25/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

25 qershor 1995

EUROPA HAP PORTAT PËR SHQIPËRINË DEMOKRATIKE

Dje në Strasburg EUROPA HAP PORTAT PËR SHQIPËRINË DEMOKRATIKE Pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës - mbështetja më e madhe morale dhe politike që Evropa i jep vendit tonë. Dje u nis për në Strasburg, delegacioni parlamentar shqiptar, që do të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës është një ngjarje e shënuar, sepse ajo le pas një herë e përgjithmonë, politikat izoluese dhe eksperimentet e dështuara, nga të cilët Shqipëria nuk fitoi asgjë përveç një vonese historike në integrimin e saj të natyrshëm në Evropë, ku bën pjesë gjeografikisht si dhe një prapambetje të pamertuar. Mesazhi i kësaj ngjarjeje i transmeton Evropës, por edhe në shqiptarëve, të vërtetën se në Shqipëri nuk do të ketë më kthim prapa, se shteti shqiptar dhe të gjithë forcat politike në shoqërinë tonë pluraliste janë të vendosura për t’i dhënë hapësirë të reja integrimit të gjithanshëm politik, ekonomik e kulturor të Shqipërisë në Evropë. Kjo ngjarje e shumëpritur, thekson veç të tjerave, se sa i domosdoshëm është mirëkuptimi, fryma e dialogut e konsensusit midis forcave politike në vend, në jetën politike të vendit demokratike duke kërkuar të mbajë monopolin e demokracisë në Shqipëri shpesh herë është shfaqur në portat e Europës dhe të organizmave të saj, por e ka parë veten të zhgënjyer pikërisht se nuk ka ditur të gjejë atë frymë konsensusi që kërkon Europa midis forcave politike të një vendi si vini, por përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore. Jo për xhelozi partiake dhe as për të marrë flamurin e demokracisë, duhet theksuar se ka qenë e dhe konsensusi i Partisë Socialiste një ndër faktorët vendimtarë të tani afër tre vjet, pas paraqitjes së kërkesës për pranimin e Shqipërisë në KE. Mekanizmat e Këshillit të Europës të diskutonim me përgjegjësi të madhe dhe t’i hapë rrugën pranimit të Shqipërisë në gjirin e kësaj organizate. Duke shprehur gëzimin e natyrshëm të të gjithë socialistëve dhe besimin e tyre se në 29 qershor 1995 Shqipëria ta shohë veten anëtare me të drejta të plota në KE, gjejmë rastin të theksojmë se askush nuk ka të drejtë të marrë monopolin dhe ta paraqesë këtë periudhë gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë tranzicioni. Këshilli i Evropës duke na pranuar në gjirin e saj ka rastin që me anë të mekanizmave të vet të jetë më prezentë e të kontrollojë të gjithë procesin e instalimit të shtetit ligjor e të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë tepër e ndjeshme në mënyrë të veçantë për të mos u përsëritur në jetën politike e kushtetucionale të vendit tonë format e hakmarrjes ndaj kundërshtarëve, që siç ka ndodhur herë pas here nga kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, duke këmbëngulur për zgjidhjen e drejtë dhe dhënien fund të situatës paradoksale që ka sjellë mbajtja e tij e paligjshme në burg. Po kështu Europa është e interesuar për pavarësinë e plotë të sistemit gjyqësor shqiptarë, për respektimin rigoroz të lirive dhe të drejtave të shpallura të qytetarëve. Pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Europës është mbështetja më e madhe morale e politike që i jep vendet e zhvilluara të kontinentit tonë, vendit tonë të vogël dhe hapave që po hedhin në konsolidimin e demokracisë. politike në solidaritetin tonë dhënë të gjithanshëm politik, ekonomik e kulturor të Shqipërisë në Europë. forcave politike në vend për jetën politike të vendit dhe për t’i hapur rrugë thellimit të proceseve demokratike e zhvillimit të ekonomisë së tregut. Partia De- besimin e tyre se në 29 qershor 1995 Shqipëria do drejtë të marrë monopolín dhe ta paraqesë këtë ngjarje si fitore të saj aq më pak ta përdorë në luftën politike të mbajtur ndezur dhe të ten- nimit të Shqipërisë në gjirin e kësaj organizate. e madhe morale e politike që i japin dhe hapave që po hedhin në konsolidimin e demokracisë, zhvillimin e ekonomisë së tregut, përparimin e mirëqenies që aspirojmë. suar Të ftuarit e shumtë nga organizatat e PS, forca kryesore politike këtu, ndihmuan në sqarimin e interesimit të rinisë dhe trajtimin për këtë të forumit rinor eurosocialist të Gjrokastrës, nga të parët dhe më të konsoliduarit të fshteve dhe në shkallë vendi. Pesha e mendimit të socialistëve të rinj ndihet mjaft këtu. Në 500 pranime të edhe hapësirën dhe lirinë për veprimtarinë e rinisë brenda PS-së. Mendimi, angazhimi e përgjegjësia e tyre është një nga faktorët kry- licave gjysnate. Shkrimi i strukturave tërësore në qytete e fshatra në universitet, në Lazarat, në minoritet. Konferenca trajtoi probleme të rinisë dhe rrethit, diskutoi problematikë që do rrahë kongresi i rinisë përcaktoi detyra për krijimin e figurave të afërm nga radhët e drejtuesve të FRESSH-it dhe zgjodhi delegatët. Në të dy konferencat ishte i deleguar shoku Ilir Meta.

Tesera e anëtarësisë në PD jepet në rrugë

VEÇOJMË FAKTIN Tesera e anëtarësisë në PD jepet në rrugë - Shkodër - Ishte një djalosh i ri dje në Shkodër, që mbante në duar një stivë teserash të anëtarësisë në PD dhe ua shpërndante nëpër rrugët e këtij qyteti njerëzve të ndryshëm. Në orën 12.30 u gjend në rrugën përballë selisë së PD-së së rrethit, duke thirrur «A doni tesera!» Me shumë nga kurioziteti, persona të ndryshëm u grumbulluan rreth tij, ku disa prej tyre filluan t’i merrnin ato, por pa shënuar së paku paraprakisht as emrin. Emrin shënonin vetë, - u thoshte djaloshi. Na qëlloi keq, u shpreh një qytetar, nuk pjinë ujë si dikur, kur kudo që të shkoje për t’u ankuar duhej të mbaje në dorë teserën e PD-së! Më pas njëri prej anëtarëve të degës së PD-së së këtij rrethi, që po kalonte rastësisht andej, i bëri përshtypje ky fakt. «Si shpërndahen teserat kështu në rrugë të madhe?!». Dhe u drejtua në selinë e PD-së për të pyetur se mos ndokush ka mundur t’i vjedhë ato, dhe tani del e tallet me to. Por njoftime nga Dega e Komisariatit për një rast të tillë nuk ka patur deri tani. Gjithashtu ankesë nga dega e PD-së nuk është bërë. Ndërsa djaloshi vazhdonte me thirrjen: «A doni tesera!»... Kjo ngjarje na kujtoi atmosferën e para 4 vjetëve në Shkodër, konkretisht pas 2 prillit, kur PPSH, megjithëse në pushtet, përgatitej ta linte atë.

O teserën e PD-së, o punën

PESHKOPI Të dielën, vetëm me 35 vetë (ku-ndrejt 300 që ishin njoftuar me shkrim e me gojë), aktiv i partisë demokratike në rrethin e Dibrës konsiderohet i dështuar. Të dielën, vetëm me 35 vetë (kundrejt 300 që ishin njoftuar me shkrim e me gojë), aktiv i partisë demokratike në rrethin e Dibrës konsiderohet i dështuar. Të pranishmit, drejtues kryesorë të partisë dhe të pushtetit në rreth, marrin detyrë që të martën të mbushin tërësisht sallën, asnjë të mos mungojë. Dhe vërtet salla u mbush plot. PD-ja tashmë ka një administratë që mund të mbushë disa salla. Aktivi, në të cilin mori pjesë edhe nënkryetari i PDSH-së z. Dosti, u nda veçanërisht në shtimin e radhëve të PD-së në abonimet në RD. Për shtimin e radhëve, u caktua si detyrë që asnjë punëtor, në çdo sektor shtetëror që merr rrogë, të mos mbetet jashtë radhëve të partisë. Pranimi në Parti do të bëhet mbi motivet e njohura «O teserën o punën, në dy kuaj nuk mund të rrish». Për abonimet në RD, urdhëri ishte i prerë: Asnjë mos ngelet pa u abonuar. Gazeta, me masat e marra do duhet të shkojë në çdo fshat të rrethit. Për kontrollin e zbatimit të vendimit është përcaktuar e martë e ardhëshme, konferenca e partisë. Gjatë tre ditëve të para pas aktivit drejt PTT-së janë parë të shk-onjë sekretare e administratore të ndërmarrjeve e institucioneve të rrethit të cilët më paret e shtetit kanë bërë abonime zyrtare në RD. Janë parë edhe drejtues ndërmarrjesh e institucionesh të cilët pas ul’ matimit që u kanë dhënë në mbledhje e posaçme mvarësve të tyre për abonime në RD kanë nxituar të japin shembullin personal. Në aktiv flitet se është bërë një debat i ashpër lidhur me kolltukun e kryetarit të PD-së në rreth. Dy alternativave të paraqitura nga «lart» i është shtuar edhe një alternativë nga «poshtë». Por ajo që u ka bërë përshtypje të pranishmëve është një kompetent i dalë nga presidiumi, që i ka bërë të kthejnë kokën pas të menduar. «Ju votoni për kë të doni por se kush do të jetë kryetar e vendos partia lart» - është shqiptuar me zë të plotë në sallë. ABDURRAHIM ASHIKU

Nga konferencat e FRESSH-it

Shërbeu edhe si ditë krijimi i forumit eurosocialist të rrethit, konferenca e tij e parë dhe për këtë arsye mbajti edhe radhën e një bashkëbisedimi për rolin e FRESSH-it në PSSH për përmbushjen e aspiratave të tij në programin e PS problemeve të grumbulluara në rajonin e Delvinës. GJIROKASTËR Me pjesëmarrje të gjerë dhe interes të gjallë u zhvillua konferenca e forumit rinor eurosocialist të Gjirokastrës, nga të parët dhe më të konsoliduarit e aktiviteteve edhe në shkallë vendi. Pesha e mendimit të socialisteve të rinj ndihet mjaft këtu. Në 500 pranime këtyre 6 muajve, 300 janë të rinj, gjë që tregon edhe hapësirën dhe lirinë për

Ekuilibër force në Bosnje!

Konferencë shtypi Berisha-Mohamed - 20 milion dollarë për ndërtimin apartamentesh - Në harresë fati i emigrantëve shqiptarë në malajzi - Kryeministri malajzian Marathir Mohamed, përfundoi vizitën e tij zyrtare dhe private në vendin tonë. Gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri, siç është bërë e ditur ai është takuar e za zhvilluar bisedime me presidentin Berisha dhe kryeministrin Meksi në fokusin e të cilave ishin zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike dypalëshe si dhe gjendja në rajonin e Ballkanit, veçanërisht kriza në Bosnie. Ku Malejzia ka disa trupa, në kuadrin e forcave paqeruajtëse të OKB. Këto dy çështje, pothuajse përbënin boshtin e konferencës së shtypit që presidenti Berisha dhe kryeministri malejzian Mohamed dhanë paradite në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në fjalën e tij, presidenti Berisha vuri theksin në arritjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve në nivelin shumë të mirë marrëdhënieve politike. Malejzia ka akorduar Shqipërisë një kredi për ndërtim banesash. Gjatë këtyre ditëve, biznesmenët malejzianë kanë vëzhguar mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi. Berisha bëri të ditur se Malejzia do të mbështesë synimin e Shqipërisë për të qenë anëtare e (Vijon në faqen 4)

GREVA E LAKNASIT VAZHDON

TIRANE - Përveç katër kërkesave të njohura grevistët kërkojnë edhe lirimin e pesë shokëve të ndaluar - Njoftojmë mbarë opinionin, thonë në një letër drejtuesit “Zëri të popullit”- grevistët e Lakanasit, se greva po zhvillohet në rrugë ilegale në një vend të cilin nuk dëshirojmë të tregojmë se ku ndodhet. Ata ankohen ndaj shtetarëve se të drejtat e tyre në një shtet demokratik nuk mund të «zgjidhen» me policë e forca speciale, por vetëm duke zbatuar ligjin. Është turp, thonë ata, që njerëz të armatosur nga shteti të dhunojnë njerëz të paarmatosur, burra, gra dhe fëmijë, të cilët nuk kërkojnë gjë tjetër veçse bukën e gojës. Shteti luan me fatin e këtyre njerëzve kur kërkon të gjejë në mes tyre «agjentë» e bashkëpunëtorë të sigurimit. Më poshtë ata kërkojnë plotësimin me çdo kusht të katër kërkesave të parashtruara e të njohura botërisht, duke shtuar edhe kërkesën më të re që ka të bëjë me lirimin e pesë shokëve të tyre grevistë që ndodhen në burg. Ata u kërkojnë gjithashtu ndihmë gazetave shqiptare të publikojnë këtë ndërmarrje të re të grevistëve.

Pajtime me detyrim në RD

Administrata e pushtetit lokal në Kurbin është vënë para një detyrimi: pajtimi me çdo kusht në RD. Më i dalluari ndër drejtuesit e departamenteve që qenë drejtori i drejtorisë së bujqësisë, z. Skënder Tola, i cili në departamentin që ai drejton e ka realizuar këtë detyrë 100 për qind. Do punonjës ka paguar me detyrim 780 lekë të reja, pavarësisht se thuajse asnjë prej tyre, përveç vetë Skënderit, nuk e lexon këtë gazetë. Burime që s’pranojnë të identifikohen, pohojnë faktin se ky detyrim buron nga një urdhër nga lart.

Kryetari i Rendit në fushatë elektorale!

Paradokse të kohës nga Kurbini Fatmir Amuli, kryetar i rendit në rrethin e Kurbinit i ardhur që nga Malësia e Madhe, pak muaj më parë, ku edhe ishte po kryetar rendi, është në ethe. Bëmat e tij në atë rreth u «konkretizuan» edhe në një denoncim të vetë Prokurorisë të Përgjithshme e botuar dhe në shtypin e PD-së. Por ja që «sa hap e mbyll sytë procesi ndaj Fatmirit është mbyllur. Siç është thënë ai është «kockë e fortë» e PD-së. Edhe në Kurbin pa përfillur ligjin, ai po merr pjesë i angazhuar totalisht në fushatat që organizon PD-ja, siç është edhe kjo e fundit e «rikonstruktimit» të saj. Kryetari i rendit është parë të angazhohet edhe në pranimin e reja në PD, si në Milot etj., tek shoqëron “udhëheqësit” e PD-së dhe me fuoristradë policie për t’u thënë njerëzve: «Në jemi partia e shtetit». Është parë që Fatmiri, kryetar i rendit, të marrë pjesë edhe në mbledhjet e këshillit të drejtues si dhe të kryesie së PD në Kurbin. Si dikur, kur drejtuesit e rendit merrnin pjesë në mbledhjet e forumeve më të larta të partisë. Pra si edhe dje, pa asnjë ndryshim.

Trillan Shehu kërkon 2000 metër kalror në plazh

Shkelje në procedurat ligjore Në serinë e shkeljeve të rënda ligjore përveç një kategorie të privilegjuar njerëzish që gëzojnë mbështetje nga pushteti, janë shtetarët që abuzojnë me pronën private dhe shumë prej pronave të lara të këtij pushteti, të cilat në vend të një hapësire ligjore, i japin një tjetër favor të paligjshëm. Pa dyshim një veprim i tillë, duke shpërdoruar veprime e lira në këto dyshime dhe veprime të tjera në këto kohë, do ngreje pikëpyetje dhe do ngjallë rreth e rrotull e zhvillimeve të radhës e po- Sakaq ligja për komisionin e kth- mit të pronave që me veprime të pabazuara i lëshon vërtetime në erë për njohje pronësie dhe për gjykatën e rrethit të Durrësit që me veprimet e ndërmarra në mënyrë antiligjore bëhet shkak për skandale juridike dhe përballë tyre qëndron kryetari i paktë, i paktë? nënshkruesi sekretari i PD-së Trifon Shehu i cili në rrugën e ndërmarrjeve bën një kërkesë të tillë në refuzim pronësie, pak të pa përdorur dhe pronë? ... përfitim, shkelje ligjesh e vendimesh, skandale të tjera për përfitimin e pronave në mënyrë të paligjshme, por për marrëveshje të nënshkruar me? Në një seri(?) të një trualli (nga ana e nënsisë të tij) për me qenë se 2000 metra në lagjen nr. 13 në zonën e plazhit, kreu 1 PD-së T. Shehu, vitet përballë qytetarit Asllan Çaparo, i cili nga ana e tij paraqet në shitjen pretendim. Pikërisht për këtë qëllim ky i fundit paraqet pranë komisionit të kthimit të pronave dokumentacionin e nevojshëm. Por ky komision i ndodhur përballë presionit të njërit prej përfituesve më të tjerë, ... (Vijon në faqen 2)

Ku ka shkuar subvencioni shtetëror

BULQIZE Shtyrja pambarin e mbledhjeve të këshillit të rrethit, shtyrje deri në harrim, është një dukuri tashmë e rëndomtë në Bulqizë. Sami Cara, kryetar i grupit të këshilltarëve socialistë në këshillin e rrethit pyet publikisht kryetarin e këshillit e rrethit: Ku ka vajtur subvencioni shtetëror për lëndën djegëse, subvencionin i vitit të kaluar. Fjala është për 700 mijë lekë dru zjarri, 200 mijë lekë qymyrgur dhe 100 mijë lekë vajguri. Pyetjen sone sec cili është mendimi i tij, ai e përgjigjet “Mund të jetë djegur apo edhe mund të ketë shkuar në veshë të plisë që duhet ta bënte kontrolli i shtetit.” Korresp i «Zëri të popullit»

Lajmërim

Ditën e martë, dt. 27 qershor 1995, ora 10, në selinë e PS-së Tiranë, zhvillohet mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS-së me rend dite: «Konkretizimi i mënyrës së alternativave të PS-së, detyrë themelore e komisioneve të saj». Njoftohen anëtarët e KPD-së dhe deputetët e PS-së për pjesëmarrje në mbledhje. Kryesia e PS-së.