FTESA EUROPIANE PËR SHQIPËRINË DO TË GJEJË TE EUROSOCIALISTËT PARTNERË TË DENJË
Rinia eurosocialiste shqiptare në Kongresin e dytë
Kronikë
Mes entuziazmit të natyrshëm rinor të eurosocialistëve dje, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në kryeqytet u çel Kongresi i Dytë i FRESSH-it. Mes 600 delegatëve nga e gjithë Shqipëria, të pranishëm në këtë Kongres ishin edhe drejtuesit e PS-SH-së dhe deputetë të saj, përfaqësues të forumeve rinore shqiptare si dhe përfaqësues të forumeve rinore europiane. Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, Kongresin e dytë të FRESSH-it e çeli anëtari i kryesisë së saj, Alban Zusi. Forumi ynë eurosocialist - theksoi ai, ndër të tjera, është forumi rinor shqiptar më i organizuari, më solidi me vizione të qarta demokratike. Në periudhën midis dy kongreseve forumi ynë u bë ndër garantuesit kryesorë të vlerave të majtës në Shqipëri, e në të njëjtën kohë faktor i rëndësishëm i konceptit të demokracisë së vërtetë pluraliste, Pranimi i FRESSH-it në organizmat ndërkombëtare vërteton më së miri autoritetin e rolin e tij në jetën pluraliste shqiptare. Kryetari i FRESSH-it, Pandeli Majko mbajti raportin mbi veprimtarinë e forumit, në emër të kryesisë së tij. Entuziazëm e thirrje për Partinë Socialiste e shokun Fatos Nano, kur zonja Rexhina Nano le- lexon përshëndetjen që kryetari i P-SSH-së dhe deputeti Fatos Nano i dërgon nga burgu i Bënçës Kongresit të Dytë të FRESSH-it. Z. Xhorxh Ordner, përfaqësues i Internacionales Socialiste Botërore, duke përshëndetur Kongresin ndër të tjera theksoi se në kërkimin lirimin e menjëhershëm të Fatos Nanos. Ne jemi për bashkëpunimin me njëri-tjetrin dhe dëshirojmë që krahas aktiviteteve të tjera, edhe në festivalin rinor që do të organizohet në Gjermani në 1996-ën, të marrin pjesë edhe përfaqësues nga eurosocialistët shqiptarë. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin sepse kemi të njëjtat kërkesa. Juve nuk ju mungojnë forcat dhe mundësitë. Më pas u vazhdua me diskutimet e delegatëve. Kryetari i FRESSH-it Shkodër, delegati Artan Hoxha, e vuri theksin në shtrirjen dhe funksionimin e këtij forumi në këtë rreth, ku arritjet e tij dëshmojnë qartë për vitalitetin eurosocialist, pavarësisht nga thirrja demagogjike e Berishës: «Shkodra nuk i don socialistët». Ervin Myftiu, delegati i Lushnjës, theksoi ndër të tjera hapësirën që PS në programin e saj i ka krijuar FRESSH-it për përmbushjen e interesave të rinisë. (Vijon në faqen 3)
Mesazh i Kryetarit të PSSH, Fatos Nano, drejtuar Kongresit të 2-të të FRESSH-it
Motra dhe vëllezër delegatë të Kongresit të 2-të të FRESSH-it, Bashkëmoshatarë eurosocialistë, Në emër të PSSH, ju përshëndes nga burgu dhe ju uroj punë të mbarë! Jam i bindur se Kongresi juaj i 2-të, do të afirmojë më tej vlerat e eurosocialistëve shqiptarë si bartës të idealeve të lirisë, solidaritetit dhe humanizmi, si luftëtarë të vijës së parë për vazhdimin dhe drejtpes(h)imin e reformave demokratike në Shqipëri, si anëtarë të përkushtuar të PSSH dhe përkrah forcave të tjera politike progresiste. Rruga e progresit demokratik të shoqërisë sonë është më e sigurt pas përgjigjes vendosmërish negative që i dha elektorati shqiptar më 6 Nëntor 1994 përpjekjeve për rikthimin e strukturave dhe metodave totalitare në organizimin e shtetit post-komunist. Për fitoren historike të 6 Nëntorit dhe kontributin e madh të eurosocialistëve në arritjen e saj, unë e ftoj Kongresin tuaj të brohorasë dhe të angazhohet solemnish(t) për ta mbrojtur demokracinë e brishtë shqiptare nga çdo lloj ndotjeje që lidhet me të kaluarën! Rruga e progresit demokratik të shoqërisë shqiptare është bërë akoma më e sigurt dhe përfundimisht pa kthim prapa, pas përgjigjes vendosmërisht pozitive që i dha, më së fundi, Këshilli i Europës anëtarësimit të Shqipërisë në të dhe angazhimeve politike serioze që autoritetet shqiptare nënshkruan me zyrtarët më të lartë europianë për të kapërcyer sëmundjet foshnjore të demokracisë sonë drejt arritjes së standardeve të kërkuara. Unë e ftoj gjithashtu Kongresin tuaj të brohorasë për arritjen e kësaj fitoreje me rëndësi historike për brezat e sotshëm e të ardhshëm të Shqipërisë dhe të angazhohet po kështu solemnisht, për ta mbrojtur atë me iniciativa politike, sociale e kulturore, që i hapin rrugën përfshirjes gjithnjë e më të gjerë të Shqipërisë në qytetërimin europian. Ne nuk na mungon kurajuia civile që nga ky Kongres i eurosocialistëve shqiptarë, të cilët i lidh me Europën e qytetëruar jo vetëm emri por edhe botëkuptimi, të përshëndesim Sali Berishën dhe Miguel Angel Martinez-in, si nënshtetasit më të lartë zyrtarë të palëve në këtë «martesë» të Shqipërisë me Europën dhe, rrjedhimisht, të obliguar për ta mbrojtur dhe zhvilluar atë në frymën e zbatimit të përgjegjësive reciproke. Nga ana jonë ne do t’i kryejmë pa lëkundje detyrimet tona. Në të njëjtën frymë, në përshëndesim qeverinë dhe krejt opozitën shqiptare, që më në fund dhe në kundërshtim me armistën që vazhdojnë të kultivojnë në opinion e brendshëm politike rudimentet e konfrontimit antikomunist 60-vjeçar, arritën të punojnë së bashku për interesat kombëtare të integrimit të Shqipërisë në Europë. Nuk mbetet veçse që kjo frymë e qytetërimit europian të bëhet sunduese brenda vendit, në shinat e konkurrencës së ndershme politike, të paqes sociale dhe të pajtimit kombëtar. Ne, socialistët do të punojmë pa u lodhur e pa u tërhequr për këtë! PS e Shqipërisë ka qenë dhe mbetet konsekuente në qëndrimet politike realiste të përcaktuara qysh në Kongresin e I-rë të saj (10 maj 1992), për të distancuar nga gabimet e PPSH dhe për të dë-
cinë të kaluarën!
Socialistët shqiptarë, me angazhimin solemn të brezave të rinj dominuës të tyre, që përfaqësohen në këtë Kongres të FRESSH-it, shpallin botërisht se nuk i bashkon asgjë me krimet e diktaturës, se do të luftojnë që shteti ligjor të ndëshkojë autorët e tyre dhe të japë drejtësi të pamohueshme për viktimat dhe se, në të njëjtën kohë, nuk do të lejojnë që askush, në pushtet ose jo, të luajë me këtë çështje në kurriz të tyre dhe në dëm të pajtimit kombëtar e të paqes sociale. Ne i themi jo perseku-timit politik dhe krimit të pushtetit ndaj individit, si dhe, edhe sot, edhe në të ardhmen!
Bashkëmoshatarë eurosocialistë!
Zhvillimet në proces në Shqipëri dhe Europë, vendi që ju zini në PSSH dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të saj e të FRESSH si anëtarë e Internacionales së Rinisë Socialiste dhe të asaj të Bashkimit Europian, e lidhin ngushtë të sotmen dhe të nesërmen e reformave demokratike në partinë tonë dhe në krejt shoqërinë shqiptare me rritjen e angazhimit dhe të kontributit tuaj politik, kulturor, menaxherial, afarist dhe social. Në emër të PSSH, unë ju ftoj të merrni me përkushtim e përgjegjësi që ju ngarkon koha dhe, ju siguroj se në çdo hap do të keni mbështetjen time prej vëllai të idealeve dhe të sakrificave!
Duke ju falenderuar për solidaritetin tuaj të palëkundur,
Ju përshëndes,
FATOS NANO
Bënçë, 6 korrik 1995
Mesazh i Kryetarit të PSSH, Fatos Nano, drejtuar Kongresit të 2-të të FRESSH-it
nuar krimet e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Në këtë frymë, ashtu siç nënshkruam ligjin e pajtësisë për ish - të burgosurit e të përndjekurit politikë në 30.9.1991 dhe aktet o tjera ligjore për rehabilitimin e tyre të plotë, ne nuk na mungon as kredibiliteti dhe as angazhimi politik për të mbrojtur sot e në të ardhmen interesat e të per-sek(s)utuarve, të vjetër e të rinj, në përputhje me prioritetet që gëzojnë shtresat e paprivilegjuara në programin tonë dhe me standartet europiane të të drejtave të njeriut. Nga këto pozita parimore ne e përshëndesim aktin politik të Presidentit të Republikës, i cili, në pozit(at) kushtetuese të përfaqësuesit të unitetit kombëtar, formuloi shprehjen e pendesës dhe të ndjesës civile të klasës së re politike ndaj viktimave dhe krimeve të komunizmit në Shqipëri. Këtë duhet ta bënte dhe do ta bënte si detyrim politik dhe institucional cilido përfaqësues zyrtar i sht(et)it postkomunist në këtë vend, nga cilado pa(r)ti politike. Ne e themi këtë me përgjegjësi politike dhe me bindje të plotë, ashtu siç e kemi plotësisht të qartë se është e pafryshme dhe me pasoja frenuese për emancipimin demokratik të shoqërisë shqiptare dhe për pajtimin kombëtar, që akte të tilla sublime të dëg(j)enrojnë në planin demagogjik, pa u shtrirë në errësimin e gjithë koncepteve dhe praktikave të diskriminimit deri në aparteid politik të kundërshtarëve nga pushteti i sotëm d(i)e, aq më keq, kur ato shërbejnë si një alibi për orientimin politik në dëm të shpërdorohen duke u orientuar si goditje për neutralizimin deri në asgjësimin politik të PSSH dhe të opozitës në tërësi, apo për menjanimin dhunë «legale» të përfaqësuesve më të besueshëm të saj nga jeta politike.
Raport në emër të FRESSH mbajtur nga kryetari i forumit PANDELI MAJKO
Të dashur shokë dhe shoqe, Miç e të ftuar, Anëtarë të Forumit të Rinisë Eurosocialiste. Kanë kaluar tashmë 3 vjet nga Kongresi i Parë i Forumit të Rinisë Eurosocialiste dhe organizimi ynë ka përshkuar një rrugë të vështirë, duke shënuar arritjet e tij për të cilat shpesh edhe komentet janë të tepërta. Forumi i Rinisë Eurosocialist lindi në situat(at) më të vështira për fatet e së majtës në vendin tonë. Ai si një pjesë aktive e Partisë Socialiste, i tregoi dhe tregon një progres në rritje, të cilin sot e pranojnë shumë skena politike shqiptare. Me një bashkëjetesë konstante me pjesën tjetër të Partisë Socialiste, FRESSH, është kthyer në një nga institucionet më dinamike dhe më të forta të së majtës. Pavarësisht se ndërtimi i demokracisë në këtë ka përbërë një rrugë të pashkelur dhe të panjohur, eurosocialistët e kanë konsoliduar të rëndësishme përvojën e brezave të vjetër. Në këtë kontekst Forumi i Rinisë Eurosocialist ka dhënë dhe dhe i jep Luftës Anti-fashiste Nacionalçlirimtare një rëndësi të veçantë. moderne.
Raport në emër të FRESSH mbajtur nga kryetari i forumit PANDELI MAJKO
që po konturohet në Shqipëri. Me gjithë deformimet që i bëri këtyre vlerave diktatura në vendin tonë, ato rezistuan dhe treguan një dinjitet solid.
Eurosocialistët janë krenarë që vazhdojnë traditën e një lëvizjeje që ngriti në këmbë rininë e Shqipërisë për të çliruar vendin nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Vlerat e socialdemokracisë që ne mbrojmë, i kanë rrënjë edhe në historinë tonë, e cila është pjesë e pandarë e historisë europiane.
Rendi komunist që u ngrit në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore si pjesë e një procesi lindor fatkeq, zhgënjeu ëndërrat e shumë njerëzve. Në vend të një shoqërie më mirëqenies, u krijua një burokraci e privilegjuar, e cila mbyti me diktat çdo liri politike dhe ekonomike.
Dhjetori i 1990-ës, dhe lëvizja studentore e dhënë fund dramës së komunizmit në Shqipëri.
Ardhja e demokracisë në vendin tonë, pavarësisht nga dëshira e rinisë që e inicioi atë, për konsensus dhe tolerancë u konkretizua me shpërthime m(e)lefesh, të cilat no[r] pak raste morën forma dhune dhe
Përshëndetje e Presidentit të Rinisë Socialdemokrate Austriake Charly Delfs, drejtuar Kongresit të dytë të FRESSH
Të dashur shokë,
Dëshiroj t’ju shpreh urimet më të mira me rastin e Kongresit tuaj dhe t’ju dërgoj përshëndetjet më të mira vëllazërore.
Siç e dini, unë kam qenë në Shqipëri, në përbërjen e një delegacioni vitin e kaluar. Kjo vizitë si dhe gjithë format e tjera vëllazërore dhe konstruktive të bashkëpunimit që kemi patur më pas, kanë forcuar besimin tim se FRESSH, nuk është vetëm një organizatë rinore e fuqishme dhe profesionalisht e organizuar, jo vetëm një partner i mirë në nivel politik ndërkombëtar, por ajo është edhe më shumë se aq, në lidhje shumë e rëndësishme dhe e nevojshme për rritjen politike, ekonomike dhe kulturore të Shqipërisë në të ardhmen.
Jam i sigurt se në Kongresin tuaj ju do të merrni vendime për të vazhduar në rrugën e nisur gjatë viteve të fundit dhe do të merrni motivimin për luftën e ardhshme politike. Jam gjithashtu i sigurtë, se me energjitë e fuqishme që keni do të realizoni atë që keni aspiruar dhe punuar. Dhe po të vazhdoni në këtë rrugë, mund të pohoj se do të vijë koha që partia juaj do të vijë në pushtet në bazë të socialdemokracisë dhe do t’i japë fund asaj kohe të destabilizimit politik dhe social. Nuk ka dyshim se në këto rrethana, Fatos Nano dhe Alia do të jenë liruar nga burgu dhe të gjithë burgjet shqiptare do të jenë boshatisur nga të persekutuarit dhe të burgosurit.
Edhe një herë urimet më të mira për Kongresin Tuaj
Miqësisht, CHARLY DELFS.
më të mira për Kongresin Tuaj
Miqësisht, CHARLY DELFS.
Ramiz Alia ish-President i parë i Shqipërisë pluraliste, lirohet nga Gjykata e Apelit
Hidhet poshtë duke u quajtur i kundraligjshëm vendimi i Gjykatës së Tiranës.
- Ju falenderoj të gjithëve, të gjithë miqtë, të gjithë shokët që gjithmonë i kam ndjerë pranë, edhe ju gazetarëve, ju falenderoj për pasqyrimin objektiv të gjithë përpjekjeve të mia. Ju faleminderit shumë.
- Ju falenderoj të gjithëve, të gjithë miqtë, të gjithë shokët që gjithmonë i kam ndjerë pranë, edhe ju gazetarëve, ju faleminderit për pasqyrimin objektiv të gjithë përpjekjeve të mia. Ju faleminderit shumë.
Me këtë fjalë, të pranishëm të interesit të veçantë të gazetarëve të shtypit vendosën në korrespondencë të ngjarjeve të dhëna dhe në orën 14.45 ish presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste, Ramiz Alia, pas ndarjes me personelin e burgut, la pas dyert e burgut të Tiranës, duke u kthyer tashmë në një qytetar të lirë. E bëri të mundur këtë vendim i djeshëm i Gjykatës së Apelit i komunikuar në ora 12 nga kryetari i trupit gjykues z. Rrahman Qinani, pas dëgjimit të fjalës së avokatit mbrojtës z. Kleanth Koçi, ekspertit të Ministrisë së Drejtësisë pranë drejtorisë së burgjeve z. Sokol Ndreu dhe prokurorit të çështjes z. Sokol Paruca, në praninë …
(Vijon në faqen 3)
Operacion i suksesshëm i policisë
Shkodër
Operacion i suksesshëm i policisë
- Kapen dy persona të kërkuar për vrasje. -
Nga lista e personave shumë të kërkuar për kryerjen e krimit të vrasjes dy prej tyre përfunduan dje në dhomat e degës së punëve të brendshme. Informacioni që ka si burim policinë e rrethit, bën të ditur se kjo u realizua kapia e Lazër Palit dhe e Zef Pjetrit, ndaj të cilëve ishte shpallur kërkim, pasi akuzohen si autorë të tre prej vrasjeve të kryera dy tri viteve të fundit. Dy nga këto thuhët se rëndojnë mbi Lurrë Palin.
Informacioni në fjalë thotë se kapja e tyre u bë në zonën e thellë malore të Shllakut, ku edhe banonin. Kjo u arrit pas një operacioni të policisë, që u krye në orën 04.00 të ditës së djeshme. Nga kontrolli që u bë në çast në shtëpitë e tyre, u gjetën edhe armë.
Ky operacion, tregon se po të imponohen organet e punëve të brendshme, të gjithë ata që kanë kryer krime të kësaj natyre mund t’u dorëzohen organeve të drejtësisë. Dhe numri i tyre nuk është i papërfillshëm.
Korresp i «Zërit të popullit»
Mungon numri i gjyqtarëve për të formuar trupin gjykues
Malësi e Madhe
Mungon numri i gjyqtarëve për të formuar trupin gjykues
- Që më 16 qershor janë bllokuar gjykimet e çështjeve penale duke u shtyrë kështu afatet -
Është pezulluar gjykimi i çështjeve penale, sepse nuk ka gjyqtarë për të formuar një trup gjykues prej 3 vetësh. Sipas një amendamenti, është miratuar nga parlamenti, duke filluar që nga data 16 qershor çështjet penale në gjykatat e rretheve duhet të gjykohen nga tre gjyqtarë. Pra që nga kjo datë ndihmën gjyqtarët përbëhen nga përbërja e trupit gjykues në gjykimin e çështjeve të tilla.
Mirëpo në gjykatën e rrethit të Malësisë së Madhe ka vetëm dy gjyqtarë. Mungon kështu një gjyqtar për të krijuar trupin gjykues. Rreth 30 çështje që ishin për t’u gjykuar janë kështu periudhë, tani u ka kaluar afati dhe nuk mund të gjykohen derisa organika minimale e kësaj gjykate të plotësohet.
Sipas ligjit, emërimet e gjyqtarëve …
(Vijon në faqen 4)
PUNE TË MBARË DHE SUKSESE KONGRESIT TË DYTË TË EUROSO-CIALISTEVE SHQIPTARE!