Sot, i dashur lexues, ke në dorë një "Zëri i Popullit" me një fytyrë të re, me një faqe tjetër, me një numur faqesh katër herë më të madh, me një teknologji të re bashkëkohore.
Ishte një kërkesë e kohës kjo, një imperativ. Nuk është arritur lehtë deri këtu. Përballë vështirësive financiare, sepse “Zëri” asnjëherë nuk ka notuar në bollëk parash, janë edhe vështirësitë që kalon i gjithë shtypi opozitar dhe i pavarur - dhuna e pushtetit politik, të cilit nuk i pëlqejnë pozicionet tona të një opozite konstruktive.
“Zëri i Popullit” sot vjen krejt i ri në formë, por i ri është gjithashtu edhe në përmbajtje. Shumë rubrika të reja do të gjeni në faqet e gazetës sonë, të cilën e konceptojmë si një bashkëbisedim të vazhdueshëm midis Redaksisë dhe Ju, të nderuar lexues, qofshi anëtarë apo simpatizantë të Partisë Socialiste apo thjeshtë qytetarë të interesuar të njihni nëpërmjet gazetës sonë alternativën socialiste që mbron “Zëri”.
Pra, me këtë ndryshim cilësor të teknologjisë të nxjerrjes së gazetës, nuk ka ndryshuar asgjë në raportet midis “Zërit të Popullit” dhe lexuesit të tij që i ka qëndruar gjithmonë afër në ditë të mira dhe të vështira. “Zëri i Popullit” përpiqet të qëndrojë pranë jush, pranë përpjekjeve tuaja për një jetë më të mirë, duke engjëzgjidhjëri i ri, me nervin e shqetësimit qytetar. Sepse ka gazeta të reja që janë vjetëruar shpejt, nga shterpësia e ideve, nga gjuha e pakulturuar, nga vetmia në të cilën i ka lënë lexuesi. “Zëri i Popullit” duke pasqyruar përpjekjet për thellimin e demokracisë, luftën e Partisë Socialiste për instalimin e shtetit ligjor dhe vendosjes së ekonomisë së tregut, do të përpiqet të jetë gjithnjë pranë jush me ide të reja, me mendim të ri, pa u përkulur nga presionet e ditës të pushtetarëve që shkojnë e vijnë.
Ky ndryshim që e kërkon koha, ky rinovim teknologjik i “Zërit të Popullit” bëhet vetëm
(vijon në faqen 5)
Shqipëria, Fatos Nano, Amerika
Raportet dhe angazhimet e PS ndaj thellimit të integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe vazhdimësia dinamike e marrëdhënieve të gjithanshme me SHBA-në, janë programatike dhe nuk mund të çënohen...
Lexoni në faqen 3: intervistë me nënkryetarin e PS Z. Namik Dokle
Berisha i fiton gjyqet
Presidenti i Republikës dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Sali Berisha kërcënon gazetaret me gjyq.
Sali Berisha që ka në dorë edhe gurin edhe arrën, edhe rrogën dhe emërimin për çdo hetues, prokuror e gjyqtar mos te lodhet të bëjë gjyqe se i ka të tera të fituara.
Por "Zëri", pas këmbënguljes së Presidentit i përgjigjet Atij me fjalën e Dhejtorit: Kur nje polic godet një qytetar, ne jemi me qytetarin.
Lexoni në faqen 2 "Deklaratë e zëdhënësit të Partisë Socialiste të Shqipërisë"
Pa koment: RD pergenjeshtron Presidentin Berisha
Pa koment:
RD pergenjeshtron Presidentin Berisha
“...sa për aleancat duhet ta dijë mirë Dokle se PD, që nga themelimi i saj dhe gjithëmonë një aleance me PS e ka konsideruar dhe do ta konsiderojë tradheti të vërtetë të idealeve Kombëtare”.
(marre nga RD, e diel 13 gusht 1995, faqe 1)
N’ë prind në kërkim të vajzës së grabitur
Babi, duan të me shesin!...
- Liko Bisha nga Patosi denoncon:
-Liko Bisha nga Patosi denoncon:
- Më 14 shkurt 1995 tre persona më rrëmbejnë vajzën, ndërsa kthehej nga shkolla në Patosin e vjetër.
Vajza quhet DASHAMIRE BISHA dhe është vetëm 13 vjeçe!
PO KUSH JANE GRABITESIT?...
Babai i vajzës denoncon:
Lexo ne faqen 5
Kolonizimi i Kosoves- veprim teper i rrezikshem antishqiptar
Lexoni ne faqen 4
"Deklarate e zedhenesit te shtypit te Partise Socialiste"
Arme shqiptare ne Afganistan
Ne objektiv
Edhe njehere agjensia e lajmeve REUTERS jep njoftimin se avioni rus ILIUSHIN i kapur me arme ne Afganistan ka perfunduar i ulur me force ne Kandahar.
Dite me pare eshte dhene njoftimi se keto arme te nisura per ne nje vend ku zhvillohet lufte civile kane ardhur nga Shqiperia. Ky lajm vjen pas njoftimeve qe edhe ne Ruanda me armet shqiptare jane bere masakra temadhe ne perleshjen nderetnike midis fiseve Hutu dhe Tutsi.
Nder| he Ministria e Mbrojtjes hesht
Fotografi: [e palexueshme]