23/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

23 korrik 1995

«ÇËSHTJA NANO» DREJT ZHVILLIMEVE TË REJA

Komenti ynë «Çështja Nano», njohu zhvillime të reja të premten në Gjykatën e Apelit, zhvillime që paralajmërojnë zgjidhjen e saj të drejtë në një të ardhme jo të largët. E reja e kësaj gjyqi të fundit ishte kërkesa e prokurorit për lirimin e menjëhershëm të Nanos nga burgu. Më shumë se një llogari juridiko-aritmetike, kërkesa e prokurorit ishte shenjë e drejtësisë shqiptare po përpiqet të çlirohet nga vargonjtë e politikës që i kanë marrë frymën deri tani. Deri para pak kohësh zgjidhjen e drejtë të «çështjes Nano», e kishin kërkuar opinioni i gjerë demokratik brenda dhe jashtë Shqipërisë. Për të qenë prononcues instituciones politike e juridike të rëndësishme në Shqipëri e jashtë saj. Ajo është bërë objekt diskutimi dhe kontestimi në organizma të rëndësishme evropiane e botërore. Vetëm organet e drejtësisë shqiptare vazhdonin të mbeteshin të gozhduara në paragjykimin politik të kësaj çështjeje, paragjykim që i gozhdoi vetë këto organe në sytë e opinionit si organet të ekzekutimit politik të çështjeve juridike. Nga kjo konstante dyvjeçare drejtësinë shqiptare e nxorri së pari kryetari i Gjykatës së Kasacionit në fillim të këtij muaji. Them së pari, sepse për herë të parë akuzat ndaj Nanos u vunë në dyshim publikisht nga një përfaqësues i lartë i drejtësisë shqiptare, ndërsa në vetëdijen profesionale të juristëve, kjo çështje ka qenë e dyshimtë që në embrionin e saj. Me kërkesën për mbrojtje ligjshmërie drejtuar Plenumit të kësaj Gjykate, kryetari i Kasacionit vuri në dyshim të tërë kështjellën politike-juridike të njohur si «Çështja Nano», kështjellë e ngritur me aq mundim e vuajtje nga pushteti politik dhe veglat e tij, gjatë këtyre dy vjetëve. Pavarësisht se cili do të jetë vendimi i Plenumit të Kasacionit, kështjella me emrin «Çështja Nano», mori kështu të çarën e parë të madhe. E çara e dytë e kësaj «kështjelle» ishte kërkesa e prokurorit për lirimin e Nanos. Prokurori kërkoi mbrojtësi i shtetit. Me nismën e prokurorit u sajua çështja Nano. Tani mbrojtësi i shtetit, kërkon lirimin e tij. Normalisht përballë kësaj kërkese të përfaqësuesit të shtetit, gjykata si institucion asnjanës duhet të jepte lirimin. Prandaj edhe ekzistojnë gjykatat, për të zgjidhur konfliktet, midis palëve. Kur palët i zgjidhin konfliktet, merr fund edhe puna e gjykatës. Me rastin e gjyqit të fundit të apelit, «pala» shtet, e përfaqësuar nga prokurori, e quajti të zgjidhur konfliktin me Nanon dhe kërkoi lirimin e tij. Por makina shtet ka shumë ingranazhe dhe jo të gjitha ato janë të çliruara nga ndryshku i politikës. Sidomos kur shteti është «nën udhëheqjen e Partisë», kërkesën e prokurorit kërkon ta bllokojë me anë të ingranazheve të tjera të tij. Atëherë vihen në lëvizje policia, vilat e shtetit, ndërtime gjyqtarëve në çastin e fundit, vonesat në dhënien e vendimit, etj. Kështu ndodhi me vendimin e fundit të gjykatës së apelit, për «Çështjen Nano». Makina politike e shtetit mund të pengojë edhe këtë herë zgjidhjen e drejtë të «Çështjes Nano», duke ia arritur të bllokojë edhe për disa kohë daljen e Nanos nga burgu. Por ajo nuk mund të mbyllë më të çarat e krijuara në vetëdijen e organeve dhe të njerëzve të drejtësisë për falsitetin e kësaj çështjeje. Këtë e ndien pushteti politik, prandaj u është sulur me gjithë tërbimin dy «heretikëve» të drejtësisë që kërkuan zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje, kryetarit të Kasacionit dhe prokurorit të apelit. Sulmet që u bëhen këto ditë këtyre përfaqësuesve të drejtësisë në gazetën e partisë në pushtet, tregojnë tmerrin që e ka kapur këtë parti nga «rebelimi» i drejtësisë lidhur me «Çështjen Nano». Ky rebelim i drejtësisë nga politika do të vazhdojë të rritet në të ardhmen, sepse pavarësia e saj është prirja kryesore e demokracisë që çdo fiton terren në vendin tonë. Në këtë kuadër të emancipimit të drejtësisë shqiptare «Çështja Nano», do të njohë domosdoshmërisht zhvillime të reja pozitive.

Eurosocialistët në kërkim të një shoqërie demokratike

SERVET PËLLUMBI: Vendimi i Apelit, një përpë-litje nën tutelën e pushtetit të Berishës. ILIR META: Në FRESSH, nuk ka vend për spe-kullime, për të «eleminuar apo persekuatuar» Vetëm tre orë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që kryetarin e opozitës Fatos Nano e la përsëri në qeli të burgut politik të pushtetit, eurosocialistët shqiptarë u mblodhën në një takim të zgjeruar, jo vetëm duke protestuar ndaj këtij vendimi, por edhe për të shprehur përsëri mbështetjen e tyre të plotë ndaj Partisë Socialiste e kryetarit të saj. Qëndra eurosocialiste që kishin mbushur sallën e madhe të Muzeumit Historik Kombëtar pritën me duartrokitje nënkryetarin e PS-së Prof. Servet Pëllumbi, kryetarin e sapozgjedhur të FRESSH-it, Ilir Meta, Sekretaren e Forumit Monika Kryemadhi, kryetarin e PS-së Tiranë Musa Ulqini, e shokë të tjerë drejtues. Mes brohoritjeve të të pranishëmve «E duam Fatos Nanon», Prof. Pëllumbi evidentoi para tyre vendin dhe rolin që kanë të rinjtë eurosocialistë në jetën e partisë si pjesë sa më aktive dhe e gjallë e saj, e duke i falënderuar për punën e bërë deri tani, shprehu besim se roli e kontributi i tyre në parti do të vijë duke u rritur. Vendimin e Gjykatës së Apelit duke e lënë në burg kryetarin e PS-së Fatos Nano, ai e quajti një përpëlitje nën tutelën e pushtetit politik të Berishës. Sot nuk u dha drejtësi vazhdoi ai, por një vendim politik i paragumentuar të cilën gjyqtarët nuk guxuan ta shprehin me kohë, por pas me kohë. Ul Ne shpresuam tha Prof. Pëllumbi por arritmita e Berishës nuk pyet as për nenet e Kodit të Ri, e duke shprehur hapur qëndrimin e vet, tha se ne dhe kryetari i PS-së Fatos Nano do të vazhdojmë të kërkojmë jo vetëm pafajësi, por në radhë të parë do të punojmë e lu-ojmë që në Shqipëri të instalojmë shtetin e së drejtës dhe ç’rnjosjen e hakmarrjes politike që ka zënë vend në jetën e pushtetit të sotëm. Ai bëri thirrje për një emancipim të thellë demokratik, por siç u shpreh Pëllumbi është vështirë të realizohet pa kaluar më parë përmes zgjedhjeve të reja, përmes një zgji-dhje të re politike. «Ju përshëndes për punën e bërë në këto tre vjet dhe veçanërisht për kontributin tuaj për mbarëvajtjen e Kongresit të Dytë, i cili i përfundoi me sukses punimet — ishin fjalët e para të kryetarit të sapozgjedhur Meta drejtuar eurosocialistëve në takim, shoqëruar nga brohoritjet e tyre për eurosocialistët. Duke shprehur besim tek stafi i ri i FRESSH-it, ai u shpreh se ata vijnë në dre- (Vijon në faqen 4)

Në Partinë Socialiste janë të gjitha hapësirat për të rritur rolin dhe kon-tributin e rinisë eurosocialiste

ILIR META kryetar i FRESSH-it Në emër të Kryesisë së sapozgjedhur dëshiroj t’ju përshëndes juve dhe nëpërmjet jush të gjithë-ve eurosocialistët e kryeqytetit për punën e bërë në këto tre vjet dhe veçanërisht për kontributin tuaj për mbarëvajtjen e Kongresit të II-të të FRESSH-it i cili i përfundoi punimet me sukses duke vlerësuar punën e deritanishme si dhe duke krijuar mundësi e perspektiva të reja për një përmirësim të ndjeshëm të saj në të ardhmen. Në emër të Kryesisë së sapozgjedhur dëshiroj t’ju përshëndes juve dhe nëpërmjet jush të gjithë-ve eurosocialistët e kryeqytetit për kontributin tuaj për mbarëvajtjen e Kongresit të II-të të FRESSH-it i cili i përfundoi punimet me sukses duke vlerësuar punën e deritanishme si dhe duke krijuar mundësi e perspektiva të reja për një përmirësim të ndjeshëm të saj në të ardhmen. Dëshiroj t’ju uroj suksese të gjithë shokëve e shoqeve që u zgjodhën në Forumet Drejtuese të FRESSH-it si dhe të vlerësoj punën e të gjithë shokëve që për arsye moshe, apo votimi, nuk u zgjodhën duke u pasur se kontributi i tyre nuk do të mungojë në të ardhmen. Kam besim, se stafi i ri drejtues ka përvojën, përkushtimin, energjitë dhe kapacitetet e nevoj-shme intelektuale për të realizuar një rritje cilësore të punës së FRESSH, në të ardhmen. Në të ja- kutuar» në FRESSH. Sigurisht nuk ka vend për ndarje midis të rinjve dhe të vjetërve, tezë kjo që pasi dëshitoj në PS, shpresohet që të «lulëzojë,» në FRESSH. Eurosocialistët nuk shqetësohen nga spekullime të tilla dhe janë të vendosur për t’i zhvelërsuar dhe injoruar ato me punën që do të bëjnë në të ardhmen. Pjekuria dhe përvoja politike që eurosocialistët tashmë kanë fituar do të ndihmojë që edhe në të ardhmen diversioni drejt FRESSH-it dhe përpjekjet për instrumentalizimin e tij nga segmentet anti-PS, jashtë-PS, apo qoftë edhe nga individë, brenda PS-së për qëllimet e tyre politike apo karrieriste personale të dështojnë. Zhvillimi dhe profilizimi i mëtejshëm i FRESSH-it në të ardhmen si një forcë e qartë politike e angazhuar seriozisht për afirmimin e socializmit demokratik, do të shoqërohet me një fuqizim organizativ të FRESSH që është e domosdoshme për të shumë shpejt besoj se do të jenë edhe personalitete të PS-së dhe të politikës shqiptare. Ata vijnë në drejtim të FRESSH-it nëpërmjet votëbesimit që u dha të me votën e lirë e demokratike për kontributin dhe aftësitë e tyre, për rritjen e forcimin e FRESSH në këto tre vjet. Ndaj këtu nuk ka vend për spekulime, për të «eleminuar» apo për të «perse-pjekjet e domosdoshme për të shtuar hapësirat eurosocialiste në PS, dhe për të përpunuar një mendim gjithnjë e më të lirë, gjithnjë e më të fuqishëm eurosocialist. Për të arritur këto synime tashmë janë të gjitha hapësirat në PS të cilat do të zgjerohen edhe më tej duke rritur rolin dhe kontributin e FRESSH-it (Vijon në faqen 2)

Logjika e PD-së: Njerëzit vetëm mund të shiten e të blihen

Para goditjeve të gjithë ata që devijojnë sadopak nga urdhëri i Partisë Pas qindra policëve dhe kobureve të shtetit drejtuar gjykatësve të Apelit-të mbledhur të premten si reagim ndaj urdhërit të dhënë në orën 14.00 në vilat e pushtetit politik-ka reaguar egër dhe poshtërshëm «policia e mendimit shqiptar». Gazeta e Berishës, Arbnorit, Shehut, Spahiut, Hajdarit; Koplikut ka sulmuar dje përfaqësuesen e shtetit në «procesin Nano», prokurorin Skënder Demiri duke komprometuar denjesisht urdhërdhënësin e vendimit të lexuar nga gjykatësi Qato. Duke e vënë prokurorin para alternativave: «Dashuri për Nanon» apo «Marria e Nano dollarëve» të hedhur pa kursim gazetarët i RD-së-i parashtruar për sallën e gjyqit («Dj-te» dëgjova pretendën e prokurorit në lidhje specifikë RD 22 korrtik) apo Sami Milloshin, komunisti vogël e i palëkundur matjan (?] Demiri shakeli mbi profesionalizmin mbi zakonet e doket e trevës nga vjen». RD 22 korrik) e kanë cilësuar, të fyerur pas një anonim; Atë si «të shitur tek Nano». Gjithçka ka ardhur si reagim ndaj fjalës së prokurorit Demiri në procesin e një dite më parë. Demiri pas argumentimeve, koncize dhe respektimit të raporteve juridike ligjore, kërkoi lirimin e zotit Fatos Nano duke tronditur mbas herë të parë «Pallatin e Urdhërit Politik». Një ditë më parë disa gjyqtarë të Apelit bënë refuzuar gjykimin në proces, për shkak të presionit të këtij Pallati, ndërkohë që në mëngjes 30 minuta para fillimit të procesit, caktohej tjetër trup gjykues. Por ndërsa Apeli përgenjështronte lajmën e dalë nga zyra e Gazeta e Berishës flet për «Nano dollarë» që blenë prokurorin Demiri». Duket se praktika e deritanishme e këtij shteti të sotëm, që ka marrë edhe emrin «Shtet Shit-Blerje», kërkohet të sillet në ndërgjegjen e njerëzve të ndershëm. Prokurori shqiptar ka thënë dje pas procesit se «po të kërkoja dënimin, në kundërshtim me ligjin, mbi mua do të binte zemërimi i gjithë atyre që aspirojnë për «Drejtësi». Por ndoshta zgjedhi të kundërtën-respektimin e ligjit-përsëri zemërimi ra mbi të. Madje disfahuar Këshaj radhë zemërimi i atyre që prej tre vjetësh po aspirojnë dhe instalojnë një në emër të shtetit, Padrejtësi. Demiri ka thënë po pas procesit se «medalja ka dy anë», kjo s'duhet harruar». Dhe është pikërisht kështu. Medalja ka me të vërtetë dy anë. Ana e larë me flori kallp, që i (Vijon në faqen 4)

Kush i mbron dhuruesit e gjakut?

Dhuruesit e gjakut janë ajo pjesë e shoqërisë që bën sakrifica jetësore. Ata që e japin atë sot janë njëherësh humanist dhe fukarenj të mëdhenj. Dhe nuk janë pak. Në të gjithë vendin janë 35 mijë vetë. Vetëm në Vlorë anëtarë të shoqatës së dhuruesit të gjakut janë 1600 njerëz. Ata përbëjnë rezervën e gjakut për të shëruar qindra të sëmurë që kanë nevojë për gjak në disa spitale që ka sot Vlora. Drejtuesit e shoqatës Rexhai Vëzaj dhe Xhevit Dalip kanë një dokumentacion të saktë për anëtarët e shoqatës. Madje njohin deri në hollësi edhe hallet dhe gjendjen e tyre ekonomike. Nuk ka rubinete gjaku, thotë kryetari i shoqatës Rexhai Vëzaj. Çezëm gjaku janë pikërisht anëtarët e kësaj shoqate. Humanizmi dhe sakrifica e dhuruesve të gjakut duhet nderuar dhe respektuar nga shoqëria dhe shteti. Edhe kujdesi për ta duhet të jetë më i plotë. Por siç thonë drejtuesit e shoqatës kujdesi shtetëror ka qenë e është i dobët. Realisht kërkesat e shoqatës nuk janë përfillur. Pasojë kryesore e indiferentizmit shtetëror është largimi i një mase njerëzish nga radhët e shoqatës. Ministri Cikuli, thotë Xhevit Dalipi, dha shembull personal duke dhuruar gjak falas. Por 35 mijë anëtarët e shoqatës nuk u kanë kushtet ekonomike të ministrit Cikuli. Ata janë të pa punë dhe në asistencë. Gjaku i hequr duhet zëvendësuar. Prandaj ministri Cikuli është mirë të mendojë edhe për zgjidhjen e problemeve ekonomike të shoqatës së dhuruesve të gjakut. Nuk është normale që të shpërblehet 2200 lekë për 400 gram gjak. Ato lekë nuk mjaftojnë për të zëvendësuar humbjen që pëson organizmi i njeriut. Drejtuesit e shoqatës, të konsultuar edhe me specialistë kanë (Vijon në faqen 3)

Një delegacion i departamentit të SH.B.A. së shpejti në Tiranë

Një delegacion zyrtarësh të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, kryesuar nga Zv/ndës-Sihdhën Sekretari i Shtetit në Byronë e Çështjeve Politiko-Ushatarake Eric Neuson, do të vizitojë Shqipërinë në 24-25 korrik për të diskutuar çështje politiko-ushtarake me homologët e qeverisë shqiptare. Kjo vizitë kryhet në kontekstin e dialogjeve mbi kontrollin e armëve dhe sigurimin rajonal propozuar nga Sekretari i Shtetit Uorren Kristofer në korrik të vitit 1994. Temat përfshijnë: një shqyrtim i gjendjes aktuale mbi çështje të arkitekturës së sigurimit europian; diskutimet midis zëvendëspresidentit Gore dhe kryeministrit rus Çernomyrdin; situatën në Bosnjë dhe Kroaci; asistencën dypalëshe; politikën europiano-qendrore të transferimit të armëve; reformën ushtarake; dhe kontrollin mbi përdorimin e dyfishtë dhe eksportin e armëve. Z. Neuson më parë ka qenë drejtor staf i Nënkomitetit të Operacioneve të Jashtme i Komitetit të Senatit për Buxhetin (1989-1994); drejtor legjislativ dhe këshilltar për politikën e jashtme i Senatorit Patrik J. Leahy nga Vermonthi (1987-1989); drejtor stafi i pakicës i Komitetit Përzgjedhës të Senatit për Shërbimin Sekret (1985-1987); anëtar profesional stafi i Komitetit Përzgjedhës të Senatit për Shërbimin Sekret dhe këshilltar për politikën e jashtme i Senatorit Leahy (1982-1984). Më herët punoi në Shërbëllimin e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara në Montevideo, Londër dhe në Washington, D.C. Neuson mban një gradë pasuniversitare në histori në moderne europiane nga Universiteti i Kalifornisë në Berkli.

Privatizimi i energjisë lehtëson buxhetin, por rëndon konsumatorët

Pas një seminari në Shkodër Me privatizimin e ndërmarrjeve të shpërndarjes së energjisë elektrike a do të ulet çmimi i saj për konsum në familje, a do të mbahet në kuotën e sotme apo do të pësojë rritje? Përgjigjgie për këto nuk u dhanë as në seminarin që u zhvillua këto ditë në Shkodër me drejtuesit e ndërmarrjeve të kësaj natyre për zonën veri-lindore, i cili u drejtua nga zoti Mërtiri, drejtor ekonomik i korporatës së energjisë elektrike. Zoti Mërtiri ka bërë të ditur se duke filluar nga data 31 gusht i këtij viti, ndërmarrjet e shpërndarjes së energjisë elektrike do të kalojnë në tjetër vartësi. Privatizimi do t'i forcojë këto ndërmarrje financiarisht. Për ta argumentuar gjendjen e rënduar financiare, ai ka kujtuar me këtë rast se ndaj korporatës energjetike shuma e parave të ...

Uji i pijshëm rrjedh nëpër rrugë

MBI TIRANË Mungesa e ujit të pijshëm të bën të flasësh, ka bërë që edhe furnizimi me banorëve të Tiranës të jetë me orar. Për shpërndarjen e ujit ka dalë edhe një vendim apo një urdhër, me anën e të cilit shpërndaruesit dënohen edhe me gjoba. Po uji në disa zona rrjedh nga tubacionet nëpër rrugët e ndryshme të kryeqytetit. Kush përgjigjet dhe kush duhet të paguajë për këtë? Në shumë rrugë dhe lagje të Tiranës ka rrjedhje të tilla. Kështu në rrugën «Sifti Çiço», pranë pallateve të Ministrisë së Brendshme është çarë tubi dhe uji rrjedh lirshëm nëpër (Vijon në faqen 4)