitimuar shpërngulje - nguljen në Bathore.
Po dje në Bathore, ka ardhur edhe zoti T. Shehu të cilin fshatarët e kanë pritur me gurë, duke i thyer xhamat e makinës. Ata kërkojnë lirikën e këtër personave, që ndodhen të ndaluar e më pas dialog. Po kështu, ata kërkojnë anulimin e vendimit për prishjen e shtëpive tani të rëdituara plotësisht. Gjithashtu është vënë në një grumbullim më i madh se shumë. BESI ÇELA
Berisha dekrelon shkarkimin e dy kryetarëve të këshillave të rretheve mbi një raport të parakorduar të Blerim Çelës
Janë shkarkuar nga detyra e kryetarit të Këshillit të rrethit Fier e Skrapar, të dy kryetarët momental të këtyre institucioneve të qeverisjes lokale, z. Robert Bitri e Venetik Zajmit. Gjithçka është realizuar me dekret të presidentit Berisha nr. 1098 datë 16.5.1995 ndërkohë që dy pushtetarët lokalë tashmë të shkarkuar i përkasin shumicës së votave të popullit për PS-SH-në më 26 korrik 1992.
Ndonëse që më 16.05.1995 Berisha ka dekretuar shkarkimin, vetëm të hënën në mëngjes – pra pas më shumë se 20 ditësh – sekretari i shtetit për pushtetin lokal, një ndër anëtarët, më aktiv, të PD-së për Tiranën z. Njazi Kosovarasti ka udhëruar drejt prefekturës së Beratit e më pas në atë të Fierit për të lexuar atë çka kish shkruar shefi i tij, z. Sali Berisha.
Në prefekturën e Beratit – pas mbërritjes së kryetarit të këshillit të rrethit Skrapar z. Kosovarasti ka lexuar dekretin, e z. Berisha duke komunikuar njëkohësisht që z. Zajmi që nga ai moment, bën dorëzimin meqë ka më të drejtë firmë si në zyrë. Ndërkohë që për momentin nga nënkryetari i këshillit të rrethit.
Ndërkohë ngjarjet kanë rrjedhur ndryshe në Fier. Kryesia e këshillit të rrethit dhe kryetari Bitri nuk kanë pranuar të paraqiten në prefekturë para z. Kosovarasti.
“Lajmërimi tuaj telefonik për një takim me sekretarin e shtetit për pushtetin lokal, ku përcaktohet vetëm pjesëmarrësit dhe aspak tematikën e takimit na detyron t’ju bëjmë më të ditur se:
Nuk mund të marrim pjesë në një takim për të cilin nuk disponojmë tematikën e njohur zyrtarisht me tematikën e presidentit për dekreti i supozuar i presidentit për shkarkimin e kryetarit të këshillit të rrethit do të ishte i paligjshëm; rrjedh do të ishte i paligjshëm; nuk mund të marrin pjesë në një takim ku roli ynë kundërshtet në detyrë të leximit të një dekreti presidencial; është këshilli i rrethit e jo kryesia e tij që ka kompetenca mbi kryetarin” – ka qenë ky reagim i këshilltarëve të Fierit anëtarë të kryesisë së këshillit të rrethit, drejtuar po të hënën në orën 18.00 prefektit Haki Mustafa e sekretarit të shtetit Kosovarasti. Pas këtij reagimi Kosovarasti është detyruar të shkojë në këshillin e rrethit ku ka lexuar mes replikave me anëtarët e këshillit dekretin e Berishës. Kosovarasti ka komunikuar pas leximit, sërish se detyrat për momentin do t’i kryejë nënkryetari i këshillit të rrethit. Ndërkohë mësojmë se dy u-dhëra – njëri me kërkesën për zbatimin të vendimit dhe tjetri për mosnjohje të firmave të kryetarëve të shkarkuar – u janë adresuar Ministrisë së Brendshme, zotit Musaraj
(Vijon në faqen 3)
Refugjatizmi i brendshëm
Nënvizoj më
Është realizuar plotësisht një nga pikat e kontratës së PD-së me elektoratin dhe punësimi i lirë i njerëzve.
Çdo ditë në Sarandë, Muzinë, fshatra të Gjirokastrës, bile deri në të voglat e të veçuarat dhe njerëz të gjithë jashtë, që dalin e presin për punë. Pronarë vendas vënë e marrin.
Janë refugjatë vendi, kryesisht të rrethave të Shqipërisë së Mesme e Verut, që s’kanë nevojë për viza, skafe e ndërmjetës trafikantësh. Për t’u treguar si të jashtëmit, vendeve ku mblidhen, p.sh. Agjensisë Sarandës u kanë vënë emra të tillë si Azila etj.
Në shmërimin e rasteve paga ditore është 1500 lekë të vjetra.
Militantët e PD-së që shohin gjendjen, i përgjigjen: ju lumtë, ju nuk kini lënë vendin, ju jeni patriotë të vërtetë. Por zgjedhjet e reja nuk ua zënë në gojë.
TH. DINO
Adrian Nastase - president i Dhomës së Deputetëve të Rumanisë
Sot në Tiranë
Sot arrin për një vizitë në Tiranë parlamentari rumun, z. Adrian Nastase.
Vizita e tij është në vazhdën e kontakteve të vazhdueshme të niveleve të ndryshme në marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Pritet që me kontaktet e tij të shumta si me parlamentarët shqiptarë ashtu dhe me nxjerrjen e delegacioneve të japë një nxitje marrëdhënieve mes dy parlamenteve dhe të kthejë tanimë përbërja e delegacionit që ai kryeson me senatorë e deputetë të pavarur dhe të forcave të ndryshme politike, do të thotë se delegacioni do të ketë takime me përfaqësues të forcave të ndryshme politike shqiptare.
Adrian Nastase është një nga figurat më të njohura të politikës rumune të viteve ’90 si dhe një nga figurat e botës shkencore rumune. Ai është lindur më 1950 në Bukuresht, është diplomuar dhe ka kryer studimet pasuniversitare në universitetin e Bukureshtit. Që nga vitet 1982–1990 ai ka punuar si profesor të së drejtës publike ndërkombëtare si dhe ka qenë pjesëmarrës i shumë prej shoqatave dhe fondacioneve të ndryshme shkencore në fushën e jurisprudencës rumune dhe ndërkombëtare. Ai ka dhënë leksione në disa universitete të botës si në Paris, Londër, Oslo, Teheran, Karakas (Venezuele), Bruzh, Athinë, Gjenevë, Meksiko etj. Ai ka marrë pjesë në një numër konferencash e simpoziumesh shkencore apo politike. Aktiviteti i tij botues shkencor është i gjerë, mbi 130 artikuj shkencorë të botuar në revista të ndryshme shkencore rumune dhe të huaja.
Karriera e tij politike fillon pas ndryshimeve të thella të dhjetorit të 1989 në Rumani. Në vitet 19[?] Nastase ka qenë ministër i Jashtëm, një periudhë gjatë së cilës ka vizituar edhe Shqipërinë. Më 1992 pas zgjedhjeve të reja të reja është zgjedhur president i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit rumun.
Vlera e letrave me vlerë 15 për qind
Janë 371 milionë lekë letra me vlerë të cilat kanë mbetur në arkën e kursimeve në Laç ku ka filluar puna për shpërndarjen e tyre popullatës së rrethit të Kurbinit. Shpërndarja ka ditë që u bëhet pensionistëve. Janë 4260 të tillë. Po të gjithë shpërndarja e tyre?
Janë çdo ditë afro 400 vetë që drejtohen për të blerë sportelin e arkës së kursimeve. Radhë e gjatë që zë gati e para të mëngjesit e që në fund të vona të pasdites si ka mbaruar. Megjithëse kolektivi i arkës së kursimeve po përballon një punë të jashtëzakonshme, s’ka mundësi të pensionistëve vazhdon.
Në Laç, znj. Adriana Vafi, na pohon se megjithëse këto ditë po punojmë me mbingarkesë, duke vazhduar punën edhe jashtë orarit zyrtar, nuk mund t’u kryejmë punë më shumë se 200 vetëve në ditë, ndërkohë që ky numër mund të ndryshojë vetëm në ditët e festave. Pyetësim: Përse duhet që pensionistët të vijnë nga Miloti, Mamurrasi e fshatrat për në Laç? Eshte kjo – mendon – një burokraci që për pasojë sjellë korollatin e njerëzve. Ndërkohë, siç mësuam dje në tregun e valutës në Laç, kursi i këmbimit të letrave me vlerë ishte në 15 për qind të vlerës së tyre.
B. Z.
Vlera e bonove të privatizimit arrin 17-20%
A mund t’i mbledhë përsëri vetë shteti? Një sugjerim?!
Pensionistët kanë filluar t’i marrin këstet e para të bonove të privatizimit, por janë në dilemë ku t’i çojnë, në shtëpi apo në treg?
Dhe vlera e këtyre bonove arrin në 17–20 për qind. Themi arrin, sepse në ditët e tjera kjo vlerë ka qenë shumë më e vogël. Psh në ditët e para të fillimit të shpërndarjes së këtyre bonove, pensionistët nga rrethi i Malësisë së Madhe i kanë shitur këto me 10 për qind. Në këte nivel u shitën edhe në Shkodër, narvërisht se shpërndarja këtu filloi disa ditë më vonë.
Vlera erdhi duke u rritur. Nga 10 në 13 për qind, mandej në 15 për qind dhe më së s’fundmi deri në 20 për qind ditën e djeshme. Ose më qartë një bono 20 mijë lekëshe u shit me 3500–4000 lekë të reja.
Kambistët në Shkodër na thanë dje ne i blejmë këto bono sa për të fituar diçka dhe jo për të blerë objekte. Ne, shprehen ata, ua shesim personave të ndryshëm që kanë filluar të vijnë edhe nga rrethe të tjera. Psh, erdhi njëri nga Puka dhe na i mboldhi të gjitha me çmimin diku nga më shumë se 20 për qind. Masa e çmimit që u blejmë pensionistëve është në varësi të çmimit me të cilin do të mund t’i shesim ne më shumicë. Kurse tek blloskat
(Vijon në faqen 2)
Shpëtojnë nga kthetrat e mafias
Në orën 3.30 të mëngjesit të ditës së djeshme, janë rikthyer në shtëpi tre fëmijët e familjes Osmani nga lagja Kiras i qytetit të Shkodrës, të cilët, siç është bërë e ditur, janë grabitur në mëngjesin e ditës së martë.
Ne ishim dje pranë kësaj familje. Dallohej lehtësisht tek prindërit dhe të gjithë të afërmit trishtimi që ende ndjejnë nga tronditja e shkaktuar nga grabitjen e këtyre fëmijëve. Edmiri, 15 vjeçar, ishte i rrethuar nga shumë njerëz, i cili tregonte historinë e shëmtuar nga kthetrat e mafias së fëmijëve. Ata i kishin grabitur deri në 1 orë në një pyll. Dhe këtu gjithçka kishte marrë fund në favor të rikthimit të tre familjeve.
NGJARJE E RENDE Tragjike
Dje rreth orës 6.30 të mëngjesit në rrugën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë lokalit “Aulona”, vritet me pistoletë qytetari Zako Duka, 26 vjeç, i nxjerrin. Grupi hetimor fillon hetimet për zbulimin e vrasësit dhe motivet e vrasjes.