05/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

5 gusht 1995

«ÇESHTJA NANO» - PENGU I POLITIKËS SHQIPTARE

Pas letërës që Amnesty International i dërgoi Presidentit Berisha Opinioni publik u njoh këto ditë me një reagim të ri të organizatës më të madhe të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut - Amnesty International - cila i kërkon Presidentit Berisha lirimin e udhëheqësit socialist Fatos Nano. Ajo çka të bën përshtypje në këtë angazhim të fundit të kësaj organizate me prestigj botëror është reagimi i saj ndaj asaj që cilëson Fatos Nanon «I burgosuri i ndërgjegjes». Ky është edhe një vlerësim i ri për veprimtarinë e pushtetit aktual në Shqipëri i cili për mëse dy vjet duke përdorur «Dosjen Nano» dhe duke mbajtur të arrestuar kreun e Partisë Socialiste, ka kërkuar të paraqesë atë si një kriminel ordiner, si një vjedhës, me të gjitha rrjedhojat negative që mbart ky cilësim. Por, as atëherë kur u arrestua F. Nano dhe as sot, askush nuk beson se ai mbahet në burg si përvetësues gjigja i miliona dollarëve. Të gjithë provat janë se F. Nano përfaqësonte për regjimin e Partisë Demokratike një përgjegjës të pakapërcyeshëm ndaj instalimit të metodave antidemokratike në jetën konstitucionale e politike të atij vendi e ekonomike të vendit. Ishte ky shkaku që atëherë nga krerët e pushtetit u mendua se izolimi i Nanos do t'i ishte edhe një goditje për Partinë më të madhe të opozitës, Partinë Socialiste që izolimi i saj, gjë që faktikisht do t'i hapte rrugën totalitarizmit të ri të veshur me një vello demokratike. «Pas ekzaminimit të verdiktit të dhënë nga Gjykata e Tiranës dhe dokumentave të tjera që kanë lidhje me çështjen, Amnesty International arrin në përfundimin se akuzat e ngritura ndaj Fatos Nanos kanë qenë të motivuara politikisht dhe nuk kanë qenë të vërtetuara me evidencat e dëshmive gjyqësore». (Nga letra që Amnesty International i ka dërguar presidentit Berisha) TRITAN SHEHU KUNDER AMNESTY INTERNATIONAL Lideri i PD-së të cilit nuk i metën fjalët kur flet, këtë herë ka folur qartë kundër organizatës më prestigjoze në botë për të drejtat e njeriut Amnesty International... [pjesa e tekstit e prerë në fund të faqes] …nale e politike e atyre sociale krerët e pushtetit i mendua se izolimi i Nanos do të opozitës, Partinë Socialiste një izi më të saj, gjë që faktikisht do t’i bënte Angazhimi i Amnesty International për «Çështjen Nano» nuk bëhet për herë të parë dhe nuk është i vetëm. Edhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut si «Human Rights Watch», etj., apo Unioni Ndërparlamentar Botëror e kanë në qendër të vëmendjes këtë çështje. Pra «Dosja Nano» për këto organizma të fuqishme ndërkombëtare nuk mund të quhet kurrësesi e mbyllur, nuk mund të quhet asnjë një vogëlsi, një çështje e brendshme e aq më pak një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare. Dhe kjo për faktin se përfundimi i luftës së Ftohtë ka treguar se në demokracinë e sotme shkëputja e të drejtave të njeriut në çdo vend, i madh a i vogël qoftë, duhet të vlerësohet njëlloj si në Tiranë ashtu dhe në Londër si në Bangladeshi ashtu edhe në Washington. Duke u udhëhequr nga parimi se liritë dhe të drejtat e njeriut janë universale prandaj edhe standartet për mbrojtjen e tyre duhet të jenë po të tilla, organizmat ndërkombëtare luajnë rol bëhen në Tiranë me «Dosjen Nano»— Amnesty International. Ishte kjo arsye për të cilën nga të opozitës, Partinë Socialiste një izi më saj, gjë që faktikisht do t’i bënte …—nuk mund t’i vlerësojnë ndryshe veçse si akte të mirëfillta antidemokratike. Vlen të theksohet se jo një herë për «Çështjen Nano» organizmat e ndryshëm ndërkombëtarë komunikojnë me zyrtarët më të lartë të shtetit tonë, madje me vetë Presidentin Berisha. E ndodh do të ishte që këto organizma ndërkombëtare po të besonin në varësinë reale të sistemit gjyqësor shqiptar-duhej t’i drejtohen përfaqësuesve të drejtësisë shqiptare. Nuk ndodh kështu sepse në organizmat ndërkombëtare e vlerësojnë situatën në Shqipëri ashtu siç është në të vërtetë-demokracia është ende në pragat e politikës. Letra e Amnesty International drejtuar Presidentit Berisha vjen vetëm tre javë përpara se Shqipëria të raportojë në Këshillin e Europës se si i ka realizuar garancitë apo kushtet që i janë vënë me rastin e pranimit të saj më 29 qershor. Dikush në kampin e PD-së duke bërë devizë hakmarrjen politike, u gëzua para kohe e me cinizëm sikur «Çështja Nano» u zhduk. (Vijon në faqen 2)

VAZHDOΝ RREFIMI I MINISTRIT TË DREJTËSISË HEKTOR FRASHËRI

SOCIALISTËT: Iniciativa ligjvënëse «Nano» e falsifikuar. Në protokoll nuk ka asgjë. FRASHËRI: Unë i bëj propozimet në Këshillin e Ministrave edhe me gojë. Vazhdon edhe sot «rrëfimi i Ministrit të Drejtësisë Hektor Frashëri» para deputetëve socialistë, lidhur me amendamentet anti Nano». Vazhdon të zbardhet - kësaj radhe për publikun shqiptar, - skandali që ka në thelb të tij iniciativën ligjvënëse të firmosur nga Kryeministri shqiptar Aleksandër Meksi. Dje nëpërmjet debatit të bujshëm gjithkush mësoi nga goja e ministrit të Drejtësisë, Frashëri, se iniciativa ligjvënëse për këto ndryshime ka qenë e vetë Frashërit, të cilit i janë paraqitur dhe shqetësimet nga keqzbatimi i ligjit. Por sot, gjithkush, sërish mund të mësojë po nga goja e Ministrit dhe deputetëve socialistë që verifikuan në Ministrinë e Drejtësisë, se asnjë praktikë apo projekt-ligji nuk ekziston e protokolluar në Ministri të Drejtësisë. Pra ndaj ministri, nguronte të vinte në dispozicion të socialistëve projektin e paraqitur në Këshillin e Ministrave. «Më falni ju kemi gënjyer pa pikë turpi para nesh sepse në protokollin e Ministrisë nuk gjendet asgjë për këtë projekt ligj - i tha deputeti Maljko, z. Frashëri. Por ministri sërish u mbrojt: “Unë e përfaqësoj ministrinë në Këshillin e Ministrave dhe me mund të bëj propozimet edhe me gojë”. Ndërkohë nënkryetari i Parlamentit z. Shaqir Vukaj disa minuta pas kthimit nga zyra e Meksit thotë se «ai nuk na lejoi të verifikonim protokollin». Por Vukaj prezanton edhe elementë të rëndësishëm që përplasin Meksin me Frashërin. Kryeministri na tha që mbledhja ishte bërë dje në mëngjes (të enjten) ndërkohë që ministri nuk mbante mend dhe për më tepër kur projekti me firmën e Meksit ka ora 8.30 ka qenë telc nga Kryeministria - tregon Vukaj. Pra çdo gjë e dyshimtë ecën drejt një falsifikimi të kushtëzuar. Ndërkohë vetëm të enjten, më 4 gusht, në një deklaratë për shtyp, Ministri i Drejtësisë Frashëri mund të sqarojë për dy amendamentet e votuar më 28 korrik nga PD. «Në këtë ligj e reja është se primi zbatohet si për njërën ashtu dhe për dy ose më shumë dënime, kur masat e dënimeve nuk ndryshojnë, dëshmitë bashkimi i dënimeve që është bërë një herë nga një Gjykatë nuk ndryshon, - thuhet në deklaratë». Gjithçka lidhet me «nenin 2-të» ligjit «Për Hyrjen në fuqi të Kodit Penal». Historia që ofron ai është interesante. Afro 6 javë më parë me hyrjen në fuqi të këtij ligji administrata e burgjeve duhet të bënte kërkesat pranë gjykatave për rishikimin e masave të dënimeve për të dënuarit. Drejtoria e Burgut të Tepelenës me një shkresë prot. 183 ju drejtuar Gjykatës së Tepelenës për rishikimin e dënimit të z. Fatos Nano. Por, Por pas kthimit nga Ministria e Drejtësisë, - ekzekutivi shqiptar që organizoi një seminar me Ministrin e Drejtësisë, - ekzekutivi shqiptar që organizoi një seminar me ligj, - ekzekutivi shqiptar që organizoi një seminar me Ligj? ... [teksti i kolonave vazhdon] Në kryegjyqtarët e rretheve për të saqruar Kodin Penal, - kryegjyqtari i Tepelenës nuk protokollon më kërkesën e burgut duke lënë pezull çështjen. E pra çfarë urdhëri mori ai kur kishte një urdhërori atë? Urdhër-udhënësi natyrisht është i shqetësuar nga përgjegjësia, madje përgjegjësia penale, që mori mbi vete. Komiteti për Liri dhe të drejta të deputetëve i Unionit Ndërparlamentar Botëror shprehet në një vendim të tij të fundit se ishte i shqetësuar për ndërhyrjen e Ministrit të Drejtësisë në këtë çështje. Ndërkohë historia vazhdoi me gjykimin në Tepelenë ku Nanos në bazë të «nenit 2» nuk ju ndryshua dënimi. Pas dy javësh Gjykata e Apelit hodhi poshtë vendimin e Tepelenës. Sipas saj aplikimi i «nenit 2», ishte i gabuar sepse Nano ishte dënuar për dy vepra penale e jo për një të tillë. Por me 28 korrik Meksi apo Frashëri apo ndonjë tjetër përballë Presidencial solli në ligj logjikën e Tepelenës duke hedhur poshtë atë të Apelit. Ndërhyrja e ekzekutivit dhe sanksionimi nga Legjislativi i PD-së, është evident. Duket qartë se zyrtarët e trembur nga përgjegjësia penale kërkojnë të heqin frikën duke sanksionuar pa drejtësinë, hakmarrjen politike apo urdhërin politik në ligj. «Zyrtarët e Berishës» kërkojnë të heqin frikën duke sanksionuar në ligj objektin e «përgjegjësisë penale» të marrë mbi vete Lexoni në faqen 3

TRITAN SHEHU KUNDER AMNESTY INTERNATIONAL

e njeriut Amnesty International... [vazhdon jashtë kufirit të imazhit] …tren vesh International… Ai ka arritur në të njëjtin përfundim me udhëheqësit komunistë të Shqipërisë—siç të cilët theksonin se organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nuk e njihnin realitetin e mrekullueshëm socialist të Shqipërisë, që ishin keqinformuar me qëllim nga armiqtë të socializmit shqiptar. Amnesty International është një organizatë e tillë që nuk ka lejuar të dënohen e të sakta të manipul… nga grupe të caktuara politike. Veprimtaritë e saj janë nga njerëzit e shquar dhe në historikun e saj janë të panumërta denoncimet e forta që u ka bërë … …me forcë lirimin e të burgosurve politikë. Ndryshta Kryetari i Kuvendit Popullor zot i Pe… së Arbnori duhet ta bëjë më mirë se zoti Tritan se sa shprese ngjallin tek ai dhe bashkëkujtësit e tij në burgjet komuniste deklaratat dhe presionet, letrat dhe protestat e kësaj organizate. Amnesty International e quan Fatos Nanon të burgosur politik dhe këtë e bën duke studiuar realitetin shqiptar dhe procedurat e fabrikimit dhe politike kundër Fatcs Nanos. Ajo e shpreh qartë këtë gjë Qendrimi i Amnesty International është përkrahur edhe nga të gjitha forcat e tjera politike parlamentare në Shqipëri duke e lënë edhe tërësisht në një të izoluar në qëndrimet e vetë Korrespi i «Zërit të Popullit»

Një delegacion amerikan i Logjistikës në vendin tonë

Ka mbërritur në vendin tonë një tjetër delegacion ushtarak amerikan, i kryesuar nga drejtori i Logjistikës së Komandës Evropiane të SHBA, Gjeneral Major Georg Van Der Ploog. Gjatë vizitës së tij zoti Van Der Ploog pati një takim me zv.shefin e Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Major Armand Vincani. Në fjalën e tij Vincani vuri në dukje kontributin e madh të ushtrisë amerikane në stërvitjet e përbashkëta, si dhe vlerat e stërvitjes në vazhdim «Uji kristal - ’95». Më pas, delegacioni ushtarak amerikan bëri një vizitë, dhe në kampingun e trupave amerikane dhe Gardës Kombëtare të Karolinës së Jugut, pjesëmarrës në stërvitjen e përbashkët shqiptaro-amerikane «Uji kristal - ’95», Komandanti i stërvitjes, koloneli amerikan Sudeth në një briefing të shkurtër, raportoi për rezultatet e arritura. (Vijon në faqen 4)

Vizitë pune e deputetëve socialistë në Itali

Me ftesë të një grupi afaristësh partneret kryesore etj. dhe biznesmenësh italianë dhe të Dhomës së Tregtisë së Firences, në Itali për një vizitë pune një grup deputetësh të Partisë Socialiste, i kryesuar nga Servet Pëllumbi, zëvendëskryetari i Partisë Socialiste. Gjatë kësaj vizite, grupi i deputetëve zhvilloi disa takime me afaristë, industrialistë biznesmenë e të tjerë të rajonit të Toskanës. Ndërmjet të tjerave ai pati një takim në Vila Del’Borno (qendër kongresesh) të Firences me një grup të madh bankerësh afaristësh, industrialistësh, investitorësh dhe sipërmarrësish në zë të krahinës së Toskanës, si E. Keli, ambasador. A. Bombani, Profesor i Teknikës Bankare në Universitetin e Firences, A. Maruki sipërmarrës, N. Lombardi, sipërmarrës F. Palai, industrialist etj. Ishte i pranishëm dhe z. K. Perati, drejtor pranë MP. Jashtëm italian për inkura jimin e investimeve në vendet e Europës Lindore. Drejtuesja nga presidneti i firmës Tradelfin, E. Bozi. Gjatë këtij takimi italianët u interesuan për shumë probleme të zhvillimeve të sotme në Shqipëri, si për situatën politike, ekonomike, mundësitë e investimeve në Shqipëri, legjislacionin shqiptar në fuqi për mundësimin dhe mbrojtjen e investimeve, fushat me interes reciprok për investime etj. Deputetët e Partisë Socialiste në përgjigjet e tyre vunë theksin në interesin e dyanshëm për investimet italiane në Shqipëri, në legjislacionin shqiptar që mundëson dhe mbron këto investime, në interesin që ka Shqipëria për të patur Italinë ndër partneret kryesore etj. Në diskutimet e tyre ata theksuan se pavarësisht nga ndryshimet politike që mund të ndodhin në të ardhmen në Shqipëri, sidomos mbas zgjedhjeve të vitit 1996, alternativa e Partisë Socialiste i jep prioritet zhvillimit normal dhe pa kthim mbrapa, të reformave të ekonomisë së tregut, stabilitetit të vendit përmes së legjislacionit, mbrojtjes së investimeve të huaja në Shqipëri etj. Afaristët në diskutimet e tyre shprehën gadishmërinë për investime në Shqipëri, sidomos në sferën prodhuese si në infrastrukturë, industri ushqimore, farmaceutikë, të tekstilit, konfeksioneve, të prodhimit të këpucëve, turizëm etj. Në këtë takim u ra dakord për krijimin e shoqatës Toskanë - Shqipëri, në përbërjen e së cilës nga pala italiane do të jenë personalitete të fushave të ndryshme të Toskanës. Po ashtu nga pala shqiptare do të bëjnë pjesë intelektualë, personalitete të jetës politike, ekonomike e kulturore të Shqipërisë. Qëllimi i kësaj shoqate do të jetë rritja e shkëmbimeve kulturore, shkencore etj., midis rajonit të Toskanës dhe Shqipërisë, si dhe lehtësimi i punës së investitorëve toskanë në Shqipëri nëpërmjet propozimeve konkrete, për mundësi dhe leverdi të ndryshme për investitime në Shqipëri. Për këtë qëllim u krijua komiteti përkatës, i cili do punojë për krijimin e shoqatës në dy vendet përkatëse. Zyra e shtypit dhe informacionit e PS

Elektorati masiv socialist kërkon lirimin e Fatos Nanos

Të enjten në Krujë Grumbullim i madh paqësor i socialistëve Ndonëse policia nxorri si arsye për moszhvillimin e mitingut, mungesën e forcave të policisë, të enjten ato ishin të gatshme për dhunë. Kryesia e Partisë Socialiste e Qytetit të Krujës në përgjigje të vendimit të krerëve të saj ... organizoi një protestim masiv votim nga PD i lirimit në … e cënimit rëndë lirimin e … në … duke … protestën … parakalimin e … në … mbështetur … në … bazën e … PS, Fatos Nanon, vendosi të protestojë kundër … në sheshin … . … qytetarët krutanë kanë mbështetur e bërë popullore. Jo vetëm si rezultat i punës së Partisë, por edhe vendosmërisë së saj për demokraci me më në krye, tashmë të njohur për lexuesin shqiptar, deputetin Sadedin Balla, socialistët krutanë ka … bazën mbështetur … Një situatë e tillë përkon me një gjendje … social… ekonomikë të popullsisë së qytetit, … (Vijon në faqen 2)

Deklaratë e kryesisë së Partisë Socialiste, Pogradec

Kryesia e Partisë Socialiste në Pogradec në mbledhjen e zgjeruar të datës 3. 3. 1995 paqësorësh për situatën e politike, mbi bazën e shqetësimeve të elektoratit pogradecar për rrezik që po kërcënon në demokracinë shqiptare, proteston ashpër dhe njëzëri kundër veprimeve të …ve arrogante e antidemokratike të pushtetit politik të PD-së dhe Sali Berishës. Dy shtesat në ligjin më të fundit të nxjerra nga Parlamenti, janë tronditëse për prestigjin e vetë Parlamentit, ato shprehin … (Vijon nga faqja 2)

Deklaratë e Komitetit Drejtues të PS, Kuçovë

Anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste shprehin indinjatën e tyre të madhe për veprimet antidemokratike të Drejtësisë, Pushtetit dhe Parlamentit Shqiptar, në përpjekjen për të mbiratuar ligjin antikushtetues që bën ndëshkimin me …drejtësi dhe linjat themelore të … Për të gjithë është e qartë brenda dhe jashtë vendit, pafajësia e Fatos Nanos, kryetari i PS-së dhe Deputeti i Rrethit tonë. Për të gjithë është e qartë se Fatos Nano është peng politik që është i burgosur i padrejtë. Alo (Vijon nga faqja 2)

8.95... [tekst i pjesshëm i dukshëm dhe i prerë]

Lajmërim

Ditën e Martë më 8 gusht ora 10.00 në Lirëz të Skraparit, Këshilli i Rrethit Skrapar, organizon 51 vjetorin e Kongresit të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë. Me këtë rast, ftohen për të marrë pjesë tërë delegatët e kongresit, të ftuar të tjerë dhe familjet e tyre. Këshilli i Rrethit, Skrapar.

…limo… ge… tohen r. 212 …E …herë… pranë… kundrejt… filluar… 24… minuta. …rore… o… me sistem…