01/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

1 gusht 1995

MITING I MADH PROTESTE

ME 2 GUSHT NË PALLATIN E SPORTIT Të mërkurën më datën 2 gusht 1995, në orën 19.00 deri 20.00, Komiteti Drejtues i PS të qytetit të Tiranës, organizon në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi (ish-Partizani) një miting masiv. Të mërkurën do të marrin pjesë anëtarët e simpatizantët të PSSh, banorë të kryeqytetit. Komiteti Drejtues i PS Tiranë

T’i jepet fund hakmarrjes politike dhe burgosjes së Fatos Nanos

PROMEMORJE: I një grup deputetësh të Kuvendit Popullor, drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. SALI BERISHA. Për dijeni: Kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor z. PJETËR ARBNORI. TIRANË. Në momentet kur opinioni publik në Shqipëri dhe ai mbarëevropian mirëpritën dhe shpresuan se a nëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës do të përbënte një garanci të rëndësishme për respektimin plenar të lirive dhe të drejtave të njeriut, për konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë në bazë të standardeve të përparuara. Në Shqipëri Përkundrazi po evidentohen qar të një varg dukurish të cilat bien në kundërshtim flagrant me angazhimet e përfaqësuesve tanë të lartë në këtë institucion prestigjioz që mbikqyr mbarëvajtjen e proceseve demokratike në shtetet anëtare. — Në opozitën të hapur me angazhimin deklarativ të Kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor zotit Arbnori për të rishqyrtuar me objektivitet çështjen Nano në bazë të kodeve të reja të sapomiratuara; manipulohe(n) dhe sabotohen qëllimisht veprimtaria e pavarur e organeve të drejtësisë në dy instanca të saj, në Gjykatën e Apelit dhe në Plenumin e Gjykatës së Kasacionit. Ndaj përfaqësuesve të lartë të pushtetit gjyqësor ushtrohen presione të hapëta që kanë si qëllim denigrimin e personalitetit të tyre dhe deformimin e pavarësisë së këtyre organeve. Në kundërshtim të plotë me Rezolutat e Unionit Ndërparlamentar Botëror të miratuara në Kopenhagen gjatë shtator 1994 dhe Madrid mars 1995 si dhe me vendimet publike të Komitetit të Lirive të Drejtave të Parlamentarëve të Gjenevës, me kërkesat e raporterëve të Këshillit të Evropës, pushteti politik në Shqipëri me kokëfortësi po mban qëndrime obstruksioniste duke mbajtur në burg deputetin e Kuvendit Popullor, Kryetarin e Partisë Socialiste zotin Fatos Nano. Ndërkohë që këto dokumente të rëndësishme ndërkombëtare kërkojnë rishikimin në kushte normale dhe me respektim rigoroz të ligjit të procesit gjyqësor të zotit Nano, shteti shqiptar i anashkalon këtyre angazhimeve dhe nuk heziton të atakojë dhe të ndryshojë edhe legjislacionin e sapomiratuar nga Kuvendi Popullor me qëllimin e vetëm për të mos lejuar rishikimin e procesit gjyqësor dhe lirimin e deputetit, zotit Fatos Nano. Për të penguar rishqyrtimin e çështjes Nano në rrethanat kur Gjykata e Romës hodhi poshtë në themel akuzat kryesore për favorizim të palës italiane në livrimin e ndihmave humanitare me datë 26.7.1995 dhe kur Plenumi i Gjykatës së Kasacionit vendosi ta shqyrtojë këtë çështje në shtator 1995 bëhet ndryshim në Kodin e Procedurës Penale të sapomiratuar që ia heq këtë prerogativë Plenumit të Kasacionit. Një ditë më pas në Parlamentin e kërkohej votimi i një projekt ligji për një ndryshim në kodin e ri penal që e përshtashton Fatos Nanon nga mangësia për t’u liruar mbi bazën e këtij kodi. Nisur nga dëshira dhe obligimi për mbrojtjen dhe konsolidimin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen efektive të lirive dhe të drejtave të njeriut kërkojmë: Të mbani premtimet që ju keni dhënë Ju dhe përfaqësuesit e lartë të shtetit shqiptar institucioneve ndërkombëtare dhe Këshillit të Evropës. Të anulloni ndryshimet tendencioze në shërbim të hakmarrjes politike në Kodin Penal dhe në atë të Procedurës Penale. T’i hapni rrugë drejtësisë dhe organeve të saj që të gjykojnë në mënyrë të pavarur çështjen Nano dhe të lirojnë sa më parë, Fatos Nanon nga Burgu: Dje, më datën 31.7.1995 nën drejtimin e zëvendëskryetarit të PSSH, Dr. Servet Pëllumbi, u zhvillua mbledhja e Kryesisë së PSSH. Në këtë mbledhje u diskutua me përgjegjësi të veçantë situata politike në vend dhe zhvillimet e fundit që dëshmojnë tensionimin e mëtejshëm të saj dhe frikën që ka pushteti për zhvillimet e ardhshme dhe humbjen e pushtetit të korruptuar. Shprehje e këtij qëndrimi është dhe presionet politike e paskenat e kurdisura mbi pushtetin gjyqësor gjatë rishqyrtimit të çështjes Nano në Gjykatën e Apelit e Plenumit e Gjykatës së Kasacionit në ndryshimi i ligjeve në rrugën e fallsifikimeve e manipulimeve të rënda me qëllim që t’i vënë e në funksion të hakmarrjes politike. I hapa të rrezikshëm të kësaj strategjie antidemokratike janë zbatimi me konshiencë i politikës së konfrontimit, sulmeve dhe akuzave ndaj Partisë Socialiste, kundërshtimi absurd i çdo iniciative të PS për dialog konstruktiv ndërmjet pozitës dhe opozitës dhe sidomos i kërkesës së PS-së për arritjen e një paqe sociale e të një pakti social paqëzjedor. Liderësipi i PD-së nuk nxorri asnjë mësim nga qëndrimi i pjekur i popullit shqiptar në referendum in e 6 Nëntorit. Përkundrazi ai ka ecur me shpejtësi drejt shman- gjes, diktatit, manipulimit të institucioneve demokratike dhe Parlamentit, drejt likuidimit të plotë të tyre. Qëndrimet e tu- mbajtura kohët e fundit nga segmentet e pushtetit, si pasojë e urdhërit politik, ndaj Kryetarit të PS-së Fatos Nano tregojnë ethet që kanë pushtuar Berishën për realizimin e synimeve të tij. Miratimi i një amendamenti për sheshtë në ligjin nr. 7941 datë 31.5.1995 që lidhet me Kodin e Ri Penal, që sapo ka hyrë në fuqi, është një dëshmi e re kurajë e eliminimit dhe nxjerrjes jashtë loje të institucioneve demokratike në Shqipëri. Partia Socialiste e Shqipërisë ka denoncuar vazhdimisht këtë strategji tensionesh të vazhdueshme dhe ka kërkuar me insistim mbrojtjen e institucioneve demokratike, ka kërkuar krijimin e hapësirave reale për një konkurim demokratik të alternativave, për dialog ndërmjet pozitës dhe opozitës. Partia Socialiste i bën thirrje të gjithë shqiptarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të PS-së, por jo vetëm atyre, të gjithë njerëzve të ndershëm që të kuptojnë drejt këtë strategji dhe këtë rrezik të madh që i kanoset demokracisë, Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Në bëjmë thirrje të gjithë njerëzve të shkruajnë çdo shqetësim e indiferentizëm dhe në rrugë e mjete demokra- tike të ngrihen në këmbë e protestojnë e t’i presin rrugën kësaj strategjie që synon drejt diktaturës. Partia Socialiste do të bëjë kallëzim penal ndaj atyre personave që kryen falsifikime të akteve zyrtare dhe shkeljet e rënda të ligjit kushtetues që u konstatuan me rastin e miratimit të ngutun në parlament të një amendamenti shtesë në ligj që lidhet me Kodin e Ri Penal. Vetëm zgjedhjet e reja elektorale, që tashmë janë bërë një urgjencë, mund t’i japin fund kësaj strategjie dhe përpjekjeve për sundim diktatorial në Shqipëri. Vetëm zgjedhjet e reja të përgjithshme do të krijojnë hapësirat e vërteta reale demokratike për funksionimin real të institucioneve demokratike të shtetit ligjor për konkurrimin e lirë demokratik të alternativave demokratike. Në mbledhje u diskutua edhe rreth thellimit të mëtejshëm të punës dhe përgatitjeve të gjithanshme për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme elektorale, dhe disa probleme të pushtetit lokal. Gjithashtu Kryesia diskutoi edhe për veprimtarinë e Forumit të Gruas Socialiste dhe thellimit të mëtejshëm të punës së tij në përputhje me situatat e reja politike. Zëdhënësi i PSSH

Egërsia e pushtetit politik, ndaj deputetit të Kuvendit Popullor dhe kryetarit të

Shiritin e përurimit e prenë gazetarët e «Zërit të Popullit»

Përurohet godina e re e Prokurorisë së Tiranës – Merret e pandehur gazetaria Mirela Ndini, duke qenë e para femër në profesionin e gazetares që merret në përgjegjësi penale. – Dje ishte dita e parë e punës së godinën e re të Prokurorisë së rrethit të Tiranës. Siç është e kuptueshme, Prokuroria nuk mund ta fillojë punën e re pa nisur një çështje me klientët e vet kryesorë, siç janë gazetarët e «Zërit të Popullit». Kështu, dje, u paraqit në këtë prokurori, në bazë të një fletëthirrje që përfundonte me shprehjen: «Mosparaqitja sjell si pasojë sjelljen përforcërisht», edhe gazetaria më e re e gazetës Mirela Ndini. Si duket për gazetaret e «Zërit...» paraqitja në prokurori bën pjesë në stazhin e tyre të punës. Rasti i Mirela Ndinit përbën njëkohësisht edhe ras- (Vijon në faqen 3)

Egërsia e pushtetit politik, ndaj deputetit të Kuvendit Popullor dhe kryetarit të Parise Socialiste nuk njeh kufi

kryetarit të Parise Socialiste nuk njeh kufi AGIM TIRANA AVOKAT Në kërkesat e tij paraprake, që në fillim të gjykimit, Prokurori i Përgjithshëm z. Dragoshi tha se: «Kryetari i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi, që në fazën e hetimit të kësaj çështje është shprehur për përgjegjësinë penale të Fatos Nanos, prandaj, duke u bazuar në nenin 111 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë përjashtimin e tij nga gjykimi i kësaj çështje, pasi kjo përbën një rrethanë, për shkak të së cilës lindin dyshime serioze, për paanshmërinë e tij në shqyrtimin e çështjes». Mbledhja në Prokurorinë e Përgjithshme me hetuesit e çështjes dhe specialistë të tjerë, ku janë analizuar faktet dhe provat e administruara, lidhur me mënyrat dhe parregullsinë në lëvrimin e ndihmave italiane, është bërë në datat 19 dhe 20 korrik 1993. Këto data i korrespondojnë një periudhe mbi 2 muajsh, nga fillimi i çështjes penale, për krimin e shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 106 të Kodit Penal. Fatos Nano me datën 30 korrik 1993, u mor i pandehur për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave zyrtare, parashikuar nga nenet 106 dhe 110 të Kodit Penal dhe në këtë moment u vendos arrestimi i tij. Ai është akuzuar për veprën penale të përvetësimit të pronës shtetërore, parashikuar nga neni 62 i Kodit Penal, vetëm një ditë para se të vendosej përfundimi i hetimeve dhe pasi kishin kaluar vetëm 8 muaj nga mbledhja, për të cilën bëhet fjalë që është prononcuar Zef Brozi. Kërkesa për mbrojtje të

Mashtrime të tilla shprehin mjerimin e propagandës së PD-së

Gazeta RD e datës 30 korrik 1995 në vazhdën e përsëritjeve të saj u bën jehonë «pjesëmarrjes së fshehtë» në një delegacion të PSSH në Konferencën Kombëtare të PS të Bullgarisë, si dhe takimeve të fshehta që qenkan realizuar atje me PS të Serbisë etj. Mashtrime të tilla shprehin edhe një herë mjerimin ku është zhytur propaganda zyrtare e PD-së. PSSH nuk ka patur mundësi për të mbajtur të tensionuar situatën politike në vend i përgjigjet ftesës PS të Bullgarisë për të marrë pjesë në Konferencën e saj, të cilës i ka dërguar një mesazh përshëndetjeje me urimet më të mira për suksese në zhvillimin e Konferencës dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ngushta midis dy partive tona. Në këto kushte duket qartë edhe vërtetësia e pjesëmarrjes së fshehtë të delegacionit të PSSH në këtë konferencë dhe takimet e fshehta të bëra atje dhe të «zbuluara» nga vilëgjilja RD. Zëdhënës i PS të Shqipërisë.

KONFLIKT PËR TOKËN

TIRANË KONFLIKT PËR TOKËN Janë 44 kryefamiljarë të fshatit Qinam të Komunës së Zall Herrit në Tiranë, të cilët sjellin për «Zërin e Popullit» faktin se toka bujqësore nuk është ndarë ende sipas ligjit të miratuar nga parlamenti. Ka tre vjet, thonë ata, që tokat kanë përfunduar të ndara, ish pronarëve, ndërsa në mbasi ne... [pjesërisht e palexueshme] Përçapje për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit, tashmë të njohur për gjithë komunitetin. Ndërkohë familjet fshatare nuk trashëgojnë as mbijetë ekonomikë apo përkrahje sociale. Ata kërkojnë urgjentisht të ndërhyjnë organet e pushtetit lokal, të rrethit, apo prefektit të mos pa të kundër 44 familjet e mbetura në mes të rrugës paralajmërojnë për grevë urie. SEIT LITA

Federata ndërkombëtare e gazetarëve i shkruan presidentit Berisha

I dashur z. President Çështje shpifje ndaj Arban Hasanait. Bruksel 28.7.1995 Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ), e cila përfaqëson më tepër se 400.000 gazetarë në mbarë botën është shqetësuar kur mësoi për paditë e ngritura ndaj Kryeredaktorit të Gazetës «Populli Po», Arban Hasani. Duke ndjekur vrasjen e Gjovalin Çekinit, «Populli Po» raportoi me 26 maj, një ish polic i identifikuar kuar ve... me emrin Pal ka qenë arrestuar si i implikuar në vrasje dhe SHIK ka dhënë urdhër për vrasjen. Më 20 qershor Z. Gashkim G... zëvendë, kryetari i SHIK, ngriti padi për shpifje ndaj personit zyrtar në mbështetje të nenit 240 të Kodit Penal edhe pse ai nuk është përmendur me em... në artikull. Ne e mirëpresim lajmin që në seancën e 27 korrikut padia e shpifjes u tërhoq, por vërejmë që ata e dëmtuan reputacionin e Z. Hasan. Ne jemi të njëjtën seancë u ngrit padi e re për sipas nenit 5 të Ligjit për Shtypin duke pretenduar që artikulli përmban informacion të rremë. Ne shpresojmë që shtypi është i detyruar të verifikojë vërtetësinë, përpara se të botojë informacionin. Ne seancën e 27 korrikut prokurori e konsideroi informacionin e botuar në «Populli Po» si trembësi sipas dokument... të cilat pohonin se një polic quajtur Pal Nikaj e kishte ... për një vrasje tjetër. Por këto dokumenta nuk majtojnë që të provojnë se ish polici Pal Nikaj është «Pali» në fjalë i artikullit të «Populli Po» dhe as e konfirmojnë në ndonjë mënyrë që «Populli Po» kishte mundësinë e kërkimit të informacionit që nuk mundi ta përdoresh. Argumenti i përdorur nga prokurori thuajse ilustron dykuptimshmërinë e Nenit 5. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve iu bën thirrje ju të rrezoni paditë ndaj Z. Hasani ndërsa ende nuk është provuar që artikulli nuk ka qenë i vërtetë. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve gjithashtu beson se Neni 5 i ligjit për shtypin mund të kufizojë seriozisht lirinë e shtypit nga që vendos përgjegjësinë e rëndë të verifikimit të shtypit duke i bërë hetimet gazetareske të pamundura. Neni 5 i ligjit për shtypin është gjithashtu në kontradiktë me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut e cila i jep shteteve të drejtën të marrin e të japin lirisht informacion. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve do të vazhdojë të ndjekin këtë çështje dhe në bashkëpunim me organizatën e lirisë së shprehjes Artikulli 19 ne do të jemi të përgatitur tu drejtohemi Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut nëse Z. Hasani shpallet fajtor. Çiltërsisht juaja, BETINA PETERS Zëvendës Sekretare e Përgjithshme

BOVILLE

Përdoret dhuna për të zgjidhur konfliktin Është preferuar një zgjidhje «indekstremis», përdorimi i forcës mbi fshatarët e fshatrave Bulçez, e Bryz të cilët sipas njoftimeve zyrtare me datë 29 korrik 1995 kanë bllokuar punimet në digën e ujëmbledhësit të Bovillës dhe kanë lejuar që uji i pishëm që do të furnizonte Tiranën të derdhej në lumë. Pas kontakteve të para që fshatarët kanë patur ditën e shtunë me shefin e komisariatit nr. 4 Cezar Torra kanë marrë dhe premtimin se deri në orën 11 të ditës së hënë ai do t’i gjente një zgjidhje të përhershme për të cilën ai u ka dhënë edhe besën. Por, shefi i komisariatit nuk ka mundur të dalë jashtë profesionit të vet. Në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë ai i shoqëruar nga forca të shumta të ndërhyrjes së shpejtë dhe të policisë ka kryer një blizë ku sipas dëponimeve të fshatarëve është përdorur dhuna duke shoqëruar për në burgun e T- (Vijon në faqen 2)

Letër e «Artikullit 19» drejtuar Presidentit Berisha

Qendra ndërkombëtare kundër censurës Artikulli 19 i është drejtuar këto ditë me një letër Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha me anën e së cilës shpreh shqetësimin e tij/sajshëm të ndalimit të gazetarëve Filip Çakuli e Naim Morina në Rajonin e Policisë Nr. 2 të Tiranës si dhe për mbajtjen e padrejtë të materialeve të revistës Hosteni 2000. Midis të tjerave në letër thuhet: «Artikulli 19 e konsideron këtë ndalim si një shkelje serioze e lirisë së shtypit dhe të drejtës së lirisë së shprehjes, të cilën Qeveria e Shqipërisë është e detyruar ta mbrojë si shtet pjesëtar i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Politike e Civile dhe tashmë si anëtare e Këshillit të Evropës. Artikulli 19 gjithashtu i bën thirrje qeverisë tuaj t’i sigurojë botuesit, gazetarit dhe të gjithë punëtorët e shtypit që nuk janë objekt i ngacmimeve të kërrcënimeve nga policia dhe janë të lirë të ushtrojnë profesionin e tyre dhe të kërkojnë, marrin e përhapin informacion pa pengesë. Së fundi, Artikulli 19 e nxit Qeverinë shqiptare të angazhohet publikisht në respektimin e plotë të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, përfshirë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe informacionit dhe në mbrojtjes e çuarjes përpara të lirisë së shtypit.» FRANCES D'SOUZA Drejtor Ekzekutiv

Arbnori për të rishqyrtuar me objektivitet çështjen Nano mbi këtë procedurë gjyqësore nga Burgu: