20/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 qershor 1995

FATOS NANO NUK LIROHET, POLITIKA SHQIPTARE MBETET E PRANGUAR NË BENÇE

- Proces parafabrikati në Tepelenë: matematika politike (10 plus 3 baras 12) më e fortë se aritmetika e thjeshtë. - Drejtësia e fajësuar shqiptare nuk del dot prej «Bënçes» së PD-së dhe presidentit të saj. U duk ironike vërtet zbatimi i «lojës demokratike», fakti që shumica pesimiste fitoi dje në Tepelenë mbi pakicën optimiste: ata pritnin një kthesë në politikën shqiptare. Po ku e dinte populli fundin e gjyqit? Populli ndoshta s’njeh mirë kode e nene, veçse klimën dhe rrjedhën e gjërave e ndjen dhe e nuhat mirë. Por, le të japim diçka nga kronika e vendimit të diktuar. Çohuni n’ekëmbë të gjithë, u njoftua, salla e cila në të cilën si zakonisht merrnin pjesë gazetarë, punonjës të gjykatës, polic dhe shikas, siç thanë ata që i njihnin. Pas rritit të respektimit të drejtësisë, njerëzit zunë vendet. Vetëm njëri nuk ishte në vendin e vet, dhe ky ishte prokurori i rrethit dhe i procesit, Alfred Progonati. Avokati Sanxhaku tha se nuk parashikohet e drejta e pjesëmarrjes së prokurorit, aq më shumë kur ai rrinte në të njëjtën tavolinë në formë U-je (s’ishte bërë dot) me trupin gjykues. Prokurori tha se nuk ishte anëtar i trupit gjykues dhe mund të zbriste poshtë, por as këtë që tha nuk e bëri. Pse-ja u kuptua më mirë kur e mori fjalën ai. U futa edhe një lloj qetësie e gjykatës së vogël të Tepelenës në përballimin e njysë më të fortë mënjërëshem. Pas kërkesës për ricilësim të veprës penale, trupi gjykues u tërhoq 10 minuta për analizë të kërkesës. Në më pak se 10 minuta trupi gjykues u rikthye në sallë dhe kryetari komunikoi: trupi gjykues bisedoi për kërkesën dhe vendosi rrëzimin e saj si të pa bazuar, arsyeja do të shprehet në vendimin përfundimtar. Parafabrikatet e tjera që pasuan defuan se përfundimtari dihjej mirë që në fillim e tij. Sanxhaku dhe Tirana vazhduan mbrojtjen e tyre të njohur dhe cilësore: do të qe mirë të bëhej ricilësifikimi i veprës penale megjithëse ne jemi përgatitur e të mirëinformuar për qëndrimin tuaj, ne nuk kërkojmë lëmoshë, zbritje muajsh e vitesh, kërkojmë pavarësinë reale të pavarësuar të organeve të drejtësisë, ç’montimin e akuzës së montuar që do të jetë njolla e zezë me falsifikime e manipulime në historinë e së drejtës shqiptare; ne duam të nxjerrim klientin tonë nga thonjët e padrejtësisë, në bazë të ligjit për të drejtat e njeriut dhe atij për Koodin e ri Penal; kërkojmë që ju të ruani kriteret e gjykatës së faktit, se ju nuk shqyrtoni themelin e çështjes, faktet, por vendosni siç duket Sanhxhaku aq më shumë kur ai rritet gjë e mori fjalën ai. U kuptua në përballimin e njësy me të fortë të drejtësisë dhe vetë politikës shqiptare, çështjen Nano. Avokatët Sanxhaku dhe Tirana u ritreguan dinitozë në qëndrimin dhe argumentet e tyre. Ata ritheksuan atë ç’paraqisnin edhe në kërkesën e përbashkët me Fatos Nanon, “për shqyrtimin e çështjes për masën e dënimit në bazë të nenëve 8 e 11 të ligjit për hyrjen në fuqi të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, kualifikimin e veprës penale sipas Kodit të ri Penal, pasi paragitën krahasimin e tyre të të dy kodeve të vjetër dhe të riun, dhe argumentuan me logjikën aritmetike kërkesën për lirim të ...

Pengje në vendin e ngunjimit të grevistëve

LAKNAS: Ndërkohë që greva e përfaqësuesve të dyzet familjeve të fshatit Laknas, hyri në ditën e 21, duket se pikën kulmore asaj nuk do t’ia japin ditët e urisë, por ngjarja krejtësisht e paparashikuara. TIRANE Pengje në vendin e ngunjimit të grevistëve – Idriz Xhumari, drejtor i drejtorisë së tokave në Ministrinë e Bujqësisë dhe Musa Burreli kryeplak, dy pengjet e solidarizuar me grevistët. LAKNAS: Ndërkohë që greva e përfaqësuesve të dyzet familjeve të fshatit Laknas, hyri në ditën e 21, duket se pikën kulmore asaj nuk do t’ia japin ditët e urisë, por ngjarja krejtësisht e paparashikuara. Dje, rreth orës 15 e 15 minuta, pas një takimi në shtëpinë ku janë ngujuar grevistët, Bujqësisë, dhe Musa Burreli, kryeplak i fshatit Laknas, nuk kanë mundur të dalin më nga vendi ku janë ngujuar grevistët e urisë. Funksionari i lartë i Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeplaku i fshatit - pas fjalëve: «Ti do të trajtohesh si njeriu më i afërt i yni, por ne detyrohemi të të mbajmë këtu në shenjë presioni për të kërkuar zgjidhje emergjente», - janë mbajtur peng. Grevistët ju kanë thënë tashmë dy të «ngujuarve» më të fundit se kërkojnë takim të posaçëm me Kryeministrin, Ministrin e Bujqësisë Halili, me kryetarin e SHK-SH Blerim Çela në prezencën e të cilëve në rast se realizohet marrëveshje serioze që zgjidhë të tre kërkesat tona, ne, pa asnjë konfrontim do të dalim nga greva bashkë me ju. Greva e banorëve të fshatit Laknas ka nisur 20 ditë më parë, duke pasur si kërkesa emergjente për zgjidhjen këto tre pika: 1, Kërkojmë tokë sipas ligjit të miratuar nga Parlamenti Shqiptar. 2, Kërkojmë kompensime për metër katror për këto dy vjet e katër muaj gjatë të cilave ne kemi qenë pa tokë e pa përkrahje sociale. 3, Kërkojmë ngritjen e një komisioni qeveritar, në përbërje të të cilit të ketë dhe kontrollorë të SH-KSH për të verifikuar shklejet ligjore që janë bërë gjatë ndarjes së tokës. Pikërisht këto shkelje ligjore, të cilat sipas grevistëve të urisë i kanë kryer kryetari i komunës Laknas dhe ish-kryeplaku, Qemal Vrapi, janë shkaku kryesor që këto 40 familje kanë mbetur pa tokë e për pasojë shkaku kryesor i grevës së urisë. Sipas grevistëve, toka që ligjërisht u takonte atyre, u është zhitur «të ardhurve» ose «banorëve paligjshëm», siç i quajnë ata, të vendosur në vitet 1992-’93 në fshatin Laknas. Ndërkohë që për 20 ditë me radhë grevistët kanë mundur të sigurojnë solidaritetin e 300 kryefamiljarëve të Laknasit, për verifikimin e ndarjes aktuale të tokës, solidaritetin e forcave politike PS, PD, PSD dhe PR, solidaritetin e sindikalistëve nga Bulqiza, Katundi i Ri, Yzberishi, Lezha, tre pikat e tyre ende nuk pa njohin zgjidhje për t’i dhënë fund grevës. Sipas grevistëve është një linjë që nga Kryetari i Këshillit të Rrethit, Kudret Shalësi, e deri tek kryetari i komunës, që vë në pengje zgjidhjen. Ndërkohë që efektet e grevës deri tani janë: i shtruar në spital, dy të shtruar të tjerë në spital dhe të rikthyer sërisht në grevë dhe dhe katër grevistë të tjerë me hipertension. Këtyre ju shtohen edhe dy pengjet e djeshme, të cilët, sipas grevistëve janë solidarizuar me kërkesat e tyre. BESI ÇELA

KUSH E «ZHVAT» MINIEREN E KROMIT?

– Deklarohen nëpërmjet një kërkesë padie: – Fitimi ditor në thellësinë e Bulqizës është 1.5 milionë lekë. – Fitimi vjetor është 6 milionë dollarë. – Nga ky fitim punëtori merr 1 e shteti 4 pjesë. – Lajthitje shifrash, shantazh, gjyqësor apo shfrytëzim tejet i egër kapitalist? BULQIZE KUSH E «ZHVAT» MINIEREN E KROMIT? – Deklarohen nëpërmjet një kërkesë padie: – Fitimi ditor në thellësinë e Bulqizës është 1.5 milionë lekë. – Fitimi vjetor është 6 milionë dollarë. – Nga ky fitim punëtori merr 1 e shteti 4 pjesë. – Lajthitje shifrash, shantazh, gjyqësor apo shfrytëzim tejet i egër kapitalist? Përballë «kasafortave» të mbullu- 262 tonë me përqindje 40,05 për [tekst i prerë] nga kjo kanë vlerën 1.572.000 lekë-d mbyllura» të informacionit zyrtar, mungesës totale të anuareve statistikore vjetore e periodike, një «kërkesë padi» në adresë të 10 minatorëve grevistë të grevës së fundit të janarit të këtij viti, padashur nxjerr një sekret: - fitimin e minierës. Në kërkesë-padi, firmosur nga Gëzim Dauti dhe volosur «Nd. nxjerrjes dhe pasurimit kromit - Bulqizë» ndër të tjera theksohet: «Ndërsa fitimi (në 7-nizimi ynë) i munguar për 5 ditë në këtë pus është 262 tonë me përqindje 40,05 për qind që kap vlerën 1.572.000 lekë-ditë.» Pra fitimi ditor vetëm për pusin A-2, vetëm nga bllokimi i niveleve 8, 9, 10 e 11 nga grevistët nga 28 janar deri më 1 shkurt është 1.572.000 lekë në ditë. Kjo, sipas «Kërkesë-padisë» është llogaritur nga ndërmarrja «me specialist ekonomist». Sipas këtyre të dhënave fitimi vjetor në minierën e Bulqizës, ve- (Vijon në faqen 2)

Problemet ekonomike e sociale të zonës

Koment nga Dukagjini për kontratën e PD-së Shoshi nuk ka më tepër se 1500-1600 banorë në një sipërfaqe me më se 70 ha tokë, që i bie rreth 330 m2 për frymë, 90 për qind e familjeve jetojnë me ndihmë ekonomike, e cila mesatarisht në masën 50 për qind, janë të pazënë në punë 250-300 forca pune. Nocioni ekonomi tregu për ne është abstraksion, pasi kjo zonë është më tepër ekonomi natyrore, asgjë nuk prodhohet për treg. Çdo gjë që tregtohet, vjen nga Shkodra me diferencë të madhe çmimi. Komuna jonë është ia vetëm më e vogla por edhe më e varfëra në Shqipëri, ajo nuk ka asnjë lloj buxheti ekonomik dhe nuk siguron asnjë të ardhur. ARSIMI Është në nivelin më të ulët, që mund të pranohet, 5 për qind e kuadrit është pa arsim përkatës, (Vijon në faqen 2) ... kuadrit është pa arsim përkatës, (Vijon në faqen 2)

Kryeministri përuroi shkurtimin e 235 punëtorëve

Week end-i i kaluar - siç është bërë zakon që quhen me eufemizëm prej TV takimet e shpeshta javore të pushtetarëve të lartë anekënd Shqipërisë e gjeti kryeministrin Meksi në Elbasan. Mbledhja në sallën e teatrit «Skampa», e quajtur si takim me intelektualët e rrethit, ishte gjithnjë tjetër veçse një bisedë për «qarë hallet» me nëpunësit e administratës shtetërore, me shefat e pushtetit lokal dhe me disa kryetarë dhe sekretarë të komunave. E ndodhur në hall, qeveria kërkon të paketën mbështetjen e nëpunësve të vet, besnikërinë e tyre. Kryeministri, për t’iu mbushur mendjen të pranishmëve bëri një «paradë» të arritjeve të qeverisë së tij. Në këtë paradë nuk kishte asgjë për t’u shënuar, pasi lëshin po ato gjëra që Meksi i ka thënë në TV e në disa takime me rrethe të tjera. «Risitë» e Meksit në Elbasan ishin dy: së pari: Njerëzit e këtij qyteti duhet të kursejnë ujin e pijshëm dhe së dyti, pushtetarët lokalë të bashkëpunojnë për të sjellë në Elbasan investitorët e huaj. Këto dy «porosi» Kryeministri i artikuloi me stilin e lartë, ç’ka nënkuptojnë se pushtetarët e Elbasanit duhet të përcaktojnë vetë peshat, pasi qeveria s’ka ç’të bëjë, ky qytet me probleme të mëdha, ku shqetësimi më serioz është papunësia. Këtë fjalë të kryeqeveritarit u thanë pikërisht në çastin kur në kuadër të reformës apo ristrukturimit u pushuan nga puna 100 punëtorë të ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve dhe kur me 1 korrik do të pushohen edhe 135 të tjerë në ndërmarrjen e pastrimit gjelbërimit. E thënë ndryshe, Meksi erdhi në Elbasan për të përuroar shkurtimin e 235 punonjësve të tjerë, për të përuroar varfërimin e familjeve të tyre. Përderisa ky fakt dhe të tjerë nuk janë përmendur në takim e jo më të jepeshin rrugëzgjidhje, duhet thënë se Kryeministri shkoi (Vijon në faqen 2)

Fund tragjik i një aventure refugjatësh

- Rojet greke qëllojnë me armë një maune shqiptare. Vriten 3 vetë. Stacioni i njohur televiziv grek, ANT 1 njofton se rojet greke të kufirit kanë qëlluar me armë një maune (kamion) e ngarkuar me mallra shqiptare, për transport në Greqi. Flitet për 3 të vrarë, shoferi dhe 2 shoqëruesit e tij në kabinë. Kjo ka ndodhur ditën e diel në mbrëmje, në vendin e quajtur Kakavijë, në autostradën Kakavijë-Janinë. Nga kontrollet u ushtruan në ... u gjetën 80 shqiptarë të ... rojeve greke të kufirit ... dakord me drejtuesin e ... Në mjetin për t’i çuar në Athinë ... rreth 120 mijë dhrahmi. Është rast i dytë brenda 10 ditësh, kur rojet greke qëlluan mbi dy taksish shqiptarë ... në aland... të maqedonisë ... përfundoi tragjikisht. A. E.

Nën emrin privatizim - çvlerësim total i pasurisë së popullit... për t’u vjedhur

PESHKOPI - Në Dibër deri tani nuk është zhvilluar asnjë ankand. - Pesë ndërtesa në 4 dyllymë sipërfaqe vlerësohen me 1.3 milionë lekë (!). Në RD-në e së premtes, në faqen 7, dega e AKP të rrethit të Dibrës, shpalli për shitje disa objekte të ndërmarrjes së shfrytëzimit pyjor, duke e reklamuar pa pagesë, në mënyrë të ... mekanik, furra e bukës, pallati i kulturës, depozat e zyrat e sektorit, vendosur në një sipërfaqe toke prej 3,8 dynymësh, ... për 1.202.077 lekë. Me të shtrojnë prej tyre në sektorin e Pratit ... me 1925 metra katrorë sipërfaqe e 651.400 lekë ... triara e sektorit ... Në Dibër, në prag të «privatizimit» të ndërmarrjeve të mëdha, ... Një sektor i shfrytëzimit të pyjeve me furrë buke, repart mekanik, ... të madhe, zyrat e administratës, etj. shitet për 1.3 milionë lekë. Një sektor ku kanë punuar, fluturuar njerëz për vite me radhë më se 200 punëtorë, është katandisur sa vlera e një dhome të ... për INSIG-ut. Nuk ka nevojë për hulumtime më të gjata për të parë se ku është katandisur pasuria e këtij vendi. Për ironinë të fatit ajo e shfrytëzuar e «çvleftësuar», po rishitet në gazetën e partisë në pushtet duke na kujtuar një pasuri popullore të blerë plangprishës që shët pasurinë e babait të vet. ABDURRAHIM ASHIKU

Celësat e burgut të Bënçes janë në Tiranë...

- Shprehet avokati Sanxhaku - Rezultatin ne e kemi ditur. Ne që në fillim u treguam indiferentë ndaj trupit gjykues sepse nuk do të vendoste ligja dhe ndërgjegjja juridike, por urdhëri dhe komanda. Pushteti gjyqësor ka mbetur i varur. Gjykata nuk arrijti të kuptojë atë që kërkuam ne. Për ne çdo ditë që shkon për Fatos Nanon është e tepërt, por çelësat e burgut, siç e kemi thënë, nuk janë në Tepelenë, por në Tiranë. ..., interpretim bën vetëm ligjvënësi, Kuvendi Popullor. Gjykata duhet të urdhërojë lirimin e menjëhershëm. Kryetari i trupit gjykues Baftjar Shehu mbante shënim aritmetikën e Sanxhakut dhe përpiqej të bënte llogari. Pastaj u kalua në administrimin e dosjes dhe trupi gjykues vendosi t’i japë fund hetimit të çështjes. Kërkesa e fundi, tha Shehu. Prokurori, pastaj, ne, thanë avokatët. Të them diçka, u ngrit prokurori nga vendi i pandryshuar, kërkesa është e pabazuar (Vijon në faqen 2)

Distributor në Bulqizë

Së shpejti edhe Bulqiza do të ketë distributorin e vet modern, pronë private. Ai do të shesë gazobil, benzinë, vajra lubrifikantë etj. Në ngritjen e tij kanë kontribuar dikastere të larta shtetërore në qendër dhe ndërmarrje të mëdha në bazë. Kontribut të veçantë flitet se ka edhe kontrolli i shtetit me ...shtjen e vet. Distributori pritet që të çlirohet si dhurata më e madhe e Partisë dhe e Pushtetit (të PD-së) gjatë 1200 ditëve të fundit. Ai do të regjistrohet në radhën e objekteve të rëndësishme që janë ndërtuar gjatë kësaj periudhe në Shqipëri. Bulqiza ka më se të krenohet. Ajo megjithëse nuk ka siç duhet bukë është e gëzuar sepse ka naftë, benzinë e vaj për makinat. ALI MARINA