22/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

22 qershor 1995

PD KËRKON RRUGË «TË REJA» DUKE ECUR NË GJURMËT E PS-së

Tritan Shehu - argumenton rëndësinë e domosdoshmërinë e deklaratës së përbashkët PS-PASOK. Nuk kanë kaluar shumë muaj nga koha, kur drejtuesit e lartë të PD-së, që ripërsëritën akuzat ndaj deklaratës së përbashkët PS-PASOK, të cilësish po vetë, në tryezën e bisedimeve me drejtues të lartë të Partisë Socialiste Greke. Sipas burimeve të tyre të shtypit, Sekretari i PD-së Shehu e kryetari i grupit parlamentar Spahia, gjatë vizitës së tyre në Greqi, janë takuar e kanë biseduar edhe me drejtues të lartë të PASOK-ut, duke përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të saj Xoakopulos e z. Papulias. Në këto takime, Shehu i ka quajtur marrëdhëniet PDSH-PASOK, si të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, duke u shprehur, se ato duhet të shërbejnë si shembull në rajon e më gjerë. Po kështu, ai ka theksuar idenë, se PDSH është e hapur për bashkëpunimin me të gjitha forcat politike greke, ndërsa zotia Spahia, në emër të grupit parlamentar të PD-së, është shprehur se grupi i tyre, i quan këto marrëdhënie të rëndësishme... Kaq thonë komentet e tyre duke dhënë mesazhin, se mes popujve të lashtë të Ballkanit duhet të ketë mirëkuptim, miqësi e bashkëpunim, e për këtë, duhet të kontribojnë të gjitha forcat politike... Në këtë kontekst, vizita e këtij delegacioni shënon një përpjekje serioze, për bashkëpunimin me fqinjët e më gjerë në rajon. Me këtë, PD mishëron një qëndrim të ri politik përsa i përket marrëdhënieve me fqinjët, duke sy-nuar sheshimin e mosmarrëveshjeve e bashkëpunimin e frytshëm në të Të gjitha këto pyetje të shkurta: Përç’finshin ajo deklaratë më tepër nga ç’kanë biseduar drejtuesit e PD-së në Athinë dy ditë më parë? Deklarata është një dokument i rëndësishëm dhe nënshkrimi i saj ishte një hap konkret në konsolidimin e marrëdhënieve me fqinjët. Në deklaratë, kërkohej bashkëpunim mes dy vendeve e partive duke kërkuar rrugë konkrete, duke synuar ruajtjen e integritetit kombëtar, ruajtjen e paqes e sigurisë e shprehej shqetësim, për situatën e tensionuar në rajon duke kërkuar angazhimin e të gjithëve për zgjidhjen e saj. Por vetëm se ishte nënshkruar nga PS dhe Fatos Nano, mbi të mbeti një vlerë e sulm shpjegje deri në më të ultat duke kërkuar edhe hedhjen poshtë të saj. Natyrisht, PS duke qenë brenda normave, programit e interesave kombëtare e mbrojti, e argumentoi dhe e ripublikoi atë. PD ishte e shqetësuar nga forca e argumentit me të cilën Partia Socialiste paraqitej dhe kërkonte të zgjidhte problemet, tmerror nga njohja e PS-së në arenën ndërkombëtare dhe nga rreshtimin si të barabartë me partitë e tjera të socializmit demokratik evropian. Me nënshkrimin e një dokumenti të tillë, në pozita të barabarta, PS tregonte e afirmonte veten se ishte e gjendje të zgjidhte detyra të rëndësishme, tregojë e kompletuar, emancipüar, e aftë dhe e përgatitur me një strategji të saktë. Dhe si për ironi, pasi e sulmon në një pikë të tillë për një kohë të gjatë PD fillon të kërkojë të marrë nuk ka kërkesë për këtë objekt» në një kohë që kërkesa e tyre është bërë fakt i kryer. 2. ... Sipas Akt-Rakordimit të AKP me degën e thesarit në rreth me dt. SAMİ CARA Këshilltar i rrethit

Vetëm pak fakte nga «ajsbergu» i grabitjes së pasurisë kombëtare

- Ç’vlerësim deri në 33 për qind i vlerës së objekteve të pronës shtetërore. - Kush propozon dhe kush urdhëron? - Pa koment Vetëm pak fakte nga «ajsbergu» i grabitjes së pasurisë kombëtare - Ç’vlerësim deri në 33 për qind i vlerës së objekteve të pronës shtetërore. - Kush propozon dhe kush urdhëron? - Për të treguar popullit shqiptar se ç’është realizuar privatizimi deri në çastin kur në «lojë» do të futen «letrat me vlerë», po japim vetëm dy të dhëna të nxjerra nga Akt-Kontrolli i shërbimit të Kontrollit të shtetit pranë prefekturës Dibër, gjatë kontrollit të ushtruar në degën e Aksionësisë Kombëtare të Privatizimit të rrethit Bulqizë. 1. ...Vlera gjithsej e objekteve të shpallur për shitje që qenë 14.949 779 lekë (të reja), ndërsa vlera e propozuar për ulje të VAM-it, (vlera aktuale asipas vlerësimit fillestar) është kërkuar për 2.501.579 lekë. Pra 33 për qind e vlerës fillestare. Ky propozim i Këshillit të rrethit është miratuar më shumë «shpejtësi» nga Ministria e Financave me dt. 6.10 1994, nga Agjensia Kombëtare e Privatizimit me dt. 7.10.1994, pa asnjë lloj ndryshimi sipas kërkesës së bërë nga Këshilli i rrethit Bulqizë. Kjo ulje VAMi është bërë në kundërshtim me kërkesat e VKM nr. 47 datë 7.2.1994, pika 9 sepse: Kërkesa nga Këshilli i rrethit për ulje VAMi është bërë në pretendimin se «nuk ka kërkesë për këto objekte» thesarit në rreth me dt. 8.12.1994 del se për periudhën Janar-Nëntor janë derdhur në buxhet 9.505629 lekë. Atëhere... Pyetja e parë kur është mbledhur Këshilli i rrethit dhe i është kërkuar ulja e VAM-it të këtyre objekteve, apo Kryesia e rrethit e organi nga varen si e përcakton ligji, në emër të kujt shkon urgjent kërkesa në Tiranë dhe atë miratohet, me «shpejtësi»? Për këtë mund të përgjigjen publikisht Një Klozhenzi Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare të Privatizimit, Agron Gjoki, Drejtor i Komisionit të Privatizimit në Ministrinë e Financave dhe Bashkim Lami Kryetar i Këshillit të rrethit Bulqizë që kanë miratuar me «shpejtësi» me firmat e tyre totalisht një humbje prej 7 milionë lekë të reja ekonomisë kombëtare. Pyetja e dytë: Kur do të shlyhet shuma totale e të ardhurave të privatizimit kur jemi në përfundim të muajit të parë të vitit 1995? Këto ishin pak nga ajsbergu i punës së «palodhur» për të privatizuar ekonominë kombëtare në rrethin e Bulqizës që bën administrata e PD-së nga Qendra në Bazë. SAMI CARA Këshilltar i rrethit Safet Zhulali, ministër i mbrojtjes, i cili e ka mbajtur këtë post po aq me ardhjen në pushtet të PD-së, është përfolur sistematikisht se si dëlasterin që mbulon, duke shfrytëzuar postin zyrtar, është përfshirë në skandale të ndryshme në përmasa qindra milionë dollarëshe. A thua ka qenë fantazi gazetarësh çështja e anijes «Vela Luka», ajo me emrin Sotirios, humbjet misterioze në Polican, qindra miliona dollarët që kanë shkuar në Bullgari, apo ato kanë një bazë reale, kanë në bosht të tyre korrupsionin që ka përfshirë si një ethe gjithë strukturat drejtuese të partisë në pushtet? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, mjafton një njoftim i shkurtër se në Polican, në kombinatin e prodhimit të armatimeve, janë vjedhur këto ditë 3 milionë e 170 mijë kapsolla. Vlera e tyre është mbi 125 mijë dollarë. Në Polican e dinë mirë që autorët e kësaj vjedhjeje të madhe që më e çdo kusht kërkohet të mbahet e fshehur, nuk janë midis banorëve të qytetit të vogël e të qetë. Ja si shprehen drejtuesit lokalë të Konfederatës: «Këtu janë vetëm cironkat, ndërsa peshkaqenët janë në Tiranë». Më troç se kaq nuk ka si të flasë qytetari i gjorë. Po e meritoni këtë gjuhë, ju jeni këshilli shteti ynë, i cili me çdo kusht kërkon të marrë në mbrojtje ministrin Zhulali, madje ta lihej atë në një shembull të “pastrimit moral», përderisa ai la të varur në sallën e Kuvendit Popullor imunitetin duke pranuar që të nënshtrohet çfarëdo lloj kontrolli hetimor. Xhestin e tij për heqjen e imunitetit, e kemi parë të gjithë në TV. Çfarë është bërë që ajo kohë nga organet e kontrollit, duke përfshirë Shërbimin e Kontrollit të Shtetit e deri te Prokuroria e Përgjithshme? Asgjë. Por na vjen në ndihmë një intervistë e botuar dje në gazetën RD me titull: «Ministria jonë e mbrojtjes, fitoi gjyqin e 300 mijë dollarëve, për t’u kthyer edhe herë e çështjes se sa i pastër është korrupsioni dhe sa qorra të janë ata që duhet të luftojnë të. Para më shumë se dy vjetësh, Ministria e Mbrojtjes, lidhi kontratë me firmën bullgare “Bolid” 1990 Petrov», sipas së cilës, do të blente 200 copë kamionë tip IFA për 3500 dollarë copa, gjë për të cilën firma bullgare iu paguan kësh 300 mijë dollarë. E njëjta, me «dek (Vijon në faqen 2)

Miratohet ligji “për sistemin arsimor parauniversitar”

Dje, Parlamenti u mblodh në seancë plenare duke filluar punimet me miratimin e disa projektligjeve të shqyrtuara më parë në komisionet përkatëse. Fillimisht, u ratifikuan dy marrëveshje me qeverinë e Federatës Ruse. E para “për ratifikimin e Konventës ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Federatës Ruse për shmang’en e tatimeve të dyfishta, lidhur me tatimin mbi të ardhurat dhe kapit...” Pastaj Kuvendi Popullor, diskutoi dhe miratoi ligjin për sistemin arsimor parauniversitar. Më përpara ky projektligj ishte diskutuar në komisionin e arsimit, ku edhe u kërkua të bëhen ndryshime në rreth 26 Nene. Të gjithë deputetët e grupeve parlamentare, e cilësuan projektligjin si plotësues i të gjithë kuadrit ligjor të sistemit arsimor në Shqipëri. Ndërkohë, ata bënë kritik ka për qeverinë dhe për kryesinë e parlamentit, mbasi ai dhe shumë projektligje të tjera po vihën në vonesë në Parlament, duke dëmtuar jo pak zbatimin e tyre në jetën praktike. Deputetë të veçantë kërkuan sqarime për vendosjen e shkollave private, për vështirësitë që do të lindin me shkolla profesionale, për klasat kolektive etj. Pas sqarimeve që bënë specialistët, deputetët diskutuan projektligjin në për nen dhe e miratuan atë. Nga shumica e deputetëve, ky ligj u cilësua si bashkëkohor dhe i niveleve përndëmore. Korresp. i «Zërit të Popullit»

Ministri i Jashtëm çek Zieleniec në Tiranë

Mbrëmë arriti për një vizitë zyrtare në Tiranë ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Jozef Zieleniec. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai pritet të takohet me autoritetet më të larta shqiptare, përfshi presidentin Berisha, kryeministrin Meksi, kryetarin e Kryesisë së Kuvendit Popullor Arbnori si dhe do të zhvillojë bisedime zyrtare me homologun e tij shqiptar Alfred Serreqi. Pritet që të dy ministrat e jashtëm të nënshkruajnë një marrëveshje për heqjen e taksimit të dyfishtë, për import-eksportet tek njëri tjetri.

«Peshkagënе» dhe «cironka»

- A EKZISTON «SKANDALI ZHULALI»? - Një gjyq i «fituar» nuk është baraz 300 mijë dollarë të kthyer në arkë. - Pak histori për 300 mijë dollarë të humbur. - Safet Zhուլali, ministër i mbrojtjes, i cili e ka mbajtur këtë post që me ardhjen në pushtet të PD-së, është përfolur sistematikisht se në dallasterin që mbulon, duke shfrytëzuar postin zyrtar, është përfshirë në skandale të ndryshme në përmasa qindra mijëra dollarësh. këtë post që në dallasterin të ndryshme në përmasa qindra mijëra dollarësh. A thuha ka qenë fantazi gazetarësh ku merr vesh në mbrojtje ministrin Zhulali, madje ta kthejë atë në një shembull të «pastërtisë morale»,

Ndihmë franceze për universitetin

Në kuadrin e aktiviteteve të asistencës dhe ndihmës, që Republika Franceze i ka akorduar institucioneve shqiptare... Në kuadrin e aktiviteteve të asistencës dhe ndihmës, që Republika Franceze i ka akorduar institucioneve shqiptare, FRANCE-TELECOM-i dhe Instituti i Kërkimit dhe Mësimdhënies Telekom të Parisit (Institut de Recherche et d’Enseignement Telecom Paris-Lignes) i dhuruan Departamentit të Elektronikës në Universitetit Politeknik të Tiranës një grup pajisjesh elektronike për telekomunikacion për këtë laborator të këtij departamenti për një shumë që i kalon 100.000 dollarë amerikanë. Përveç kësaj, një grup prej dy inxhinierësh të France-Telecom-it do të vijë në Shqipëri për të bashkëpunuar me personelin e Universitetit Politeknik për instalimin dhe futjen në funksionim të këtyre pajisjeve dhe për të filluar marrëdhënieve dhe bashkëpunimin me Departamentin e Elektronikës të këtij universiteti edhe me institucione të tjera shqiptare të kësaj fushe. Gjatë vizitës që Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Francës në Shqipëri, Zoti Louis DOMINICI, i bëri Rektorit të Universitetit Politeknik, të Tiranës prof. Gëzim Karapici, ky i fundit i shprehu falenderimet Z. Ambasador nën drejtim të tjera ai tha: «... vazhdimësinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit miqësor ndërmjet Ambasadës Franceze dhe institucioneve shqiptare të arsimit të lartë, kjo dhuratë materiale është më e rëndësishmja që i është bërë ndonjëherë universitetit tonë dhe dëshirojmë të përfitojmë nga rasti për të zgjeruar kuadrin e marrëdhënieve shkencore dhe pedagogjike me institucionet homologe franceze»

125 peshkatarë në grevë

Janë 125 peshkatarë të ndërmarrjes së peshkimit në Shkodër, që nga dita e hënë e kanë ndërprerë punën duke u hedhur në grevë... Janë 125 peshkatarë të ndërmarrjes së peshkimit në Shkodër, që nga dita e hënë e kanë ndërprerë punën duke u hedhur në grevë, sepse nuk janë dakort me mënyrën e privatizimit të kësaj ndërmarrjeje. Ata kërkojnë që Dajlani e lumi Buna, pellg kryesor i zënies së peshkut në liqenin e Shkodrës, sipas tyre, t’u jepet këtyre dhe jo ndonjë kujt tjetër. Konflikti për këtë zgjat që prej tre vjetësh. Tani peshkatarët pasi i kanë shfrytëzuar të gjitha instancat nga Shkodra e deri tek presidenti i republikës. Sali Berisha, dhe nuk kanë gjetur zgjidhjen e dëshiruar, vendosën që ta ndërpresin punën dhe të hidhen në grevë. Ata thonë se presidenti na ka thënë, që unë ju siguroj se do të bëheni pronarë të vërtetë të ndërmarrjes tuaj, ashtu si gjithë peshkatarët e Shqipërisë. Peshkatarët gjatë gjithë ditës që qëndrojnë të grumbulluar në mjediset e ndërmarrjes. Grevën e drejton një komision i ngritur posaçërisht nga ata vetë. Në pankartat e afishuara në vendin ku zhvillohet greva është shkruar: «Pushteti korruptsion», «Dajlani është i yni», «Duam bukë», «President na ndihmo» etj. Përfaqësues të peshkatarëve kanë shkuar ditën e martë në Tiranë, ku janë takuar me zvendësministrin e Bujqësisë. Ata kanë marrë konfirmim se kjo ministri i mbështet kërkesat e peshkatarëve për privatizimin e plotë të ndërmarrjes. Për këtë qëllim dje ata pritnin që në Shkodër të vinte zoti Hasan Halili. Peshkatarët thonë se jemi të vendosur që shumë shpejt të hidhemi nga greva e ndërprerjes së punës, në grevë urie, nëse se nuk merren parasysh kërkesat tona të ligjshme brenda afateve që kemi caktuar.

Fabrika e birrës - shembull për rivënien në punë të ekonomisë së shkatërruar

Është bërë tërësisht ristrukturimi i fabrikës. Ajo është kthyer në nivelet e fabrikave përëndimore... Është bërë tërësisht ristrukturimi i fabrikës. Ajo është kthyer në nivelet e fabrikave perëndimore. Çdo ditë hidhen në treg 100 mijë shishe birrë. Së shpejti do të fillojë puna për vënien të repartit të ri për prodhimin e ujit për pije të gazuar. Të ardhurat deri tani për arkën e shtetit shkojnë deri në 30 mijë dollarë. Punëtorët kanë një pagë mesatare nga 13-18 mijë lekë (të reja) në muaj. Është një nga rastet (padyshim ndër më të rëndësishmit) që dëshmon se cilësia drejtues e organizimit të kësaj specialiteti kanë kryer ato pak përpjekje nga shteti dhe u janë kthyer inicitivave. Dhe kaq rast e gjejmë në fabrikën e birrës së Tiranës. Trans-... prodhimin dhe gjendja mjaft e mirë e treguesve financiarë është argument i fuqishëm dhe akuzë e hapur ndaj shtetarëve të cilët lejuan që ekonomia të ndodhet në nivelet e shkatërrimit të plotë. Por, për kë kërkon përgjigjen e pyetjes «Kush e çoi ekonominë në nivelin zero» dëshirojmë të ballafaqojmë atë ç’ka është arritur në fabrikën e birrës në Tiranë, e më tej, të bëhen llogaritë se çfarë ka kolosale të ardhurash kanë humbur dhe vazhdojnë të humbasin për paaftësi të qeverisjes. Sic dhe ka treguar përvoja e ekonomisë së tregut nuk mund të investohet pa patur në dispozicion mjete financiare. Fito, investo, fito, investo e të kështu me radhë si në hallkat e një zinxhiri. Kjo mundësi ka qenë për të gjithë njësitë e prodhimit, duke përfshirë repartet e vogla e të mëdha të kombinatit të fuqishme. Stafi drejtues i fabrikës së birrës e zbaton. (Vijon në faqen 2)

Akt banditesk

Paradje në komunën e Vranishtit të rrethit të Vlorës ndodhi një ngjarje e shëmtuar kriminale. Është goditur shoferi i kryetarit të komunës, Fatmir Veshi, dy herë me thikë dhe është djegur makina e komunës, pronë shtetërore. Ky akt ka krijuar shqetësim tek banorët e komunës. Shoferi është në spital.

Do të zhvillohen 21 veprimtari

Është parashikuar të jetë e mbushur me aktivitete të larmishme «Java e kulturës shkodrane» 22-27 qershor. Organizohet kjo në harkun e një jave nga bashkëpunimi i institucioneve kulturore artistike, studimore e sportive të rrethit, nën kujdesin e bashkisë. I kushtohet «Ditës së Verës», seminarit të dytë (Shkodra në shekuj) dhe 70 vjetorit të rrethit të parë çiklistik të Shqipërisë. Sot, në ditën e parë, janë programuar 6 veprimtari, si seminari ndërkombëtar «Shkodra në shekuj», Ku-rse do të mbyllet me koncertin e këngës popullore qytetare shkodrane, që jepet në orën 21.30 në Kalanë «Rozafa». Në ditën e dytë ka 5 aktivitete. Njëri nga këto i kushtohet takimit përkujtimor «70 vjet çiklizëm» të klubit «Vllaznia». Dhe dita e tretë do të ketë 5 aktivitete. Dita e 5-të katër aktivitete kurse në ditën e 6-tën janë planifikuar 2 aktivitete, që shënojnë edhe përfundimin e javës kulturore. Programi në këto veprimtari është i larmishëm. Përfshin tema studimore, koncerte, artistike, ekspozita, shfaqje të estradës, aktivitete sportive si çiklizëm, futboll, hipizëm e deri argëtim në diskon «Rinia» posaçërisht gjatë gjithë netëve të kësaj jave. Por veprimtaria qendrore e kësaj jave cilësohet seminari ndërkombëtar «Shkodra në shekuj». I organizuar nga muzeu i qytetit dhe universitetit «Luigj Gurakuqi». Ky është seminari i dytë që zhvillohet në këtë festë. Kumtesat e tij do të mbahen gjatë datave 22 e 23. Seminari është ndarë në 13 seksione, që fillojnë me seksionin e historisë, dhe përfundojnë me atë të sportit. Në të gjitha këto do të referohen 167 kumtesa. Pjesa dërrmuese e këtyre kumtesave janë përgatitur nga studiues të huaj shqiptarë në Shqipëri e viset shqiptare në ish Jugosllavi, si dhe në Turqi, SHBA, Çeki. Marrin pjesë edhe studiues të huaj nga Italia, Gjermania, Çekia, Turqia e Mali i Zi. Korresp. i «Zëri i Popullit»