09/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

9 korrik 1995

RINIA EURO-SOCIALISTE ME PËRKUSHTIM DHE PJEKURI, E GATSHME TË MARRË PËRGJEGJËSI TË REJA

Përfundoi me sukses Kongresi i Dytë i FRESSH-it: - ILIR META: «Nga kjo sallë i shprehim solidaritetin dhe përkrahjen tonë më të fuqishme Kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano duke rikërkuar me forcë lirimin e tij të menjëhershëm»

KRONIKE

Dje në orën 10.00 u çel seanca e ditës së dytë të kongresit të Forumit Euro-socialist të Shqipërisë. Axhenda e seancës parashihte dhënien e rezultateve të votimit për kryetarin e ri të Forumit të Eurosocialistëve shqiptarë, komitetin e tij drejtues si dhe miratimin e ndryshimeve në programin e statutin e forumit. Fillimisht e mori fjalën Gami Bizhga kryetar i komisionit të votimit të kongresit. Ilir Meta me 311 vota pro nga 458 fletë votimi të vlefshme është kryetari i ri i Forumit të eurosocialistëve shqiptarë dhe kryetari i komisionit. Pas tij vazhdoi ai u rendit kryetari aktual i Eurosocialist Shqiptar. Këto ndryshime konsistojnë në krijimin e hapësirave më të gjera eurosocialiste si dhe përcaktimin në statut të rregullshmërisë e funksionimit të strukturave të këtij forumi. Nuk pati vërejtje lidhur me këto ndryshime të reja dhe kështu programi dhe statuti i ri i FRESSH-it mori votbesimin e delegatëve në kongres. Mes duartrokitjeve kryetari i ri i forumit eurosocialist shqiptar Ilir Meta tha se ky kongres çoi më përpara punën për ristrukturimin e mëtejshëm të FRESH-it. Shumë shpejt nëpër rrethe do të fillojnë analizat mbi detyrat e synimet e lëna e diskutuar në këtë kongres. Një mesazh i rëndësishëm që solli ky kongres tha më tej Meta ishte rikthimi i rinisë në politikë, për të mos toleruar me injorimin që u bëhet sot interesave të saj. Falenderi këtë socialist dhe eurosocialistët e Tiranës, që përgatitën këtë kongres dhe mirëpritën delegatët, kongres i cili hodhi bazat e një forcimi të mëtejshëm të organizimit tonë politik rinovor. Meta bëri thirrje për vazhdimin me intensitet të punës për ristrukturimin e forumit me qëllim arritjen e objektivave finale, librin në zgjedhjet e vitit 1986. Korrespondenti i «Zërit të popullit» nimeve këtë opinion për «Zërin e Popullit». — Si i suksesshme duke dëshmuar edhe një vendosmëri, e vizion më të qartë të eurosocialistëve, për të vazhduar në rrugën që kanë filluar para tre vjetësh, në rrugën e socialdemokracisë evropiane. Kongresi, evidentoi qartë arritjet e FRESSH-it, në fushën politike, si brenda dhe jashtë vendit. Një

... Ftesë për rikthim në politikë të rinisë shqiptare

- Intervistë me Kryetarin e FRESSH-it Ilir Meta - - ILIR META, 26 vjeç, i diplomuar në ekonomi në Universitetin e Tiranës u zgjodh dje, Kryetar i Forumit Eurosocialist Shqiptar, me shumicë dërrmuese votash. Menjëherë pas mbylljes së punimeve të djeshme të kongresit, kryetari i ri i FRESSH-it, dha këtë opinion për «Zërin e Popullit». - Si e vlerëson kryetari i sapo zgjedhur i Forumit Eurosocialist Shqiptar, dy ditët e punimeve të Kongresit të Dytë të FRESSH-it? Ilir Meta: Unë mendoj se punimet e këtij Kongresi ishin të suksesshme dhe dëshmuan edhe një vend të veçantë, në këtë kongres ju kushtua marrëdhënieve të Forumit, me Partinë Socialiste të Shqipërisë. Në këtë këndvështrim, duhen vlerësuar hapësirat, që janë krijuar brenda, Partisë Socialiste, për rritjen e rolit të forumit brenda saj. Mendoj se ajo që është më e rëndësishme është që FRESSH-i do të jetë një opozencë konstruktive në Partinë Socialiste duke synuar gjithnjë e më tej profilizimin e saj si forcë demokratike e të majtës europiane. - Që nga dita e sotme ku do të synojë puna e FRESSH-it në të ardhmen? Ilir Meta: Puna e FRESSH-it mendoj se do të

Një rast i rëndë i përdorimit të dhunës nga policia

(Deklaratë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit) Në datën 5 korrik u paraqit në Komitetin e Helsinkit qytetari Idriz Pasha nga Burreli. Ai u ankua se nga ana e organeve të policisë të atij qyteti, ishte përdorur dhunë ndaj djalit të tij Ardian Pasha dhe dhëndrit Halit Dede. Menjëherë pas kësaj një grup i K.SH.H. shkoj për verifikim në vend. Gjatë verifikimit rezultoi se në një lokal ku luhej bilardo, të sipërpërmendurit janë grindur me policin e veshur civil Astrit Doçi, dhe aty kanë qëlluar njëri-tjetrin. Polici është çarë në vetull. Një plagë kjo që sipas raportit mjekësor është konsideruar e lehtë. Nga frika e policisë, të lartpërmendurit, Ardian dhe Halit u larguan në drejtim të panjohur. Pas katër ditësh ata u gjetën të strehuar në shtëpinë e një fshatari. Në bisedën që grupi ynë pati me përfaqësuesit e organeve të rendit, këta pranuan se është përdorur dhunë, madje, edhe ndaj zotit të shtëpisë, i cili ndodhet i shtruar në spital. U pranua gjithashtu se dhunë u përdor edhe ndaj Ardianit dhe Halitit, sepse, - u shprehën ata, - ata «fyenin e kundërshtonin», Menjëherë pas kapjes ata u ndaluan dhe më vonë u arrestuan. Në një takim tjetër, që u mor me ndihmësprokurorin Arben Dollapi, u konfirmua se personat e kapur në banesën e fshatarit, pasi u lidhën, u shoqëruan në Degë, por, siç gjatë rrugës, ashtu edhe në lokalin e Degës, u rrahën egërsisht. Prokurori ka shkuar të marrë takim në dhomën e izolimit, por nuk është lejuar. Edhe mjeku është ndaluar të vizitojë të rrahurit. Më vonë prokurori Arben Dollapi mund të marrë takim me të arrestuarit dhe ka konstatuar goditje e plagë mjaft të rënda. Njëri prej tyre është ankuar se urinojnë gjak. Për këtë çështje ishte dërguar një vend edhe një përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme. Komiteti Shqiptar i Helsinkit tërheq vëmendjen për përdorimin e dhunës nga forcat e rendit, raste këto të përsëritura shpesh edhe më parë. Duke marrë parasysh seriozitetin e këtij rasti, K.SH.H. u drejtohet organeve kompetente me kërkesën që të ndërmerren një vëzhgim i posaçëm në vend, për të përcaktuar përgjegjësitë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Tiranë, më 7.07.1995.

6 Grevistët e Laknasit vazhdojnë të qëndrojnë në burg

Opinioni është njohur tashmë me grevën e 40 familjeve të fshatit Laknas në Tiranë. Ai është njohur, gjithashtu edhe me incidentin që ndodhi midis grevistëve dhe dy pushtetarëve, të cilët u mbajtën peng vetëm e vetëm për të detyruar qeverinë të ndërhyte për zgjidhjen përfundimtare të problemit. Për pak kohë pas kësaj ngjarjeje rrjedha e shqetësimit të grevistëve mori drejtim tjetër. U arrestuan nga policia 13 grevistë, 6 prej të cilëve vazhdojnë ende të qëndrojnë në burg. Shteti pra, për të mbrojtur interesat e individëve e kuadrove të vet, vuri në përdorim policinë, burgun, ndërsa për zgjidhjen e halleve të fshatarëve nuk lëvizi fare. Pavarësisht se shtetarët, duke përfshirë edhe ministrin e Bujqësisë zotin Hasan Halili, janë dakort dhe u japin të drejtë fshatarëve për zbatimin korrekt të ligjit për ndarjen e Tokës, ndërhyrja e tyre nuk po duket. Është kompetencë e Komunës, thonë ata. Dhe vetëm kaq. Shteti përpara kësaj situate (si dhe për shumë situata të tjera), ka dalë i pafuqishëm për të vepruar konform Ligjit. Po a duhet të qëndrojnë ai pafuqishëm përpara kërkesës së grave e fëmijëve të 6 burgosurve të cilët qëndrojnë e vetëm për hir të zbatimit korrekt të Ligjit të miratuar nga Parlamenti Shqiptar? A. Ç nga policia në Gjirovastër, o pra, për të mbrojtur ndjenjën dhe dinjitetin për zgjidhjen e halleve të fshatarëve nëpër livizi fare. Pavarësisht se shteta- A. Ç.

Nga përshëndetja e Presidentit të Rinisë Eurosocialiste të Belgjikës Roland Gosi

Dëshiroj të shpreh solidaritetin e të gjithë organizatave rinore europiane socialiste. Ju përshëndes në emër të rinisë Eurosocialiste të Belgjikës dhe në emër të Organizatës së Rinisë së Bashkimit Evropian. Nuk kanë kaluar as dhjetë muaj kur ne pritëm përfaqësuesit e FRE-SSHit në Kongresin e Të Dytë të Rinisë së Bashkimit Evropian. Mirë se vini tek ne, sepse edhe ju tani jeni anëtarë të EKOSY-së. Sepse të gjithë ne jemi europianë. Anëtarë të EKOSY-së janë të gjitha organizatat e rinisë të vendeve të Bashkimit Evropian. Por anëtarë të tij janë edhe të gjitha organizatat e rinisë të atyre vendeve që të ardhmen e tyre e shikojnë te Bashkimi Evropian. Kjo do të thotë se EKOSY është i hapur për të gjithë. Kjo është një organizatë e shumëmihë. Së pari kjo është një or- (Vijon në faqen 2)

Rezultatet e votimit për Komitetin Drejtues të FRESSH-it

Dy komisioni i votimit për Komitetin Drejtues të FRESSH-it, në kongresin e dytë të tij, i përbërë nga: Gazmir Bizhga, Aurel Duka, Bahri Shabani, Monika Kryemadhi, Luan Përkola, Euland Papa, Maksi Gega, Alban Zyzi, Edl Spahiu, Shpëtim Muca, bëri publik dhe rezultatet e votimit për komitetin e ri drejtues, të Forumit Eurosocialist shqiptar. Kryetari i komisionit, eurosocialisti Gazmir Dizhga, pasi cilëson votimin, si tepër korrekt, të lirë dhe demokratik, bëri publik këto shifra dhe këta eurosocialistë anëtarë të komitetit të ri drejtues të FRESSH-it: Ilir Meta 323 vota, Erion Brace me 310 vota, Ardian Myslymi 284 vota, Ilir Zela me 253 vota, Blendi Marika me 240 vota, Artan Hoxha me 237 vota, Pandeli Majko me 237 vota, Adi Shanku me 236 vota, Dritan Hoxha me 235 vota, Brulina Sejmini me 231 vota, Ejana Xhixha me 231 vota, Gjergji Koja me 230 vota, Klementin Sinani me 221 vota, Etleva Bisha me 221 vota, Jetmir Shpuza me 214 vota, Bekim Murati me 209 vota, Roland Zisi me 200 vota, Ilaz Labi me 208 vota, Bektash Zeneli me 206 vota, Erion Meshini me 204 vota, Alfred Trebicka me 203 vota, Ferdinant Mullat me 203 vota, Etleva Meçe me 200 vota, Fatmir Nuha me 197 vota, Gjin Shqalis me 196 vota, Partizan Muftari me 188 vota, Artan Çela me 186 vota, Jonida Sejmi me 186 vota, Pjetër Lala me 180 vota, Astrit Lalaj me 179 vota, Artan Arapi me 178 vota, Marsela Arapi me 176 vota, Vladimir Goxhi me 175 vota. Kryetari i komisionit Gazmir Bizhga sqaron se për Zërin e Popullit se kësaj liste të votuar drejtpërdrejtë nga delegatët ditën e premte në kongres, i shtohet për në Komitetin e ri drejtues të FRESSH-it edhe 37 kryetarët e degëve të forumit të tërhequr të republikës. Bizhga u uron sukses komitetit të ri drejtues për realizimin e objektivave që përcakton ky kongres.

E MAJTE KOMPETENTE ME VLERA TE BESUESHME

Nga Kongresi i PDS të Italisë — Dëshirojmë t’i ofrojmë Italisë një të majtë reformuese dhe qëndra e majtë është protagonistja natyrale në këtë skenë. «Nëse ne mund të qeverisim qeverinë kombëtare» Për të rritur dhe me Partia Demokratike e së Majtës në Itali zhvilloi kongresin e saj në Romë. Kongresi i të majtës italiane ka treguar rëndësinë e të gjitha qarqeve politikë italiane, të italiane, të qarqeve politikë europian. për të gje… momentin e mbajtjes së këtij kongresi dhe, lidhur me të e cila opinonit publik, politike evropi … në një të majtë, e cila është kompetente dhe me vlera të besueshme.» (D’ALEMA) … që ky kongres do të paraqesë. Sikurse dihet Italia është në prag të një fushate të re elektorale për parlamentin kombëtar. Qeveria e së djathtës që doli nga zgjedhjet e v-l … është në favorit kryesor për zgjedhjet e ardhshme kombëtare. Gjithashtu gjatë zgjedhjeve lokale të rajoneve PDS arriti të ndërtojë aleanca të suksesshme që i çuan në fitore n kandidatëve të qendrës së majtë. Këto dy faktorë i japin … vlera kombëtare uq dhe ndërkomb… (Vijon në faqen 4)

Vazhdon java e përgjaksheme

Fundjava që kaloi ishte paralajmërim për udhëtarët që të kenë kujdes kur udhëtojnë dhe të mendojnë para se të marrin rrugët. Gjatë këtij sezoni veror, 3 të vdekur dhe 7 të plagosur brenda dy ditëve, nuk janë pak për popullsinë dhe itinerarin e Shqipërisë. Kështu fillonte kronika e një lajmi që transmetoi BBC, rreth njërit më të madh të aksidenteve gjatë kësaj periudhe vere në vendin tonë. Më tej kronika sillte informacion për të gjitha aksidentet e ndodhura gjatë fundjavës në zonat e Gjirokastrës, Tiranës, Beratit, Korçës etj., duke e quajtur javën që shkoi si java e përgjaksheme nga aksidentet automobilistike. Po të kishim një ulje ose edhe më mirë një «stop» të aksidenteve, do t’ia vlente që të përshëndetej puna e bërë nga organet përkatëse, por kur gjatë kësaj jave që po mbyllet, rrugët i viktimave, i të vdekurve dhe të plagosurve nga aksidentet jo vetëm nuk u ul por përkundrazi u rrit edhe më shumë (duke u ni- (Vijon në faqen 2) Qytetarë, ruani veten:

GIROKASTER Edhe tymi, le me cigaret, nuk do kalojnë në Kakavie

U duk si një lloj betimi ajo që ndodhi para disa ditëve në Kakavie, në mbrëmjen e njërës prej të cilave Televizioni mburri pa doganë punën në të: u ndaluan cigare kontrabanduese të ambalazhuara në artikullin shiqmor dhe kjo u quajt një mrekulli (!) Mrekullia ose hataja është tjetër në këtë pikë kalimi që i përçjell mjaft probleme Gjirokastrës, duke u munduar ta «kavakizojë» atë. Shumë mistere fshihen ende aty, në nyjën që shteti e mban fort të shtrënguar në grusht. Organet lokale të pushtetit duket të pafuqishme në lidhjen me të, përjashtuar lidhjet private të disa funksionarëve, të cilët përfitojnë prej … opinioneve, por nuk janë denoncuar prej asnjeriu. Ndërrimet e kuadrove atje janë të shpeshta, të pashpjalluara kurrë. Shumë lëvizje prej tyre janë në akord me ato që ndodhin në policinë e rrethit. Vizitat e shpeshta të automjeteve me targa shtetërore pasohen herë pas here edhe me ulje këmbëkryq. Kështu është futur në krikot e makinës së rëndë të shtetit kjo pikë në të cilën kalojnë çdo ditë disa koli me cigare. Dhe duket se betohen se aty s’kalonte dje as zog, pa leje, nuk do të kalojë tymi i duhanit sot. Por këtë së vendosin dot tregtarët, doganierët e policët që pinë cigare, qofte edhe shije blendi. Këtë e kanë në dorë ata që thithin llullat. TH. DINO