Pas Vrionit e sapoemëruara ministre, S. Panariti është Presidente e Bankës Italo-Shqiptare
Dashuri e paligjshme e ministrave të Meksit me Boten e Parave
Dashuri e paligjshme e ministrave te Meksit me Boten e Parave
Pas Vrionit e sapoemëruara ministre, S. Panariti është Presidente e Bankës Italo-Shqiptare
-Perse ky insistim i paligjshem i ministrave te Meksit per postin ne Banken Italo-Shqiptare?
-Vrioni:Se shpejti do te privatizohet Banka Tregtare
-Banka Tregtare aksioneria shqiptare e Bankes Italo-Shqiptare
Lexoni ne faqen 3
Ritbeksojmë:
Ne faqen 4
Banka Italo-Shqiptare, Presidentja Suzana Panariti dhe Dylber Vrioni
Në kemi kërkuar prej kohësh lirimin e Fatos Nanos
Komiteti Shqiptar i Helsinkit në vazhdim të letres se Amnesty International:
Komiteti Shqiptar i Helsinkit e quan të udhës të shprehet lidhur me letrën që organizata e madhe e të drejtave të njeriut Amnesty International i ka dërguar Presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha, letër në të cilën lideri socialist F. Nano cilësohet si i burgosur politik.
KSHH ka kërkuar prej kohësh lirimin e zotit Nano, duke marrë parasysh parregullsitë e shumta gjatë procesit dhe varfërinë e provave në ngarkim të tij, si dhe duke e parë lirimin si një akt që do të shërbente për uljen e tensioneve dhe vendosjen e një atmosfere më konstruktive midis forcave politike kryesore. Vendimet e organeve të drejtësisë italiane, të bëra të njohura kohët e fundit, kanë sjellë një element të ri, që flet akoma më tepër në favor të lirimit të tij.
KSHH mendon se është koha të kapërcehet çdo ngurrim dhe të veprohet pa paragjykime për të ndrequr një vendim gjyqësor jo bindës dhe për të vënë në vend imazhin e demokracisë sonë në sytë e opinionit ndërkombëtar.
Tiranë, më 18.08.1995
Fatos Nano
i burgosur politik
Kronika
Tiranë: Miratohet fondi shtesë për investimet publike
Qeveria ka miratuar një fond shtesë për investimet publike prej 317 milion lekësh që do të përballohet nga buxheti i saj. Kjo shtesë përfshin kryesisht investimet në infrastrukturë dhe arsim. Pjesa më e madhe e këtij fondi, 130 milion lekë do të përdoret në ndërtimin e ujësjellësave.
Fillon nga puna Konsullata shqiptare në Janinë
Këto ditë filloi nga puna Konsullata shqiptare në Janinë bile janë dhënë edhe vizat
Shkodër-12 ndërmarrje do të shndërrohen në shoqëri tregtare
Në zbatim të një vendimi të qeverisë në rrethin e Shkodrës do të shndërrohen në shoqëri tregtare 12 ndërmarrje duke përfshirë këtu edhe hidrocentralet e Komanit dhe të Vaut të Dejës, Uzinen e Telave, Uzinen “Drini”, të prodhimit të autobuzave etj. Burimet shtetërore nuk japin hollësi për mënyrën se si do të realizohet kjo.
Korçë-Seminar për zbatimin e Kodit të Ri të Procedurës Penale
Korçë-Seminar për zbatimin e Kodit të Ri të Procedurës Penale
...e para për disa qytetare greke. Kjo konsullatë hapet në marrëveshje midis dy qeverive për të hapur konsullatat respektive në Gjirokastër dhe Janinë.
Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Apelit organizuan dje një seminar me temë “Njohja dhe zbatimi i Kodit të ri të Procedurës Penale zgjeron të drejtat dhe liritë e njeriut”. Në këtë seminar morën pjesë edhe juristë nga rrethi i Ersekës, Pogradecit dhe Devollit.
Durrës-Kthehen refugjatë për të pushuar pranë familjeve
Ditët e fundit është rritur shumë fluksi i refugjatëve që vijnë me tragetet e linjës. Kjo përkon me periudhën e pushimeve në Itali. Shumë prej refugjatëve kanë ardhur edhe me makinat e tyre private, gjë që ka bërë që në Durrës të shtohet shumë numuri i makinave me targa italiane.
Klinton zotohet për progresin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton, shprehu zotimin e qeverisë së tij për arritjen e progresit në marrëdhëniet greko-shqiptar, progres që sipas nje komunikate qeveritare greke do të konfirmohet edhe me shumë me viziten e presidentit te Republikës Greke ne Shqipëri.
Korrespondenti i radios së mesme shqiptare ne Athine Robert Goro njofton.
Pikërisht një vit pas tensionimit të skajshëm në marrëdhëniet Athine-Tirane dhe këtu duhet rikujtuar roli aktiv që luajti Washingtoni për normalizimin e krizës, presidenti i SHBA-së, Bill Klinton iu referua marrëdhënieve ndërmjet dy fqinjëve në një intervistë ekskluzive për kanalin televiziv grek “Megasano”. Në prag të zgjedhjeve presidenciale, duket se Bill Klinton përfitoi nga rasti që të drejtojë një mesazh grekëve te Amerikes, të cilët disponojne një numer të konsiderueshem votash. Duke përmendur te gjitha veprimet e qeverisë amerikane lidhur me çeshtjet që greket i cilësojnë si kombëtare, presidenti amerikan iu referua dhe marrëdhënieve greko-shqiptare, duke thene shprehimisht: “Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane te angazhuara per arritjen e progresit ne marrëdhëniet greko-shqiptare”. Po per keto marrëdhënie foli edhe senatori republikan Bob Doull, i cili konsiderohet si rivali kryesor i Bill Klintonit për fronin presidencial. Duke folur per njejtin kanal televiziv, Bob Doull tha: “Greqia ka luajtur nje rol konstruktiv ne permiresimin e marrëdhënieve dypaleshe me Shqipërine duke trajtuar problemet e minoriteteve ne te dy vendet”. Kjo fraze e liderit republikan amerikan, qe nga qarqet greke eshte cilesuar vazhdimisht si filo shqiptar, ka shkaktuar nje lloj pakenaqesie dhe pikpyetje ne Athine pa patur ndonje kundërpërgjigje zyrtare. Siç dihet te gjitha qeverite greke, sistematikisht dhe me kembengulje kane pretenduar se ne Greqi nuk ekziston asnje minoritet etnik. Shtypi grek e percjell pozitivisht viziten e ministrit te Greqise te Drejtesise ne Tirane dhe ka cilesuar si te rendesishme marrëveshjet e arritura me homologun e tij shqiptar. Ne komunikatën qe Ministria Greke e Drejtesise shperndau per shtypin rreth kesaj vizite nenvizohet: “Marrëdhëniet miqesore ne mes te dy vendeve do te konfirmohen edhe me shume me viziten e presidentit te Republikes greke K.Stefanopulos ne Tirane”. Ndonese data e kesaj vizite ende nuk eshte percaktuar, burime te presidences greke kane thene se ajo do te realizohet brenda muajit shtator.
Ritheksojmë:
Banka Italo-Shqiptare, Presidentja Suzana Panariti dhe Dylber Vrioni
Lexoni ne faqen 3
Ritheksojmë:
Pandeli Majko: Dikush nga dëshmitarët në sallën e Parlamentit ka ngatërruar Gramoz Ruçin me mua.
Berisha, po ritheksojmë se çfarë ka thënë deputeti Pandeli Majko për këtë problem:...Sipas tij (fjala është për Berishën shën.red.) në Parlament ka patur 37 deputetë socialistë, nga të cilët vetëm 7 votuan pro ligjit dhe 30 kanë votuar kundër ose abstenuar. Për të dhënë të drejtë vetes Berisha nuk le pa përmendur edhe “hobin” e vet Gramoz Ruçi. Me sa di unë Gramoz Ruçi ka qenë pro këtij ligji. Ruçin me mua. Unë kam votuar kundër ligjit të shitblerjes së tokës, duke thyer edhe disiplinën e grupit tim parlamentar. Për këtë kam bërë edhe shpjegim vote...” (Intervista, Nr.96, 14-19 gusht 1995)
Nuk është mungesë informacioni. Por vetëm interpretim i qëllimshëm i Sali Berishës për të akuzuar padrejtësisht Gramoz Ruçin, kur flet për votimin e deputetëve socialistë për Ligjin e shitblerjes së tokës.
Por që ta marrë vesh mirë Sali
Në faqen 4
Interviste me z. Vladimir Qirjazi komandat i togës se paqeruajtësve shqiptare
Fatos Nano i burgosur politik edhe pas pranimit të Shqipërisë në KE