Festohet 4 vjetori i krijimit të Partisë Socialiste
- Pritje në Pallatin e Kongreseve -
Festohet 4 vjetori i krijimit të Partisë Socialiste
Me mesazhin e bashkëpunimit paqes dhe miqësisë
- Pritje në Pallatin e Kongreseve -
Dje pasdite në Pallatin e Kongreseve u dha një pritje me rastin e 4 vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste. Merrnin pjesë të ftuar anëtarë dhe simpatizantë të partisë, figura të shquara të shkencës dhe të kulturës, përfaqësues të trupit diplomatik dhe të organeve të ndryshme të shtypit. Pritjen e hapi me një fjalë të shkurtër zëvendëskryetari i Partisë Socialiste Servet Pëllumbi i cili nënvizoi se këto katër vjet të jetës së partisë kanë qenë katër vjet pune e përpjekjesh për t’u shndërruar në një parti moderne me pikëpamje dhe programe të qarta socialdemokrate. Partia Socialiste, theksoi ai, është një parti e cila vazhdimisht ka transmetuar mesazhin e bashkëpunimit, paqes dhe miqësisë, një parti që ka aspiruar e aspiron për përparim dhe emancipim shoqëror dhe politik. Në fjalën e tij të shkurtër Servet Pëllumbi përmendi dhe bashkëpunimin e domosdoshëm e forcave politike shqiptare për të mirën e vendit dhe mirëqenien e shqiptarëve.
Pas fjalës së zëvendëskryetarit Pëllumbi, pritja doli nga korrnizat zyrtare dhe të ftuarit sipas preferencave të tyre kaluan mbi dy orë të këndshme në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Veprime ant ligjore të pushtetarëve ve PS-ja do t’u përgjigjet vetëm me veprime ligjore
Luan Hajdaraga: Ne duam që në veprimtarinë e pushtetit të mos ndiko në pasionet politike, por logjika e ligjit.
Në rrethet Fier, Skrapar, (më 8 e 9 qershor) u zhvilluan mbledhjet e përbashkëta të kryesisë të Partisë dhe grupeve të këshilltarëve të këshillave të rretheve.
Në këto mbledhje morën pjesë nënkryetari i Komitetit, dhe Përgjithshëm Drejtues, Luan Hajdaraga, deputet Ylli Bufi e Bashkim Caka si dhe anëtar i kryesisë Elmaz Sherifi.
Siç është bërë e njohur nga masmedia kohët e fundit me dekret të Presidentit Sali Berisha janë shkarkuar nga detyra e Kryetarit të Këshillit të rrethëve Fier e Skrapar Robert Gjini e Venetika Zajmi, me motivacionin «për shkelje të renda ligjore». Duhet thënë se ky problem u bë objekt i këtyre mbledhjeve të jashtëzakonshme ku u ballafaqua dekreti i Presidentit me kërkesat e ligjit për organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal. Pas argumenteve që u sollën, pjesëmarrësit dolën në përfundimin se ky dekret bie ndesh me ligjin dhe nuk e respekton aspak atë. Të gjithë ishin të mendimit ashtu që Qeveria ka frikë të ballafaqohet me këshillat e këtyre rretheve. Dhe kjo frikë buron nga fakti se ajo nuk ka argumente ligjore që të bindin për shkarkimin e kryetarëve, kompetencë që e ka vetëm Këshilli i Rrethit. Dekreti i Presidentit, thanë ata, i bindën me sy mbyllur dëshirës së Blerim Çelës për të realizuar synimet e paramenduara politike.
Argumentet janë bindëse. Zoti Berisha nuk ka asnjë fakt, asnjë të dhënë që të justifikojë dekretin e tij, motivacionin «për shkelje të rënda të ligjit». Vetë aktkontrolllet e Kontrollit të Shërbimit, të Shtetit për të cilat nuk është bërë asnjë analizë, nuk kanë të propozuar masat ndëshkimore për kryetarët e këshillave të rretheve përkatëse. Madje, vërejtjet që janë bërë janë të karakterit teknik, por që çuditërisht Presidenti dekreton shkarkimin nga detyra të kryetarëve të Këshillave të rretheve të cilët kanë përgjegjësi indirekte. Me të drejtë në këtë takim u vendos të kërkohet nga Gjykata Kushtetuese nëse ka përputhshmëri midis dekretit të Presidentit dhe kërkesave të Ligjit për organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal. Nënkryetari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, Luan Hajaraga nënvizoi se me veprimet ant ligjore të pushtetarëve ne socialistët do të përgjigjemi vetëm me veprime ligjore. Akte e paligjshme, tha ai, siç është ky dekret i Presidentit ne i quajmë jo të drejtë. Ne duam që në veprimtarinë e pushtetit të mos ndikojnë pasionet politike por logjika e ligjit. Gjykata kushtetuese duhet të gjykojë brënda kompetencave të saj në se ky dekret, është i ligjshëm apo i pa ligjshëm.
Në fund grupet e këshilltarëve vendosën të bëjnë mbledhje të jashtëzakonshme
Korresp. i «Zërit të popullit»
Të pranohet Shqipëria në Evropë
Deklaratë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit
Shqipëria ndodhet përpara një skadence me rëndësi historike, sic është pranimi i saj në Këshillin e Evropës.
Kjo është një ngjarje që gjithë populli shqiptar e pret si një vijim të natyrshëm të zhvillimeve demokratike. Hyrja në Këshillin e Evropës do të bënte realitet një ëndërr të ushqyer prej kohësh dhe do ta bënte vendin tonë pjesëtar të barbartë të familjes europiane.
Këshilli i Europës mbështetet në dy akte kryesore - Statutin e vitit 1949 dhe Konventën e Romës të vitit 1950 që e konsakrojnë atë si bashkësi të shteteve të kontinentit me një objektiv kryesor: zbatimin e parimeve themelore të shtetit ligjor dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore si vlera fondamentale të organizimit të shoqërisë moderne.
Në fazën që ka mbërritur tek ne ndërtimi dhe konsolidimi i rendit të ri pluralist, veçanërisht sanksionimi dhe zbatimi i standarteve më të përparuara të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, janë krijuar tanimë kushtet bazë për zgjedhjen pozitive të kandidaturës shqiptare.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, duke marrë parasysh rëndësinë e momentit, shpreh bindjen se forcat e ndryshme politike do të tregojnë vetëpërmbajtje dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie që pritje të kësaj arritjeje historike, do të abstenojnë
(Vijon në faqen 3)
Ministri Zhulali takohet me sekretarin e Mbrojtjes Perri
Në mbledhjen e Ministrave të Mbrojtjes të Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut, në Bruksel, sikurse dihet mori pjesë një delegacion i Shqipërisë, i kryesuar nga Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali.
Në mbledhje Ministri Zhulali u ndal në çështjet e sigurisë në rajon, shprehu mendimet për zgjidhjen e konfliktit në Bosnjë, në problemet e planifikimit të aktiviteteve dhe bashkëpunimit në kuadrin e Partneritetit për Paqe. Ai gjithashtu u njoh me mbledhjen me Dokumentet e Politikës së Sigurimit e të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë.
Në një mënyrë pune, të organizuar me 14 vendet e përfshirë në procesin e Planifikimit dhe të Rishikimit, midis 26 partnerëve, zoti Safet Zhulali përshëndet dhe i dorëzoi sekretarit amerikan të Mbrojtjes William Perrit një kopje të Dokumentit të Nga Zoti Perri kjo gjë u vlerësua si një akt i transparencës në marrëdhëniet e Partneritetit me NATO-n. Me Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës William Perri, ministri ynë i mbrojtjes Zhulali, pati një takim të veçantë, ku u bisedua për probleme të bashkëpunimit dypalësh.
Gjatë mbledhjes në Bruksel, Zoti Zhulali, zhvilloi takime dypalëshe e shkëmbëu mendime me ministrat e Mbrojtjes të Italisë, Turqisë, Greqisë, Austrisë, Hungarisë, Sllovenisë, Rumanisë, etj si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Willi Klaes; me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s Vincent si dhe me Kryekomandantin e Trupave Aleate në Evropë gjeneralin Xholuan.
Sipas Zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes
Kryetari i PS Vlorë tentohet të shoqërohet
VLORE
Ngjarje e rëndë tragjike në Mirditë
Ka ndodhur pikërisht tek Ura e Geziqit një aksident i rëndë automobilistik dje në orët e para të pasdites.
Një makinë tip «IFA» tek po zbriste nga Fani i Mirditës ka shkarkë nga rruga. Në të kanë qenë mbi 40 pasagjerë të cilët udhëtonin për në Laç. Makina e porositur po i dërgonte pasagjerët për tek kisha e Shënandonit në Laç, pasi sot siç dihet është 13 Qershor, dita e Shënandonit, ku me mijra e mijra besimtarë, shkojnë për atje.
Pothuajse të gjithë pasagjerët janë dëmtuar rëndë, njëri nga ata ka gjetur vdekjen e rreth 30 të tjerë janë në gjendje të rëndë, të së thjeshtuar me urgjencë në spitalin e Rrëshenit. Disa prej tyre janë transportuar në mënyrë urgjente me helikopter për në spitalet e Tiranës.
Një ngjarje kjo e rëndë e cila ka tronditur mbarë opinionin mirdor dhe jo vetëm atë.
B. ZENELI
Kryetari i PS Vlorë tentohet të shoqërohet në organet e rendit
Në vazhdën e sulmeve e presioneve ndaj anëtarëve, simpatizantëve dhe drejtuesve lokalë të Partisë Socialiste, para pak kohësh rreth mesit të natës, punonjës të policisë kriminale të rrethit Vlorë, shkojnë në banesën e kryetarit të PS-së Vlorë Eduard Alushi dhe i kërkojnë, për ta shoqëruar në organet e rendit, pa asnjë shkak dhe dokument shkresor.
Pas replikave dhe këmbënguljes së tij, ai nuk pranoi -ër të shkuar me ta.
I pyetur për këtë incident nga gazetari i «Zërit të Popullit» ai tha; Arsyet që këtij presioni është dhe disa ditë më parë, unë kam botuar në gazetën «Zëri i Popullit» një shkrim me titull; «Efekte të reformës së PD-së, inferioritetit, politizim, nepotizëm, korrupsion në organin e rendit publik në Vlorë. Në këtë shkrim unë jepja emra konkretë dhe fakte, mbi aktivitetin e këtij organi. Menjëherë pas botimit të shkrimit, në organet e ruajtjes së rendit në Vlorë, u bënë ndryshime në të gjitha hallkat kryesore duke përfshirë kryetarin e komisariatit, shefin e policisë së rendit, shefin e policisë kriminale dhe shefin e policisë së kufirit; Siç shihohet, edhe këta të sapoemëruar e filluan punën duke dashur të bëjnë presion mbi Partinë Socialiste dhe drejtuesit e saj. Pavarësisht nga këto forma presioni, veprimtaria e PS-së në Vlorë ka për të vazhduar përsëri me gjallë më aktive dhe brenda ligjeve e rregullave demokratike.
EDI KOLA
Hotel turizmi «Rozafa» - mollë sherri
SHKODER
Qeveria ka vendosur të na e mohojë të drejtën për t’u bërë pronarë legjitimë të Hotel turizmit «Rozafa», por ne e kundërshtojmë këtë dhe do të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike në mbrojtje të drejtës sonë.
«Qeveria ka vendosur të na e mohojë të drejtën për t’u bërë pronarë legjitimë të Hotel turizmit «Rozafa», por ne e kundërshtojmë këtë dhe do të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike në mbrojtje të drejtës sonë». Shprehen kështu vendosmërisht, 100 punonjës të turizmit «Rozafa» në Shkodër. Përfaqësuesit e tyre bënë të ditur dje për organet e shtypit se qeveria ka marrë një vendim që këtë turizëm ta marrë 40 ish të përndjekur politik. Nuk kemi asgjë me të përndjekurit politik. Por ne punojmë këtu prej vitesh. E ruajtëm këtë objekt gjatë tranzicionit, duke shpëtuar shpesh herë në rrezik edhe jetën tonë. Sot qeveria nuk ka asnjë të drejtë tua shesë këtë të tjerëve.
Ditën e djeshme, punonjësit e «Rozafës» kishin njoftuar se do të zhvillonin një takim me zëvendëskryeministrin z. Dashamir Shehu, në një nga mjediset e këtij turizmi. Por takimi i lënë për në orën 10, nuk u zhvillua. Në orën 13 morën vesh se zoti Shehu kishte ardhur, por s’bëjnë të ditur punonjësit e turizmit, pasi kishte pirë kafe me disa nga drejtuesit e pushtetit lokal të Shkodrës, e refuzoi takimin duke u thënë nga makina që po të doni ejani në Tiranë. Në Tiranë përfaqësuesit e punonjësve të hotelit kishin qenë një ditë më parë, ku në Ministrinë e turizmit u kishin thënë të prisnin zotin Shehu në Shkodër ditën e dielë, pasi vjen posaçërisht për këtë qëllim të takonet me ju. Megjithatë këto përsëritje dje që në mëngjes morën rrugën për në Tiranë.
MUSA KURTULAJ
Bonot e privatizimit duhet të lëvizin nga tregu i shitjes drejt shoqërive të investimeve
– Ligji për shoqëritë e investimeve po sorollatet korridoreve sepse pushteti i sotëm nuk po gjen dot «kavalierët» e vet për t’i paisur me licensa.
– Fondet e investimeve, përparësitë dhe rreziqet dhe mënyra e shmangjes së tyre.
Me ligjet në fuqi, çdo individ që ka bono privatizimi, mund t’i përdorë ato në tre drejtime kryesore:
- për të blerë aksione ose pjesë të pasurisë në një ndërmarrje shtetërore që do të privatizohet;
- për të blerë aksione në një shoqëri private të investimeve që pritet të krijohen në vend;
- të shesë bonot duke marrë në këmbim lekë.
Realiteti shqiptar lidhur me bonot e privatizimit paraqitet kompleks. Ka filluar shpërndarja e bonove me hapa të ngadalë fillimisht tek pensionistët. Në janar publikua lista e ndërmarrjeve që do privatizohen dhe si listë ndërmarrjesh që do privatizohen me bono, që shtetasit të shohin kundërpartinë e bonove që mbajnë në duar. Ligji për shoqëritë e investimeve sorollatet zyrave e korridoreve në kërkim të «kavalierëve» me qëllim që shpallja e ligjit të përputhet me listën e të licensuarve. Pushtetarët përgatisin krejtësisht të edukuar nuk kanë se si të ballafaqohen me popullin për edukimin e shtetasve me privatizimin masiv.
Në këto kushte po ndodh ajo që pritej dhe kemi paralajmëruar. Shtetasit të ardhur para të pafuqishëm dhe amulltë ballafaqohen me hallet e vështirësitë e ditës, të çorientuar e joshuar nga zërat e përsëritur të matrapazëve, por dhe të tregtarëve e subjekteve të tjera të vendit e të huaj, po i shesin bonot privatizimit me 15-20 përqind të vlerës së tyre. Kjo gjendje çon rëndë «drejtësinë» transparencën, shansin e barabartë dhe mundësinë e njëjtë për të gjithë shqiptarët.
Situatën e ndërlikuar e çmoj të papranueshme dhe indiferencën e organeve përgjegjëse të palajshme. Për zvarritje të pajustifikuara shoqëritë e investimeve me sa duket do të dalin në dritë diku nga vjeshta.
Për kushtet tona gjykoj dhe vlerësoj si më të arsyeshme që menjëherë të bëhen të gjitha përpjekjet për të orientuar ritmin e përdorimit të bonove të privatizimit nga tregu i shitjeve drejt shoqërive investuese. Pra do
(Vijon në faqen 2)
Ndërmarrja elektrike pa drejtor
Po bëhet gati një muaj që ndërmarrja elektrike e Korçës është pa drejtor pasi ai i deritanishmi u nxuarr në pension.
Zyra e kuadrit të kësaj partie ka caktuar një tjetër person, por atij çelësat e zyrës ende s’i janë dorëzuar. Zëra të ndryshëm thonë se kjo është vetëm një lojë, pasi dikush tjetër është ai që do ta ngrohë këtë kolltuk: Fle gjatë, lepujt, thonë të mirëinformuar, pse zarf i nisur nga Tirana bën fjalë për një kandidat?, garant për privatizimin e ndërmarrjes një fjalë, që u jep kënaqësi edhe atyre që qëndrojnë nga pas.
M. M.
Vdekshmëri e lartë foshnjore
Përkundrejt 350 lindjeve në komunën me 2400 familje e 10 mijë banorë të Kastratiotit, 47 vdekje në periudhën janar-mars) përbëjnë një dhimbje të vërtetë njerëzore.
Mungesa e personelit shëndetësor, pikave shëndetësore, burimet e pakta të fshat, shkatërrimi i qendrave dhe të ardhurave, papunësia masive etj. cilësohen si faktorë kryesorë në vdekshmërinë e lartë infantile. Autorët mbahen të fshehta, thella këto faktorëve të thata sa me një mënyrë do të ishin:
A. ASHIKU
TAKIME ENTUZIASTE
SARANDE
Ditë në mjediset e Partisë Socialiste të rrethit të Sarandës u organizua një takim koktej me rastin e katër vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste Shqiptare. Merrnin pjesë kryetarë të organizatave të partisë, këshilltarë, ish delegatë të kongresit themelues, aktivistë të partisë, të forumit të gruas dhe të rinisë eurosocialise si dhe përfaqësues të disa partive dhe shoqatave politike të rrethit.
Në takim përshëndeti kryetari i komitetit drejtues të PS të rrethit, Astrit Llanaj, i cili nënvizoi punën për konsolidimin dhe forcimin e strukturave të partisë në këto katër vjet si dhe shtimin e radhëve me mbi 700 anëtarë të rinj dhe rreth 20 organizata partie të reja.
Në takim folën edhe delegatë pjesëmarrës në kongresin themelues të PSSH.
Veprimtari të tilla u organizuan edhe në Konispol, Shalës etj.
PANAJOT ZOTO
PESHKOPI
Janë eurosocialistët, djem e vajza nga qyteti i Peshkopisë dhe po thuajse nga të gjitha zonat e Dibrës që përjetojnë e katërt të themelimit të Partisë Socialiste e festuan e dielën me një koktej të gëzueshëm.
Ata kënduan, kërcyen, folën për rritjen e tyre, bënë humor të çiltër.
Dollitë e ngritura, me duartrokitje përcollën urimet për Partinë Socialiste, rinisë eurosocialiste shqiptare, Fatos Nanon. Të rinjtë i përshëndeti kryetari i komitetit drejtues të Partisë Socialiste të rrethit, Xhelil Cibaku.
A. ASHIKU
MAT
Me rastin e 4 vjetorit të krijimit të PSSH, kryesua e PS e rrethit të Matit organizoi në selinë e saj një takim - koktej.
Morën pjesë socialistë, eurosocialistë, nga forumi i gruas socialiste, përfaqësues të pushtetit lokal nga rrethi, bashkia si dhe komuna ku drejtojnë socialistët. Të pranishmit i përshëndeti kryetari i PS për Matin Rexhep Kërçiku. Në emër të pushtetit lokal përshëndeti nënkryetari i këshillit të rrethit zotit Ilir Gurabardhi. Anëtarja e kryesisë së forumit të gruas socialiste të rrethit Natasha Ballbani foli në emër të këtij forumi.