PAVARËSIA E PUSHTETIT GJYQËSOR E SULMUAR NGA SHTETI
Edhe pse Arbnori është betuar në Strasburg ka nënshkrues kushte
- Kryegjyqtari Brozi paralajmëron denoncim për ndjekje penale nëse nuk zhbllokohet buxheti i gjykatës.
- Ç’vlerë ka betimi në Strasburg i zyrtarëve të lartë të Tiranës?!
Edhe pse Arbnori është betuar në Strasburg ka nënshkrues kushte PAVARËSIA E PUSHTETIT GJYQËSOR E SULMUAR NGA SHTETI - Kryegjyqtari Brozi paralajmëron denoncim për ndjekje penale nëse nuk zhbllokohet buxheti i gjykatës. - Ç’vlerë ka betimi në Strasburg i zyrtarëve të lartë të Tiranës?! Ndonëse pesë vjet nën «pushtetin» e pluralizmit politik dhe demokratik, Shqipëria, vetëm më 13 korrik 1995, arriti të hyjë në «Pallatin e Qelqtë» të Familjes së madhe Europiane në Strasburg. Prijtja e gjatë e trenave europianë, - që vinim, rinin dhe iknin para fytyrës së shqiptarëve - e stimuluar veçanërisht nga zyrtarët e Tiranës - merrte fund - kur Martinez, dhe Asambleja Parlamentare e KE-së jepte votën «pro» për Shqipërinë. Treni i Europës, që merrte «shqiptarët e ardhur nga Mesjeta», - siç shprehej indinjari Martinez, - ndalej në kryeqytetin politik të Europës. Shqiptarët përballeshin aty me tjetër ambient, me të tjera mendësi, me të tjera koncepte, me të tjera standarde demokratike, të cilat binin ndesh me konceptet dhe veprimet e zyrtarëve të Tiranës të prezantuara si rudiment i regjimit të 50 vjetëve të shkuara. Liritë e të drejtat e njeriut, Ligji i Shënjtë i Europës - detyronin zyrtarët e Tiranës në Strasburg të formulonin në italisht e anglisht një ditë para pranimit të Shqipërisë në KE, «Aman-in, lutjen më karakteristike të regjimit të Berishës». Gjithsesi Europa zgjohej dhe Shqipëria betohej. «Shqipëria është betuar që: të ndryshojë rolin dhe funksionet e prokurorisë duke e sjellur atë në vijë të drejtë në parimin e sundimit të ligjit dhe standarteve të KE. - Të garantoje pavarësinë e sistemit gjyqësor, duk e mbrojtur gjyqtarët nga shkarkimet arbitrare dhe duke i lënë gjykatat të kenë një kontroll të plotë mbi buxhetin e tyre veprues me miratimin e Parlamentit». Ky është lajmi, që gazetaret shqiptare në Strasburg dhe Drejtoria e Informacionit të KE-së, bënë publike për institucionet shqiptare. Europa prezantonte kushtet e saj dhe Kryetari i Parlamentit Shqiptar, Pjetër Arbnori nënshkruan për të respektuar parimin themelor të demokracisë, «ndarjen e pushteteve», nga i cili derivonte «pavarësia e pushtetit shqiptar, e gjykatave të tij. Një proces krejt i veçantë në llojin e vet - procesi «Kryeziu», - i gjykuar pas 27 muajsh nga Kasacioni Shqiptar, bëri publike, falsifikime manipuluime, shkelje flagrante të procedurave ligjore nga Prokuroria në dëm të dy qytetarëve të deklaruar - pasi kishin humbur për muaj të tërë lirinë - si të pafajshëm. Por ky ishte minimumi. Ndërkohë që maksimumi shfaqet në çështjen e kryetarit të opozitës më të madhe shqiptare, Fatos Nano, Sërish duke dokumentësh, falsifikime, manipulime, nga Prokuroria dhe implikimi i drejtpërdrejtë i shtetit. Së fundi kryegjyqtari shqiptar, Brozi, flet dhe për shkelje të procedurave ligjore nga Gjykata shqiptare. Ndërsa Kryeziu e Meshi fitonin lirinë, Nano që nga burgu thotë: unë do të vazhdoj t’u krijoj mundësi të gjithëve të, çlirohen nga prangat, që i janë vënë në kudër të drejtësisë shqiptare. Brenda ekstremëve, dhjetra çështje të dyshimta rëndojnë mbi Prokurorinë - të reklamuara dhe nga Prokuroria e Përgjithshme e kontrollës e saj, - detyrojnë KE-në të kërkojë reformimin e menjëhershëm të këtij organi. Ndërkohë edhe Gjykata më e lartë shqiptare, hedh poshtë vendime të Gjykatave më të ulëta, duke bërë prezente shkelje procedurash ligjore që kanë çuar në vendime antligjore në dëm të shtetasve. Por shumë shpejt epiteti i dërgon Gjykatës së Kasacionit të Shqipërisë: Rebelë! Hakmarrja nuk vonon dhe kryegjyqtari shqiptar akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre në favor të trafikantëve të drogës. PD, - Parti në pushtet në Shqipëri, - e vendos emrin e tij në listën e kandidatëve për burg. Por më shumë se gjysma e deputetëve shqiptarë - pjesa më e madhe nga opozita, - bëqin prangat nga fasada e Kasacionit ndonëse përsëri mbeten ende larg prangave në duar të gjyqësorit shqiptar. Edhe pse kështu, një muaj larg nga 29 qershori, PD sulmon sërish Gjykatën rebele! Ali Spahia, - përfaqësuesi i PD në KE - ka shkruar për... në dosjen e tij emrat e dy gjyqtarëve të Kasacionit - njëri prej të cilëve kryetari i Dhomës së Gjyqtarëve të Shqipërisë - për t’i hequr për «mungesë vepore». Kryetari i Parlamentit Shqiptar, Pjetër Arbnori shkoi dhe më tej: «Çështja hyn në rend të ditës, por nuk do të diskutohet sot, sepse ka edhe të tjerë gjykatës atje si këta të dy dhe unë kam kërkuar të dhëna për ta» - thotë Arbnori. Dhe të dhënat ai ja kërkonte Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, pjesë përbërëse e ekzekutivit shqiptar, e cila me një varg kontrollesh ka kërkuar shkarkimin e shumë gjyqtarëve lokalë. Gjithsesi, Arbnori (Vijon në faqen 4)
Europa prezanton pushteteve», nga i cili derivonte «pavarësia e pushtetit gjyqësor». Institucioni më i lartë Europian, - i cili më shumë se fjalët e qeveritarëve pëlqen realitetin, - vëzhgoi për tre vjet me radhë imtësisht ekspozimin e Shqipërisë. Në mënyrën e saj, Tirana zyrtare sfiloi para Europës me kostumin e parapëlqyer nga ajo: «standartin e lirive dhe të drejtave të njeriut»; dhe veçanërisht «pushtetin gjyqësor». Pika më e parapëlqyer e regjimit të Berishës u thirr për të dëshmuar: «Kostumi i veshur nga gjyqësori shqiptar është qepur nga pusht…». Pavarësisht se ndodhi kështu, drejtësia Shqiptare tregon kaos. Prokuroria akuzohet nga institucionet më regresive të shtetit të sotëm. Të mos harrojmë: Është mbrojtëse e akuzës së shtetit kundër…
Bojkotohen provimet që Ministria e Drejtësisë ka planifikuar për avokatët
- Mos marrja pjesë në provime, apel për pavarësi të organeve të drejtësisë -
«Dhoma e Avokatëve të Tiranës, ka vendosur javën e shkuar, që të bojkotojë provimet që ka planifikuar me ta Ministria e Drejtësisë thotë i pyetur për “Zërin e Popullit” kryetari i kësaj dhome avokati i njohur Maksim Haxhia.
Ne e kemi quajtur jo ligjor një veprim të tillë që kërkojmë të na imponojë - vazhdon ai - dhe e kaluam çështjen në Gjykatën Kushtetuese e cila e hodhi poshtë kërkesën tonë, por ne jemi, të vendosur ta kërkojmë të drejtën më tej duke përfshirë edhe Gjykatën Ndërkombëtare... Kështu është bërë publik edhe qëndrimi i avokatëve të Tiranës, pas atyre të Durrësit e Vlorës, të cilët kanë bojkotojnë këto provime të organizuar e drejtuar nga Ministria e Drejtësisë. Marrja në provim e avokatëve argumentohet nga Ministria e Drejtësisë se buron nga një kërkesë e «Ligjit mbi Avokatinë», e cila thekson se avokatët duhet të kualifikohen dhe se ky kualifikim duhet organizuar nga Ministria e Drejtësisë. Dukët se një masë e tillë e mbështetët në ligj, se gjithçka është normale, por jo! Nuk bëhet fjalë thjeshtë për të plotësuar një kërkesë ligjore, por më tej, e lidhur kjo me problemin e pavarësisë ose jo të sistemit gjyqësor në Shqipëri. Problemi i pavarësisë së organeve të drejtësisë, nga pushteti politik ka qenë edhe ende mbetet një nga problemet më të diskutuar të ditës. Ardhja në pushtet e PD-së, evidencoi më mënyrë të hapur një tendencë e strategji të plotë, për t’i patur këto organe nën varësi e për të realizuar me tej me to, qëllimet e saj politike. Ndërsa herë pas here nga këto organe apo individë të veçantë, janë vënë re tendenca për pavarësi e shkëputje, nga ana e pushtetit presioni ka qenë sistematik e në rritje. Për vetë mënyrën e organizimit të këtij sistemi, hallka e avokatëve është e vetmja e cila do të ishte shpallët në Shtator. Pra përfundimisht firmës «Vllazerimi» që e pati fituar tenderin para 7 muajsh, tani nuk i njohon të drejtën si fituese. Tenderi i dytë tani do të bëhet në Shkodër, ndërsa i pari që bëhet në Tiranë nga Ministria e Ndërtimit. Atëherë thuhëj se ishte kompetencë e kësaj ministrie, sepse u lejëselli qenka ndërmarje nacionalë. Po tani nuk na qenka ndërmarrje nacionalë, që baska merr përgjegjësinë e këtij tenderi? Sqarojmë se tenderi i parë, i fituar nga firma «Vllazerimi» është kontrolluar nga dy komisione. Ka rezultuar se nuk ka patur shkelje. Kështu, kjo firmë lidhë kontratë me Ministrinë, mori projektën, shkresa në degën e bankës Shkodër që të fillonte financimi etj. Mirëpo pas gjithë këtyre del një urdhër nga Ministria e Ndërtimit, që e re- pezullon fillimin e punës, me pretekstin se tenderi nuk na qenka zhvilluar në rregull! Kjo bëhet pas ka… (Vijon në faqen 2)
Tender pas tenderi, qytetarët mbushin ujë në 3 pas mesnate
SHKODËR Tender pas tenderi, qytetarët mbushin ujë në 3 pas mesnate Furnizimi me ujë të pijshëm i familjeve që banojnë në pallate, është në gjendje kritike. Një milionë dollarë të akorduara për rikonstruksionin e ujësjellësit të këtij qyteti që para 7 muajsh, ç’ka do të ndikonte në përmirësimin me ujë të pijshëm, akoma vazhdojnë të mos shfrytëzohen. Arsyeja: firma «Vllazerimi» në Shkodër, që pati fituar tenderin për këtë rikonstruksion në Ministrinë e Ndërtimit, nuk lejohet të fillojë punën. Kështu fillon loja me tenderin e fituar nga Shkodra në Tiranë e nga Tirana në Shkodër, në një kohë që po të ishte pranuar do të kishte përfunduar tani rikonstruksioni i ujësjellësit, ç’ka dhe do të normalizojë furnizimin e familjeve me ujë në këtë kohë vape. Më datën 4 Qershor në “Zëri i Popullit” është botuar shkrimi «Rikonstruksioni i qytetit zvërret ...» për diskutim kërkon të ftohen për «…» konstruimi i qytetit zvarritet sepse dikush kërkon të fryjë vlerat. Në këtë shkrim, trajtohej historia e tenderit në fjalë dhe përpjekjet për të shpallur firmën fituese. Tani… vesh bashkia e Shkodrës ka shpallur një tjetër tender për (Vijon në faqen 2)
Këqyrjtohen ushtarë
DEVOLL Këqyrjtohen ushtarë Lajmi vjen nga posta kufitare e Koliçës e rrethit të Devollit. Informacioni jep hollësi për këqyrtimin e disa ushtarëve që shërbenin aty nga kuadrot të cilët përmenden me emra. Konkretisht oficeri me gradën e togerit, zoti Hamdi Allameri për gjera fare të pa rëndësishme ka rrahur ushtarët vetëm e vetëm për t’i fyer ata. Për të informuar lexuesin duhet thënë se këqyrtimi është bërë për «një grusht qershi» të marra brenda repartit, për një pjepër cigare në rresht, pse ushtari s’hkon në menzë pa leje etj. Të këqyrtuanit janë ushtarët Përparim Kopaçi, Sokol Çenko, Admirim Çela, Albert Malushi, etj. Ata dhe të tjerë kanë qenë mo- thënë me gojën e tyre se gjendja vazhdon të jetë e pa këndshme sepse hakmarrja vazhdon të bëhet në forma të ndryshme si ndalim brenda postës mos dhënie leje etj., Informacioni për “Zërin e Popullit”, thotë se ky fakt duhet të bëhet publik në mënyrë që të merret vesh nga zotërinjtë e Ministrisë së Mbrojtjes. A. C
Kanë «humbur» fondet për Kalisin
Pesë fshatra të zonës së Kalisit bëjnë pjesë në Komunën e Bushtricës, një ndër më të varfërat e këtij rrethi.
Aktualisht fshatarët e kësaj zone kanë probleme ekonomike, por jo më pak jetësore kanë qenë dhe mbeten mungesa e rrugës automobilistike, direkte e rrënda në rrjetin elektrik, presioni i ujit, pa përmendur nevojën urgjente për një qendër shëndetësore dhe vënien në punë të rrjetit telefonik. Për të gjitha këto premtime kanë qenë të bujshme nga pushtetarët aktualë. Majde deputeti i zonës, zoti Shefqet Hoxha në takimet e para tre vjetëve me popullin ka premtuar se të gjitha këto do të rregulloheshin shpejt, shumë shpejt. Jo më pak premtime kanë dhënë dhe funksionarët të tjerë të PD-së në rreth, të cilët për të qenë realistë, nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të përmbushur premtimet e dhëna. Përpjekjet tona kanë qenë të herëpashershme për t’i futur problemet në rrugën e zgjidhjes ose të paktën, të marrim ndonjë përgjigje për të na lënë me shpresë për ditët që vijnë. Dhe çfarë doli? Pas një kontrolli që bënë përfaqësuesit e shërbimit të Kontrollit të Shtetit të degës të rrethit Kukës, në komunën e Bushtricës u konstatua se për zonën e Kalisit janë dhënë një shumë fondë për të përballuar përfundimin e rezervuarit, për grugën automobilistike etj., por që ato nuk dihen se në cilin xhep kanë vajtur. Ne nuk dëshirojmë që këto fonde të kenë rënë në duart e pushtetarëve të korruptuar, por fakti që ato nuk gjenden e do një përgjigje. Le të marrim mundimin zyrtarëve të shërbimit të Kontrollit të Shtetit në Tiranë për ta çuar deri në fund atë që kanë filluar vërtetësi e tyre këtu në Kukës. Ne besojmë se këtu përgjegjësit do t’i dalë tymi në dritë, por është mirë që kjo çështje të mbyllet pasi populli i kësaj zone pret që t’i zgjidhin hallet sa më parë.
Bulgiza - Qyteti i administratorëve
Mësohet nga «RD-ja», se në qytetin e minatorëve të gjeologjisë të kromit në Bulqizë, ka 1853 të punësuar në sektorin buxhetor dhe 3532 të punësuar në sektorin jo buxhetor.
Thënë më qartë: në Bulqizë në çdo dy të punësuar një është në administratë në sektorin buxhetor, dhe dy janë në prodhim në sektorin jo buxhetor. Nuk ka nevojë për bulumitme të hollë për të kuptuar gjendjen në Bulqizë, «arritjet optimiste» në kë… Shkurtimet drastike në minierë fishkja nga aktivitetet e ndërtim - minerisë, reduktimi i kërkimeve gjeologjike në vetëm dy sonda (nga 45 që kanë qenë), hedhja në rrugë e mijëra punëtorëve nuk ka si të mos çojë në raportet të tilla. Qyteti i minatorëve sot mund të quhet me plot gojën «qyteti i administratorëve». Është kjo një «arritje» nga artikujt e shumta të PD-së në Bulqizë. EDIN DURIÇI
Një fshatar përballë pushtetit
Në Dukagjin të rrethit të Matit ishim pak ditë më parë.
Dielli nxehte i këtij mes korriku sikur djeg gjithshka. Ky fshat i thëllë i komunës së Derjanit, me ato pak tokë të përjetra i gjithë mbi ujë, është në kufi të një varfërie të skajshme. Biseda në qendër të fshatit trok problem ekonomik e social… (Vijon në faqen 4)
Plagoset një kambist me armë zjarri
Pasi nuk kanë mundur t’i marrin çantën me para, e qëllojnë për vdekje dhe mbetet i plagosur.
Ishte ky sulmi i tipit mafioz mbi kambistin Pjetrin Kulli, në orën 05 e 20 minuta të ditës së dielë, në lagjen «Partizani» të Shkodrës. Pjerni sapo kishte dalë nga pallati ku banon e po ecte në rrugën kryesore kur papritur dy persona e sulmojnë barbarisht duke e qëlluar me grushka me qëllim që t’i merrnin çantën me para. Në përleshje e sipër, arrin t’u shpëtojë, por ata e ndjekin dhe në hyrje të pallatit e qëllojnë me armë zjarri duke e plagosur me dy plumba në këmbë, veç plagëve me grushta e mjete të forta që i kishin shkaktuar në kokë gjatë kacafytjes. Ata u larguan vetëm pasi banorët e pallatit dualën të tmerruar nëpër dritare. Kjo nuk u dha kohë grabitësve që të rrëmbenin çantën e parave. Skena e tmerrit mendohet në kë… zgjatur për minuta. Qytetarët të ndryshëm pohojnë se grabitësit në fjalë u larguan me një veturë tip «Regato», ngjyrë ulliri dhe pa targë. Kambisti i plagosur u dërgua në spital ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve të këtij akti kriminal. Por nga ana e kësaj të fundit nuk ka njoftime deri tani për identifikimin e këtyre personave. Ndërkohë tek kambistët e Shkodrës gjatë ditës së dielë vërehej dukshëm ndjenja e panikut. Në një vit e gjysmë ky është rasti i tretë në këtë qytet që kambistët qëllohen me armë zjarri nga mafiozët, me qëllim që të mund t’u grabisin paratë. Ndërsa dy raste kanë përfunduar me plagosje dhe njëri me vdekjen e kambistit Tahir Kastrati. Korresp i «Zërit të popullit»
Aksident: Një i vdekur
Në afërsi të postës së policisë në Milot, dje në orën 08 e 5 minuta, një veturë përplasi një qytetar duke i shkaktuar vdekjen në çast.
H… për të nuk u bë e mundur identifikimi i viktimës. Vetura thuhet të ketë qenë me targë të Tiranës. Korresp. i «Zërit të Popullit»
Shtyhet mbrojtja e «çështjes Arsidi»
GJYKATË:
Do të duhen edhe tre ditë të tjera, që pesë bankierët shqiptarë të pandehur, në çështjen «Arsidi», të flasin në sallën e gjyqit për të kryer mbrojtjen e tyre.
Vetëm pak ditë më parë, në të njëjtën sallë, prokurorët QeleshI e Gjokutaj dhanë pretencën e tyre duke kërkuar si masë dënimi, 71 vjet burg për të pestë bankierët së bashku. Masat e kërkuar dolën jashtë parashikimeve të bëra e shkaktuan tronditje të vërtetë tek të pandehurit, aq sa në njërën prej tyre «bindje» se në këtë çështje duhej folur hapur. Seanca e planifikuar për mbrojtje zgjati vetëm pak minuta. I pari e mori fjalën avokati Haxhia, i cili duke ju drejtuar trupit gjykues, theksoi se ditët e lëna në dispozicion për të përgatitur mbrojtjen do të qenë të pamjaftueshme kërkoi shtyrjen e kësaj seance në kufijtë e dhjetë ose dy javëve. Po kështu, ai bëri të ditur se gjatë ditëve të përgatitjes, nuk kishte patur mundësi si pasojë e masave të administratës së burgut ta takonte klientin e tij më shumë se 30 minuta në ditë, duke vështirësuar përgatitjen e një mbrojtje të plotë. Pas tij e pati radhën për të përsëritur të njëjtën kërkesë si kolegu Haxhia, edhe avokati Sanxhaku, i cili në argumentimin e tij shtoi edhe faktin se deri në datë 26 korrik e të ishte shumë i zënë në punë. Sanxhaku nuk vazhdoi më tej, por i kuptua qartë, që bëhej fjalë për dy gjyqtarë që ai do t’i kishte radhazi në 21 e 26 korrik, në Apel e kasacion për çështjen Nano. Fjalët e Sanxhakut u duk se ishin jo aq për trupin gjykues, se sa për dy prokurorët e kësaj çështje që ndodheshin në sallë, të cilët e kaluan nëntësekstin e fjalëve të tij pa folur bile pa mundur të lëshojnë edhe ndonjë buzëqeshje të lehtë, siç bëjnë zakonisht. Bazuar në kërkesën dhe të avokatëve të tjerë, trupi gjykues vendosi në vend, që seanca e mbrojtjes të zhvillohet në 20 korrik ora 9.00. A. M.
të plotë mbi buxhetin e tyre veprues me miratimin e Parlamentit.