30/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

30 korrik 1995

DY VJET BURGOSJE POLITIKE PËR FATOS NANON

- Fatos Nano mbahet në burg në përpjekjet për të mbjatur një alternativë të zhvillimit, përparimit e mirëkuptimit midis shqiptarëve - 30 korrik 1993 - 30 korrik 1995

PAS 2 VJETËSH

Dy vjet më parë, Kryetari i PSSH, Fatos Nano shpallet kundërshtar i rrezikshëm i regjimit politik dhe hakmarrja fiton. Reagon fuqishëm dhe në mënyrë paqësore elektorati socialist por çdo gjë ishte e paravendosur. Demokracia shqiptare dhe institucionet e saj u gjymtuan rëndë. Strategët e organizimit të kësaj hakmarrje shfrytëzuan të gjitha veçoritë politike dhe morale të klasës politike që u vendos në drejtimin e shtetit. Ashtu siç është një atavizëm primitiv hakmarrja politike, e tillë primitive, ishte dhe propaganda që shoqëroi arrestimin dhe dënimin e Fatos Nanos. U përdor gjerësisht karta e hajdut[it], aq shumë e përbuzur për shqiptarët. Jo pa qëllim u spekulua me këtë aspekt të karakterit të shqiptarit që është i virtytshëm dhe nuk pajtohet kurrsesi me vesi n e vjedhjes. U bë me qëllim që ekzekutorët e hakmarrjes të mos mbeteshin vetëm dhe hakmarrja të bëhej sa më bindëse. U gjëndën njerëz në segmentet e pushtetit juridik, refuzuan atë që kishte vendosur politika e hakmarrjes. Bajraktarizmi politik fitoi mbi synimet dhe shpresat e shqiptarëve për një shoqëri të vërtetë demokratike. U realizua një zhurmë e pavlerësuar shpifjesh, një rrugëçar i vërtetë që përfshiu jo vetëm faqe gazetash, sidomos RD por edhe muret e fasadat e ndërtesave. Kjo nuk është dukuri e shqiptar it. Kjo është dukuri e atyre njerëzve që imitojnë dhe zbatojnë hakmarrje politike, që nuk kanë gojën dhe kokën e tyre. Është dukuri e të gjithë hakmarrësve politik, pavarësisht nga kombësia, kultura dhe raca. Mbeturinat e këtij primitivizmi i gjen akoma mbas dy vjetësh në fasadat e ndërtesave dhe në sulmet e shpifjet e gazetës RD si një akuzë e rëndë për të gjithë ata që kryen aktin e turpshëm të hakmarrjes politike. që u bënë preh e zbatimit të politikave të hedhjes së shqiptarëve kundër shqiptarëve. Që e mbajnë kokën mbrapa apo që ua mbajnë kokën prapa. Demokracia nuk është aktivitet i disave pa. (Vijon në faqen 2)

Zoti DRAGOSHI! BENI DETYREN!

(LEXONI NË F. 2) Zoti DRAGOSHI! BENI DETYREN! Ribotim i letrës që FATOS NANO i ka dërguar Prokurorit të Përgjithshëm Rexhina Nano i shkruan presidentit të Asamblesë Parlamentare të KE

Aktiv i zgjeruar i socialistëve të kryeqytetit

— Dr. Servet Pëllumbi, N. Kryetari i PSSH deklaron: «Ne u bëjmë thirrje anëtarëve e simpatizantëve të PSSH dhe qytetarëve demokratë shqiptarë të ngrejnë me forcë zërin e protestës në mënyrë publike, me forma e mjete demokratike, që tu jepet fund makinacioneve për të mbajtur edhe më tej padrejtësisht në burg Kryetarin Fatos Nano». — KD i PS të Qytetit Tiranë u bën thirrje Vinorëve të Kryeqytetit që të marrin pjesë dhe të protestojnë me forcë ditën e mërkurë, më datë 2 Gusht 1995, ose 19.00-20.00 në Pallatin e Sportit «Asllan Rusi» (Partizani) për shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të opozitës. mblodh dhe zhvilloi punimet një aktiv i zgjeruar i socialistëve të Kryeqytetit. Në mbledhje mori pjesë dhe foli dhe Dr. Servet Pëllumbi, Nënkryetar i PSSH. Në rend të ditës këtij kishte analizën e punës së bërë për korrupsionin me sukses të fushatës së sapopërfunduar të zgjedhjeve në parti, si dhe zhvillimet e fundit politike, të cilat kanë përkeqësuar dhe tensionuar klimën politike në vend. Në raportin që paraqiti në emër të kryesisë së KD të PS të qytetit Tiranë Kryetari Musa Ulqini, duke folur për zhvillimet e fundit politike theksoi: «Dy amendamentet ligjore të ardhura me urgjencë në sallën e Parlamentit janë një provokim i rëndë që Berisha i bën gjithë elektoratit socialist duke menduar se ka gjetur momentin më të përshtatshëm kushtet e një vape të padurueshme, që të paralizojë protestën masive popullore të elektoratit socialist. Nuk është hera e parë që Berisha na provokon rëndë në ditët përvëluese të fundit të korrikut dhe të fillimit të gushtit, por ai përsëri ...» Në raport analizohej hollësisht puna e bërë nga KD të PS të qytetit Tiranë gjatë fushatës së zgjedhjeve në parti që u zhvilluan në muajt maj-qershor dhe që konsolidoi edhe më tej strukturat organizative të socialistëve të kryeqytetit. Sot pamja e strukturës organizative të PS të Tiranës është kjo: — Në qytet veprojnë 300 organizata me mbi 7200 anëtarë të shpërndarë në 24 zona partie. Nga 1 korriku i vitit të kaluar e deri më sot janë bërë 800 pranime të reja nga të cilat 500 nën moshën 35 vjeç. Gjatë një viti u krijuan 31 organizata të reja partie. Sot në Tiranë vetëm në bazë territori funksionojnë 25 organizata të PS me eurosocialistë, dhe forumi i gruas socialiste është organizuar në shumicën e zonave të partisë. Më tej M. Ulqini paraqiti një ecuri pozitive të punës së bërë nga komisionet e ngritura pranë kryesisë së PS të qytetit Tiranë, ku 150 intelektualë e specialistë të njohur janë angazhuar drejt për drejt për përpunimin e alternativave për kryeqytetin. Në ekspozë një vend të gjerë zinin puna e bërë për konsolidimin e forumit të rinisë eurosocialiste në të gjitha njësitë e kryeqytetit, ç’ka u pasqyrua dhe në cilësinë e re që solli në nivelet drejtuese të FRESSH Konferenca let drejtuese të FRESSH Konferenca

Aktiv i zgjeruar i socialistëve të kryeqytetit

— të gushtit... Duke u bërë interpret i mijërave socialistëve të kryeqytetit nga kjo sallë ne protestojmë ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të pushtetit politik zyrtar shqiptar dhe e paralajmërojmë atë që do të organizohemi në mënyrë të fuqishme, duke përdorur mjetet demokratike për ti treguar Berishës dhe kujtdo tjetër se e drejta e socialistëve jo vetëm duhet dëgjuar, por dhe respektuar». Në raport analizohej hollësisht puna e bërë nga KD i e strukturës organizative të PS të Tiranës është kjo:

Diskriminim për organizatën më të madhe të veteranëve

Megjithëse Komiteti i Veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare në Vlorë numërisht dhe nga autoriteti zë vendin kryesor, Ministria e Mbrojtjes dhe pushteti lokal përpiqet t’i diskriminojë ata. Në komisionin e rrethit për statusin e veteranit nga Organizata e Bashkuar e Veteranëve janë indikuar tre veta, ndërsa nga Komiteti i Veteranëve të Luftës që ka 3 mijë anëtarë, nuk është caktuar asnjë. Nuk ka në komision asnjë anëtar edhe nga Shoqata e Invalidëve të Luftës. Në këtë mënyrë është shkëputur në mënyrë flagrante neni 4 i ligjit për statusin e veteranit. Sipas ligjit përbërja e komisionit në rrethe formohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe për hartimin e listës së komisionit Ministria e Mbrojtjes mbështetet në propozimet e pushtetit lokal në rreth dhe të organizatave të veteranëve. Ndërkohë Komiteti i Veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës kanë autorizuar persona të caktuar për t’u inkudruar në listë, por nuk pranohen. Pse shkelet ligjet e shtetit? Pse pushteti lokal i Vlorës dhe Ministria e Mbrojtjes nuk respektojnë drejtësinë e organizatës më të madhe të veteranëve në rreth? Kjo organizatë kërkonregon se nga pavarësisht nga propozimi jemi larg shtetit të vërtetë ligjor. G. TUSHI

Rrethi një shkrimi për kontrabandën në portin e Durrësit

Nuk është e vërtetë se ka patur ndërhyrje të Kontrollit të Shtetit Porti i Durrësit, qendra më e madhe e komunikimit të vendit tonë me botën, mund të kthehet edhe në një qendër të madhe të kontrabandës po nuk u zbatuan siç duhet ligjet dhe rregullat e shtetit. Nisur nga ky qëllim, pra, që Porti i Durrësit në kushtet e një aktiviteti të shtuar eksport-importi duhet të jetë shembull i zbatimit rigoroz të rregullave, më datën 13 korrik të këtij viti u botua në gazetën «Zëri i Popullit», shkrimi «Kontrolli i Shtetit urdhëron mbylljen e skandalit të kontrabandës». Si shkak për këtë shkrim u bë fakti që, siç theksohet në të në Portin e Durrësit mbërriti me traget nga Italia një kamion 25 tonësh i ngarkuar me mall. Në bazë të dokumentacionit të paraqitur ky kamion do të shkarkohej në Shqipëri një sasi të konsiderueshme uji të gazuar. Por gjatë ushtrimit të kontrollit nga ana e policisë doganore rezultoi se në vend të mallit të eksportuar me «dokument» të rregullt ishte fshehur një numër i madh të valixhesh me mbul- Kjo ngjarje ishte plotësisht e vërtetë, ashtu siç ishte e vërtetë se Dogana e Durrësit siç theksohej në shkrim, urdhëroi «sekuestrimin e menjëhershëm të tij». Të nesërmen e këtij informacioni, po në faqen e parë të gazetës «Zëri i Popullit», lidhur me këtë çështje është botuar njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave me titull: «Bllokohet mall kontrabandë», ku theksohet se «me dt. 23.06.1995 nga dega e Doganës Durrës, në bazë të nenit 33 të Kodit Doganor u bë bllokimi i mjetit dhe mallit kontrabandë dhe kallëzimi pranë Prokurorisë së Durrës si rast kontrabande». Nga data 23 qershor kur është zbuluar ky rast kontrabande e deri më 28 korrik kur është botuar artikulli në fjalë, në Durrës ka pasur zëra se po bëhen përpjekje për ç’bllokimin e çështjes. Duke u konfirmuar këto zëra, në artikullin në fjalë është përmendur edhe kryetari i kontrollit të shtetit, z. Blerim Cela, i cili siç shkruhej në gazetat «ka këmbëngulur ma insistim që ky rast korrupsioni të mbyllet, duke shtuar se «me një urdhër të prerë të kontrollit të shtetit dhe kryetarit të tij. Policia Doganore e Portit të Durrësit vendos ta mbyllë këtë rast...». Kjo pjesë e shkrimit nuk i përgjigjet së vërtetës dhe për këtë gazeta kërkon ndjesë. Lidhur me këtë çështje, redaksisë së gazetës «Zëri të Popullit», i ka ardhur një Përgënjeshtrim nga zëdhënësi i Kontrollit të Shtetit në fund të të cilit thuhet se «është në nderin dhe prestigjin e kësaj gazete që të bëjë përgënjeshtrimin e artikullit të sipërpërmendur duke i kërkuar ndjesë si lexuesve dhe kontrollit të shtetit...». Duke e ndjerë se respektojmë kërkesat e Ligjit për Shtypin dhe të ndërgjegjësimit se gazetë ka kaluar një gabim, si gazetare e qy... do ta njoftojmë të bëjmë sqarimin e më... Kjo mendojmë se do të shërbejë si opinionit të lexuesve ashtu dhe mbarëvajtjes së punës në gazetë. MIRELA NDINI

Depersonalizimi i parlamentit shpreh krizën e qeverisjes

(LEXONI F. 3)

Rexhina Nano i shkruan presidentit të Asamblesë Parlamentare të KE Miguel Martinez

Pushteti po mban peng FATOS NANON I nderuar zotëri Më lejoni që me anë të kësaj letre të shpreh konsideratën time të lartë për ju dhe punën tuaj në detyrën e Kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. E kam ndjekur interesimin tuaj gjatë këtyre viteve kur vendi ynë Shqipëria, përpiqet të bëhej anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Europës. Jam njohur dhe i kam kuptuar drejt mesazhet tuaja. Më lejoni të shprehem me këtë rast se e çmoj besimin që tregoni ndaj vendit dhe popullit tim, duke bashkuar dhe besimin tim me tuajin. Duke kuptuar drejt edhe shqetësimet tuaja të shprehura kohët e fundit, marr guximin t’ju shkruaj e të denoncoj qëndrimet dhe veprimet e shtetit shqiptar ndaj zgjidhjes së çështjes Nano. Këto ditë të zhvillimit të proceseve gjyqësore të bashkëshortit tim, kur pritej një johije juridike e pafajësisë së tij, bazuar mbi do- (Vijon në faqen 2)