07/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

7 korrik 1995

Suksese, në rrugën e idealit të sociali-mit demokratik

Eurosocialistët në Kongresin e dytë Sot Tirana, është bërë vendi mikpritës i qindra eurosocialistëve shqiptarë të ardhur nga të gjitha anët e vendit, në kongresin e tyre të Dytë. Dy kongrese duket se tingëllojnë pak, por në të vërtetë, për të rinjtë eurosocialistë janë shumë se e tillë është rruga e puna e tyre. Dy kongrese, mbartin mbi vete një rrugë të bukur, por jo të lehtë të mbushur me përpjekje, lufta, punë e përkushtim, që këta të rinj i kanë bërë idealit socialdemokrat. Nuk kanë kaluar shumë kohë nga dita e themelimit të këtij forumi, por sot në Kongresin e tyre të Dytë ata vijnë me plot suksese e arritje të cilat do të kishte zili çdo forum apo organizatë tjetër rinore shqiptare. Me alternativën që zgjodhën, me punën e përpjekjet e tyre, ata zunë një vend të merituar në skenën e politikës së sotme shqiptare, duke u përpjekur t’i japin asaj jetë e frymëmarrje demokratike, larg mllëfeve e hakmarrjes bajraktare të pushtetit. Demokracia, humanizmi, zhvillimi i personalitetit, dinjiteti, solidariteti e paqja, kanë qenë e mbeten vlerat themelore të tyre. Eurosocialistët, ashtu si gjithë Partia Socialiste, janë për ekonominë e tregut, për shtet ligjor, pluralizëm e zhvillim të reformave, duke zbatuar alternativat e socializmit demokratik. Eurosocialistët shqiptarë e kanë gjetur veten natyrshëm në radhët e Partisë Socialiste. Bashkëpunimi i ngushtë mes socialdemokracisë perëndimore dhe socialdemokracisë vendore. Ideali i tyre ka qenë e mbetet integrimi në strukturat dhe organizmat evropiane. Ky ka qenë dhe mbetet boshti i punës e përpjekjeve të tyre, për ta rrënjosur vendin tonë në radhën e vendeve të përparuara e më mirëqenie më të mirë. Duke qenë pjesë më e re e aktive, e Partisë Socialiste, eurosocialistët kanë manifestuar në momente më kyçe të jetës politike maturi e qartësi, largpamësi e zgjidhje realiste të problemeve. Me qëndrimet e vendimet e tyre ata kanë kërkuar respektimin e shtetit ligjor, respektimin e të drejtave e lirive të njeriut, dhe jo hakmarrje, sharje, e shpifje të cilat do t’ia ulin emrin dhe vendin e fituar. Me program të qartë, me aktivitet në rritje, me struktura të përfunduara e në zhvillim me potencialin e vet intelektual që mbart në radhët e saj, ajo sot është përkrahu r e mbështetur nga dhjetra forume e organizma rinore europiane, duke e rreshtuar e barabartë mes tyre. Antarsimi i këtij forumi në këto struktura kohët e fundit tregon më së miri drejtësinë e platformës dhe rrugës që kanë zgjedhur këta të rinj. Me punën dhe përpjekjet e tyre të përbashkëta, Forumi Eurosocialist do të afirmohet edhe më shumë në rrugën e vet që ka zgjedhur duke mbrojtur e përhapur idealin e socializmit demokratik. Ky kongres do të bëjë jo vetëm bilancin e punës së shkuar, por do të përcaktojë edhe detyra për të ardhmen të cilat Eurosocialistët e rinj bashkë me veteranët me “gjinja të PS-së”, do të dinë si ti realizojnë, duke i dhënë popullit shanse të më të mëdha për të jetuar më mirë. Në ditën e kongresit të tyre, fjalën e kanë ata e nuk ngelet një tjetër, veç t’i urojmë suksese në rrugën e përbashkët. tyre. Eurosocialistët, ashtu si gjithë Partia Socialiste, janë për ekonomi në tregut, për shtet ligjor, pluralizëm dhe Socialiste. Bashkëpunimi i hapur, dialogu, fryma e mirëkuptimit dhe debati pa paragjykime, ka qenë dhe mbetet shtirati i marrdhënieve të raporteve që ky organizëm rinor brenda radhëve të PS-së, ka me vetë partinë. Integrimi i saj ka qenë organik jo me receta e skema të cilat do ta largonin atë nga partia, të cilës i përkasin. Eurosocialistët, bashkë me anëtarët më të vjetër të Partisë Socialiste, me frymë dialogu e diversitet mendimesh kanë synuar e synojnë modelet më të për-

ME CILËN GJUHË FLITET NË EUROPË?...

Shënimi ynë Kur mësuam lajmin e pranimit të Shqipërisë në KE më 29 qershor, një grup të rinjsh diskutuan se në ç’gjuhë ka folur kryetari i Parlamentit shqiptar z. Pjetër Arbnori në parlamentin e lartë të Strazburgut. Dikush thotë - anglisht, një tjetër frëngjisht, një tjetër spanjisht. U desh fare pak kohë për të mësuar se «Mandela i Shqipërisë», siç është cilësuar nga parlamentarët europianë z. Pjetër, ka folur shqip. Kjo është një rrethanë krejt pa rëndësi për e vumë në hyrje të këtij shënimi për të theksuar idenë se në Europë e kuptojnë shumë mirë gjuhën shqipe, nëqoftëse politikanët shqiptarë përçelin përmes gjuhës së tyre dhe mirëkuptimi e tolerancë. I takonte kryetarit të Parlamentit shqiptar që të jepte shembullin në Strazburg, tashmë në një ditë të shënuar, se shqiptarët e dinë e në një tjetër se shpjegja, kërkon Europa. Dhe këtë kod sjelljeje që kërkon Europa. Megjithatë, një pengesë është ende e pakapërcyeshme, çështja Nano. Ndërsa vuajtjet e P. Arbnorit i përkasin një të kaluar e historisë së dënuar me vdekje, persekutimet e Fatos Nanos i përkasin së sotmes. Ato lidhen me pushtetin e Partisë Demokratike, lidhen me «regjimin» e Berishës, lidhen me influencën që ka tek ky pushtet e ky regjim z. Pjetër. Përmendja shpesh e emrit të tij në këtë rast ka vlerën e saj simbolike. Shqipëria nuk «u pranua» në Strazburg, por ajo nuk duhet të jetë e pranguar as në Tiranë e as në Bënçë. Ky është koncepti i demokratëve që përbëjnë Asamblenë Parlamentare të KE, të cilët kanë marrë përsipër se duke i hapur portat Shqipërisë, për në Europë, do të marrin prej saj edhe mesazhet e tolerancës dhe të mirëkuptimit që janë sot normë e sjelljes politike në Europë. Pra, më shumë se sa kushte, nënshkrimi që

Unioni Ndërparlamentar i shqetësuar për çështjen Nano

Intervistë e sekretarit të përgjithshëm të Unionit Ndërparlamentar Pjer Kornilon dhënë BBC Javën e ardhshme Bashkimi Ndërparlamentar do të zhvillojë një takim pune në Gjenevë, ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës do të jetë çështja Nano. Lidhur me këtë sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Ndërparlamentar Pjer Kornilon dha një intervistë BBC. Cilat janë shkaqet që e bëjnë të shqetësueshëm lidhur me çështjen Nano? Komiteti ynë dhe trupi ynë drejtues, që është Këshilli i Bashkimit Ndërparlamentar, propozuar se zoti Nano kishte si qëllim që të shkaktonte dëme. Gjithashtu ai është akuzuar edhe për përvetësim. Unë mendoj se nuk u dha nga autoritetet gjyqësore ndonjë informacion i kënaqshëm lidhur me avantazhet që ai siguroi prej tyre. A ja, paraqitët të gjitha këto shqetësime Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës përpara se Shqipëria të pranohej anëtare me të drejta të plota në Këshillin e vendit. Siç e dini Shqipëria është anëtare e Bashkimit Ndërparlamentar. Ne u përpoqëm që të gjejmë një zgjidhje. Këshilli ynë u ka kërkuar vazhdimisht autoriteteve shqiptare që të marrin këtë çështje seriozisht në konsideratë dhe rishikojnë çështjen e zotit Nano. Cilat janë masat që mendoni merrni zoti Kornilon në të ardhmen përkisht lidhur me këtë çështje? Komiteti ynë do të takohet javën e ardhshme në Gjenevë. Atje ne do të analizojmë situatën, duke u [... e vijueshme në skajin e poshtëm të figurës ...] [që unë do t’i vlerësoj si hapa pozitive. Por mbi të gjitha do të vlerësoja disa informacione që do të thonin se çështja e tij do të merret në konsideratë. Lideri i Partisë Socialiste opozitare, z. Fatos Nano ka deklaruar se do të lirohet nga burgu vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme parlamentare, duke shprehur se partia e tij do të fitojë. A e konsideroni një zgjidhje të tillë demokratike?] Komiteti ynë do t’i shqyrtojë javën e ardhshme të gjitha deklaratat apo të dhënat e reja. Për ne çdo zgjidhje demokratike është e mirëpritur dhe pozitive. Por, ne presim që parlamentarët në të gjitha vendet e botës të respektojnë ligjin dhe të respektojnë ato që bëjnë pas fitimit të zgjedhjeve. A mendoni se zoti Nano do të lirohet së shpejti? Në shpresojmë që apeli i bërë prej trupit tonë drejtues do të merret në konsideratë dhe kjo mund të ndodhë duke e rishqyrtuar çështjen e tij, sipas të gjitha masave që do ti konsiderojnë të drejta autoritetet e vendit. të jetë qendra Nano. Për këtë është sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Ndërparlamentar Pjer Kor-rinlon i të shqetësoheni lidhur me çështjen Nano? Komiteti ynë na trupi ynë drejtues, që është Këshilli i Bashkimit Ndërparlamentar, është i ngarkuar për një numër çështjesh. Së pari është përshpejtja që Parlamentarët u përqendruan ndaj zotit Nano jo vetëm për kohën kur ai ishte kryeministër, por edhe përpara saj. Ne mendojmë se nuk u morr në konsideratë edhe fakti se përfundimet e akuzës që kanë të bëjnë me ndihmën që iu dha Shqipërisë nga Italia nuk u analizuan si duhet kushtet konkrete të kohës. Unë mendoj gjithashtu se kohë kur në Shqipëri shkruan ndihmat nga Italia, zoti Nano nuk kishte shumë kohë në dispozicion për të analizuar procedurat, çka mund të bëhej në një kohë më normale. Gjithashtu nuk është shpjeguar në detaje apo nuk është- të drejta të plota në Këshillin e Evropës? Shqetësimet e paraqitura nga Bashkimi Ndërparlamentar dhe Këshilli i tij për çështjen e zotit Nano tashmë janë publike. Ne e kemi shprehur shqetësimin tonë për këtë çështje konkrete shumë kohë më parë. Kemi dërguar dhe një delegacion në dhjetor të vitit të kaluar. Edhe raporti i këtij komisioni është bërë publik. U miratua edhe një vendim nga trupi ynë drejtues për këtë çështje. Pra të gjitha shqetësimet tona janë të njohura. Ne duhet të themi më kënaqësi se me studimin e çështjes Nano ne kemi patur bashkëpunimin me autoritetet shqiptare, dhe në mënyrë të veçantë, të zyrtarëve parlamentarë të të merrni zotit Korrnilon në të ardhmen përkisekit duke u përqendruar kryesisht në çështjen për të cilën ju po më pyesni. Ne duhet të them se në këtë drejtim nuk është bërë ndonjë lëvizje e madhe përpara, që nga koha kur ne i ngritëm të gjitha ato përpara zyrtarëve shqiptarë në muajin mars në Madrid. Megjithatë shpresoj se do të marrim lajme pozitive gjatë kësaj jave. Çfarë keni parasysh me termin pozitiv? Bashkimi Ndërparlamentar i ka bërë një seri rekomandimesh dhe sugjerimesh autoriteteve shqiptare. Ne duam të sigurohemi që ai do të lejohet të takohet me avokatët e tij, pasi e dimë që shpesh herë këto i janë mohuar. Janë të gjitha këto

Ndalohet shefi i SHIR-it në Vlorë

Në degën e rendit të Vlorës, ndodhi një skandal tronditës. Dy persona të ndaluar për veprime antigjore, mundën të largohen nga ambientet e sigurta të komisariatit të policisë. Janë të ndaluar përgjegjësit kryesorë të këtij skandali, oficeri i rojës dhe dy policë të shërbimit. Sic deklarojnë personat përgjegjës të degës së rendit Vlorës, në këtë skandal është implikuar edhe shefi i SHIR-it të rendit Xhemal Mustafaraj, i cili është ndaluar. Ai këto ditë ishte transferuar nga dega e rendit të Beratit me detyrën e shefit të SHIR-it në Vlorë. Prokuroria ka filluar hetimet. Korresp. i “Zërit të popullit”

Pushime në degën e rendit

Është Fatmir Amuli, kryetar i rendit i sapo emëruar në këtë detyrë në Kurbin, i cili është betuar se këmbë të majtë (!) nuk lë në komisariat. Ai këtë e ka deklaruar hapur nëpër kafene. I pari largohet nga detyra oficeri Arben Dashi. Por një “meremet” vërtet ka rënë në komisariat ditët e fundit. Është pushuar nga puna shefi Kolë Ceka, dhe katër oficerë të policisë. Motivacioni: largim nga puna dhe vetëm kaq. Burime nga brenda komisariatit pohojnë se ky është vetëm fillimi, se të tjerë janë planifikuar të hiqen në emër të reformës. BEKTASH ZENELI

Vdiq shkrimtari turk Aziz Nesin

Në moshën 80 vjeçare vdiq në Izmir të Turqisë nga një atak në zemër shkrimtari i madh humorist turk Aziz Nesin. Vepra humoristike e Nesinit është e njohur në disa botë dhe përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës. Në të një pjesë e kësaj vepre gjendet edhe nga lexuesi shqiptar në përkthimin e saj në shqip. Një pjesë e kësaj vepre nisjet Veç Nesinit janë të njohur edhe dy shkrimtarë turq në zhanrin e humorit, siç janë... [pjesërisht e palexueshme] Socialist i vendosur, mik dhe admirues i njerëzve të thjeshtë, Nesini u bë objekt i sulmeve të ekstremistëve islamikë për arsye të përkthimeve dhe fjalimeve të tij në Turqi. Në një “Varietet satanik” të Salman Rushdie-së, dy vjet më parë në një ceremoni kulturore në Këln, ku ndodheshin edhe Nesini u sulmua dhe u dogj nga ekstremistët islamikë. Si pasojë e kësaj humbën jetën 38 vetë.

Greva e peshkatarëve në ditën e 18-të

SHKODER Që më datën 19 qershor peshkatarët e ndërmarrjes së peshkimit në Shkodër e kanë ndërprerë punën duke u hedhur në greva, pasi kërkojnë privatizimin e plotë të kësaj ndërmarrjeje, dhe jo në mënyrë të pjesshme, siç është vendosur nga bordi i privatizimit të rrethit. Kërkesat e tyre të specifikuara për këtë janë bërë të ditura disa herë gjatë këtyre ditëve nga organe të ndryshme të shtypit. Por edhe pas gjithë këtyre ditëve greve, akoma për ta nuk ka zgjidhje të dëshiruar. Kryetari i konfederatës së kësaj ndërmarrjeje, zoti Brok Noga, tha dje zoti Filip Gur-raziu, me cilësinë e kryetarit të bashkisë e në emër të presidentit Berisha, na ka thënë “E gëzofshi ndërmarrjen”. Të vetmin pretendim që ka shfaqur Guraziu është ai që ka të bëjë me lundrimin në pikën e Dajlanit. Ne e kemi siguruar se do të veprojmë sipas rregullave që ka përcaktuar shteti në këtë rast, duke mos e bllokuar lundrimin për asnjë moment. Pas zotit Guraziu, ka qenë kryetari i Konfederatës Sindikale të Shqipërisë, zoti Kastrio Muço, i cili u ka konfirmuar se është takuar me në emer të peshkatarëve me zotin Hasan Halili dhe ka marrë përgjigje se jam me zgjedhjen e dhënë në fillim në favor të peshkatarëve, por tani këtë çështje e kam kaluar në qeveri. Përfaqësues të peshkatarëve janë nisur dje përsëri në Tiranë. I gjithë u thonë keni të drejtë, por... zhdon MUSA KURTULAJ

Kryeplaku i Sheqerasit në polici

Ka shmaguar një incident midis bashkëfshatarëve të tij dhe patrullës së policisë, për s’ka evituar përfundimin e tij në birucat e policisë së Korçës kryeplaku i Sheqerasit, Muharrem Kafazi. Ndoshta zë fill të marrë kur një... “Ford” me policë ka kapur një djalë nga ky fshat dhe e ka keqtrajtuar keq, me pretekstin se motori i dëmtuar prej tij ka pasur shoferët mb... [pjesërisht e palexueshme] (Vijon në faqen 2)

Gjashtë shqiptarë me pesë kile heroinë

Një lajm nga Athina Kanalet televizive greke njoftuan kapjen e një tjetër grupi të madh shqiptarësh që trafikonin drogë, 6 veta me 5 kile heroinë, automatikë; e vërtetë; para etj. janë ndaluar në Athinë. Shenjat e mafias së përbashkët shqiptaro-greke duken pa vajtur në zemrën e shtetit fqinj, por që në hyrje të tij, na tregoi trafikun e drogës, fëmijëve, femrave, klandestinëve etj. Shumë gjëra të ashpra filluan shpejt mbi këtë korridor ose urë, siç duan ta quajnë vendin disa. Pasojat që duken që tani do t’i kushtojnë vetë të ardhmes sonë. TH. DINO

PUNË TË MBARË DHE SUKSESE KONGRESIT TË DYTË TË EUROSO-CIALISTËVE SHQIPTARË!

Përgënjeshtrim

Lidhur me njoftimin e dhënë në gazetën “Tribuna Demokratike”, datë 13 qershor 1995, ribotuar edhe nga «RD» ku thuhet se: «...Vila e F. Nanos që po ndërtohet në Selitë të Vogël – Tiranë. Punëtorët janë të punimet po i drejton Anastas Angjeli, dhe materialet vijë të paktuara nga Greqia», deklaroj se nuk është e vërtetë. Me përgjegjësi personale, juridike dhe civile deklaroj se shtëpia që po ndërtohet është e imja, ndërtimi i saj po bëhet në përputhje me ligjet në fuqi. ANASTAS ANGJELI

Njoftim për shitësit e gazetave

Të gjitha agjensitë e shitjes së gazetave në rreth që kanë lidhur kontratë me gazetën “Zëri i Popullit”, duhet të paraqiten në redaksinë e gazetës për të bërë rakordimet e qarkullimit të parë. Rakordimet do të bëhen deri më datën 15 korrik. Pas kësaj date agjensive që nuk do të paraqiten nuk do t’u dërgohet gazeta. Përfaqësuesit e agjensive duhet të kenë me vete dokumentacionin e marrjes në dorëzim të gazetës, mandatet e derdhjes së lekëve në bankë ose leket për të paguar në arkë të gazetës. Nga ana e redaksisë do të përballohen shpenzimet e udhëtimit. REDAKSIA