12/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 korrik 1995

Përmasat evropiane të vizionit të NANOS

- Mësime aktuale nga një Mesazh - Shpesh politikës shqiptare i mungojnë idetë e reja, të guximshme, bashkëkohore dhe të vlefshme, i mungojnë hapat politikë të domosdoshëm për të zhbllokuar situatat e nxehta që krijohen në këtë periudhë të vështirë tranzicioni. Duhet të jetë edhe ky një ndër shkaqet që në amullinë e shtyrjes së karrocës pushtetare deri në zgjidhjet e ardhshme, dhe në euforinë e hapave logjikë që bëri Europa duke u afruar më tej me Shqipërinë, idetë e Mesazhit që lideri socialist, Fatos Nano, i dërgoi Eurosocialistëve të mbledhur ditët e fundit në Kongresin e tyre, kanë rezonancë, diskutohen e komentohen. Mbi bazën e tyre Partia Socialiste ndërton edhe pozicionet e reja të luftës politike, legale e demokratike, që zhvillon si forca më e madhe e opozitës. Ky Mesazh është mbrojtur me një mendim të emancipuar. Pika më e ndjeshme e tij është qëndrimi i ri i Nanos ndaj figurës së Berishës, politikanit dominues në pushtetin aktual. Është e tepërt të themi se të tilla konsiderata vlerësuese, siç bën Nano për presidentin Berisha, përveç bartjes së Kodit të mirësjelljes dhe edukatës që duhet të karakterizojë kudoherë një politikan, nuk janë shenjë e çastit dhe as formulime pasionante, por janë «mësime» që ndeshen rëndom në botën demokratike. Është ende i afërt hëstni i fundit i PDS italiane; e cila në Kongresin e saj të para pak ditëve ftoi të gjithë udhëheqësit e partive «kundërshtare» madje ata shpalosën nga tribuna e Kongresit të kësaj partie pikëpamjet e tyre. Nano, në këtë frymë europiane të konceptimit të kundërshtarit politik, ashtu siç e ka kritikuar rreptë Berishën kur ka qenë rasti, ashtu gjen përsëri momentin politik dhe e përshëndet. Është një përshëndetje e besueshme, sepse është e natyrshme. Por Nano në këtë Mesazh e përshëndet Berishën përkrah Martinit, duke i quajtur si përfaqësuesit më të lartë zyrtarë të «marrëveshjes» të Shqipërisë me Europën. Një marrëveshje është një kontratë me detyrime për të dy palët. Në gjuhën e politikës shqiptare kjo do të thotë: Shqipëria u pranua në KE, tani i takon asaj që të plotësojë garancitë e tjera të kërkuara nga institucionet evropiane. Në këto garanci hyjnë edhe zgjedhjet demokratike, të cilat i ka kërkuar KE-ja pa ekuivok. heve që shkuan, vetëm ata nuk e kuptojnë se lëvizja politike e rreshtimit të Nanos përkrah Berishës në këtë pendesë është sa e zgjuar, aq e nevojshme dhe thellësisht demokratike. Sot është vërtetë mëkat të mos gjesh asnjë të metë të një regjimi që e dënoi veten me dekje. Partia Socialiste, megjithëse bëri aktin e madh të shkurorëzimit me të kaluarën e hidhur të partisë-shtet të PPSH, padrejtësisht u anatenua si bartëse e të gjitha të këqijave, si vazhduese e teorive dhe praktikave të komunizmit. A nuk u quajt PS e pa reformuar e socialkomuniste, e nuk u quajt kriminelë e puniste? Në fakt Partia Socialiste, 4 vjet e ca pas themelimit të saj, përkrah PD-së dhe forcave të tjera që erdhën në skenën e politikës shqiptare me shëmbjen e diktaturës, me aktin e saj të Qershorit 1991 ka dhënë një kontribut të madh për gjithë procesin demokratik në Shqipëri. Mendoni sikur PS, forca më e madhe e opozitës (është një mendim thjesht gazetarsk), të qëndronte në pozitat e vjetra të Partisë së Punës, të mos lëshonte asgjë nga instiktami. E pakta, nga ky qëndrim ajo do të merrte mbi vete përgjegjësitë për fajet e gabimet e rënda të 50 vjetëve që shkuan, duke qenë kështu edhe faktor destabilizimi. Socialistët shqiptarë, 60 e ca përqind e të cilëve janë anëtarë të kësaj partie pa qenë më parë në asnjë parti tjetër, pra as të Partisë së Punës, nuk kanë asnjë përgjegjësi dhe asnjë detyrim moral për të mbajtur mbi supet (siç janë përpjekur t’ia ngarkojnë) krimet e diktaturës e deri vrasjet e genocidit të cilat janë sot shumë të përfolura në shtyp e media. Populli di të çmojë shumë mirë secilin dhe pikërisht sepse i mat me të njëjtën kut demokratët e vërtetë, në çfarëdo forcë politike që të jenë, qoftë në PD apo në PS etj., e ka bërë me kohë ndarjen e PS nga Partia e Punës. Vetëm ndonjë politikan mediokër, që kërkon të ruajë kolltukun duke mbajtur ndezur artificialish situatën politike në vend, vazhdon të shohë tek PS një forcë politike të së kaluarës. Këtë të kaluar, për të cilën është e ndershme e drejtë që gjitha klasa e re politike shqiptare, edhe Berisha edhe Nano, dhe gjithë të tjerët, e kanë dënuar, por edhe e kanë lënë pas. (Vijon në faqen 4) gjithë klasa e re politike shqiptare, pra edhe Berisha edhe Nano, të ndjejnë pendesë, askush nuk thotë se duhet ta harrojë. Atje janë rrënjët tona, të të gjithë neve, do s’do ndonjëri. Në këtë lartësi politikani ngrihet Nanoja jo vetëm kur formulon këtë qëndrim për Berishën, por edhe kur e quan këtë pendesë një detyrim politik dhe institucional për cilado forcë politike. Duke ndjerë se shpesh e vërteta dhe gënjeshtra në politikën shqiptare kanë ecur paralel, se demagogjia na ka zënë edhe sytë, ai kërkon që kjo ndjesë të mos degjenerojë në planin demagogjik dhe për më tepër kjo duhet të shërbejë, siç thotë ai, në «çrrënjosjen e gjithë koncepteve e praktikave të diskriminimit deri në aparteidin politik të kundërshtarëve nga pushteti i sotëm». Pendesa për krimet e diktaturës do të jetë një shembull dhe për pendesën për gabimet e faktit që janë bërë në këto vite të qeverisjes së partisë demokratike. Kështu analizoja e të kaluarës dhe kritika ndaj saj mund t’i vlejë më mirë të tashmes. Kjo do të thotë që dikush, sa nuk është vonë, duhet të pendohet dhe për gjithë atë mal akuzash të padrejta që u bë ndaj Nanos, edhe për gjithë ato përpjekje që civilizuese që u bënë për asgjësimin politik të PS dhe të opozitës në tërësi. Autorët e qëndrimeve antidemokratike njihen, janë midis nesh, frymëzohen nga mendësi moniste. Sa më shpejt që të karikohen këto mendësi me më mirë është demokracia në Shqipëri. Nanoja me këtë rast dha një shembull. Të tjerët, sidomos ata që janë në pushtet, duhet ta pasojnë atë. … personi monumental përpara… [pjesa e sipërme e tekstit është prerë]… kujtuar së përfaqësuesit më të lartë zyrtarë të «martesës së Shqipërisë me Europën». Një martesë garancitë që ka dhënë. Midis këtyre garancive janë disa që përcaktojnë gjithë zhvillimin demokratik të vendit, si pasja e një Kushtetute, pavarësia reale e pushtetit gjyqësor e deri tek lirimi i Nanos. Asgjë meskine nuk ka pas përshëndetjes së Nanos për Berishën, ku vetëm shpirtkëqinjtë kërkojnë të gjejnë një lëshim, një dobësi, si kompensim, për gjoja një lirim nga prangat e Bënçës. Këtë Mesazh nuk e kuptojnë vetëm ata që nuk janë çliruar nga «rudimentet e konfrontimit anakronik 60 vjeçar», sikur vegjetoijnë në politikën shqiptare, ashtu edhe kur janë jashtë saj. Lirimin e Nanos e kërkon e drejta, e kërkon opinioni i shëndoshë shoqëror shqiptar, dhe organizmat e fuqishme ndërkombëtare. Ai do të bëhet realitet, madje shpejt. Me këtë Mesazh Nanoja, ndonëse i privuar padrejtësisht nga liria, tregon edhe njëherë dimensionin e tij evropian, frymën emancipuese që e karakterizon dhe gjerësinë e ndjenjave të pastra të një politikani human, që nuk sheh tek opozitari vetëm pushtira e kobure, vetëm pranga e inate, por shembullin se si thirja e Berishës «Opozitarë, por vëllezër, të bëhet real në Shqipërinë pasdiktatoriale. Tërheq vëmendjen tek Mesazhi i Nanos edhe përshëndetja e aktit politik të presidentit Berisha për formulimin e shprehjes së pendesës ndaj viktimave dhe krimeve të komunizmit në Shqipëri. Nuk është e tepërt të themi se ndokush e ka pritur këtë deri si një lëshim të Nanos, madje e ka vënë edhe në kornizë e një lëshimi parimor. Vetëm njerëzit që vuajnë nga nostalgjitë për të kaluarën, në tërësinë formalist për transformimin e Partisë Socialiste, dhe në ndërlokë i këndojnë çdo gjëje të kaluarës…

Presidenti turk Sulejman Demirel

SOT NË TIRANË Presidenti turk Sulejman Demirel Me ftesë të presidentit shqiptar, Sali Berisha, sot vjen për një vizitë zyrtare dyditore presidenti turk Sulejman Demirel. Kjo është vizita e dytë e një presidenti turk në Shqipëri, që simbolizon nivelin e lartë të marrëdhënieve mes të dy vendeve tona ballkanike. Shqiptarët ku- ftojnë se në ditët e vështira të tranzicionit populli dhe qeveria turke ishin ndër të parët që ofruan ndihmën e tyre bujare për popullin shqiptar, për t’i lehtësuar sadopak lidhjet dhe asaj periudhe. Rendi i ditës i vizitës së presidentit turk Sulejman Demirel është shumë i ngjeshur. Ai në krye të delegacionit turk do të zhvillojë bisedime me presidentin Berisha. Më pas, zoti Demirel do të flasë para parlamentit shqiptar, do të takohet me kryeministrin Aleksan- (Vijon në faqen 4)

Filloi stërvitja e përbashkët shqiptaro-amerikane «UJI KRISTAL 95»

Tiranë: Filloi dje në Tiranë, një tjetër stërvitje e përbashkët shqiptaro-amerikane, e koduar «Uji Kristal ’95» dhe që është planifikuar të zhvillohet në katër faza, deri në 16 shtator. Stërvitja është e karakterit xheniero – mjeksor dhe zhvillohet në kuadër të Partneritetit për Paqe, me pjesëmarrjen e forcave amerikane të shërbimit aktiv, të Gardës Kombëtare dhe rezerviste të Karolinës së Jugut. Për të marrë pjesë në hapjen e kësaj stërvitjeje, në një nga mjediset e ngritura për këtë qëllim në afërsi të qytetit Tiranë, erdhën edhe zv. kryeministri shqiptar Dylber Vrioni, ministri i mbrojtjes Zhulali, kryetari i komisionit parlamentar për Mbrojtjen Rendin Publik dhe SHIK-un Azem Hajdari, ministri i Brendshëm, i shëndetësisë si dhe funksionarë të lartë civil e ushtarakë shqiptarë. Në këtë ceremoni, merrte pjesë edhe ambasadori amerikan në vendin tonë zotit Joseph Lake. Gjithashtu, ndodheshin të pranishëm edhe atashetë e huaj ushtarakë që ndodhen në vendin tonë. Duke hapur takimin, para ushtarakeve pjesëmarrës në stërvitje, që ndodheshin të rreshtuar ministri i mbrojtjes Zhulali, tha se kjo stërvitje në vijim të disa stërvitjeve të tjera, është shprehje konkrete e bashkëpunimit dhe nivelit të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe SHBA-së, në fushën ushtarake. (Vijon në faqen 4)

Delegacion i Senatit polak vazhdon vizitën në Shqipëri

Një delegacion i Senatit polak po bën një vizitë në Shqipëri. Ai është pritur nga parlamentare shqiptarë gjatë ditës së martë ai u prit në një takim të veçantë nga Presidenti Sali Berisha. Në takimin me këtë delegacion, presidenti shqiptar i tha kryetarit të Senatit polak Adam Struzik, se Shqipëria dhe Polonia duhet të zgjerojnë marrëdhënien mes të dy vendeve në të gjitha fushat, si ekonomike, politike, kulturore, ushtarake e në fusha të tjera me interes reciprok. Të dy palët biseduan edhe për reformën në të dy vendet, krizën në rajonin Ballkanik dhe gjendja në Kosovë. Delegacioni i Senatit polak bëri një vizitë në kantierin e përbashkët shqiptaro – polak në portin e Durrësit.

Miratohet Statusi i Këshillit të Evropës

Dje në Parlament: Mënjëherë pas pranimit të vendit tonë në Këshillin e Evropës edhe parlamenti shqiptar me procedurë të përshpejtuar, të vendosur të miratojë dje në seancë plenare, Statutin e Këshillit të Evropës. Duke folur në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i grupit deputeti Namik Dokle e quajti hyrjen e vendit tonë në KE, një ngjarje të madhe e të veçantë, për të cilën edhe opozita… [pjesa tjetër e kolonës është e paqartë/prerë] … duke kërkuar që miratimi i tij të bëhet me konsensus, për të cilën u shprehën dakord edhe përfaqësuesit e partive të tjera. Më pas parlamenti i vazhdoi punimet me miratimin e «Marrëveshjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar, për zhvillimin e bujqësisë mbi projektin e rehabilitimit të veprave ujitëse». Në emër të grupit parlamentar të PS, fol deputeti Bashkim Koçi, i cili u shpreh dakord për të, duke bërë edhe disa sugjerime.

Diskutim i deputetit Bashkim Koçi në emër të grupit parlamentar të PS-së

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, e shqyrtoi «Marrëveshjen me Fondin Ndërkombëtar për zhvillimin e Bujqësisë», për rifatësimin e veprave ujitëse dhe është dakort me të. 1. Këto investime ndikojnë për nxjerrjen nga prapambetja dhe zhvillimin e zonave rurale e veçanërisht të zonës verilindore, e për t’i transformuar pareshtur ato, në kushtet e ekonomisë së tregut. 2. Mjaft vepra ujitëse, për të cilat janë bërë shpenzime të mëdha, duke mos i vënë në gatishmëri dhe në punë dëmtohen dhe do të duhen… (Vijon në faqen 2)

Qeleshil! Ku janë paratë?!

Dekorata «Korezi Francez» kërkon dëshmi penaliteti për funksionin e saj. — Përse tërhiqet nga akuza direkte Qeleshil: Holi ka marrë nga Arsidi dy paketa nga 650 mijë dollarë! Pas preferencës dyshime dhe rikthim i «skandalit Arsidi» Qeleshil! Ku janë paratë?! - Dekorata «Korezi Francez» kërkon dëshmi penaliteti për funksionin e saj. - Përse tërhiqet nga akuza direkte Qeleshil: Holi ka marrë nga Arsidi dy paketa nga 650 mijë dollarë! Ka ngjallur reagime të ashpra por edhe dyshime të mëdha - hapësira e vendimit i 1,6 milion dollarëve me 71 vetë burg nga ana e Prokurorisë së Tiranës. Përgjigjja 6 mujore u prit në hënë nga prokuroria e Tiranës, që rezultoi dhe një herë në skenë «skandali Arsidi». Gjithçka e luajtur për mëse një javë «pas perdeve» - pritet mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë - u pa dje se ç’ngjarja kishte. Egërsia e shfaqur në më shumë se 30 faqe kërkoi të groposë përfundimisht të hënën 4 ish funksionarët më të lartë të financave shqiptare dhe për herë të parë që nga janari i 1993 edhe ish kryeministrin shqiptar Abreti. Por njëkohësisht me këtë gropoje edhe mbështetjen e skandalit - me ndikim të drejtëpërdrejtë në politikën shqiptare - duke treguar me gishta pjesë ish-a, ish kryeministrin Ahmeti, ish guvernatorin Hoti, ish drejtorë e nendrejtorë të Bankës Tregtare Xhyheri, Saliu, Tartarli. Por historia më shumë se dy vjeçare e procesit e drejton gishtin edhe mbi të tjerë, «VIP», pra persona të rëndësisë së veçantë. Sali Berisha ish kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe President i Republikës, për fat të keq mban një gjoks një dekoratë, «Kortezi Franceze» dhënë nga Nikolla Arsidi. Cili ka qenë funksioni i saj? Thjesht kortezi apo…? Presidenti shqiptar në prononcimet e tij publike ka thënë se ka pranuar një dekoratë që e ka pranuar edhe personalitete të tjerë dhe nga një njeri që ka qenë këshilltar i presidentit francez Zhi… (Vijon në faqen 2)

Ndalohet kryetari i degës dhe shefi i inspektoriatit

Malësi e Madhe Ndalohet kryetari i degës dhe shefi i inspektoriatit — Ndërkohë janë thirrur dhe persona të tjerë — I kanë thirrur për sqarime në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kanë përfunduar në qeli. Kështu justifikonin dje në Malësinë e Madhe mungesën prej tri ditësh të kryetarit të degës së punëve të brendshme të këtij rrethi, zotin Bujar Lutaj dhe shefit të inspektoriatit zoti Hasan Muça, Zotin Lutaj, para tre netësh erdhën nga Tirana dhe e shoqëruan për në ministri drejtuesit kryesorë të drejtorisë së përgjithshme të policisë. Muça pas këshillave shoqëruar zotin Muça nga i përfunduar… [tekst i paqartë] Rurimet bëjnë të ditur se të dyja janë, pasi janë thirrur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë përfunduar në qeli, bile edhe më tej ndaj tyre është vendosur edhe masa arresti. Mësohe në prokurori… [pjesa e poshtme është prerë] … në këtë rreth si dhe në prokurorinë ushtarake të zonës na thanë dhe se zyrtarët e nuk dimë gjë për këtë rast. Gjithçka e kemi me dëgjuar, ashtu si ju. Këto pohime përbëjnë se çështja në fjalë mund të jetë e një rëndësie të veçantë, ndaj dhe organet eprore të… [prerë] (Vijon në faqen 5)

KËRKESË PËR THIRRJE NË INTERPELANCA TË KRYEMINISTRIT ALEKSANDËR MEKSI

PËR ZBATIMIN E STATUSIT TË VETERANIT Kryesisë së Kuvendit Popullor TIRANË Në mbështetje të Nenit 89 të Rregullores së Kuvendit Popullor, kërkojmë thirrjen në interpelancë të Kryeministrit, zotit Aleksandër Meksi, për të dhënë shpjegime në lidhje me zbatimin e ligjit Nr 7874 datë 17.11.1994 «Për statusin e veteranit të luftës... dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 199 datë 13.5.1995 në bazë e për zbatim të tij për problemet që vijojnë: 1. Si e shpjegon ju zvartjen e madhe dhe të pajustifikuar që po i bëhet zbatimit të ligjit të Kuvendit Popullor për Statusin e Veteranit të Luftës. U deshën 6 muaj nga miratimi i tij, që të jep Statusi, si ilaçet e udhëtimi urban falas, ai interurban me gjysmën çmimi etj, gjë që mund të zgjidhej me udhëzime të veçanta edhe pa marrë «librezën». 3. Përse Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria nuk janë treguar aspak transparentë si përsa i përket hartimit të projektligjit, ashtu edhe për projekt - vendimin dhe udhëzimet që po përgatit për të nxjerrë Ministria e Mbrojtjes? Në se Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional – Çlirimtare, është treguar e gatshme si për bashkëpunimi 6. Për ndarjen e veteranëve në kategori e grupe, gjë që ligji nuk i ka dhe as autorizon qeverinë për këtë? 7. Pse është bërë dallim midis kampeve të përdorimit nazifashist, kur ligji nuk bën një gjë të tillë? 8. Pse deklaratat që jepen, Pra- nohen vetëm për të nderuarit, të burgosurit e të persekutuarit politikë dhe jo për të gjithë ata që nuk kanë mundur të sigurojnë dokumentet e kërkuara? 9. Shpërblimi i caktuar nga Këshilli i Ministrave a përputhet me kontributin dhe vlerësimet që i ja- janë bërë veteranëve nga ligji dhe nga personalitetet më të larta të shtetit e të vendit, në një kohë që i tërë pensioni i tyre, së bashku edhe me shpërblimin për luftën në shumicën e veteranëve nuk arrin as sa gjysma e pensionit të zakonshëm? P. Grupin Parlamentar të PSSH Kryetari NAMIK DOKLE Tiranë, më 10.7.1995 … date të Këshillit të Ministrave Nr. 199 date 13.5.1995 në bazë të një e shpjegoni ju zvarritjen të ligjit të Kuvendit Popullor për Statusin e Veteranëve të Luftës. U deshën 6 muaj nga miratimi i ligjit për të dalë vendimi i Këshillit të Ministrave dhe po bëhen dy muaj nga dalja e vendimit dhe akoma nuk ka dalë «udhëzimi» nga Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e vendimit. Në se kjo zvarritje do të vazhdojë akoma. 2. Si e konsideroni faktin që megjithëse ligji ka hyrë në fuqi nga 1 dhjetori i vitit 1994, veteranët nuk kanë përfituar asgjë nga të drejtat… … transparencë projekt-vendimin Antifashiste Nacional-Çlirimtare, është treguar e gatshme si për takim, ashtu edhe për bashkëpunim konkret, qoftë me aparatin e Ministrisë së Mbrojtjes ashtu edhe me atë të qeverisë dhe çfarë qëndrimi keni mbajtur ju? 4. Si e konsideroni ju krijimin e departamentit të veteranëve dhe të oficerëve në pension? 5. Pse keni lejuar dhe firmosur një vendim që disa pika nuk përputhen me Ligjin e Kuvendit Popullor? qeveria nuk janë treguar aspak transparente projekt-vendimin përputhen me Ligjin e Kuvendit Popullor?