19/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 korrik 1995

DREJTËSIA E KËRCËNUAR NGA PUSHTETI POLITIK

- Sulmi ndaj drejtësisë është sulm ndaj Këshillit të Evropës - - «Shqipëria është betuar që: Të garantojë pavarësinë e sistemi gjyqësor, duke i mbrojtur gjyqtarët nga shkarkimet arbitrare». - Nga Deklarata e firmosur në K. E. «Për disa njerëz si Brozi origjina është një vorbull thithëse në nuk i lejon të shkëputen lehtë prej saj, sidomos kur lidhjet janë nyej të forta. Kështu dhe zoti Brozi thithet nga vorbulla e origjinës së bindjeve politike për të shpëtuar një mëkatar si Nano». Plenumi do t’i hedhë në kosh obsionet surreale të politikanit të qoroditur që ka harruar ligjet dhe të drejtën». «RD» - 18 Korrik Para pak ditësh kryetari i Gjykatës së Kasacionit z. Zef Brozi, bëri kërkesë për mbrojtje ligjshmërie ndaj vendimit të tri gjykatave për Çështjen Nano. Në kërkesën e tij të mbështetur në relacionin e ekspertëve ligjorë, që studjuan Dosjen Nano, paraqiteshin një sërë shkeljesh ligjore të bëra nga prokuroria dhe gjykatat, shkelje që lidhen me thelbin e çështjes dhe me dhënien e një vendimi të padrejtë të të gjykatave ndaj kryetarit të Partisë Socialiste dhe deputetit Fatos Nano. Konstatimi i këtyre shkeljeve nga kryetari i Kasacionit nuk përbën ndonjë gjë të re sepse ishin denoncuar shumë herë më parë, nga vetë Nano dhe mbrojtësit e tij. Ato janë konstatuar dhe konfirmuar edhe nga organizma prestigjoze evropiane dhe ndërkombëtare, të cilat janë deklaruar disa herë publikisht për këtë çështje. Me veprimin e tij, ndonëse me vonesë, kryetari i Kasacionit po bën një përpjekje për të çliruar drejtësinë shqiptare nga ankthi i presionit të pushtetit politik për gjykimin e një çështjeje që ka marrë përmasa ndërkombëtare. Në këtë mënyrë Plenumi i Kasacionit mund të vërë në vend diçka nga autoriteti dhe dinjiteti i drejtësisë shqiptare, aq e përfolur brenda e jashtë vendit për nënshtrimin politik të saj të manifestuar në trajtimin e disa çështjeve gjyqësore. Kur Këshilli i Evropës dhe organizma të tjerë demokratikë evropianë kërkojnë realizimin e vërtetë të pavarësisë së gjykatave në Shqipëri, Çështja Nano për ta është një nga pikat kyçe të barometrit të paanësisë së këtyre gjykatave. Çdo jurist me ndërgjegje profesionale e ka të qartë se Çështja Nano është një gur i (Vijon në faqen 2)

«Dosja NANO» e manipuluar

Pas «sulmit» të Qeleshit sërish akuzë për të: «Dosja NANO» e manipuluar - PERPARIM SANXHAKU: Qeleshi mundohet të shfajësohet sepse ai është manipuluesi kryesor i dosjes. Arben Qeleshi, kryeprokuror i Tir... [teksti i prerë] ... duriale dhe është normale që Qele... [teksti i prerë] ... në Gjykatën e Apelit San... [teksti i prerë] ... Tirane; në Gjykatën e Apelit San... [teksti i prerë] ... shkaku e Tirana akuzonin për ma... [teksti i prerë]

Përfaqësues të Dhomës së avokatëve protestojnë

Opinion publik shqiptar, është i njohur me një shqetësim të avokatëve, të cilët sipas një vendimi të Ministrisë së Drejtësisë, duhet t’i nënshtrohen një provimi testimi profesional. Ndërkaq, duke qenë të bindur se qëllimi i këtij provimi më shumë se profesional, është politik, Dhoma e Avokatëve të Vlorës, vendosi të bojkotojë këtë testim. Arsye­t e bojkotimit janë të karakterit qytetar dhe profesional. Ndërkaq, informacioni i dhënë nga Radio dhe TV-ja, se gjoja provimi i testimit filloi me avokatët e Vlorës, sipas disa përfaqësuesve të kësaj Dhome, nuk është i vërtetë. Sepse ata që kanë marrë pjesë në këtë testim, janë pjesa më e vogël e avokatëve. Ata kanë nyer vendimin kolegjial të Dhomës së Avokatëve, megjithëse më parë kanë qenë dakord me vendimin e Dhomës për t’i bojkotuar këto provime. Ministria e Drejtësisë për testimin e avokatëve, në vend të elementëve propagandistikë, duhet t’i japë përparësi çështjeve profesionale, por pa paragjykime partiake. G. T.

Fillon stërvitja e përbashkët Shqiptaro-Amerikane «Shqiponja shpëtuese»

Pentagoni vazhdon të jetë partneri më i afërt i ushtrisë shqiptare në bashkëpunimin e saj me ushtritë e huaja. Dhe filloi në vendin tonë një tjetër stërvitje e përbashkët, shqiptaro amerikane e koduar «Shqiponja shpëtuese». Operacioni është humanitaro - shpëtues dhe ka për qëllim ndihmën e shpëtimin e popullsisë në rast lufte dhe të zjarreve deri në 23 korrik. Për këtë qëllim kishin ardhur në vendin tonë forca të Flotës së 6-të Amerikane të dislokuara në Mesdhe dhe komandanti i tyre nënadmirali Billing i cili ka zhvilluar dje edhe një takim të veçantë me Presidentin Berisha. Për këtë stërvitje, forcitë amerikane kanë angazhuar trupa të shumta të cilët llogariten deri në 1700 marinsa si dhe një teknikë bashkëkohore, e cila do të mundësojë arritjen me sukses të objektivave të stërvitjes. Stërvitja do të ndihmojë më tepër, në specializimin e forcave ushtarake shqiptare, për të kryer me sukses operacione paqeruajtëse. A. M.

470 punonjësit e «Adelin-LTD»- në grevë

Ish- Trikotazhi i Korçës ka kohë që ka pushuar së qeni si i tillë, puno­jnë vetëm disa firma por dhe ato me probleme mjaft shqetësuese. Ish- Trikotazhi i Korçës ka kohë që ka pushuar së qeni si i tillë, punojnë vetëm disa firma por dhe ato me probleme mjaft shqetësuese. E tillë është edhe firma «Adelin LTD»- me pronar qytetarin grek Ilia Damo. Prej më se dy javësh 470 punonjësit e saj janë hedhur në grevë në shenjë proteste ndaj pronarëve, të cilët gati prej dy muajsh rresht nuk u kanë shlyer atyre detyrimet financiare. Justifikimi: Jemi në vështirësi financiare. Kryetarja e sindikatës së pavarur, Irena Simaku prononcohet për «Zërin e popullit»- se pronari nuk ka qe­në asnjëherë korrekt me punonjësit, por sidomos këto muajt e fundit nuk po i përmbahet fare kontratës së firmosur ndërmjet dy palëve. Ne si sindikatë thotë ajo, u jemi drejtuar për ndihmë të gjitha instancave shtetërore këtu në Korçë, por deri tani ndihmë konkrete nuk kemi pasur... Korresp i «Zërit të popullit»

- PËRPАRIM SANXHAKU: Qeleshi mundohet të shajësohet sepse ai është manipul atori kryesor i dosjes.

Arben Qeleshi; kryeprokuror i Tiranës-i njohur nga shqiptarët si lexues i aktakuzave dhe pretencave në gjyqe të mëdha-ka reaguar të dielën kundër kërkesës së kryegjyqtarit shqiptar Zef Brozi, drejtuar Plenumit të Kasacionit për lirimin nga burgu të Nano apo korrigjimin e tij. Prokurori që firmosi «flet-arrestin» për liderin socialist F. Nano vetëm 16 orë pas emërimit të tij, ka zgjedhur sërish akuzat dhe pretencën-për këtë çështje jo vetëm të tija-për të sulmuar argumentimet juridike të kryegjyqtarit shqiptar. Dhe pas reklamimit; të tyre; shtojcat; kërkohen ato që ka kërkuar! «Vendimet e gjyqtarëve për çështjen Nano të mbeten në fuqi»-ka thënë Qeleshi disa orë pasi Brozi ka kërkuar prishjen e tyre. Gjithsesi dihet se kush është «vendësi suprem» në të tilla raste. Por; situata ka precipituar shumë për çështjen shqiptare më të diskutuar në institucionet europiane-«çështja Nano»-sa që sinergjisht Qeleshi duhet kuptuar. «Përballë është kodi penal; moria e shkeljeve proceduriale dhe është normale që Qeleshi të mbrohet»-ka thënë dje për «Zërin» një jurist i njohur që ndjek nga afër çështjen-«gjithçka ndodh vetëm katër ditë pasi Përparim Sanxhaku-avokat i zotit Nano-ka dalë nga zyra e Vincenco Barbierit; prokurorit të Romës që hetoi për çështjen e ndihmave italiane. Sanxhaku është dëshmitar për manipulime, zhdukje dokumentash, falsifikime dëshmish të ndodhura në «dosjen Nano», të gjitha të krahasuara me origjinalet në Romë. Në fundvitin 1993 prokurori i Tiranës Qeleshi në krye të palës shqiptare me të ndodhej dhe zv. prokurori i Republikës z. Fatos Dervishi-një një komision «Rrogatuar», të konsideruar në Shqipëri si «i paligjshëm», udhëtoi në Itali për të hetuar për të ashtuquajturin «skandali shqiptar i ndihmave». Dosja u plotësua me dëshmi të funksionarëve të lartë të «Farnetines» italiane por edhe me akt-ekspertimi të «Corte Dei Konti (gjykata e llogarive) si dhe buletin të çmimeve të mallrave të Milanos në janar të 1991. Por në Tiranë; në Gjykatën e Apelit Sanxhaku e Tirana akuzonin për manipulim të dosjes, zhdukje të fletëve nga avokati i ekspertimit, mosparaqitkim apo përkthimin të keq të dëshmive në dëm të zotit Nano, buletine fiktive çmimesh të periudhë që nuk kishin të bënin me lëvizjen e ndihmave. Gjithçka, nuk merrej parasysh. Ndërkohë që kryegjyqtari Brozi ka treguar të shtunën sërish shkelje proceduriale. Por; Qeleshi akuzon. «Nuk është e vërtetë që Nanos i është komunikuar akuza me dy muaj vonesë sikurse edhe që Nano nuk ka njohur me materialet e dosjes-ka thënë Qeleshi. Sipas tij, Nano dhe avokatët kanë abuzuar me të drejtën që u njeh ligji dhe pse nën petkun kundërakton ndo-një afat kohor në dispozicion të të pandehurve për t'u njohur me materialin e dosjes. Por; nga shfletimi i shtypit të kohës në gjyqënjë deklaratë për shtyp të Fatos Nanos dhe avokatëve të tij në të cilën shpjegohet imtësisht momenti i mbylljes së hetimeve dhe njohja me materialet e dosjes. Nano, Sanxhaku e Tirana, thonë se u njohën vetëm me 41 faqet e para edhe ato me manipulime, dhe pas nervozimit të prokurorisë çdo gjë u ndërpre. Pra që atëherë është thënë qartë se mosparaqitmi i kohës në Kodin e Procedurës Penale i shërbeu Qeleshit i cili krejt natyrshëm mund të thoshte; Për një orë të njihet Nano me 4000 faqe material. Gjithçka sot duket krejtësisht e motivuar kur ke parasysh denoncimet e manipulimeve të dosjes. Përparim Sanxhaku i «furnizuar» me fakte e dokumente thotë se «Qeleshi mundohet të çfajësohet se ai është manipul atori kryesor i dosjes». Po ndërsa mbi kokë që prej dy vjetësh dhe sot i fluturon më fort se kurrë kjo akuzë që komprometon dy vitet e burgut të z. Nano Qeleshi tenton të çfajësohet. «Ndërsa për «verifikimin» që nga akt-ekspertimi mungojnë 253 fletë, mund të them se vetë ky akt-ekspertim nuk ka aq fletë sa ç'thuhet se mungojnë. Akt-ekspertimi ka 406 fletë (Vijon në faqen 2)

14 muaj burg për deputetin Lika

Gjykata e Kasacionit Tjetër proces gjyqësor për çështjen e “mirënjohur si “Dosja Lika”-jen e arrestuar më shtator 1994 bashkë me tre të tjerë, me akuzën e kontrabandës së duhanit në Kakavijë dhe atë të falsifikimit të dokumentave të deputetit. Tjetër proces gjyqësor për çështjen e “mirënjohur si “Dosja Lika”-jen e arrestuar më shtator 1994 bashkë me tre të tjerë, me akuzën e kontrabandës së duhanit në Kakavijë dhe atë të falsifikimit të dokumentave të deputetit; i PD-së, Arben Lika përfundoi në burg pas hetimeve më këtë akuzë. Çështja përfundoi në Gjykatën e Faktit Tiranë, në përfundim të së cilës, i pandehuri Lika u cilësua fajtor dhe u dënua me 2 vjet burg, duke iu lënë pjesën e mbetur, me kusht. Për këtë masë, organi i prokurorisë protestoi duke kërkuar nga gjykata e Apelit marrjen e masave më të ashpra, që çuan në përfundim të procesit në këtë gjykatë, rikthimin e Likës përsëri në qelitë e burgut. Me kërkesën e të pandehurve, të cilët tani kanë ngelur tre, mes të cilëve edhe një funksionar i Federatës Rinë shqiptare, dje paradite çështja kaloi në shkallën e fundit të gjykimit, në atë të Kasacionit; në përfundim të procesit të drejtuar nga gjykatësi Nika, u la në fuqi vendimi i gjykatës së Apelit për cilësinë e veprës, por u dhanë vendime të “buta” për masën e dënimit; kështu me vendimin e djeshëm Lika u dënua me 14 muaj burgim.

Doni pasaporta për jashtë shtetit?

Prisni vitin 2000! Sipas Presidentit Berisha dhe lidershipit të vetëzgjedhur të PD-së, nga 22 marsi ’92 e këtej «Kontrata», është realizuar 100 përqind, «arritjet» janë ekstrakolare, vetëm se është fshati i vogël dhe nuk ka kush t'i lavdërojë. Megjithatë kemi menduar se vargut të stërgjatë të «sukseseve» i mungon edhe «zgjatësia» e pajisjes së qytetarëve me pasaporta për jashtë shtetit. Sigurisht e çmojmë si veprim të drejtë dhe bashkëkohor shtypjen dhe pajisjen e qytetarëve me pasaporta të reja. Normal mund të konsiderohet edhe çmimi për një pasaportë (1040 lekë), edhe kërkesat me kushtet e karakteristikat personale për sigurimin e saj. Pajisja e qytetarëve me pasaporta të reja është gjithashtu në përputhje me një nga kërkesat e ligjit për liritë e të drejtat themelore të njeriut që secili mund të dalë jashtë shtetit dhe të kthehet lirisht. Pra, deri këtu, mund të konsiderohet si «çdo gjë në rregull». Por ky rregull kthehet shpejt në anormal sapo ndeshesh me anën praktike të procesit. Madje duke ju referuar vetëm vëzhgimeve të bëra nga Kryegjyqet (merret me mend në rreth) ku flitet edhe për shtije artificiale të çmimeve të (organizmave) arrin në përfundimin se puna është (e) organizuar në atë mënyrë që qytetarët të mos të mund të pajisen me pasaporta të reja as deri në vitin 2000! Por a mund të gëzosh të drejtën për të dalë lirisht jashtë shtetit pa pasur pasaportë? Në sportelet e Komisariateve të Kryeqytetit pranë sporteleve (disa prej të cilave - tip fengjnie të kullave malesore), ndeshesh me kufizime si: pranimi i 1 dokumentave bëhet në një ose dy ditë në javë, në orë të caktuara dhe është me e keqja: pranohen e jepen jo më shumë se 25-30 pasaporta në javë. Po c’janë këto për gjëti 80-90 mijë persona të rritur që ka një ish rajon 1 Tiranës? Me këtë ritme do të duhen dhjetra vite që të plotësohen kërkesat e drejta të qytetarëve. Për të hyrë tek kuota «25-30 vetë në javë duhet të zësh radhë 24 orë më parë. Por radha është e gjatë... Ç’të themi më tepër. Druhemi se mos na akuzojnë për nxjerrje të realitetit prandaj ftojmë RTSH të zgjedhë një ekip të film oje e intervistojë personat kompetent me qëllim që t'u vimë sadopak në ndihmë taksapaguesve shqiptarë të pajisen sa më shpejt me pasaporta të reja për jashtë shtetit. Ndryshe «Kontrata» e PD me elektoratin mbetet e paralizuar.

Qyteti pa ujë

Qytetarët vlonjatë patën shpresa të mëdha kur dëgjuan që Qeveria akordoi 520 milion lekë (të vjetra) fond për rikonstruksionin e ujësjellësit të qytetit të tyre. Madje pas një debati të gjatë në këshillin e rregullimit të territorit u duk se kjo situatë do të zgjidhej shpejt. Në të vërtetë asnjë ndryshim nuk ka furnizimin e popullit me ujë. Gjendja është përkeqësuar. Sepse fondet nuk po përdoren siç duhet. Investitori me firmën që ka fituar tenderin nuk ka zgjedhur grafikun e punimeve. Drejtorinë e ujësjellësit në Vlorë nuk e dëgjon njeri. Fondet i administron Tirana. Fituesit e tenderit i bëjnë karshillëk ndërmarrjes së ujësjellësit. Edhe ndërhyrja e këshillit të rrethit dhe këshillit të rregullimit të territorit nuk po jep rezultat. Situata e furnizimit me ujë të qytetit është përseri siç ka qenë, sidomos në lagjet periferike. Përseri qytetarët zbresin në lagjet e qendrës së qytetit për të mbushur bidonat me ujë. Përgjegjësia deri tani për këtë situatë nuk po del. Qeveria që ka dhënë fondet bën sehir ata që i administrojnë këto fonde qëndrojnë indiferentë, ndërmarrja që përgjigjet për furnizimin e popullatës me ujë s’ka kompetencë mbi këto fonde dhe qytetarët vlonjatë vuajnë për ujë. G. TUSHI

Veçojmë nga fjalimet paralelektorale të liderëve të PD-së

Realizojnë objektivat me... ndihmai e caritasit!? Para disa ditësh u përurua qendra shëndetësore e Kallmetit në rrethin e Lezhës. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrnin pjesë personalitete të shtetit, si ministri i shëndetësisë zoti Cikuli që i shpërndante përurime të tilla. Në radhën e vet për të përshëndetur të pranishmit në këtë ceremoni përurimi i ai i ka quajtur njerëzit. Madje këtë e kanë marrë vesh edhe teleshikuesit, nëpërmjet një kronike të transmetuar nga TV ynë. Në mes të tjerash, zoti Alhimilli i ngazëllyer nga vepra që përurohej, (Vijon në faqen 2)

Njoftim

Ditën e enjte datë 20.07.1995, ora 12.00 në Selinë e PSSH-së në Tiranë, mbledhët Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Forumit Eurosocialist Shqiptar.