VEÇOJME:
Në afërsi të Laçit ndodhet një vend i shenjtë, një vend pelegrinazhi.
Ç’do 13 qershor aty shkojnë besimtarë e jobesimtarë, shkojnë të rinj e të moshuar. Falen, luten, shpresojnë... Kërkojnë ndihmën e zotit.
Dhe nuk bëjnë zhurmë. Nuk duartrokasin, nuk brohorasin. Nuk bëjnë as politikë. Është Vend i Shenjtë.
Mirëpo dje kjo traditë u prish. Sepse atje shkoi Sali Berisha, shkoi Presidenti ish-komunist.
Si asnjëherë tjetër lutjet ndaj zotit u zëvendësuan me patetizmin dogmatik të një njeriu që për 25 vjet me radhë ka milituar me devotshmëri e ërkëkshëm shembullor si komunist dhe që në vend të Biblës e Kuranit mbante veprat e Marksit dhe të Enver Hoxhës.
Mijëra banorë të viseve të Veriut kishin marrë rrugën jo për të dëgjuar Sali Berishën se po të ishte kështu shumica e tyre nuk do të shkonin atje, po për të dëgjuar fjalën e Zotit, për të qarë hallet e për të kërkuar ndihmën e tij. Mirëpo...
I ndruari imzot Rrok Mirdita dhe misionarët e tjerë të Zotit ia falën vendin e shenjtë ish-komunistit ateist. Prandaj rituali i dëgjueshëm ngjante si mbledhje e Partisë Demokratike.
Një rast i pashembullt. Një precedent në gjithë historinë e institucioneve të kultit që ndodh për të disatën herë vetëm në Shqipëri.
Askund tjetër. Dhe që ka për protagonist veç Sali Berishën. Askënd tjetër.
Në të gjithë botën kryetarët e shteteve shkojnë në institucionet e kultit. Por, ata qëndrojnë në radhë me besimtarët dhe ndërojnë në heshtje. Nuk lasin, nuk bëjnë politikë. Sepse ai tempull është i shenjtë dhe dëgjohet vetëm fjala e Zotit.
Mirëpo Presidenti ynë i nderuar nga ish-komunist, nga ish-marksist dhe ateist shembullor kërkon të prezantohet edhe si hoxhë edhe si prift, edhe si baba. Mirëpo a e beson njeri?...
LUAN M. RAMA
Për një veprim më të organizuar të opozitës
(Takim PS - PAD)
Dje, zëvendëskryetari i PS Servet Pëllumbi dhe nënkryetari i saj Namik Dokle, zhvilluan një takim me Presidentin e PAD Neritan Ceka dhe anëtarin e Asamblesë së kësaj partie Blendi Fevziu.
Biseda u përqëndrua në nevojën e funksionimit më të organizuar të opozitës si e tillë në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe të institucionalizimit të demokracisë. Lidhur me këtë u theksua se është e domosdoshme të funksionojë dhe më gjërësisht tavolina e rrumbullakët të forcave politike shqiptare dhe për probleme me interes të përbashkët tavolina e partive parlamentare të opozitës. Është e domosdoshme u theksua nga përfaqësuesit e të dy partive, që opozita të ndërmarrë veprime politike të përbashkëta që t’i krijohen asaj hapësirat e nevojshme demokratike në TV dhe mediat e tjera shtetërore të neutralizohen veprimet e dhunëshme të policisë kundër veprimtarive të opozitës, të mbrohet pavarësia e organeve gjyqësore nga presioni politik dhe manipulimet antigjygjore «në emër të ligjit».
Në takim u shkëmbyen opinione edhe për situatën në rajon dhe rrjedhat e politikës së jashtme të shtetit shqiptar. U vlerësua si hap pozitiv në drejtim të Shqipërisë, ftesa e presidentit Klinton drejtuar presidentit shqiptar për të vizituar SHBA.
Përfundon gjyqi kundër zëvendëskryeredaktorit të «Zërit të Popullit»
Në Gjykatën e Tiranës:
Luan M. Rama deklarohet fajtor dhe dënohet me gjobë 1 milion lekë.
Ka përfunduar më në fund edhe gjyqi kundër zëvendëskryeredaktorit të «Zërit të Popullit» Luan M. Rama.
Në Gjykatën e Tiranës:
Përfundon gjyqi kundër zëvendëskryeredaktorit të «Zërit të Popullit»
Luan M. Rama deklarohet fajtor dhe dënohet me gjobë 1 milion lekë.
Ka përfunduar më në fund edhe Dje në mesditë kryetari i seancës Fetrit Kaja ka shpallur vendimin e trupit gjykues, sipas të cilit Luan M. Rama, deklarohet fajtor, në bazë të nenit 20 të Ligjit për Shtypin dhe dënohet me gjobë njëqind mijë lekë të reja, të cilat gjithnjë sipas vendimit, ai është i detyruar t’i paguajë në katër këste për një periudhë prej dy muajsh.
Kësisoj, Ligji për Shtypin provon edhe një herë drejtësinë e protestave të gazetarëve shqiptarë që u ngritën me forcë kundër tij, protesta të cilat shumica parlamentare jo vetëm që nuk i mori parasysh, por edhe i shkeli me forcën e kartonave, pikërisht për ta përdorur kundër gazetarëve dhe gazetave të opozitës dhe shtypit të lirë.
Në rastin e botimit të shkrimit për të cilin u padit në prokurori Luan M. Rama, duke u cilësuar edhe shtyrt nga gjykata, është vërtetë që rezulton një fakt i pasaktë, por në të tilla raste. Ligji parashikon të drejtën e personit të prekur për të bërë përgënjeshtrimin e nevojshëm.
Zëvendëskryeredaktori i «Zërit të Popullit» ia ka ofruar këtë të drejtë ligjore paditësit Asqeri Boçi, por ai nuk ka pranuar duke zgjedhur rrugë të vetme, padinë në prokurori.
Pa dashur të bëjmë interpretime, dhe duke i konsideruar prokurorim dhe gjykatësin si zbatues të Ligjit, thelbi i të cilit është antidemokratik është e domosdoshme që Parlamenti të rishikojë edhe një herë Ligjin për Shtypin, me qëllim që të mos përdoret si shpatë vetëm kundër gazetareve të opozitës dhe shtypit të lirë.
Dy të vdekur nga aksidentet
Shkodër - Malësi e Madhe
— Në rrugën e Dukagjinit akside[n]tohen dy njerëz me makinë, njëri mbetet i vdekur —
Makina me të cilën po ktheheshin nga Duga[g]jini vëllezërit Marash e Pal Lera, rrëshqet nga rruga në vendin e quajtur Karmë e Kirit dhe bie 2000 m. poshtë në grem[n]inë. Ka ndodhur kjo në orën 21.30 të mbrëmjes së ditës së hënë. Aksi- Aksidenti pati si fund tragjik, vdekjen në çast, të Marash Lerës, 32 vjeçar, oficer i degës së brendshme në Shkodër dhe plagosjen e rëndë të vëllait të tij, Pal Lerës, inspektor në degën e kontrollit të shtetit në Shkodër. Këta kishin vajtur në Dukagjin për të festuar me bashkëfshatarët e tyre festën e Shna Ndoit. Lajmi i dhimbshëm u morr vesh në Shkodër dje paradite. Një ditë para këtij aksidenti, një tjetër aksident ndodhi në rrugën kryesore të Malësisë së Madhe, ku nga përplasja e një motociklete me një makinë humbi jetën një djalosh 25 vjeçar nga Bajza. Ngushëllimet tona me këtë rast të dhimbshëm u drejtohen dy familjeve që humbën bijtë e tyre. MUSA KURTULAJ
Takim i Partisë Socialiste me Partinë Agrare
Zëvendëskryetari i Partisë Socialiste Servet Pëllumbi dhe nënkryetari i saj Namik Dokle u takuan dje me kryetarin e Partisë Agrare Lufter Xhuveli, sekretarin e përgjithshëm të saj Resmi Osmani e nënkryetarin Edlir Petani.
Përfaqësuesit e PA folën për zhvillimin kohët e fundit të Konferencës së dyte kombëtare të saj, si dhe për programin që ajo aprovoi. Shytllat e programit tonë theksoi Lufter Xhuveli janë vlerësimi me realizëm i ngjarjeve madhore historike, zgjidhja e problemeve akute që përjeton fshati dhe bujqësia shqiptare, synimet elektorale të PA dhe bashkëpunimi i saj me partitë e majta dhe të qendrës. Ne synojmë, tha ai, që bashkë me forcat e tjera progresiste t’i themi ndal aventurizmit dhe amatorizmit në drejtim të shtetit.
Zëvendëskryetari i PS Servet Pëllumbi vlerësoi qëndrimet e PA, për më tepër që politika agrare në vend mbetet nga më të rëndësishme në vendin tonë aktualisht e në të ardhmen. Në këtë kontekst u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy partive.
Zëdhënësi i Shtypit i Partisë Socialiste
Socialistët në 4 vjetorin e partisë
Aktivistë, drejtues të partisë, veteranë, gra socialiste dhe eurosocialistë vlonjatë u mblodhën për të festuar 4 vjetorin e krijimit të PSSH. Emocione të ndryshme. Socialistët e 12 qershorit ’91, ata që krijuan organizatat e reja të partisë në lagjet e qytetit e në çdo fshat, që drejtuan procesin e reformimit të partisë në shinat e socializmit demokratik me krenari u takuan vetëtëm për të sjellë kujtime të atyre ditëve të vështira, por dhe me obligimin për ta çuar më tej alternativën e PS.
12 qershori nuk është një datë e thjeshtë kalendarike, ajo ka përmasat e një dite simbol, si gur caku lindjes së një force të re politike në jetën shqiptare. Katër vjet nuk janë shumë, por nuk janë edhe pak për të vërtetuar edhe rolin, rëndësinë, peshën politike dhe vlerën historike të aktit të krijimit të PS.
Takimin e hapi nënkryetari i partisë Shpëtim Gjika. Më tej për kontributin e socialistëve vlonjatë në krijimin dhe konsolidimin e partisë foli sekretari i PS, Theodhori Shina, i cili bëri një ekspoze të punës së partisë në këto katër vjet.
Më pas Gëzim Tushi, nënkryetari i partisë, mbajti fjalën e rastit dhe një vlerësim retrospektiv të historisë katër vjeçare të partisë.
Kujtime nga fushata e 26 korrikut, në të cilën PS-ja e Vlorës fitoi 8 nga 11 komuna, 36 mijë firma në mbrojtje të Nanos, fitorja 70 për qind jo kundër projektkushtetutës, e cila u kthye në bumerang për idhtarët e saj. Në këto rezultate është puna me shpirt, mendje dhe zemër e socialistëve të Novoselës, Kotës, Himarës, Lumit të Vlorës dhe qytetit.
Takimi u mbyll me një koktej.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
KURBIN
Salla e planifikuar për festimin e 4 vjetorit të krijimit të PSSH në Laç të Kurbinit u mbush plot e përplot që në orë para orarit të planifikuar, me dhejtra socialistë e eurosocialistë nga qytetet e fshatrat e cilët janë mbledhur këtu. Eshtë fakt domethënës: socialistët nuk i nënës sallat. Kështu ndodhi edhe në takimin koktej të socialistëve të Kurbinit.
Nënkryetari i PS të rrethit Xhemal Luka përshëndeti në emër të kryesisë së saj. Urojmë të pranishmit për Partinë Socialiste, për shkurtin Fatos Nano, urojmë njëri-tjetrin. Ishte ky një gëzim i ligjshëm e njëkohësisht i merituar. Rritja e PS-së mbi 35 përqind krahasuar me 22 maj ...
...rsin e 92-shit, shtrirja e gjerë forcimi organizativ i saj, autoriteti gjithnjë në rritje, forma bindëse që aq dukshëm u shfaq me 6 nëntor, janë këto disa nga arsyet që e përfillin gëzimin e socialistëve të Kurbinit.
Në emër të K.P.D të PSSH përshëndet anëtari i këtij komiteti Shpëtim Cami.
Kryetari i eurosocialistëve të Kurbinit Maksim Gega përshëndet në emër të FRESSH-it.
Këngëtarët Lirie Rasha, artiste e merituar dhe Mimoza Hallili ja shtuan atmosferën e gëzuar audit-orit, këtij takimi të mrekullueshëm.
... BE... [?]
Konflikti në Bathore «transferohet» në Zall Bastar
TIRANË
Është një konflikt tjetër i ri që erdhi si rezultat i vështirësive në vazhdim të punimeve në ujësjellësin e Bovillës.
Janë rreth 600 familje të fshatrave Zall-Mner, Zall-Bastar, Bulqesh, Bruzaj, Bërzallë të cilët në shenjë proteste kanë filluar një grevë urie qysh prej ditësh. Janë pikërisht ato familje që me një vendim të posaçëm të Qeverisë për zgjidhjen e tij? Do të zbatohet vendimi i saj për lëvizjen e banorëve të instaluar në Bathore apo banorët e fshatrave përreth Bovillës do të transferohen gjëkekund? Përgjigjen e kësaj pyetjeje mund t’ia japë vetëm Qeveria.
... verisë për vazhdimësinë morale të punimeve në Bovillë do të transferohen në zonën e Bathores. Siç dihet familjet e ardhura nga zona Verilindore në Bathore nuk dëshuan për të zbatuar vendimin e Qeverisë dhe rezultati i konfliktit midis banorëve dhe organeve të rendit tashmë dihet.
Pra, kemi të bëjmë me një konflikt tjetër të ri. Ç’do të mund të bëjë Qeveria këtyre pyetjeve mund t’ia japë vetëm Qeveria.
A. C
Sasaj - Lukovë në grindje për tokën
- Banorët e Sasajt paralajmërojnë grevë urie -
Ndërsa në Lukovë vazhdon konflikti për tokën ndërmjet banorëve vendas dhe të ardhurve, janë mbi 300 banorë të fshatit Sasaj që paralajmërojnë për grevë urie në qoftë se nuk do të zgjidhet në favor të tyre konflikti për kufijtë midis dy fshatrave (ish sektorë të NB-së).
Nga organizmi përkatës është bërë e ditur, duke filluar nga komuna e deri në ministri, rreth 40 ha tokë, deri në ministri, tradicinal, (të ish kooperativave) të Sasajt i kalohen Lukovës për të kompensuar të ardhurit që në këtë fshat janë më shumicë. Ndërsa veprohet kështu, në mënyrë arbitrare, fshati Sasaj i jep rreth 25 ha tokë në malin e Lavanit 1000 m mbi nivelin e detit, sipërfaqe që ka kthyer në kullotë qysh prej vitit 1976 si dhe 28 ha tokë kadastrale për shpërblimin e të pa përfituar (prej 84) ha tokë fikse.
Kështu, ndërsa çdo lukoviot me këtë ndarje e cakton rreth 40 ha tokë, ndërsa çdo sasajot, vetëm 12 të ... i takon çdo banori të Sasajt.
Është pikërisht kjo diferencë e (pa justifikuar) që konsiderohet, nga sasajotët si padrejtësi që u bëhet nga pushtetarët e komunës e më lart, që i ka vënë ata përballë alternativës asnjë lëshim, qoftë edhe sikur të kërkohen sakrifica.
Le të na lihen 40 hektarët e marrë padrejtësisht, thonë banorët e këtij fshati, pastaj le të kërkohet ne t’u japim atë që u takon të ardhurve në Lukovë. Po nuk qëndron këtu problemi. Kërkesa të tilla gjyshmon nga vetë pranda dhe kryetari i komunës, duke manipuluar me ish kryepleqësinë e fshatit, na jep kullotat për tokë, bukë në mal dhe na merr 40 ha që na takojnë ne - thonë ishfshatarët e Sasajt.
Me sa duket konflikti nuk është i lehtë i zgjidhshëm me gjithë përpjekjet për konsensus nga pushtetarët e komunës Sasajotët jan[?] të vendosur të mos e ndajnë tokën, ja fitorja atë që u takon. Problem përbën drejtësia në mënyrë të shpejtë.
PANAJOT ZOTO
Rrezikohet seriozisht fabrika e duhan cigareve
Mungesa e ligjeve proteksioniste në vendin tonë për mallrat e prodhuara këtu, si dhe mungesa e vendosjes së çmimeve tavan për mallrat e importit, i ka dhënë dorë të lirë prodhuesve të huaj për të futur në Shqipëri prodhime nën kosto.
dukë rrezikuar seriozisht ekzistencën e prodhimeve vendase. Është pikërisht ky fakt, një ndër arsyet kryesore që rrezikon mbylljen e fabrikës së Duhan-cigareve në Durrës. Kjo fabrikë vazhdon të përjetojë ditë tepër të vështira për shkak të bllokimit të prodhimit vendas përballë sasisë së madhe të cigareve që hyjnë kontrabandë nga pikat doganore Kontrabanda e cigareve të huaja, ka ulur në mënyrë të ndjeshme vlerën e cigareve vendase.
Fakt tjetër që ka paralizuar shtjellën e cigareve të kësaj fabrike është tregtimi i duhanit skarco që prej një periudhe tepër të gjatë kohe ndodhet i bllokuar në magazinat e fabrikës.
Duke shfrytëzuar këtë rast vëllimsh, si dhe çmimin tepër të arsyeshëm të kësaj sasie jashtë standartit, mjaft tregtarë vërshuan në dyert e fabrikës dhe mundën të tërhiqnin prej magazinave të saj rreth 10 tonë duhan të tillë. Numurohen me dhjetëra minifabrika të ngritura në shtëpitë e këtyre lloj tregtarëve që merren me prodhimin artizanal të cigareve. Kjo mënyrë e dyshimtë prodhimi ka larguar një numër të madh blerësish nga tërheqja e cigareve të vendit.
Për t’i bërë ballë këtij fenomeni që rrezikon seriozisht të ardhmen e fabrikës, këto ditë, u krijua një repart me artikuj të imët që mundëson prodhimin e cigareve me materialin më të përzgjedhur dhe me çmim më të ulët se prodhimi artizanal. Gjithashtu, kjo fabrikë ndërmerr më ...
(Vijon në faqen 2)
Salla e planifikuar për festimin e 4 vjetorit të krijimit të PSSH në Laç të Kurbinit u mbush plot e përplot që në orë para orarit të planifikuar.