11/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 korrik 1995

KOMITETI I MINISTRAVE TË KE-së VOTON PRO PRANIMIT TË SHQIPËRISË SI ANËTARE ME TË DREJTA TË PLOTA NË KËSHILLIN E EVROPËS

Përfundimisht SHQIPËRIA - anëtare e Këshillit të Evropës Siç informohemi nga Strasburgu, dje Komiteti i Ministrave, votoi pro pranimit të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës. Siç informohemi nga Strasburgu, dje Komiteti i Ministrave, votoi plota në Këshillin e Evropës. Eshtë bërë e ditur, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi më 29 Qershor unanimisht që Shqipëria të pranohej Evropës. Dhe, u kalua edhe hallka e fundit e votimit përfundimtar, votim i cili konsiderohet formal por gjithësesi ka vlerën e marrjes së votës përfundimtare nga Komiteti i Ministrave si organi më i lartë administrativ. Mbetet tani ceremonia e pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës e cila është parashikuar të zhvillohet më 13 Korrik në Strasburg, ditë kur flamuri shqiptar do të zërë vendin që meriton në rreshtin e flamujve të popujve evropianë. Korresp. i «Zërit të popullit»

Në Shqipëri nuk ka kthim prapa

Nënvizojmë Në harenë e gëzimit që ngjalli pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës, ka mbetur disi në hije një deklaratë e Presidentit të KE, zotit Martinez, i cili ka formuluar bindjen e tij se në Shqipëri nuk ka kthim prapa. Duke iu përgjigjur në konferencën për shtyp një pyetje të drejtuar nga kryeredaktori i gazetës RD për mendimet e tij për zhvillimet demokratike në vendin tonë, zoti Martinez tha: «Keni arritur në atë pikë që ne mendojmë që është absolutisht e pakthyeshme». Këtë fakt e botoi RD-ja dhe e kemi ndjekur edhe përmes Televizinit. Eshtë një fakt që të bën të mendohesh seriozisht. Zoti Martinez, në rolin e përfaqësuesit më të spikatur të Evropës demokratike i ka vlerësuar proceset demokratike në Shqipëri si të pakthyeshme. Eshtë pikërisht kjo konsideratë, jo vetëm e tija por edhe e organizmave evropiane që peshë që Shqipëria u pranua në KE. Natyrisht një qëndrim i tillë të gëzon. Të gëzon për faktin se politikhësi Europa e gjykon Shqipërinë të shkëputur njëherë e mirë nga qëndrimi i saj «as mish as peshk», midis Lindjes e Perëndimit, kur në fakt ky qëndrim nuk i shërbeu as përparimit të vendit, as zhvillimit të demokracisë e respektimit të të drejtave të njeriut. Kur thellimit në Europë thuhet se Shqipëria nuk do të bëjë kthim prapa, në pikpamjen ekonomike, kjo është një garanci e madhe se investimet aq të domosdoshme për ekonominë tonë tash e tutje do të jenë më serioze. Por qëndrimi që mban Europa dhe zoti Martinez janë njëkohësisht edhe një vlerësim për gjithë opozitën shqiptare të cilën ata e shohin ka të emancipuar sa që nuk kërkon absolutisht kthimin prapa. Me këtë rast marrin një goditje të fortë akuzat e parreshtura të të gjithë atyre që tek PS janë përpjekur të gjejnë një forcë regresive, një të ashtuquajtur «forcë që nuk di as nuk do të reformohet, e cila sipas disa tellallëve po të vijë në pushtet do të kthejë kooperativat bujqësore e madje edhe kampet e përqëndrimit. Loja me gogolin e «kthimit të komunizmit» në Shqipëri po të vijë në pushtet opozita socialiste ka patur efektet e saj, për fat të keq më të tepërta se vogla në kategori të caktuara njerëzish. Ka ndodhur kështu sepse me qëndrimet e saj të maturra e me alternativa që shton, PS ka zgjeruar elektoratin e saj, duke u bërë një forcë që të bind në se do të dijë të administrojë më mirë pushtetin se partia që e ka aktualisht atë. Dhe ja tani, dukesh që edhe Europa përmes zotit Martinez të formulohet këtë koncept për zhvillimet tona politike për bindur edhe «të pabindurit». Faleminderit Europë! P. Z.

Mesazh lirie dhe emancipimi

Në fillim eurosocialistët të mbledhur në Kongresin e tyre të Dytë dhe më pas opinioni i gjerë shoqëror u njohën me Mesazhin e kriterit të Partisë Socialiste Fatos Nano, drejtuar Kongresit të eurosocialistëve. Më shumë se një mesazh, më shumë se një përshëndetje, idetë e shprehura në të u bënë objekt diskutimi midis njerëzve. Kjo është një shenjë e mirë, sepse politikë efektive është vetëm ajo lloj politike që ngjall interesimin dhe debatin e atyre që u drejtohet. Fryma e këtij mesazhi është fryma e lirisë dhe emancipimit që, ndonëse me vështirësi, po zien gjithnjë e më tepër hapësirë në vendin tonë. Mesazhi shpreh angazhimin politik të PS dhe Fa- sor qëndrimin opozitar të kritikës dhe korrektimit të të metave të pushtetit, PS nuk ka nguruar të vlerësojë çdo arritje pozitive të tij në rrugën e demokracisë. Grupi i saj parlamentar ka dhënë konsensusin për miratimin e një sërë ligjesh të rëndësishme të reformës ekonomike dhe të konsolidimit të shtetit juridik. PS ka vlerësuar dhe përshëndetur çdo arritje pozitive të pushtetit si p.sh, rezultatet e vendit në fushën makroekonomike, marrveshjet e suksesshme politike dhe ekonomike me vendet dhe organizmat ndërkombëtare etj. Ajo përshëndeti publikisht qëndrimin e presidentit Sali Berisha në respektimin e verdiktit të popullit më 6 Nëntor, vizitën e planifikuar zyrtare të presidentit në SHBA, aderimin me të drejta të plota të PD në ECDU etj. Në këtë vazhdë të qëndrimeve konsekuente konstruktive është edhe përshëndetja e kryetarit të PS Fatos Nano drejtuar presidentit të Republikës dhe opozitës politike në tërësi për kontributin e dhënë në anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës. Bashkëpunimi pozitiv – opozitë në këtë rast është shembulli më i qartë që tregon se për interesat e mëdha të popullit dhe të kombit, gjëndet gjuhë e përbashkët edhe midis forcave politike që duken si të papajtueshme me njëra – tjetrën. Vlerësimi i Fatos Nanos për këtë akt tregon se qëndrimi i PS ndaj kësaj çështjeje ka qenë i vendosur, transparent dhe pa llogari partiake. Këto qëndrime konstruktive të PS. në shërbim të demokracisë nuk e kanë zbërthyer dhe nuk do ta zbehin aspak misionin opozitar që i ka ngarkuar asaj elektorati shqiptar më 22 Mars. Ajo ka denoncuar dhe do të vazhdojë të denoncojë me forcë çdo veprim të pushtetit që bie ndesh me parimet e demokracisë dhe me interesat e vendit. Edhe në Mesazhin e tij më të ri, Fatos Nano u kujton institucioneve shqiptare obligimet që rrje- ndonëse me vështirësi, po gjen angazhimin politik të PS dhe Fatos Nanos për t’iu kushtuar tërësisht dhe pa u ndalur kësaj lirie dhe këtij emancipimi. Ndonëse ende i prangosur papa mureve të qelisë, Nano e ndjen frymën e lirisë që vjen gjithnjë duke u forcuar. Vullneti i popullit i shprehur në Referendumin e 6 Nëntorit për të ruajtur demokracinë e brishtë shqiptare nga çdo lloj ndohtjeje e së kaluarës dhe vullneti i Evropës për të na pranuar në gjirin e saj, janë garancitë për këtë. Me vizionin e një politikani të kohës Fatos Nano sfidon vuajtjet personale të barabarta dhe ngrihet mbi lartësinë e vlerësimit realist të situatave që jetojmë. Nga lartësitë e këtij vizioni kryetari i Partisë Socialiste gjen kurajon të përshëndesë të gjitha ato institucione demokratike shqiptare dhe vropiane që kontribuan në ngritjen e demokracisë shqiptare deri në atë shkallë që e shikojmë sot. Nga lartësitë e këtij kulmi të demokracisë ai gjen rastin të riformulojë qëndrimet e njohura konsekuente të PS ndaj të kaluarës diktatoriale, ndaj të sotmes së trazuar dhe ndaj të ardhmes së ëndërruar. Idetë e Mesazhit të fundit të kryetarit të Partisë Socialiste shprehin vijën konsekuente të kësaj partie që nga krijimi i saj deri sot. Veçanërisht gjatë tre vjetëve të fundit të saj në opozitë kjo parti është karakterizuar nga qëndrimet konstruktive në përpjekjet për rritjen dhe konsolidimin e demokracisë. Duke patur si mision kryesor të këtij viti. Nisur nga ky fakt që kërkon domosdoshmërinë e qënies në trupin gjykues të tre gjyqtarëve, Çeliku tha se dy seancat e para të datës 15 qershor që duhej të bënim me pyetjen e Ardlan Xhyherit do të ribëheshin duke rihapur kështu procesin e hetimit gjyqësor. Të pestë të pandehurit, trupi gjykues dhe prokurorët ishin dakord që për këtë moment, të administrohen hetimet në seancat e mëparshme. Ndrëkohë Tartari kërkoi që kjo procedurë të bëhej për të gjithë procesin. Ai u mbështet, nga avokatja e Haxhia, e cila tha se ka ndryshuar procedural dhe pozicioni e dy ish nënbimit gyjtavarëve të konvertuar sot në gjyqtarë. Por, Çeliku vendo-

«Një e ardhhme e sigurtë për Italinë»

- Konfirmohet aleanca e majtë – qendër - Duam të ndërtojmë një Itali normale Kjo ishte parrulla qëndrore e Kongresit të Partisë Demokratike të Majtë të Italisë që u zhvillua më 6, 7 dhe 8 Korrik në Romë, Rraporti i Sekretarit të Përgjithshëm të PDS (kandidati për kryeministër i PDS Massimo D’Alema), fjalimet e oratorëve kryesorë si Romano Prodi (kandidat për kryeministër i Aleancës së Majtë e të Qendrës), apo Walter Veltroni (një nga udhëheqësit më popullor të PDS) etj. , përcaktuan alternativat politike, ekonomike e sociale për Italinë, pas zgjedhjeve të cilat mendohet se mund të mbahen në fund të vitit. «Ne duam të ndërtojmë një Itali normale, - deklaroi D’Alema, - një Itali pa armiqësi politike, por me kompeticion «politik». Ndërsa lideri tjetër i PDS Veltroni, në një përgjigje të drejtpërdrejtë dhënë fjalmimit të Berluskonit në Kongres (fjalim që u respektua nga delegatët) deklaroi: «Ne po ndërtojmë një aleancë të majtë - qendër, jo për të luftuar aleancën tuaj, jo për të luftuar Berluskonin, por për të ndërtuar Italinë. Ne do të luftojmë dhe të qeverisim». Kongresi u karakterizua nga fryma e debatit konstruktiv, nga një kulturë shembullore politike dhe besim në fitoren e aleancës së majtë me qendrën. Në Kongres morën pjesë të gjithë forcat politike italiane. ★ ★ ★ I rëndësishëm ishte Kongresi e- (Vijon në faqen 4)

Komiteti Shqiptar i Helsinkit u përgjigjet sulmeve të «Tribunës Demokratike»

Në gazetën «Tribuna Demokratike», datë 7.7.1995, është botuar një shkrim me titullin, «Deklaratë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit kundër KE-së». Shkrimi nënshkruhet nga një korrespondent që ka mbetur anonim. «Tribuna Demokratike» ka pretendimin të dalë në opinion si një organ informacioni dhe debati politik. Në të vërtetë, po del më shumë si një tribunë britmash, histerike, të cilave tani u shtohen edhe anektodat dhe barcaletat pa shije. Nuk do t’ia vlejë të përgjigjemi këtij «korrespondenti» të fshehur, me ironinë e tij vulgare dhe përmes një organizate joqeveritare që është Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që ka fituar tanimë një prestigj si brenda vendit ashtu edhe jashtë. Por duke iu drejtuar korrespondentit, që nuk njeh as etikën elementare, e quajmë me vend të riktheksojmë qëndrimin tonë të qartë, të prerë dhe konsekuent për pranimin e vendit tonë në Këshillin e Evropës. Opinioni ynë është i njohur me angazhimin tonë konkret në favor të pranimit të Shqipërisë. Marrrim shkak po ashtu nga ky rast për të përcaktuar edhe një herë pozicionin tonë si organizatë e pavarur. Presionet të çfarëdolloji për ne nuk do të kenë efekt kundrejt K.SH.H. Ai nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë asnjëherë, të bëhet instrument i kësaj apo asaj force politike, qoftë në pushtet, qoftë në opozitë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të vazhdojë të kryejë rolin e tij të pavarur ndaj të gjithë atyre, qofshin apo jo organe publike, që do të cenojnë lirinë e të drejtat e shtetasve. Të garantuara me ligj. Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të kryejë pa lëkundje detyrën e tij si vëzhgues i respektimit të të drejtave: e lirive themelore dhe parimeve të shtetit ligjor. Komiteti Shqiptar i Helsinkit Tiranë, 10.7.1995

PROKURORIA «LAN DUART» ME SKANDALIN ARSIDI!

Para «të humbura» DEKORATA e Berishës dhe 71 vjet burg për bankierët dhe ish-kryeministrin... Ç’do të vendosë Gjykata? Po të akuzuarit çfarë do të bëjnë: do të kalben në burg apo do të rrëfehen?... Ka përfunduar «punën» me çështjen Arsidi, Prokuroria e Rrethit të Tiranës. Gjykatësi Çeliku, prit që për mëse 7 orë – nga ora 9.00 deri më 16.30 – dëgjoi e ndau në dy godinat, të Prokurorisë së Tiranës, Arben Qelebeji e Genci Gjokutaj, për të dënuar akuzën përfundimtare të bashkuar me propozimet për masën e saj. Pritja ishte e gjatë po të kemi parasysh se vetëm pak ditë më parë, procesi gjyqësor ishte shtyrë pa afat pikërisht për momentin kur do të mbahej pretenca. Ndodhte kështu kur formula e kontrollove kish mbërritur në Prokurorinë e Tiranës dhe ambarat e Qeleshit dhe Gjokutajt ishin në qendër të opinioneve për shkarkime. Ndërkohë që prokurorët nuk e përfunduan «punën» me çështjen e ... të jepte udhë shkarkimit të përfolur. Por pikërisht tre ditë më parë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk prekte në vendime të tij Prokurorinë e Tiranës. Prandaj, insistimi dhe në sallën e gjyqit për lexim të pretencës – edhe pse Agron Saliu i mbështetur nga Maks Haxhia e Artan Gjylbegiu, kërkonin shtyrjen e seancës për mungesë të avokatit të Sansxhaj. Vazhdimin e saj ata do ta quanin shkelje të të drejtave të njeriut. Ndërkohë pak çaste më parë, gjyqtari Çeliku i la të kuptohet se me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dy ish nënbimit e Tiranës, ishin emëruar gjyqtarë. Çdo gjë sipas Çelikut i është referuar ligjit për funksionimin e organeve të drejtësisë, i cili ka hyrë në fuqi më 18 presion të brendshëm vetëvrasës, ashtu edhe dhe jashtë. Por, duke u drejtuar koha e re dhe perspektivat, që nuk u jep as edhe elementare, e quajmë me vend të rikthej këndrimin tonë të qartë, të prerë dhe konsenguent për prani-

Dhuna dhe terror mbi punonjësit

20 policë luftojnë «heroikisht» kundër disa grave për t’i kthyer mërkator në ashtuquajturit pronar, drejtor drejtorie në Ministrinë e Drejtësisë Ndricim Hysi PROTEST. Jemi ne 15 punonjësit e merkatos «Sahati» Vlorë të rrahur e të keqtrajtuar në mënyrën më mizore prej forcave të rendit që protestojmë pranë jush. Problemi ynë është tashmë publik për opinionin. Kërkesa jonë ka qenë gjithmonë privatizimi i merkatos në favorin tonë për kjo nuk mund të realizohej sepse pushtetarët janë të pangopur me oreks e tyre. Përballë së drejtës për të jetuar, pushteti përdor dhunën kundër 15 punëtorëve, shumica gra. Forcat e rendit të drejtuara nga kryetari Sokol Mulhosmani gjetën rastin për të realizuar qëllimet e tyre, sepse përsëri natën ata kishin vepruar edhe dy ditë më parë duke nxjerrë në orën 3 të mëngjesit forçërisht mallrat nga objekti ynë. Kjo ndodh sepse i ashtuquajturi pronar (sipas vendimit të korruptuar të A KP Vlorë), është drejtor drejtorie në ministrinë e drejtësisë Ndriçim Hysi. Të përdorësh dhunë mbi gratë dhe nënat e fëmijëve është gjëja më e lehtë që mund të bëhet por t’i japësh të drejtën tashmë është shu- më e vështirë për pushtetarët në Vlorë të cilët gjatë gjithë kohës kanë heshtur, na kanë mashtruar dhe janë tallur me dinjitetin tonë. Të quash nënat e fëmijëve lavire pse kërkojnë të drejtën për të ushqyer fëmijët e tyre, është akoma më e rëndë se shkupi i gomës. Nuk mund të imagjinohet se ç’ndodhi në Vlorë në mesnatën e datës 5 korrik mbi trupat e drobitur të 15 punonjësve të cilët kishin tashmë 2 ditë që flinin jashtë për të mbrojtur mallin e dhunuar po nga forcat e rendit. Protestojmë pranë jush, për dhunën që kanë ushtruar forcat e rendit. Kërkojmë, përkrahjen tuaj. Kërkojmë të drejtën tonë. Me respekt: Marieta Çalaj, Pranvera Aliaj, Filloreta Birçe, Luiza Bejo, Teuta Bajrami Liljana Ferra, Qemal Hasani, Shqiponja Muho Qamile Brahimi. Beqir Pasaj, Astrit Nuredini. Esat Resuli, Myzejen Saliu, Foto Seriani, Florinda Nikolla.

Veprimtari për Çerçiz Topullin

Shoqata Atëdhetare Për të Rënët e Kombit Shqiptar, me 10.7.95, organizoi në sallën e Muzeut Historik Kombëtar veprimtar përkujtimore, kushtuar Heroit të Popullit Çerçiz Topulli, me rastin e 80 vjetorit të rënies. Monën pjesë: familjit dëshmorësh, anëtarë e simpatizantë të shoqatës, besëtarë të trupit, familjarë Herolt, veteranë personalitete të kulturës dhe të aritrat-Cab me ... të partive politike e të shoqatave, veçanërisht Kuvenedti Popullar etj. Mblëthjen e hapi kryetari I. Daus ... (Vijon në faqen 3)

KORÇË

Përkujtohet 10 korriku Edhe pse mjetet e informimit të tjerë, Radio dhe TV në kronikat e tyre të posaçme për ngjarjet historike e kanë anashkaluar 10 korrikun, ditën e formimit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë nacionalçlirimtare, veteranët e rrethit të Korçës u mblodhën në përkujtim të kësaj dite të lavdishme. Për mbi gjysëm shekulli 10 korriku e ka çelur si një ditë e krishëmit të popullore për të sjellë popullit linjën dhe në fjalën e vet kryetari i komitetit të Veteranëve Shefqet Pojani. Kishte do të bëhej edhe në të ardhmen. Dhe kështu e në luftërave të gjata të atdheut, që sollën kështu edhe të tjerëve amanet brezave që do të vijnë. Takim vuri në dukje rëndësinë historike të 10 korrikut të vitit 1943. Ishte pikërisht kjo ngjarje, tha ai, që i dha hov e zhvillim të mëtejshëm lëvizjes nacionalçlirimtare në vendin tonë, dhe krijoi kushtet për rritjen e formacioneve luftarake që janë ngjarje të jetuara, tha ai, dhe është vështirë të arrihet mohimi i tyre. Në këtë takim morën pjesë veteranë, pjesëmarrës të formacioneve partizane si dhe pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve të luftës nacionalçlirimtare. Me këtë rast u bënë vizita në varret e dëshmorëve dhe heronjve të luftës nacionalçlirimtare. Korrespondenti i gazetës së popullit