Konkretizimi i mëtejshëm i alternativave të PS-detyre themelore e komisioneve të saj
Mbledhje e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste
- Partia Socialiste nuk do të bjerë në kurthin e së kaluarës për të harruar të sotmen -
KRONIKË Dje paradite nën drejtimin e zv. Kryetarit të Partisë Socialiste Servet Pëllumbi u zhvillua në Tiranë mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues me rend dite Rritjen e rolit të komisioneve të partisë për konkretizimin e mëtejshëm të alternativave socialiste. Në raportin, të cilin në emër të kryesisë e mbajti Gramoz Ruçi, i bëhej një analizë e gjithanshme në frymë kritike veprimtarisë së deritanishme të këtyre komisioneve dhe përcaktoheshin detyra konkrete për të ardhmen. Më pas u vazhdua me diskutime. I pari e mori fjalën anëtari i kryesisë së partisë dhe deputet në Kuvendin Popullor Dritëro Agolli. Ai vlerësoi lart punën e këtyre komisioneve në zbërthimin, konkretizimin e pasurimin e alternativave socialiste në funksion të luftës së sotme politike. Punën e komisioneve ai e quajti «skica dhe bocete» të cilat shërbejnë për të ndërtuar punën e partisë sot dhe kur të marrë pushtetin. Në këtë kuadër Dritëro Agolli the- theksoi domosdoshmërinë e një pune konkrete që duhet bërë me njerëzit sipas specifikave, në fshat, në qytet, me të papunët, me të pasrehët, me studentët. Duke punuar konkretisht partia do t’i pasurojë vazhdimisht. (Vijon në faqen 4) — Në përgjithësi konstatohet një përgjegjshmëri dhe seriozitet nga pjesëmarrësit dhe drejtuesit e komisioneve për fillimin e punës së tyre. — Pothuajse (në qendër dhe në rrethe), të gjitha komisionet kanë zhvilluar diskutime, debate, vëzhgime, si dhe kanë përgatitur materiale serioze në funksion të profilit të komisionit. Pozitive është se është grumbulluar dhe po grumbullohet dukshëm është zgjerimi i komisioneve në të përbërjen e tyre ashtu edhe dizemin e asaj që në dimë dhe qeverisim me dimë të bashkëpunojmë. Prandaj, si tipar të dytë do të cilësonim pikërisht punën e mirë që ka filluar të bëhet nga këto komisione. Dukët që grupimet e intelektualëve në organizma të tilla janë forma më e mirë e tërheqjes së mendimit të tyre. Përvoja e derisotme, duke gjykuar nga studimet që na kanë dërguar rrethet, tregon qartë se komi- ar nga momentet e krijimit, kompletimit, përcaktimit, të fizionomisë dhe profilizimit sipas problemeve pikëqytëse. Në këtë proces arritja më e rëndësishme është fakti që në përbërje të komisioneve në rrethe janë aktivizuar intelektualët dhe specialistët më të mirë të fushave të ndryshme. Nga studimi i të dhënave rezulton se në përbërjen e komisioneve në rrethe marrin pjesë 3166 vetë, prej të cilëve 1687 ose 53.28 përqind janë anëtarë të komiteteve drejtuese të rretheve. Duke e parë në këtë raport me numrin e përgjithshëm të të zgjedhurve, del se 94. (Vijon në faqen 2)
Raport i Kryesisë së PS, mbajtur nga Gramoz Ruçi
Detyrat e shtruara në mbledhjen e fundit të Komitetit Drejtues të Partisë për një përgatitje sa më serioze, si për të fituar në zgjedhjet e ardhshme e veçanërisht për qeverisjen e vendit, për të përligjur besimin e elektoratit tek Partia Socialiste, padyshim i kanë dhënë një shtytje riorganizimit dhe funksionimit të komisioneve të përhershme në qendër dhe në bazë.
Që në fillim mund të nënvizojmë se përvoja e deritanishme e ngritjeve dhe funksionimit të komisioneve ka provuar më së miri nevojën e tyre. Periudha qysh nga mbledhja e mëparshme e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues është karakterizuar nga momente të krijimit, kompletimit, përcaktimit, të fizionomisë dhe drejtimit themelore të punës së tyre.
- drejtuesit e komisioneve për fillimin e punës së tyre.
Një material faktik dhe problemor në ndihmë të hartësimit dhe konkretizimit të alternativës së PS.
- Përvoja e deritanishme tregon si për interesimin e madh të anëtarëve të komisioneve të angazhuar, ashtu dhe për nevojën e zgjerimit të rrethit të specialistëve dhe bashkëpunëtorëve të këtyre komisioneve.
I. Mbi riorganizimin dhe veprimtarinë e komisioneve në rreth dhe pranë Komitetit të Përgjithshëm Drejtues.
1. Në rrethe.
Me riorganizimin e ri gjejmë më e dukshme është zgjerimi i komisioneve në përbërjen e tyre ashtu edhe në profilizimin sipas problemeve përkatëse. i të dhënave,
5 përqind e tyre janë aktivizuar në komisione. Kjo tregon shkallën e lartë të vënies në eficencë të këtyre forcave, duke i shndërruar ato në organizma të drejtimit efektiv.
Tërheqja masive e intelektualëve dhe specialistëve më të zotë në përbërje të komisioneve të ndryshme ka ndikuar në efektivitetin e punës së tyre. Mjafton të përmendim faktin se në komisionet e rretheve janë aktivizuar 1475 intelektualë të pazgjedhur në organet e partisë, ndërsa 452 ose 14.27 përqind e tyre nuk janë anëtarë partie. Kjo është një dukuri pozitive, që lidhet sa me konceptimin e partisë, që këto komisione janë të hapura si për problemet që diskutohen, ashtu dhe për pjesëmarrjen e të rinjve e të tjerëve në zgjidhjen e asaj që ne dimë të qeverisim me zëmë të bashkëpunojmë. Prandaj, si tipar i filluar të bëhet nga këto komisione. Duket që grupimet e intelektualëve në
MEGJITHËSE DALIN PROBLEME, SHQIPËRIA MUND TË PRANOHET...
Në Këshillin e Evropës në Strasburg:
- Miratohet raporti i reporterit Viktor Russy.
- Kolumberg i kërkon komisionit që Shqipëria të pranohet në shtator.
Dje u zhvilluan mbledhjet e dy komisioneve të cilat diskutuan raportet e tyre për pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës.
Në komisionin e vendeve jonanëtare, pas disa diskutimeve pro e kundër, raporti i reporterit Viktor Ryssy u aprovua.
Por dolën probleme të paparashikuara në diskutimet e komisionit juridik dhe të të drejtave të njeriut.
Reporteri i këtij komisioni Kolumberg i kërkoi komisionit që të shtyhet pranimi i Shqipërisë për në shtator. Arsyeja për këtë kërkesë, është se ai nuk ka marrë përgjigje pozitive nga autoritetet shqiptare, për disa amendamente që ai i propozoi si dhe disa informacione të fundit që kanë të bëjnë me shkeljen e pavarësisë së organeve gjyqësore dhe të lirisë së shtypit. Por meqënse ishte aprovuar futja në rendin e ditës diskutimi i pranimit të Shqipërisë, komisioni gjeti një rrugë të mesme: Ai vendosi që rekomandimet e tij t’i hartojë pas përfundimit të debatit në Asamblenë Parlamentare dhe t’ia paraqesë ato Komitetit të Ministrave, i cili ka të drejtën të ratifikojë pranimin me të drejta të plota të Shqipërisë në Këshillin e Evropës.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit të Partisë Socialiste
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes fton presidentin shqiptar në Pentagon
Dje Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Uliam Perri, priti dhe zhvilloi një bisedë me ambasadorin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jublin Dilja. Sekretari amerikan i mbrojtjes Perri u shpreh i kënaqur, për nivelin e bashkëpunimit ushtarak mes SHBA-së dhe Shqipërisë dhe tepër optimist, për të ardhmen. Ai gjithashtu vuri në dukje disa nga rezultatet më të mira që ka arritur vendi ynë dhe tha se është i kënaqur, për vizitën e ardhshme që do të bëjë atje, Presidenti shqiptar Sali Berisha, duke bërë në të njëjtën kohë edhe një ftesë në adresë të tij, për të vizituar Pentagonin. Gjithashtu ai vlerësoi atashimin e këshilltarëve ushtarakë amerikanë, pranë ushtrisë shqiptare, duke i vlerësuar ata si një ndihmë të mëtejshme në procesin e reformimit dhe përsosjes së saj.
Nga ana e tij ambasadori shqiptar Dilja, e falënderoi zotin Perr për ndihmën dhe kontributin e tij, për të ndihmuar vendin tonë dhe sidomos ushtrinë shqiptare dhe u shpreh optimist për nivelin e ardhshëm të bashkëpunimit mes dy ushtrive. Ai gjithashtu e falënderoi zotin Perri edhe për ftesën e bërë Presidentit Berisha për të vizituar SHBA-në.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
Shqipëria dhe arkitektura e re e sigurimit evropian
Aktiviteti i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut
Dje në një nga mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, Shoqata Shqiptare e Atlantikut organizoi një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Joseph Lake, i cili mbajti një fjalë me temë «Shqipëria dhe arkitektura e re të sigurimit evropian». Në fjalën e tij ambasadori Lake pasi bëri një ekspoze të shkurtër të rolit të NATO-s në dyzet vitet e fundit, për ruajtjen e paqes në Evropë, u ndal në tema të veçanta si «Shqipëria dhe Ballkani, lidhja që ekziston midis institucioneve demokratike dhe zhvillimit ekonomik dhe arkitekturës evropiane të sigurimit, rreth vizionit të presidentit Klinton, lidhjet e Shqipërisë me Unionin Evropian, OSBE-në, rolin e Partneritetit për paqe si edhe rreth të ardhmes së Shqipërisë e perspektivës së integrimit të saj në strukturat euroatlantike.
Fjala e Ambasadorit Lake u dëgjua me vëmendje nga të pranishmit, të cilët bënë disa pyetje rreth problemeve që u trajtuan në kumtesë.
Për interesin që paraqet, fjalën e ambasadori Joseph Lake mbajti në këtë takim do ta botojmë të plotë në faqen 3.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Vendoset «pushimi» i kodit të ri penal
Dje në Gjykatën e Tiranës
Nënshtërimi partiak nuk njeh ligj, prova, dokumenta e argumente, por vetëm verbëri qorre.
Dje në Gjykatën e Tiranës
Vendoset «pushimi» i kodit të ri penal
Nënshtërimi partiak nuk njeh ligj, prova, dokumenta e argumente, por vetëm verbëri qorre.
Drejtësia shqiptare, ritregoron edhe njëherë se vazhdon të qëndrojë në diktatin e urdhërit partiak. Vetëm pak orë, nga mbledhja ku do të takohet njeriu i Shqipërisë me të drejta të plota në Këshillin e Evropës, një nga kushtet e së cilës është edhe pavarësia e organeve të drejtësisë, ajo e thellon edhe më tej qëndrimin e saj, si vegël në duart e pushtetit duke u përdorur si mjet goditës, ndaj kundërshtarëve e opozitës, pushtetit dhe PD-së.
Një seancë e shkurtër gjyqësore, dje në Gjykatën e Faktit e Tiranës, e drejtuar nga Fehmi Petku e prokuror Thomai Jani, vërtetoi dhe njëherë me vendimin e vet, se për organet e drejtësisë shqiptare nuk ka asnjë hap të lirë dhe të pavarur nga qendra e djeshme. Seanca e djeshme, siç bëhet e ditur, ka qenë e zhvilluar me kërkesën e drejtorit të Qendrës Ekonomike «Progresit» të PS-së, Përparim Xhixha dhe të PS-së— Përparim Xhixha dhe dy avokatë, kërkonin pushimin e çështjes penale e njëkohësisht heqjen e masës së arrestit në gjendje të lirë nga masa e arrestit në burg. Por, fatkeqësisht ashtu siç pritej, u paracaktua që 1 dosja «Skandal i 400,000 dollarëve» «Zëri i Popullit», do të vazhdojë të hetohet sipas varianteve dhe mënyrave të reja.
Hyrja e Kodit të Ri Penal, u duk se hapi rrugën edhe për ish drejtorin Xhixha. I ndaluar e akuzuar për shpërdorim 313 Tirane, e akuzuar sipas nenit 106 të Kodit të ri penal Penal, për veprën e shpërdorimit të detyrës. Marrja e tij i formit të detyrës. Akuza ishte ngritur e pandarë me një grup të pasurish, që pas veprimi i këtij neni mund të cenonte më shumë se një person; e cila është e ndërmarrë. Neni 106 i aplikimit dhe për veprimet si të njëjtën firmë, veprimet e përmendura, është e ...
Duke argumentuar kërkesën për pushimin e çështjes penale në ngarkim të tij, Xhixha dhe të avokatët, kërkuan se akuza e shpërdorimit të detyrës, sipas nenit 106 të Kodit të mëparshëm Penal nuk qëndron, Xhixha theksoi se firma «Progresi» është një ndërmarrje private, me pronar PS-në dhe se ai vetë, ka qenë një punonjës i saj i punësuar në të. Origjinën e këtij fondi për të cilin flitet tha ai e di vetëm pronari i ligjshëm i saj dhe jo unë. Veprimtarinë e tij ai e quajti plotësisht të mbështetur në ligj. Askush nuk mund të vërtetojë se është shkelur ndonjë ligj, tha ai, prandaj duke e quajtur të padrejtë akuzën e bërë ndaj meje, kërkoj pushimin e çështjes penale.
Avokatët e tij kërkuan pushimin e çështjes penale dhe cilësimin pa bazë ligjore. Klienti jonë, thanë ata, ka vepruar me bazë të gjitha ligjeve dhe rregullave mbi të cilën veprojnë të gjitha ndërmarrjet private në vendin tonë. Më tej, ata theksuan se edhe pse Xhixha ka kryer rreth dy muaj burg, nuk është marrë asnjë veprim konkret nga organet për vërtetimin e akuzës dhe përftimin dhe të akt-ekspertizës.
Duke vazhduar më tej avokati i tij, Riza Xhixha, theksoi mungesën e të dhënave dokumentave dhe të theksuar të pasaktësive në dokumentet e prodhuara. Të gjitha këto mangësi, tha ai kanë çuar në formimin e një akuze skandaloze. Duke iu drejtuar trupit gjykues ai u shpreh, se deri tani nuk është vërtetuar asnjë akti dokument, që të parashqëlluar as para gjykatës dhe vepronte si në para, organet e burgosjes nga pala tjetër.
Avokati tjetër, Lleshi, ripërsëriti dhe bëri procedurën së ashtu të shqyrtuar për të lirim e të pandehurit si dhe e mbylli gjithë procedurën «Edhe e quajti gjyqësore».
Duke argumentuar se faktet e kërkojnë i—dënë e kolegut të tij, se nuk ekziston asnjë dokument që të faktojë pronësinë e shtetit mbi këto para.
Por, prokuroria ishte «përgatitur» të luftonte me skenarë të rinj. Duke dashur të mos lerë shteg në pretendimet e Xhixhës dhe avokatëve të tij, z. Jani theksoi se prokuroria ka bërë një përshtatje me Kodin e Ri Penal në rikualifikim të veprës, sipas nenit 256, por tashmë të quajtur «Shpërdorim të kontributeve të dhëna nga shteti». Sipas këtij neni: «Shpërdorimi i kontributeve, subvencioneve ose financimeve të dhëna nga shteti ose institucionet shtetërore, për t’u përdorur në veprat dhe veprimtari me interes publik dënohet me gjobë me burgim deri në 3 vjet. Dukur i bazuar në këto ndryshime, ai kërkoi, që hetimi i çështjes të vazhdojë në këtë gjendje arresti me pretendimin se hetimet nuk kanë përfunduar dhe së bashku me të nuk është formuluar edhe akuzë përfundimtare.
Prokurori vazhdoi të mbrojë pretendimin se këto fonde janë nga buxheti i shtetit, pa paraqitur për këtë ndonjë material apo provë. Ai njësoj i të lexonte ndonjë shkrim në gazetën RD, përsëriti disa herë, se këto para janë nga «Fondi i Solidaritetit», i cili është krijuar nga subvencionet e shtetit.
I dhënë rreth një orë e gjysmë më vonë, vendimi i dhënë nga gjyqtari nuk kishte asnjë ndryshim nga kërkesat që bëri prokurori. Ai quajti të pabazuar kërkesën e bërë nga Xhixha, të lidhshme veprimet e rënda hetimore duke vendosur nëfundimisht refuzimin e kërkesës së tij.
Vendimi i djeshëm është një ar-
(Vijon në faqen 2)
Situatë e rëndë në Lakatund
Është një nga komunat më të mëdha të Vlorës e cila në këto vite të tranzicionit po kalon vështirësi të jashtëzakonshme. Një popull punëtor i thjeshtë, që ka jetuar me djersën e ndershme të ballit, sot përballon një gjendje të vështirë ekonomike.
Mungojnë kushtet elementare të jetesës, veçanërisht uji i pijshëm. Problem që cilin banorët e Lakatundit, Grabianit, Shushicës, Dritasit, Mekatit të dytë po e përjetojnë çdo ditë. Banorët e kësaj komune brendin me kaq shumë për të siguruar ujë për të pirë. Të zhgënjyer nga premtimet e qeverisë e të pushtetit lokal, ata nuk kanë asnjë shpresë se situata do të përmirësohet.
Sigurimi i ujit të pijshëm është bërë motivi kryesor i ditës për mi-
(Vijon në faqen 2)
Në Shqipëri do të dislokohen avionë spiunë
Komanda e SHBA në Evropë do të dislokojë sistem mjetesh zbulimi pa pilot Predator në aeroportin e Gjadrit në Shqipëri, duke filluar nga fundi i kësaj jave së filluari të javës, që vjen, në mbështetje të operacioneve të NATO-s në ish Jugosllavi.
Sistemi do të mbërrijë në Shqipëri i shoqëruar prej afro 100 vetësh, personel ushtarak dhe punonjës civilë. Dislokimi mendohet të zgjasë afro 60 ditë, por ai mundet të zgjatet në qoftë se e justifikojnë rrethanat.
Avionët e zbulimit pa pilotë sigurojnë rrezikshmëri të ulët, zbulim efektiv të vazhdueshëm dhe survejim. Të dhënat e mbledhura nga predatorët gjatë fluturimeve mbi Bosnjë do t’i jepen NATO-s për të përdorur në operacionet monitorizuese në ish Jugosllavi.
Emigrantët shqiptarë krejtësisht të pambrojtur
DURRËS
Emigrantët shqiptarë krejtësisht të pambrojtur
- Fati tragjik i një të riu shqiptar -
Dhembje dhe lotë në familjen Shanaj. Pas përpjekjeve të pafund për një jetë më të mirë duke emigruar në Itali, djali 24-vjeçar Lavdosh Shanaj, është vrarë dhe vdekum në familje duke thyher rëndë zemrën e prindërve, gruas dhe nipërve të tij të afërt. Ka mbetur krejtësisht misterioze arsyeja e vrasjes së tij. Trupi pa jetë i të riut shqiptar, sakatuar nga një breshëri plumbash në dhe u huaj, 26 vjeç pranë 103 jetëve të këputura larg nga mëgrim, fundi tragjik i të cilëve ka hapur qindra plagë në vatrat familjare në Durrës.
Vritet një njeri. Ai është shqiptar. Kush përgjigjet për fatin e tij? Qeveria shqiptare hesht. Pala italiane nuk jep shpjegime.
Janë pikërisht bashkëatdhetarët të mbrojtur me dashuri dhe dhimbje për shokun e tyre, për fatin e keq të bashkëkombasit të tyre, të cilët ndërmarrin aktin human, atë të kthimit të trupit të viktimës në atdhe, një javë pas vrasjes.
«Eshte një plagë e pashërueshme dhe e dhimbje e ditlit,»-thotë superylli Ramadan Shanaj (baba i viktimës). Asnjë arsye nuk më ka shpjeguar rreth saj. Në xhepat e xhaketës së tij ishte pasaporta dhe disa lireta. Qeveria shqiptare nuk më ka kthye asnjë përgjigje. Jo vetëm kaq, por nga ana e saj nuk është lidhur as me pensioni për fëmijë e mbetur jetim, i mbetur në një gjendje krejtësisht të rëndë ekonomike, nuk di se ku të drejtohem për të kërkuar qoftë dhe një shkëndijë të së drejtës.
Dhe rastet të tilla numërohen me dhjetra. Jeta e shuar e 104 djemve durrsakë gjatë një periudhe relativisht të shkurtër përbën një apel ndaj qeverisë shqiptare.
MIRELA NDINI