27/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

27 qershor 1995

Shqipëria do të shesë toka bregdetare për shlyerjen e një pjese të borxhit të jashtëm!?

Po botojmë në numrin e sotëm lajmin e Agjensisë Austríake - APA; ku si burim informacioni kanë shkëputur për të organet e shtypit që botohen në Pragë, kryeqyteti i republikës Çeke e që bën fjalë për shlyerjen e borxhit të jashtëm që shteti shqiptar i ka atij Çek. Përveç kësaj në këtë problem ka shkruajtur më datë 24.06.95, para tre ditësh edhe gazeta vjeneze «DIE PRESSE», datë e cila përkon me përfundimin e vizitës që bëri në Shqipëri Ministri i Jashtëm çek, z. Zieleniec. Vizita zyrtare e tij, pas bisedimeve me Presidentin e Republikës Berisha, Kryeministrin Meksi, Kryetarin e Parlamentit Arbnori dhe Ministrin e Jashtëm Serreqi u quajt nga mjetet shqiptare të informimit zyrtar si me sukses të suksesshme. Meqë lajmi i cili ka të bëjë me shitjen e pasurive natyrore që ka Shqipëria në kompensim të borxhit ndaj Çekisë, është i një forme tronditëse në se është e vërtetë, ne kërkuam dje një konfirmim zyrtar nga Kryetari i Komisionit për Borxhin e Jashtëm, e njëkohësisht zv-kryeministër z. Dylber Vlorës, por që nuk mundëm ta realizonim dot. Nga ana tjetër nga përfaqësuesit më të lartë të Bankës Kombëtare Shqiptare, na u shprehën përmjet bisedës telefonike se “Ne jemi vetëm për administrimin e borxhit, ndërsa me politikën e shlyerjes e diskutimet rreth tij merret Komisioni Shtetëror i Borxhit”. Duke menduar e njëkohësisht qenë të bindur se vetëm botimet publike i bëjnë zyrtarët e lartë të prononcohen shpejt - i bëjmë të ditur opinionit të gjerë në mënyrë të re e njëkohësisht poshtërsie që ka të bëjë me shlyerjen e borxhit të jashtëm, në rastin konkret ndaj Çekisë, (nuk dimë për të tjerat) mënyrë e cila deri tani nga zyrtarët e lartë të shtetit nuk është bërë e nevojshme të bëhet publike, por të mbahet e fshehtë. Për t’i ardhur në ndihmë lexuesit, falsifikimin e botuar në gjuhë të huaj po e botojmë në botimin e dhenë në shqip. Ja çfarë më përkthyem edhe më... Sipas shtypit austriak Shqipëria do të shesë toka bregdetare për shlyerjen e një pjese të borxhit të jashtëm!? Qeveria e sotme duhet ta kuptojë se ajo është vetëm një administratore e përkohshme dhe jo pronare e territoreve shqiptare Po botojmë në numrin e sotëm lajmin e Agjensisë Austríake - APA; ku si burim informacioni kanë shkëputur për të organet e shtypit që botohen në Pragë, kryeqyteti i republikës Çeke e që bën fjalë për shlyerjen e borxhit të jashtëm që shteti shqiptar i ka atij Çek. Përveç kësaj në këtë problem ka shkruajtur më datë 24.06.95, para tre ditësh edhe gazeta vjeneze «DIE PRESSE», datë e cila përkon me përfundimin e vizitës që bëri në Shqipëri Ministri i Jashtëm çek, z. Zieleniec. Vizita zyrtare e tij, pas bisedimeve me Presidentin e Republikës Berisha, Kryeministrin Meksi, Kryetarin e Parlamentit Arbnori dhe Ministrin e Jashtëm Serreqi u quajt nga mjetet shqiptare të informimit zyrtar si me sukses të suksesshme. Meqë lajmi i cili ka të bëjë me shitjen e pasurive natyrore që ka Shqipëria në kompensim të borxhit ndaj Çekisë, është i një forme tronditëse në se është e vërtetë, ne kërkuam dje një konfirmim zyrtar nga Kryetari i Komisionit për Borxhin e Jashtëm, e njëkohësisht zv-kryeministër z. Dylber Vlorës, por që nuk mundëm ta realizonim dot. Nga ana tjetër nga përfaqësuesit më të lartë të Bankës Kombëtare Shqiptare, na u shprehën përmjet bisedës telefonike se “Ne jemi vetëm për administrimin e borxhit, ndërsa me politikën e shlyerjes e diskutimet rreth tij merret Komisioni Shtetëror i Borxhit”. Duke menduar e njëkohësisht qenë të bindur se vetëm botimet publike i bëjnë zyrtarët e lartë të prononcohen shpejt - i bëjmë të ditur opinionit të gjerë në mënyrë e re e njëkohësisht poshtërsie që ka të bëjë me shlyerjen e borxhit të jashtëm, në rastin konkret ndaj Çekisë, (nuk dimë për të tjerat) mënyrë e cila deri tani nga zyrtarët e lartë të shtetit nuk është bërë e nevojshme të bëhet publike, por të mbahet e fshehtë. Për t’i ardhur në ndihmë lexuesit, falsifikimin e botuar në gjuhë të huaj po e botojmë në botimin e dhenë në shqip. Ja çfarë më përkthyem edhe më... «PRAG (apa). Shqipëria nuk përjashton mundësinë që një pjesë të borxheve të saj ndaj Çekisë të shlyhen nëpërmjet shitjes së pasurive natyrore në vendin tërheqëse si dhe turistike ende pak të shfrytëzuara në brigjet e Adriatikut. Shqipëria i detyrohet Çekisë në borxh që arrin shumë më rreth 15 milionë dollarë. Parlamenti shqiptar, sipas organeve të shtypit, do të merret së shpejti me një ligj që u jep mundësi të huajve të zotërojnë pasuri natyrore në Shqipëri. Praga ka si synim ngritjen e një qendre turistike çeke në brigjet shqiptare të Adriatikut. Para një viti Shqipëria e mori në konsideratë këtë mundësi të shlyerjes së borxheve. Por kjo ide u kundërshtua për të mos krijuar shembuj për të tjerë. Për të lënë të lirë lehtësit qyshkimi, për se evidencuam me sipër, duke shprehur edhe dëshirën tonë që ato të mos jenë të vërteta - po sjellim pjesë nga konkluzionet e vizitës të Ministrit të Jashtëm Çek në Tiranë, konkluzione të cilat tani janë botuar në shtypin zyrtar shqiptar. Konkretisht: “Zoti Meksi dhe zoti Zieleniec shkëmbyem mendime dhe patën mirëkuptim për problemin e borxhit të jashtëm që vendi ynë i ka Çekisë, për problemin e akordimit, të një kredie nga ana e qeverisë Çeke...” Gazeta «Rilindja Demokratike», faqe 2, datë 23.6.1995. Pra ka patur “mirëkuptim për problemin e borxhit të jashtëm që vendi ynë i ka Çekisë”. Çfarë del nga kjo dhe disa raste të tjera - të cilat asnjëherë nuk janë bërë publike nga përfaqësuesit e shtetit, por ka qenë shtypi që i ka nxjerrë ato në shesh? Ndodhemi përpara faktit që aktualisht vendi ynë është në borxhe ndaj disa shteteve të huaja, borxh i cili rritet nga dita në ditë. Por nëse për shlyerjen e këtij borxhi, krahas veprimeve të tjera që nuk ka pse të mos evidentohen si pozitive, dikush mendon ta ndajë Shqipërinë në copa-copa për t’ia dhënë të huajve si kompensim atëherë në një ditë të bukur ky vend do të kthehet në plaçkë tregu, jo më si vasal ekonomik, por njëkohësisht edhe pa dinjitet territorial, në një protektorat pa emër, anonin. Edhe shtete të tjera të Lindjes apo edhe perëndimit kanë borxhe ndaj njëra-tjetrës, por besojmë se ato nuk kanë zgjedhur këtë mënyrë të shlyerjes së borxheve vend, duke dhënë nën dorë copa territoriesh pasurish natyrore. Shlyerja e borxhit të jashtëm kërkon zhvillimin ekonomik të vendit, vjeljen e të ardhurave të natyrshme prej saj, kërkon shtimin e të ardhurave valutore nga eksporti e burime të tjera të ditura. Nëse shteti ynë i sotëm ka të dështuara në rënie në efeciencë të duhur të ekonomisë për shkak se teorieçientët e saj, pas rrafshim të çdo gjëje dhe kthimit në «Zero» nuk po e çojnë dot vendin në kuota e arritueshme - të paktën të mos e shetë atë që ka mbetur; truallin natyral shqiptar! Nëse kjo është një mënyrë origjinale «a-la» pedieste për shlyerjen e borxhit të jashtëm dhe në se rast i mirë, konkluzionet janë të vendosmërisë në pjesë e vogël e këtij borxhi - atëherë do të bëhet me borxhin tjetër, ku siç duket për të shlyer atë mbi 1 miliardë borxh do të shitet sa për shtetin jo vetëm male e fusha, dhe e liqene por edhe i madh i vogël. Shteti do të mundojë për shlyerjen e borxhit të jashtëm nga të ardhurat që siguron në buxhetin e vet e jo duke lëshuar territore. Të mos harrojmë se në mungesë të kapitalit para për krijimin e Bankës Islamiko-Shqiptare, shteti shqiptar pjesën e vet të kapitalit e ka kompensuar me tokë. Në po të njëjtën mënyrë i është dhënë tokë Bankës së Përbashkët Italo-Shqiptare. Pra rastet nuk janë një e dy, po a tha u vetën tre?

Vizitë zyrtare e delegacionit të PSSH në Rumani

Nga data 21-23 qershor 1995 ishte për një vizitë zyrtare në Rumani një delegacion i PSSH i përbërë nga Luan Hajdaraga nënkryetar i PSSH deputet dhe Shaqir Vukaj, Nënkryetar i Këshillit së Kuvendit Popullor anëtar i KPD të PSSH. Delegacioni u prit nga takime të veçanta nga zoti Adrian Nastas, kryetar i parlamentit rumun dhe dhe kryetar ekzekutiv i Partisë Demokracia Sociale të Rumanisë, (PDSR). Delegacioni u prit në takime të veçanta gjithashtu nga zotërinjtë Dan Marcian, Nënkryetar i Parlamentit Nënkryetari i PDSR-së, dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të kësaj partie, nga zoti Nikolae Veleanu kryetar i komisionit të jashtëm të parlamentit dhe anëtar i kryesisë qendrore të PDSR-së. Delegacioni i PSSH zhvilloi gjithashtu takime pune me zotërinjtë Miron Mifra, nënkryetar i PDSR-së dhe zotin Mirçea Pavlu nënkryetar i PDSR-së dhe kryetar i kësaj partie për Rajo-nin e Bukureshtit. Gjatë qëndrimit në Bukuresht, delegacioni u prit në Këshillin e Ministrave në takim zyrtar nga zoti George Piseckaru, sekretar i shtetit për problemet e integrimit europian dhe sekretar për marrëdhëniet me jashtë i PDSR. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme delegacioni zhvilloi një takim me zotin Sabin Pop, drejtor i përgjithshëm për Europën dhe Amerikën e Veriut. Në këto takime u bisedua për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe partive respektive. Gjatë takimeve u theksua nevoja e forcimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve të PSSH dhe PDSR-së të cilat ato si parti të majta synojnë në realizimin e programeve social - ekonomikë të tyre në përputhje me veçoritë e sejcilit vend dhe standartet demokratike europiane. Partia e Demokracisë Sociale të Rumanisë, është Partia kryesore politike e cila ka shumicën e vendeve në parlamentin rumun, dhe nga viti 1992 së bashku me 4 parti të tjera qeverisë Rumaninë. Takimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe u cilësuan si mjaft frytdhënëse. Zëdhënësi i Shtypit i PSSH

Takime të deputetit Anastas Angjeli në departamentin e shtetit të SHBA

Gjatë qëndrimit në Washington, anëtari i KPD të PSSH, deputeti Anastas Angjeli u prit në takim të veçantë nga drejtori i Qendrës së Punëve Evropiane Krist Hill, me të cilin u shkëmbyen mendime rreth situatës politike dhe ekonomike në Shqipëri, vazhdimisht të reformave demokratike të ekonomisë së tregut në drejtim të rritjes së biznesit të vogël si dhe krijimit të lehtësive të garancive për investitorë të huaj në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në Washington, anëtari i KPD të PSSH, deputeti Anastas Angjeli u prit në takim të veçantë nga drejtori i Qendrës së Punëve Evropiane Krist Hill, me të cilin u shkëmbyen mendime rreth situatës politike dhe ekonomike në Shqipëri, vazhdimisht të reformave demokratike të ekonomisë së tregut në drejtim të rritjes së biznesit të vogël si dhe krijimit të garancive për investitorë të huaj në Shqipëri. Gjithashtu u bisedua me interes dhe për situatën në Ballkan për marrëdhëniet Shqipëri - Greqi si dhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Evropës dhe të SHBA. Deputeti Anastas Angjeli u takua edhe me kryetarin e grupit të ngarkuar nga Instituti Demokratik i Kongresit Amerikan për të ndihmuar vendet e Evropës jug-lindore, ish senatorin Lucien N. Neidz. Objekt i bisedës ishin problemet e jetës parlamentare në Shqipëri, funksionimi i grupeve parlamentare në miratimin dhe kontrollin e zbatimit të ligjeve etj. Ai e falënderoi zotin Neidz për ndihmën që ky institutit i ka dhënë parlamentit shqiptar dhe kërkoi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në vazhdim deputeti Anastas Angjeli ndodhi disa çaste pune në sallën e Kongresit dhe të Senatit të SHBA, ku u takua edhe me drejtues e analistë të politikës së jashtme e të qëndrës së studimeve shkencore të Kongresit Amerikan. Zëdhënësi i shtypit, i PSSH

35 milion ECU - për investimet në Shqipëri!

Shqipërisë ju dhanë edhe 35 milionë EKU për investime në infrastrukturën nga Komuniteti Evropian. Këto investime, prekën sektorë të tillë si ai i infrastrukturës dhe do të përdoren kryesisht në fushën e transportit. Peshën kryesore në këtë fushë, do ta zënë investimet në autostradën Tiranë - Durrës, një pjesë e tyre do të përdoret për arsim, kulturë dhe asistencë teknike. 1.3 milionë nga kjo shumë do të përdoret për doganën e Kakavijës dhe infrastrukturën e saj. Marrëveshja për palën shqiptare u shënua nga zv. kryeministri Vrioni dhe shefi i delegacionit të KE-së në Shqipëri Elo Germano. Korresp i «Zërit të popullit»

Fytyra e shtetit të sotëm...

Sic është vënë re përballjet e shtetit, e, më drejtëpërdrejtë, të qeverisë, kjo kohët e fundit, janë shpesh-shpesh. Po kujtojmë ato më të fundit: të Bathores e më pas të Lakanit? Vet tyre, me dhjetëra peticione kanë ardhur në adresë të organeve më të larta të pushtetit me protesta për përparësitë që ju bëhen duke kërkuar mbështetjen e që qeveria... Pas dy peticioneve Fytyra e shtetit të sotëm... As ligjor, as i të drejtës dhe as social Sic është vënë re përballjet e shtetit, e, më drejtëpërdrejtë, të qeverisë, kjo kohët e fundit, janë shpesh-shpesh. Po kujtojmë ato më të fundit: të Bathores e më pas të Lakanit? Vet tyre, me dhjetëra peticione kanë ardhur në adresë të organeve më të larta të pushtetit me protesta për përparësitë që ju bëhen duke kërkuar mbështetjen e qeverisë e opozitës, ndërrimeve, Midis tyre vëmendjen e lartë e plotë e kanë tërhequr edhe dy hot-et e kolektive dhe dy hot-eleve të hotelit «Drita», «Hotel Dri...», «Hotel - Hotel - ...». Shpërthimi? ... Protesta e 100 punonjësve të hotel «Rozafa» ju drejtue tre ... ministrave... (Vijon në faqen 2)

Është detyrë e shtetit të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve

Presidencës së Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave Kryesisë së Kuvendit Popullor Radio Televizionit Gjithë Gazetave të përditshme Konfederata e Punëdhënësve Shqiptarë (KONBIS), është tepër e shqetësuar për aktet e dhunshme e kriminale që përdoren në dëm të antareve të saj. Vrasjet e grabitjet e tregëtarëve, afaristëve, kambistëve çdo ditë që kalon po shtohen. Kudo e tek kush do ndihet frika e pasiguria ndaj jetës dhe pronës. Është detyra numur një e shtetit të forojë së shpejti dhe të lerë, që të vendosë me njëherë qetësinë dhe paqen sociale midis shqiptarëve që shumë të terrorizuar nga diktatura e egër komuniste. Kryesia e kësaj Konfederate, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Jusufi, i premton se do të... (Vijon në faqen 3)

Qëndrim flagrant ndaj interesave të punonjësve

Presidentit të Republikës Z. Sali Berisha Kryetari Kuvendit Popullor Z. Pjetër Arbnori Kryetarit Këshillit Ministrave Z. Aleksandër Meksi Ministrit të Ndërtimit dhe Turizmit z. Dashamir Shehu Gjykatës Kushtetuese Gjykatës Kasacionit Prokurorisë Përgjithshme Ministrisë Drejtësisë Ministristrisë Financave Agjencie Kombëtare të privatizimit Ndërmarrjes Albturist Sindkata e Pavarur e Punonjësve të Ushqimit të Shqipërisë me q... në Tiranë, mbanë është njohur edhe me kërkesën dhe protestën e dërguar së saj në Shkodër, Sindikatës së Pavarur të punonjësve të Ushqimit të Hotel Turizmit, «Rozafa»-pronëton kundër vendimit të padrejtë të Këshillit të Ministrave, i cili me datë 05.06.1995 vendosi: «Për formën e privatizimit të disa objekteve shtetërore - ku është Hoteli Turizmi Rozafa». Vendimi 1 KM Nr. 275 bie ndesh me formën e privatizimit të miratuar si dhe vendimin e KM Nr 51 datë 30.01.1995 i cili pezullon privatizimin e objekteve që nuk janë publikuar, e të cilat do të... (Vijon në faqen 3)

Ndërmarrjet shtetërore në zinxhirin e paaftësisë paguese

Mos shlyerja e detyrimeve i ka vënë në konflikt ndërmarrjet shtetërore të Elbasanit. Janë përballë njëra tjetrës pikërisht ndërmarrje të mëdha e që plotësojnë nevojat e dorës së parë të qytetarëve-elektrikë dhe ujësjellës. ELBASAN Ndërmarrjet shtetërore në zinxhirin e paaftësisë paguese Mos shlyerja e detyrimeve i ka vënë në konflikt ndërmarrjet shtetërore të Elbasanit. Janë përballë njëra tjetrës pikërisht ndërmarrje të mëdha e që plotësojnë nevojat e dorës së parë të qytetarëve-elektrikë dhe ujësjellësit. Që prej vitit 1993 janë dhjetra ndërmarrje shtetërore që kanë akumuluar ndaj ujësjellësit një borxh që kap shumën prej afro 48 milionë lekë të reja. Ndërkohë që për shkak të moslikuidimit të këtyre borxheve, kjo ndërmarrje i detyrohet një tjetër ndërmarrjeje, asaj elektrike, me 27 milionë lekë. Siç duket ujësjellësi ndodhet mes dy zjarreve. Nga njëra anë borxhi që i ka elektrikut, dhe nga ana tjetër klientë shtetërorë që i detyrohen asaj, me të cilët ka akumuluar edhe sa herë një gjykatë. Edhe sot problemi ka mbetur i pazgjidhur. Borxhet vazhdojnë të shtohen dhe ndërmarrjeve ju rëndohet bilanci. Për ndërmarrjen elektrike qeveria ka gjetur një zgjidhje: Kush nuk paguan detyrimet ndaj saj, i ndërpritet energjia. Por këtë veprim ujësjellësi nuk mund ta bëjë pasi, siç sqaron drejtuesit e saj, po ta ndërpritet furnizimi me ujë ndërmarrjeve debitore, kjo do të sillte edhe ndërprerjen e furnizimit ndaj qytetërve, nga që strukturat e ndërmarrjes furnizues është e tillë që shërben edhe për qytetarët edhe për ndërmarrjet. Nga ana tjetër qeveria, problemi e debitorëve të elektrik-ut e ka zgjidhur në mënyrë tjetër: bankat, sipas urdhëresës së qeverisë, nuk u... (Vijon në faqen 2)