SHQIPËRIA DUHET T’I BEJË REFORMAT PER TË PERMBUSHUR ASPIRATAT E POPULLIT SHQIPTAR
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Miguel Angel Martinez në një intervistë ekskluzive për «Zërin e Popullit»
MARTINEZ thekson:
- Vendet e tjera do të kenë detyrimin të mbështesin Shqipërinë ashtu si Shqipëria do të mbështesë nevojat e të tjerëve.
- Shqipëria ka nevojë për një Kushtetutë që të jetojë në demokraci.
- Çështja NANO nuk ka qenë asnjëherë vetëm e socialistëve. Ajo ka qenë edhe për demokracinë. Në Unionin Ndërparlamentar nuk janë socialistët ata që e kanë ngritur çështjen NANO, mund të them se është i gjithë Unioni Ndërparlamentar, pra janë demokristianë, liberalë, konservatorët...
Pyetje; Para dy javësh Shqipëria kaloi statusin e «të ftuarit special» dhe u bë anëtare e KE-së, Duke u bërë pjesëtare e kësaj familje të madhe Shqipëria do të ketë tani më tepër nevojë për mbështetje e bashkëpunim. Sot gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit ju u shprehët se ajo do të ketë të drejtën edhe të kërkojë. Çfarë konkretisht?
nevojat e të tjerëve në këtë ndërmarrje të përbashkët.
Pyetje; Rruga për në Europë ishte një rrugë e vështirë për shqiptarët. Ju sot theksuat se debati që u zhvillua gjatë procesit të pranimit lejoi të viheshin në dukje disa mungesa pamjaftueshmëri dhe mangësi të institucioneve shqiptare të cilat duhet të kompensohen nga të dyja palët: si nga unë ashtu edhe nga Presidenti Berisha. Ishim vërtet të tensionuar. Ai ishte shumë i tensionuar në Tiranë, por edhe unë kur e dëgjoja, jo pak, dhe e vlerësoj që më telefonoi. Është e rallë që një President, Kryetar shteti, të kapë receptorin dhe të telefonojë në orën 8.30 të mëngjesit, në atë orë, unë filloj punën...
Pyetje: Para dy vjetësh drejtën edhe të kërkojë. Çfarë konkretisht?
Përgjigje: Shqipëria, duke u nisur nga sot është një vend madhor; ajo nuk është më një adoleshente. Duhet që sa më shpejtë të jetë e mundur që mentaliteti i kandidatit, i anëtarit shok, i mbetur nga e shkuara të zhduket. Nuk mund të jemi në të njëjtën kohë edhe të fejuar edhe të martuar. Duke filluar nga sot ne, Europa e Shqipëria jemi të martuar. Kjo gjë ka përfitime avantazhe, por sigurisht ndoshta edhe dizavantazhet e saj. Tani s’ka më mister, tani bëjmë pjesë në të njëjtën familje. Të jesh anëtar i familjes, kjo presupozon ndër të tjera jo të kërkosh por të marrësh pjesë. Duke filluar nga sot Shqipëria do të ulet në të gjitha tryezat e Këshillit të Europës dhe do të ketë përgjegjësinë të vendosë së bashku me të tjerët. Kjo është një ndërmarrje thelbësisht solidare. Vendet e tjera do të kenë detyrimin t’a mbështesin Shqipërinë ashtu siç edhe Shqipëria do të mbështesë procesit të pranimit lojoi institucioneve shqiptare të cilat duhet të korrigjohen. Për këtë sipas jush Parlamenti, Qeveria dhe Presidenti kanë marrë një angazhim solemn. Për çfarë angazhimesh konkretisht bëhet fjalë?
Përgjigje: Angazhimet, preçize janë angazhimet që Presidenti i Parlamentit Shqiptar zoti Arbnori nënshkroi. Këto janë tekste që ju tashtëmi i njihni dhe janë pikërisht ata që mori anazhim Shqipëria. Presidenti Berisha është një person për të cilin kam konsideratë. Ne kemi folur disa herë këtu, ndërkohë që zhvillohej debati dhe ngriheshin zëra rezistues për mos pranimin e Shqipërisë. I transmetova atij se unë do të bëja gjithçka që ishte në kompetencat e mia, në fuqinë time të bindjes mbi të tjerët, do të përpiqesha t’i bëja që të arsyetonin kolegët e mi, do të përpiqesha t’iu thosha se Shqipëria do të ecë në rrugë të mbarë dhe për më tepër kjo rrugë do të ishte e pakthyeshme. Bisedimet që kemi zhvilluar në telefon atë ditë ishin bisedime të tencionuara pak, dhe e vlerësoj që më telefonoi. Eshtë e rrallë filloj punën e rër, por siç duket edhe ai bën e fillon. Unë arrij të shkoj në zyrë para sekretareve, mbase ka qenë koincidencë edhe për Berishën. Pra, duhet të ketë qenë vetëm në zyrën e tij. Ai i ruriut direkt të telefonit dhe kur ngrita receptorin, dëgjova zërin e tij, të cilin e njoh mirë, i cili më tha: Zoti Martinezi, i dashur mik.. unë u preka shumë. Më erdhi keq shumë, më shprehu mirënjohjen e tij dhe shqetësimin dhe unë i prekur i shpreha respektin dhe konsideratat e mia dhe i premtoya se unë kam bërë atë që duhet të bëja. Kjo konsideratë më shtyu që të ndihmojë Shqipërinë në përpjekjet që ajo po bën për ndërtimin e një shteti ligjor e demokratik por gjithashtu për përpjekjet që bën Shqipëria për begatinë. Unë jam një nga ata që mendojnë se është e domosdoshme që njerëzit në Shqipëri duhet të mundohen ta njësojnë lirinë dhe demokracinë me begatinë, por kur ajo ekziston vërtet. Kjo nuk
(Vijon në faqen 3)
Pozita e jashtme e Shqipërisë karakterizohet nga një borxh i jashtëm kërcënues
- Ndërsa thuhet se PD-ja ka siguruar kontrollin parlamentar mbi buxhetin -
Në ekspozenë Kontrata e Partisë Demokratike me Shqipërinë lidhur me borxhin e jashtëm midis të tjerash thuhet se Shqipëria vendi në të cilin borxhet dhe kredia konsideroheshin me kushtetutë tradhti e lartë u gjend pa pritmas në vitin 1992 në një borxh të jashtëm prej mbi 500 milionë dollarë të krijuar nga qeveritë e PPSH në dy vitet e fundit të diktaturës... Por aty nuk thuhet asgjë se sa ka arritur ky borxh në fund të vitit 1993-94 dhe sa do të arrijë në fund të vitit 1995.
Sidoqoftë indirekt mëson po përseri nga ekspozeja e kontratës se vetëm ndihmat dhe kreditë për bilancin e pagesave të dhëna Shqipërisë nga Bashkimi Evropian kanë qenë 135 milion dollarë, nga FMN-ja 89 milion dollarë, nga Banka Botërore 76.1 milionë dollarë (pa përfshirë 25 milionë dollarët e falur kohët e fundit nga Banka Botërore për shlyerjen e borxhit të jashtëm. Pra as shumë as pak por 300 milionë dollarë. Por siç del nga vetë Kontrata e PD më Shqipërinë borxhi i jashtëm është më i madh. Majfton të mbajmë parasysh se siç pohohet në kontratë 76.1 milionë dollarët e Bankës Botërore për bilancin e pagesave janë pjesë përbërëse e shumës prej 174.3 milionë dollarë kredi të buta që i ka akorduar Banka Botërore vendit tonë. Kjo do të thotë se shumën prej 300 milionësh duhet shtuar të paktën 100 milionë dollarë kredi të marra nga Banka Botërore për qëllime të tjera. Këtu nuk përfshihen kreditë e tjera të marra nga Bashkimi Evropian, Banka Evropiane për ndërtim dhe zhvillim, Banka Islamike, OPEK-u etj. Në mënyrë të tjeshtuar shtrohet pyetja; sa është borxhi i jashtëm gjithsej i Shqipërisë. Sa janë interesat që duhen paguar për të? Kur do të paguhet ai? Siç dihet në buxhetin e shtetit të vitit 1995 interesat për borxhin e jashtëm janë parashikuar 1.5 miliardë lekë, interesat për borxhin e brendshëm 5.3 miliardë lekë. Pra as shumë as pak por 6.8 miliardë lekë. ose më shumë se ç’janë parashikuar sivjet për pagesën e papunësisë ndihmën ekonomike, kompensimin e energjisë elektrike të marra së bashku.
Në këtë rrethana elektorati shqiptar për të nënshkruar edhe një herë kontratën e vet me PD do të ... (Vijon në faqen 2)
KOÇO BROKA
160 familje të zbritur nga zona Verilindore pa asnjë shpresë
Të zbritur këtu e tre vjet më parë nga zona verilindore dhe të sistemuar në zonën fushore të Lezhës tani ndodhen në një gjendje që siç thuhet «as në tokë e as në qiell». Janë më shumë se 60 familje të cilat u janë dëmtuar... të, thonë ata për «Zërin e popullit», duke përfshirë edhe Presidentin e Republikës. Kryefamiljarët përmendin faktin se në prag të votimit për Referendumin kushtetues ... u kanë thënë «votoni pro»
shpresë
Të zbritur këtu e tre vjet më parë nga zona veri lindore dhe të sistemuar në zonën fushore të Lezhës tani ndodhen në një gjendje që siç thuhet «as në tokë e as në qiell».
zona veri lindore cilat u janë drejtuar të gjitha organeve të pushtetit, por që në të gjitha rastet kanë gjetur vetëm «dyer të mbyllura». Madje, kohët e fundit janë gjendur nën goditjen e forcave të rendit të cilët me veprimet e herëmbashershme kanë prishur me dhjetra baraka të ndërtuara me stërmundim pa përmendur faktin se është ushtruar edhe dhunë. Nuk po gjejmë asnjë mbështetje, për Referendumin pushtetarët u kanë thënë «votoni «pro» se më pas do t’u sistemojmë si të doni ju», por që në fakt ata i priti dhuna e kërbacit.
Gjendja është vërtet e dhimbshme. Janë njerëz pa përkrahje, pa asnjë shpresë. Ata i bëjnë apel qeverisë të merrret një vendim për këto «refugjatë» të mjerë brenda vendit të tyre.
A. C.
«Dosja NANO» ofron përsëri shanse për drejtësinë shqiptare:
Dolën në dritë fakte të reja rreth manipulimit të dosjes “Nano”
Konfirmimi zyrtar i medias italiane, i strukturave të veçanta të drejtësisë italiane lidhur me pushimin e çështjes për ndihmën italiane për Shqipërinë, ku ishin të akuzuar 12 funksionarë, hedh dritë jo për pafajësinë e Nanos, pasi ajo e dhe më parë ishte e qartë, por për një skandal në të cilat janë përfshirë me dashje organet shtetërore dhe në veçanti ato të drejtësisë shqiptare, persona konkretë që i inçizuan, denoncuan, hetuan dhe gjykuan «çështjen Nanon».
Më pasë të këtyre manipulimeve, me përcaktime të objekteve të qarta politike, por edhe të tjera të karakterit të përmbajtjes së akuzës së karakterit penal dhe procedurial mbi të cilën u ndërtuan akuza për falsifikimin e Nanos janë evidentuar qartë nga vetë Nano e mbrojtja e tij në gjyqin e tij, gjatë procesit në Apel, në gjykimin e parë, dhe në çështjen që ai sërish, hetoi dhe dënoi (?). Kështu që në “Nanon” e vetë, në ditën e gjykimit të tij janë parë qartë arena e korrupsionit të transferimeve, e ndihmave italiane për Shqipërinë ekziston dhe se ka edhe një proces me italin të disa funksionarëve të lartë të cilët gjykohet pra, janë
(Vijon në faqen 3)
SPARTAK BRAHO
NANO dhe neni 14
Është fjala për Nenin 14 në Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Politiko dhe Civile që Shqipëria ka nënshkruar qysh në vitin 1931. Ky Nen përcakton çart? nevojën e zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor, si parakusht thelbësor për një gjykim të paanshëm.
Është fjala për Nenin 14 në Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Politiko dhe Civile që Shqipëria ka nënshkruar qysh në vitin 1931. Ky Nen përcakton qartë nevojën e zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor, si parakusht thelbësor për një gjykim të paanshëm. Veç Komisionit të Venecias dhe Amnesti International, është Unioni Ndërparlamentar që në dy rezoluta publike shpreh shqetësimin për shkeljen e këtij Neni kritik nga Shqipëria në rastin e gjykimit të liderit socialist Fatos Nano. Përmbajtja e këtij neni në këtë rast është shndërruar në të kundërtën e vet, dmth:
Gjykim i pandershëm.
Ndryshe nga sa përcakton Neni 14 për një gjykim të drejtë, Nano e dhe sot e kësaj dite nuk ka arritur të njihet me dosjen e çështjes prej 3000 faqesh dhe pretendimet e autoriteteve shqiptare nuk e kanë bindur as Unionin Ndërparlamentar. Pandershmëria tjetër e madhe nga ana e drejtësisë shqiptare qëndron në refuzimin e vlerësimit të një morie dokumentash dhe provash zyrtare origjinale, shqiptare dhe italiane, si 8 kontratat e livrimit të ndihmave italiane, faturave, fletë-hyrjeve, dhe dorëzimit të mallrave, Akt - Ekspertizën kontabël italiane të kryer me porosi të Prokurorisë së Romës, etj të cilat dëshmojnë në mënyrë të pakundërshtueshme për livrimin e plotë të shumës prej 20 miliard lireta të ndihmës, ndonje me të paprë 300 milion lireta, në bazë të gjithë ligjeve dhe procedurave administrative të kohës. Këto dhe të tjera dokumente tregojnë se edhe emicmet e mallrave kanë qenë realisht ato të tregut, se tenderi jo vetëm atëherë por edhe tani, në bazë të ligjeve të sotme mund të zhvillohet me një firmë të vetme në kushte emergjente, se qeveria Nano e asaj kohe kishte marrë të gjitha masat përkatëse, se Vendimi Nr. 911 i 12 Marsit '91 që në fakt përbën model edhe për ditët e sotme: gjykata shqiptare e Bendos nuk model [?] parasys[h] lrushtet e jashtëzakonkonshme të asaj kohe, të urisë dhe të etjes me të cilat ndeshej qeveria e
(Vijon në faqen 3)
Dr. JORGI KOTE
Pyetje: Para dy vjetësh Shqipëria kaloi statusin e «të ftuarit special» dhe u bë anëtare e KE-së, Duke u bërë pjesëtare e kësaj familje të madhe Shqipëria do të ketë tani më tepër nevojë për mbështetje e bashkëpunim. Sot gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit ju u shprehët se ajo do të ketë të drejtën edhe të kërkojë. Çfarë konkretisht?
Kërkesë deklarative
Në bashkinë Fier
Megjithë mesazhet e paartikuluara dhe përçarese që kanë përcjellë organet qendrore të shtetit shqiptar, pluralizmi politik tashmë ka qenë dhe përbërja shumë profesionale i kanë siguruar këshillit bashkiak Fier kushtet e përshtatshme për të marrë vendimet më racionale e më të goditura për nevojat dhe situatat që kalon qyteti.
Megjithë mesazhet e paartikuluara dhe përçarese që kanë përcjellë organet qendrore të shtetit shqiptar, pluralizmi politik tashmë ka qenë dhe përbërja shumë profesionale i kanë siguruar këshillit bashkiak Fier kushtet e përshtatshme për të marrë vendimet më racionale e më të goditura për nevojat dhe situatat që kalon qyteti ynë. Por përkëqësimi në vazhdim i rolit të ligjit dhe interpretuestit kryesorë të tij, shtetit, situata e rëndë sociale dhe ekonomike, imponimi në rritje i anarkizmit dhe duke qenë se përfshirja në kompleksin e institucioneve të Bashkisë përgjegjësitë zyrtarë të gjendjes së krijuar në Fier, edhe në këshilltarët i jemi nënshtuar një konsumimi të shpejtë moral përpara opinionit të ndërshëm publik.
Grupi këshilltar socialist gjykon që kjo situatë nuk është krijuar për shkak të mangësive të mundshme të vendim-marrjes, pra funksionit të këshillit, por nivelit alarmant të ekzekutimit të këtyre vendimeve, dmth. mbirjes së funksionit të kryetarit të Bashkisë, Sotiraq Aleksit, dhe të ekzekutivit të emëruar prej tij. Në vazhdim ne mendojmë se për t’i realizuar një kthesë pozitive të gjendjes si edhe për të siguruar transparencën e detyrueshme përpara zgjedhësve të zgjedhur, Kryetari i Bashkisë të japë shpjegim përpara Këshillit për arsyen e mosfunksionimit të institucioneve të Kryetarit të Bashkisë, si edhe për programin e punës konkrete për të arritur ndryshimet pozitive më të domosdoshme. Grupi ynë kërkon që në mbledhjen e ardhëshme interpelanca e Kryetarit të Bashkisë (apo e të dërguarve të tij) të përqëndrohet në këto çështje:
1. Përse nuk ka mundur (dashur) z. Aleksi të sigurojë rendin dhe qetësinë në publike në qytetin e Fierit, siç e detyron ligji? Cilat do të jenë masat që në të ardhmen të ndërpriten krismat e përnatshme të armëve, rrëmëbimet e vajzave, grabitja me dhunë e pronës private e publike, dhuna dhe terrori mbi qytetarët e deri tek këshilltarët, qyera flagrante e rregullave të qarkullimit rrugor, vrasjet e shpeshta etj? Si do të bashkëpunohen me organet e MB që policia nga burim frike të kthehet në burim shprese për qytetarët?
2. Pse janë zvartitur apo nuk janë zbatuar fare shumë vendime të rëndësishme të Këshillit të Bashkisë si p.sh. për atelien apo cirkun? Si do të punohen në të ardhmen?
3. Çfarë marrëdhëniesh e kanë detyruar Kryetarin e Bashkisë të mos reagojë ndaj analizave të kryera në Këshillin Bashkiak sidomos mbi gjendjen e krijuar në ndërmarrjet e shërbimit komunal në qytet, si pastrim, gjelbërim, kanalizime etj? A do të reagojë për ndryshime në këto ndërmarrje?
4. Ç’motive e kanë detyruar Bashkinë që të bëhet shërbëtore e individëve të veçantë në administr-
(Vijon në faqen 2)