DREJTËSIA DUHET TA ÇLIROJË VETEN NGA PRANGAT E POLITIKËS
- SULMI NDAJ BROZIT-ATENTAT NDAJ PAVARËSISË SË SISTEMIT GJYQËSOR -
Sot shqyrtohet në Gjykatën e Kasacionit kërkesa e Kryetarit të saj z. Zef Brozi për mbrojtjen e lirisë së lidhur me Çështjen Nano.
Kërkesa që shkon deri në lirimin e menjëhershëm të liderit socialist nga burgu i rëndë dhe i pamotivuar prej plot dy vjetësh. Më të drejtë kjo ngjarje, mbledhja e sotme e Plenumit të Gjykatës së Kasacionit, është në qendër të vëmendjes së opinionit tonë publik, sepse një vendim i drejtë për këtë çështje delikate do të rivendoste në vend diçka nga autoriteti i humbur e i nëpërkëmbur i sistemit gjyqësor. Një vendim i drejtë do të ndikonte gjithashtu mbi veprimtarinë e mëtejshme të gjykatave tona, për të punuar si organe në gjykim pa presionin e tutelën, duke i dhënë dimensione evropiane pavarësisë që kërkohet për këto organe në kushtet e demokracisë.
Faktet tregojnë se për fatin e instalimit të demokracisë shqiptare e të instalimit të shtetit ligjor politika e partisë në pushtet është përzier keqas në punët e sistemit gjyqësor, deri duke e gënjeshtruar atë për interesa antidemokratike. Me Çështjen Nano sistemi gjyqësor ka treguar se ka qenë instrument i verbër në shërbim të interesave të politikës së ditës.
A do të ndryshojë kjo gjendje? Bindja e opinionit demokratik është se po. Por kjo nuk mund të bëhet vetvetiu dhe pa neutralizuar segmente të caktuara të jetës politike, në mënyrë të veçantë një shtyp të komanduar dhe tepër arrogant që përfaqëson nga gazeta e partisë në pushtet. Është kjo gazetë trumbulluese e një fushate të pashëmbullt anti Brozi, inicues e sulmeve të paskrupullta që vazhdojnë prej disa javësh kundër kryetarit të Gjykatës së Kasacionit për të vetmin shkak se ai, në zbatim të kompetencave që i jep ligji, po kërkon të zhbllokojë «Çështjen Nano» duke i dhënë pafajësinë e merituar liderit socialist.
Sot nga shtypi i partisë në pushtet Brozit i bëhet presion i hapur në gjithëfarë mënyrash. Ai etiketohet, përçmohet e goditet pa asnjë rezervë. Atij i kujtohet e kaluar dhe i quhet mëkat ndryshimi i bindjeve, atij i nënvizohet çdo fjalë herë duke e quajtur autor të narkodollareve, ashtu siç çvishet nga çdo atribut demokratik, për të vetëm arsye se ka dalë nga komanda ku përpunohet politika e ditës. Në këtë sulm kobhet e fundit janë përzier direkt edhe segmente të tjera të pushtetit, siç janë disa deklarime e qendrime të ministrit të Drejtësisë, disa pozicione të Prokurorisë e:.
Nuk ka dyshim se sulmi ndaj Brozit frymëzohet nga sferat e larta të pushtetit. Ky sulm është shprehur e në pakënaqësi se tyrë për qëndrimin e kreut të piramidës së drejtësisë shqiptare. Ata kanë hedhur në sulm kundër zotit Brozi gazetarucë me gjyhtarë firmash të cilët duke mos kursyer nderin e organit që përfaqësojnë, formulojnë njëra pas tjetrës gjithëfarë akuzash për z. Brozi. Kjo tregon që sa i paqëndruar është ende ky shtup nga presioni i politikës, se si instrument i verbër dhe i demshëm bëhet ai në luftën politike. Njerëzit kanë rastin që të shohin të shtypin, i quajtur demokratik, në mënyrë të hapur të diskurshëm të periudhës moniste kur askush nuk lejohej të bënte as gjëk as mëk para vijës e direktivës së partisë shtet.
Fushata ndaj Brozit tregon se pushteti aktual, ai që inseksion «Çështjen Nano», duke arrestuar në mënyrë të paligjshme kreun e opozitës socialiste, megjithëse të gjitha faktet kanë folur e flasin për pafajësinë e tij është i interesuar ta përdorë «Kartën Nano» për të mbajtur të ndezur tensionin politik në vend. Madje këtë situatë tensioni ta çojë deri në zgjedhjet e ardhshme. Ta bëjnë de tktantor konfliktit nshën përpjekje për të marrë edhe një herë votat e elektoratit. Në këtë rrugë ata janë në pozita antidemokratike dhe tregojnë se nuk dinë të reflektojnë mbi vrejtjet e analizat e brendshme që edhe të jashtme se PD-ja i ka bërë pakta shansët për ta mbajtur përsëri pushtetin.
Me goditjet që po i jepen sot z. Brozi sulmohet i gjithë sistemi gjyqësor në Shqipëri. Këto goditje tregojnë se është e rrezikuar pavarësia e çdo gjykate dhe personaliteti i çdo gjyqtari, të cilëve u bëhet hatasi presion që kur ta marrin një vendim, kur deklarojnë e firmosin duhet të mendohet se sa i shkon kjo përshat interesave të partisë dhe jo frymës së ligjit. Drejtësia shqiptare ka rastin përmes kësaj fushate të re anti Brozi, të mësojë se për të ndërhyrë pavarësinë reale mbështetur mbi ligjin do të ketë punë edhe për miqt kohë me aparatçikë e pushtetarë që çdo nivel, dhe me gazetare që e vënë penden e tyre në dispozicion të interesave servile të ditës.
Këto vite të pakta të luftës për instalimin e demokracisë kanë provuar se sulme të tilla, si ai që është ndërmarrë këto ditë ndaj zotit Brozi, u bëjnë nderë atyre, u lartësojnë figurën, u rrisin prestigjin i kthejnë në simbole. Kështu ka ndodhur në rastin e Fatos Nanos, me burgosjen e të cilit u mendua se ai do të nëpërkëmb e harrohej kurse në fakt u lartësua deri në simbol. Brozi, duke sfiduar këto fushata, po kthehet në shembull të qëndresës përballë dhunës së pushtetit politik dhe luftës së ndershme për sigurimin e pavarësisë reale të sistemit gjyqësor.
ARTUR KALAJA
që është e rezervuar pavarësia në të marrin vendime e shërbiminë demokracisë së vërtetë e instabiliteti të shtetit ligjor.
ARTUR KALAJA
Çdo presion mbi organet e dhënies së drejtësisë është i palejueshëm
- Deklaratë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit -
Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstaton me keqardhje se, edhe pas pranimit të vendit tonë në Këshillin e Evropës, ndërmerren veprime që bien ndesh me aktet e tij dhe që çënojnë në mënyrë të veçantë pavarësinë e pushtetit gjyqësor.
Po spekulohet me lirinë e shtypit dhe po kalohet në sulme të hapëta dhe ngriçse ndaj organeve të drejtësisë.
Prej disa ditësh, në faqet e shtypit që është kryesisht zëdhënës i partisë në pushtet ka filluar një fushatë e gjerë kundër disa instancave të dhënies së drejtësisë, të cilat kanë vepruar në kuadrin e kompetencave që u njeh ligji. Një fushatë e rëndë fyeryesh ka filluar në adresë të Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit vetëtëm sepse ai, në bazë të ligjit vendosi të ushtrojë «rekurs për mbrojtjen e ligjshmërisë» lidhur me çështjen Nano. Është e qartë se pazueshmëria e këtij rekursi në ligj do të shqyrtohet dhe do të vendoset në Plenumin e Gjykatës së Kasacionit, prandaj çdo prononcim në thelb nga organet e shtypit është një orvatje për ta paragjykuar çështjen duke bërë presion mbi Plenumin e Gjykatës, Analiza e fakteve dhe formulimi i sentencave është kompetencë e ekskluzive e Plenumit.
Plenumi i Gjykatës së Kasacionit, që është autoriteti më i lartë gjyqësor, duhet të lëvizë i qetë ta shqyrtojë çështjen jashtë çdo presioni, vetëm në bazë të ligjit, duke gjykuar me objektivitet pavarësisht se kush është i dënuari dhe cilat janë qenë akuzat që janë shpallur fajtor.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit vëren po ashtu se një sulm i tillë u ndërmor edhe në adresë të prokurorit të Apelit në çështjen Nano, i cili kërkoi lirimin e tij. Me këtë rast, është përdorur një fjalor jashtë çdo etike elementare, duke e quajtur prokuror, «një zë që i shtohet korit të kuq, të kukuvajkave dhe hordhive enveriste». Kurse prokurori nuk bëri të tjetër veçse ushtroi një kompetencë që ia njeh shprehimisht ligji, dhe pra me mendimin e tij mund të mos pajtohet organi gjyqësor.
Gjitha tejet e politizuar e këtyre shkrimeve nuk ka asnjë të përbashkët me debatin e avetëruar konstruktiv. Pavarësia e organeve të drejtësisë është një nga parimet themelore të shtetit ligjor. Askush nuk ka të drejtë ta cënojë.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Tiranë, më 25.07.1995
Pa pushtet politik të emancipuar nuk ka gjykata të pavarura
Problemi i pavarësisë së pushtetit gjyqësor që lakohet vitet e fundit nga shtypi dhe organet e tjera të masmedias shqiptare, nuk është i ri por i hershëm.
Përpunimin më të plotë e ka gjetur në shekullin XVIII sidomos nga Monteski në teorinë tij të ndarjes së pushteteve. E përmendëm këtë për të treguar se gjykatat e çdo shteti kanë patur një farë pavarësie relative, të gjerë a të kufizuar në zgjedhjen e çështjeve që gjykonin në bazë të ligjeve të kohës kur vepronin. Këtu nuk duhet ngatërruar problemi i pavarësisë së gjykatave me ligjin, të cilin ato ishin të detyruara ta zbatonin, i egër a i butë qoftë, ashtu sikurse janë të detyruara ta zbatojnë edhe sot.
Në shtetin ligjor që po ndërtojmë, pavarësia e pushtetit gjyqësor nga pushteti politik merr përparësi si kusht për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të individit.
Pavarësia e organeve gjyqësore,
(Vijon në faqen 3)
Është shumë provokative të atakosh liderin e opozitës
- PD duket më pak e interesuar në demokraci dhe më shumë për pushtet -
Në një intervistë të presidentit të internacionalës së rinisë Socialiste Roger Mallhag dhënë Zërit të Popullit pyetjes se: Cili është mendimi juaj për çështjen Nano, ai i përgjigjet;
Trajtimi ndaj zotit Fatos Nano është tregues i qartë se Shqipëria nuk ka arritur standartet europiane për një demokraci të hapur, pavarësi të organeve të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. Është shumë provokative të atakosh me prioritet liderin e opozitës. Partia Demokratike duket më pak e interesuar në demokraci dhe më shumë për pushtet. Këtë e tregon qartë stili i qeverisjes dhe mënyra e sjelljes me opozitën dhe liderin e saj z. Fatos Nano.
Qëndrimi i socialistëve e socialdemokratëve në të gjithë Europën ka qenë e mbetet e qartë. Pa liri-
Nanos qenë e mbetet e qartë. Pa liri-
mbetet e qartë. Pa liri-
min e z. Fatos Nano është e vështirë të thuhet se Shqipëria është shkëputur përfundimisht nga e kaluara totalitare.
INTERVISTËN E PLOTË DO TA LEXONI NË NUMRIN E ARDSHËM.
Ligji nuk duhet të miratohet pa u zgjidhur problemi i pronësisë
Rreth projektligjit për shitblerjen e Tokës
- Intervistë me Doktorin e Shkencave, Hasan Hoxha -
- Siç edhe është bërë e ditur, Parlamenti i është paraqitur nga qeveria, Ligji për Shitblerjen e Tokës.
Kush është mendimi juaj për këtë çështje që, siç dihet, është një ndër problemet dhe themelet për ecurinë e reformës në vendin tonë?
- Çështja e privatizimit të Tokës bujqësore është futur në shumë labirinthe që praktikisht nuk po i japin garancinë e duhur fshatarit që i ta ndjejë veten pronar legjitim. Këto vite u ushqyen dhe mos- pajisja e familjeve fshatare me «tapitë» e nevojshme sipas Ligjit. Vërtet shkalla tepër e ulët (në rastin më të mirë nuk e kalon 50 për qindëshin) e pajisjes së fshatarëve me tapi. Atu ku fshatari ka marrë tokën e dikurshme, ngurohet për t’u pajisur me tapi, sepse është në kundërshtim me Ligjin në fuqi. Ndërkohë, ngurohet edhe atu ku është zbatuar Ligji, sepse ky i fundit shihet me mëdyshje nga personalitet e forcave të djathta të cilat nuk janë dakort me këtë Ligj. Pra, aktualisht fshatari ndodhet përballë shumë problemeve që lidhet me privatizimin e tokës bujqësore.
- Sipas jush, kush janë këto probleme, të paktën ato më kryesoret?
- Dubhret (bëhet se një pjesë e fshatarëve, (sidomos ata të zonave fushore) atje ku prona mbi tokën bujqësore ka qenë e shpërndarë dhe e mbuluar, atje ku s’ka patur prona të mëdha ku si pronar i saj gjithet vetëm shteti, (sipërfaqet e
Durrës
Spastrime të reja në degën e brendshme
Megjithëse pa arritur përkrahës, po emëruar nga Ministri i Brendshëm një «oficer i fortë», i përvoja në komisariatin nr. 2 në Tiranë, ka filluar një fushatë
«spastruese» ndaj pjesës më të madhe të personelit. Duke ucur në gjurmët e paraardhësve të tij, siç është i sapoemëruar po zhvillon fushatën e dytë të spastrimeve, gjë që ka krijuar pakënaqësi të theksuar në dhjetë e oficerëve, të cilët kanë qenë specialistë, në fushën e tyre.
M. N.
Plagosje në plazh
Rreth orës 12 të ditës së hënë, në restaurant «Delfin» pranë plazhit karakteristik të Golemit, ndodhi një ngjarje tronditëse.
Dy persona të armatosur shkrehin një breshëri automatiku prej 17 plumbash në drejtim të dy personave të ndodhur në këtë lokal. Si pasojë e këtyre të shtënave, mbeti e plagosur rëndë një grua 30 vjeçare, e cila ndodhej aty së bashku me vajzën e saj të vogël, që aktualisht ndodhet e shtruar në spitalin kirurgjikal të Durrësit.
Menjëherë pas ngjarjet autorët e krimit u larguan me një makinë tip «benz» me targë të Tiranës, në drejtim të panjohur. Deri tani nuk janë identifikuar.
Në policinë kriminale mësojmë se shkaku i kësaj ngjarjeje është grindja e ndodhur rreth një vit më parë. Policia po punon për kapjen e autorëve.
M. N.
Dje në Gjykatën Kushtetuese:
Gjykata Kushtetuese - mekanizmi më i bindur i pushtetit politik
- Rrëzohet kërkesa e grupit parlamentar të PSD-së, që do të thotë se shantazhi i dosjeve do të vazhdojë. -
E arshivuar që në 6 Qershor 1995 në zyrat e Gjykatës Kushtetuese pas 48 ditësh kërkesa e grupit parlamentar të PSD-së, dje në orën 9.00 mori përgjigjen përfundimtare duke u rrëzuar nga kjo gjykatë.
Kryetari i saj Gjata me vendimin, e hodhi poshtë atë duke e quajtur një çështje jashtë kompetencave të Gjykatës Kushtetuese (!)
Rruga e përfundimit të kësaj kërkese në këtë gjykatë, është e vjetër. Çështja e hapjes ose jo të dosjeve për ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, për vite me radhë pati vend qendror në faqet e shtypit të përditshëm opozitar e të pavarur. Zhurma e bërë nga gazeta qeveritare «RD» dhe akuzat e shantazhet e saj ndaj kundërshtarëve të pushtetit, arritën amplitudën e tyre më të lartë me sulmin e shantazhin ndaj kryetarit të PSD-së zotit Gjinushi, duke synuar ta denigrojnë atë e duke e akuzuar si ish agjent të shërbimeve të fshehta.
Pas sulmit të përsëritur në gazetën «RD», dhe pasi problemi u ngrit në parlament, duke paraqitur për këtë qëllim edhe një projektligj në emër të grupit të vet parlamentar që kishte të bënte me hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish Sigurimit të Shtetit, Gjinushi në emër të grupit parlamentar të PSD-së paraqiti në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë me objekt «dënycimin e Presidentit të Republikës për të kryer e respektuar detyrimet që vijnë nga përmbajtja e Nenit 28 «Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese» dhe deklarimin antikushtetues të mani-
(Vijon në faqen 4)
Shijaku kërcënohet nga droga...
- Tre vajza maturante në spital për shkak të përdorimit të rregullt të dozës së morfinës
- Organet e policisë shkatërrojnë hektarë rrënjë hashashi të mbjella
Dihen nga gjithkush pasojat negative që vijnë si rezultat i përdorimit të vazhdueshëm të drogës.
Ndërsa pak vite më parë kjo lëndë psikotrope nuk njihej fare në Shqipëri, sot mbjellja dhe përdorimi i saj përbëjnë një ndër shqetësimet kryesore për mbarë shoqërinë dhe ende nuk po gjen zgjidhjen e duhur. Duke u përqëndruar kryesisht në qytetin e Shijakut, për të cilin dro- t’ia vazhdon të mbetet problem i ditës, mund të thuhet se ky qytet për nga numri i përdhuesve, blerësve dhe përdoruesve të drogës radhitet ndër të parët në vendin tonë.
Pasojat e këtij fenomeni tepër të rrezikshëm dhe pothuajse të përditshëm për këtë qytet, kanë filluar.
(Vijon në faqen 4)