28/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

28 korrik 1995

Arrogancë pa fre e pushtetit të Berishës për ta vënë parlamentin në funksion të hakmarrjes politike

Konferencë shtypi e PARTISË SOCIALISTE - Partia Socialiste denoncon hapur pushtetin e sotëm politik si provokator të stabilitetit të vendit. - Mbajtja në burg e FATOS NANOS është sfidë ndaj Unionit Ndërparlamentar dhe Këshillit të Evropës. - Partia Socialiste denoncon hapur pushtetin e sotëm politik si provokator të stabilitetit të vendit. - Mbajtja në burg e FATOS NANOS është sfidë ndaj Unionit Ndërparlamentar dhe Këshillit të Evropës. interesave politike të partisë të çastit, të mlllefëve dhe hakmarrjes personale politike të nëpërkëmbjes së drejtësisë shqiptare deri në themelet e saj, të vetë ligjit. Qeveritarët dhe veglat qorre të Berishës duhet ta kenë të qartë se ky mekanizëm shtypës nëpërmjet shkeljes së ligjshmërisë vepron sot dhe nesër do të veprojë edhe kundër tyre. Partia Socialiste denoncon publikisht praktika të tilla ant ligjore e antidemokratike. Ajo tërheq vëmendjen e opinionit brenda dhe jashtë vendit: 1. Shkelja sistematike e të drejtave të njeriut, të cilat PS i ka denoncuar, po kalojnë në një fazë të re më të avancuar në akte ligjore gjë që e mendojmë shumë më të rrezikshme se sa interesat e grupimi politik apo njerëzish të veçantë. 2. Regjimi i Berishës po sulmon hapur elektoratin shqiptar po rrezikon seriozisht demokracinë shqiptare me strategjinë e tensioneve politike me përçarjen e shqiptarëve. Për këtë arsye, ne jemi të detyruar të denoncojmë pushtetin e sotëm politik si provokator të drejtpërdrejtë të stabilitetit të vendit, të ndjenjave të njerëzve që besojnë në demokraci dhe drejtësi. 3. Regjimi i Berishës po u bën ... 27.07.1995 Kryesia e PS të Shqipërisë

Kronikë

Dje pasdite kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë organizoi një konferencë shtypi lidhur me disa zhvillime shqetësuese të ditëve të fundit në Parlamentin shqiptar dhe që kanë të bëjnë me paraqitjen dhe miratimin me urgjencë të disa projektligjeve antidemokratike dhe antikushtetuese. Në fillim zëvendësekretari i PS Servet Pëllumbi lexoi deklaratën për shtyp të kryesisë së kësaj partie. Pastaj Servet Pëllumbi dhe deputeti Fehmi Abdiu iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve. A mund të na njihni me përmbajtjen e projektligjit të paraqitur sot dhe ku qëndron fryma antidemokratike e tij? Fehmi Abdiu: Ky projektligj është projektligji i tretë brenda një muaji që paraqitet në tavolinën e deputetëve në mënyrë urgjente në kundërshtim me kërkesat e rregullores dhe të ligjit bazë të parlamentit dhe që shqyrtohen urgjentisht. Me këtë procedurë ant ligjore është miratuar ligji i datës 31.5.1995 sipas të cilit hynte në fuqi kodi i ri penal, për të cilin grupi parlamentar i PS reagoi ashpër. Me këtë procedurë ant ligjore është miratuar papritur dje një ndryshim dhe një plotësim në kodin e ri të procedurës penale që do të hyjë në fuqi më 1 gusht dhe po me këtë formë dhe me këtë procedurë u paraqit i treti projekt i ditës së sotme. Me pak fjalë, sipas këtij projekt ligji të paraqitur nga kryetari i Këshillit të Ministrave në relacionin përkatës, kërkohet që të bëhen disa ndryshime në ligjin sipas të cilit hyn në fuqi kodi i ri penal sepse sipas kryeministrit, në veprimtarinë e organeve të drejtësisë gjatë këtyre ditëve që janë marrë me të, ka pasur mjaft të meta dhe gabime. Dhe gjoba për të riparuar këto të meta e këto gabime të gjykatave, duhet patjetër të plotësohet ky ligj. (Vijon në faqen 3)

Deklaratë për shtyp e kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë

Fakte të shumta të këtyre kohëve të fundit, pas pranimit të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës, flasin jo për zgjerim të hapësirave demokratike që do të ishte e natyrshme dhe përtej por për kufizime të tyre deri në kufij kritikë. Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë organizon me urgjencë këtë konferencë shtypi për të vënë në dijeni gjithë shtypin shqiptar, Radiotelevizionin, ATSH-në, agjencitë e tjera të lajmeve përfaqësuese të shtypit të huaj si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri për aktet e fundit, antikushtetuese e antidemokratike që po ndërmerren kundër legjislacionit ekzistues, madje të sapomiratuar, me zgjedhjeve të trupave gjykuese për institucionet prestigjioze ndërkombëtare si Unioni Ndërparlamentar i cili ka kërkuar me kohë zgjidhje të «Çështjes Nano», por edhe Këshillit të Evropës, që sapo kemi nënshkruar anëtarësimin në të. 1. Fakti edhe ky një akt drejtpërsëdrejti që bie mbi kurrizin e shqiptarëve që kanë nevojë ende për ndihmë dhe për integrim real dhe të shpejtë në bashkësinë ndërkombëtare. 4. Qëndrime të tilla PSSH-në nuk e stepin aspak dhe nuk e largojnë asnjë grimë nga lufta e saj konsekuente për demokratizimin e reformave që cilat për ne s’kanë kthim prapa. Ato nuk i zbehin aspak por u japin thekse të reja kërkesave të PS për një zgjidhje të realitetit si shqiptarë për Shqipërinë. Ajo ka bë- bërë e bën thirrje për merikompitje e pakte sociale paqëzdhorë. Edhe pse nuk ka gjetur mbështetje nga shteti, kjo është e do të mbetet pra edhe deviza e saj. E vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe, në këtë kuadër edhe deputetin e kryetarin e vet, Fatos Nano, PSSH e denoncon publikisht projektligjin e paraqitur dhe futur në rendin e ditës së Kuvendit Popullor në kundërshtim flagrant me rregulloren e tij, si shfaqjen më kulmore të pushtetit personal të Presidentit të imponimit të ekzekutivit mbi legjislativin, të manipulimit të Parlamentit dhe të ligjit. PSSH, elektorati i saj gjithë populli di t’i gjykojë dhe vlerësojë drejt veprime të tilla tërësisht në hullinë e praktikave diktatoriale. Duke denoncuar këto akte të turpshme, Partia Socialiste fton trupin diplomatik, shtypin dhe median në përgjithësi që të thërrasin të mbrojnë Partinë Socialiste dhe Fatos Nanon, por të shprehen fort për mbrojtje të drejtësisë të interesave të popullit dhe të kombit Duke qenë të bindur se ju luftoni për këtë interes, do të ndihmoni, ashtu si deri dhe jo instalimin e dhunës. (Vijon në faqen 3)

Fatos Nano të përfitojë nga dispozitat e reja penale

Komiteti i Unionit Ndërparlamentar Botëror merr tjetër vendim për «çështjen NANO» - Procesi i Tepelenës i penguar nga ministri i drejtësisë. - Autoritetet shqiptare duhet të marrin në konsideratë serioze rekomandimin e Këshillit të Unionit për rishikimin e procesit ndaj Fatos Nanos Ka reaguar ashpër Komiteti i të Drejtave të Njeriut dhe deputetëve të Unionit Ndërparlamentar Botëror të Gjenevës për çështjen e liderit të opozitës më të madhe shqiptare Fatos Nano. Burime të këtij Unioni nga Gjeneva, thanë dje për «Zërin e Popullit» se Komiteti i mbledhur në Sesion midis datave 11 dhe 15 Korrik ka marrë vendim të posaçëm lidhur me «Çështjen Nano». Gjithçka është ngritur në nivelin e një vendimi mbi bazën e informacioneve të mbledhura nga Komiteti i Unionit deri më datën 25 Korrik 1995 lidhur me ngjarjet e ndodhura në Shqipëri. Në vendimin e dalë pak orë më parë thuhet se: «Komiteti shpreh shqetësimin se kërkesa për rishikim të procesit të zotit Nano në Gjykatën e Tepelenës është penguar si rezultat i ndërhyrjes së Ministrit të Ministrisë së Drejtësisë. Në vijim të këtij shqetësimi, Komiteti kërkon dhe një motivet ligjore se përse vendimi i Gjykatës së Tepelenës për zotin Nano është në kundërshtim me vendimin për lirimin e zotit Alia të lënë përseri në burg liderin e opozitës Fatos Nano. E pra, për të gjithë këtë proces Komiteti i Unionit ende nuk është shprehur, ndërkohë që në vendimin e fundit të tij ai thotë se shprehet keqardhjen që autoritetet shqiptare nuk i janë përgjigjur kërkesave për informimin e Komitetit të Unionit Ndërparlamentar botëror. 130 delegacione të Parlamenteve të botës i kanë kërkuar në dy Rezoluta autoriteteve shqiptare lirimin e liderit të opozitës Fatos Nano, në Kopenhagë, dhe më tej, në Madrid, rishikimin nga e para të procesit të tij. Por përgjigjja e zyrtarëve të tiranës ka qenë thjesht mospranifje. Por jo vetëm kaq. Madje, ka reaguar ashpër kundër vendimeve të Unionit dhe kërkesave të vazhdueshme të Këshillit të Evropës. Ministri Angel Martines, duke folur për «Çështjen Nano» para dhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në KE i është referuar vendimeve të Unionit si institucioni më seriz dhe i specializuar për liritë dhe të drejtat e deputetëve. Por Berisha është përgjigjur me veprime në kundërshtim me vendimet e Unionit dhe kërkesat e tij. Kështu dje dhe sot, «Qeveria shqiptare» ka paraqitur në Parlamentin shqiptar dy amendamente shtesë në Kodin e Procedurës Penale të sapomiratuar, e nde të pa hyrë në fuqi, të cilat i heqin përkatësisht zotit Nano të drejtën e gjykimit të ndrsyoi trupi gjykues. Për më tepër, ndërsa përfaqësuesi i shtetit shqiptar, Prokurori i Apelit, kërkonte lirimin e z. Nano, në kundërshtim me urdhrin e marrë nga eproi i tij, qindra forca të policisë sekrete shqiptare rrethonin Gjykatën e Apelit vetëm dy orë para vendimit i cili do të linte përsëri në burg liderin e opozitës Fatos Nano. Por për të gjitha këto vendimin e fundit të tij ai thotë se shpreh informimin e Komitetit të Unionit Ndërparlamentar botëror. Për ndërsa Komiteti i Unionit Ndërparlamentar Botëror kërkon sa më sipër – në bazë të informacioneve deri më 20 Korrik – nga autoritetet shqiptare, përgjegjja e tyre, pra e regjimit të Berishës ka qenë skandaloze. Procesi që ndodhi pas juridikisht procesin e tepelenës, pra Apeli, përbën tjetër skandal madje

Ligje për të mbajtur në burg FATOS NANON

- Fehmi Abdiu: Ardhja dhe futja me ngut e projektligjeve për interesat politike është ant ligjore. Edhe seanca e djeshme plenare u karakterizua nga debate e konflikte për të cilat duhet thënë se shkakëtarë janë drejtuesit kryesorë të parlamentit dhe grupit parlamentar të PD-së. Parlamenti shqiptar tashmë ka kthyer në një institucion ku miratohen ligje sipas interesave politike të PD dhe të prokurorëve që vijnë nga Njëshi i Shtetit. Ky fakt edhe nga etha me vëmendje në Parlament në mes ... ... edhe nga klanet e brendshme u vunua gjatë, për të gjetur kandidaturat më të përshtatshme për drejtuesit kryesorë të RTV-së. Debati midis grupit të pozitës dhe opozitës nuk është më shumë nga ardhja me ngut në Parlament e një amendamenti i cili kërkonte të ndryshonte nenet e veçanta që kanë të bëjnë me Kodin e Ri Penal, të porsa miratuar nga Parlamenti. Duhet thënë se këto ndryshime, si u konstatua edhe nga veprimet e deputetëve dhe nga vërejtjet e deputetit të grupit socialist, synojnë të mbajnë në burg kryetarin e Partisë Socialiste, deputetin Fatos Nano. Më flagrante është fakti se ato vijnë ... (Vijon në faqen 4)

Pushohet nga puna korrespondenti i «Zërit të Amerikës» në Tiranë Xhevdet Shehu

Pas 3 vjet pune - Elez Biberaj: Nuk ka punuar mirë dy javët e fundit! Pushohet nga puna Xhevdet Shehu, korrespondenti i Radio «Zëri i Amerikës» në Tiranë. Lajmi është bërë i njohur dje për opinionin publik nëpërmjet një «Njoftimi për dëgjuesit e “Zërit të Amerikës”», të firmosur nga vetë Xhevdet Shehu. Pushimi ka ndodhur më 21 korrik 1995 dhe vendimin korrespondenti Shehu ia ka transmetuar zotit Elez Biberaj, shef i seksionit shqiptar të Zërit të Amerikës. Shehu thuhet në njoftimin e tij të sjellë ka ndodhur një orë pasi ai ka transmetuar në radio kronikën për «procesin Nano» në Gjykatën e Apelit. Sipas Shehut zoti Biberaj, pasi ka bërë një vlerësim mjaft pozitiv punës së tij me shumë se tre vjeçare në «Zërin e Amerikës» i ka thënë: «Javën e fundit nuk ke punuar mirë, nuk ke mbajtur lidhje të ngushta me kolegët e Tiranës». Njoftimi për shkarkimin e korrespondentit të Zërit të Amerikës në Tiranë Xhevdet Shehu është një përmbledhje e shkurtër e ... (Vijon në faqen 2)

I jepet fund procesit »ARSIDI»

Dje në Gjykatën e Tiranës : I jepet fund procesit »ARSIDI» 22 vjet burg për Holin, Xhyberin, Saliun e Tararin! Po paratë? - Lirohet nga burgu ish kryeministri shqiptar Vilson Ahmeti. I pafajshëm pasi ka kryer një vit e gjysmë në burg Bie akuza e vjedhjes por nuk dihet se kush i mori 1.6 milionë dollarë. Këtu skandali mbetet i hapur. 72 vjeçari francez me emrin Nikola Arsidi, i futi në seIën e gjyqit pesë të akuzuarit shqiptarë, në skandalin financiar që mban emrin e tij, për të dëgjuar vendimin e Gjykatës së Faktit. Me vendimin e tij dhjetra faqe të lexuar për një orë e gjysëm, gjyqtari Çeliku, mbylli një tjetër etapë të «Maratonës Arsidi» duke rikthyer në burg jo vetëm të pandehurit, por katër ... Vendimi i Çelikut ishte një kthesë në gjithë procesin e zhvilluar deri tani. Duke e zbatuar akuzën e rrjedhimisht edhe masën e dënimit të tyre, të kërkuar vetëm pak ditë më parë nga prokurorët Qeleshi e Gjokujta. Në pretencën e tyre prokurorët e akuzës, i akuzuan pesë të dënuarit për vjedhje në bashkëpunim edhe sipas Kodit Penal kërkuar për... (Vijon në faqen 3)

Konferencë shtypi e Partisë Ekologjike

Ditën e premte, datë 28.7.1995, ora 10.00 Kryetari i Partisë Ekologjike Shqiptare z. Namik Hoti, organizon në Pallatin e Kongreseve një Konferencë Shtypi.