20/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 gusht 1995

Nënvizojmë Pasaporta antiamerikane

Pasaporta antiamerikane, që kërkohet t’i lihet në dorë opozitës shqiptare, veçmas Partisë Socialiste, nuk mund t’u shërbejë pushtetarëve si leje kalimi të idesë fikse se ata janë të zgjedhurit nga Zoti për të qeverisur këtë vend. Edhe vizë presidenciale sikur të ketë përsipër ajo, duke falsifikuar si saj. Identiteti nuk ndërtohet mbi analiza të rreme. Të huajt, miqtë e Shqipërisë demokratike, nuk mund t’i gjykojnë zhvillimet tona politike, vetëm mbi bazën e atyre që thonë pushtetarët. Kjo do të ishte një analizë e njëanshme, për pasojë e çalë. Askush, as në SHBA, vendin me potencialin më të madh demokratik dhe udhëheqës i zhvillimeve integruese botërore, Presidenti Klinton, ashtu si gjithë pararendësit e tij, nuk e ka ndërtuar qeverisjen as vazhdimësinë e qëndrimit në pushtet duke ia hedhur fajet partisë opozitare. Opozita, po, ajo formulon kritikat për qeverinë dhe ky është roli i saj i madh historik e demokratik. Shumë gjëra nuk kuptohen në politikën shqiptare. Sidomos nuk mund të kuptohet se si mund të jetë e rrezikshme, madje faktor për kthimin prapa në komunizëm e diktaturë, një parti opozitare që, siç deklarojnë krerët e pushtetit, është duke dhënë shpirt. Këtë nuk mund ta spjegojë askush veç autorëve të deklaratave të tilla. Partia Socialiste ka qenë dhe është e hapur për dialog transparent e ballafaqim alternativash, siç i ka hije një partie serioze. Ajo ka vlerësuar çdo arritje të qeverisë aktuale, por ka kritikuar rreptë çdo aspekt të qeverisjes së keqe, ndonëse këto kritika i prishin humorin ndokujt.

Ku vënë paratë?

Pas publikimeve në shtyp. Ministria e Mbrojtjes pranon se ka shitur armë Deputeti socialist Bashkim Caka flet për shitjet: “Baze te forte ligjore dhe kujdes te veçante qe armët mos t’i sherbejne terrorizmit nderkombetar. Ndryshe ?! Do te jepja doreheqjen!” Deputeti socialist Bashkim Caka flet për shitjet: “Baze te forte ligjore dhe kujdes te veçante qe armët mos t’i sherbejne terrorizmit nderkombetar. Ndryshe ?! Do te jepja doreheqjen!” Faqe 3 Ministri i Mbrojtjes Zhulali

Jam i gatshëm para kujtdo, ose në debat televiziv me prokurorët e gjyqtarët që kanë gjykuar çështjen, të provoje pafajësine dhe të gjitha veprimet e kundërligjshme në çështjen Nano Faqe 3

Kemi bindje te plote se ne do fitojme

-Servet Pëllumbi: Ka ardhur koha t’i drejtohemi Berishës, PD, të gjithë demokratëve të vërtetë, të gjitha forcave politike që të vlerësojnë zërin e protestës të elektoratit socialist për lirimin e Fatos Nanos -Servet Pëllumbi: Ka ardhur koha t’i drejtohemi Berishës, PD, të gjithë demokratëve të vërtetë, të gjitha forcave politike që të vlerësojnë zërin e protestës të elektoratit socialist për lirimin e Fatos Nanos Faqe 3

Nënkomisioni i të drejtave të njeriut në Gjenevë miraton Rezolutën për Kosovën

Nënkomisioni i Komisionit të Drejtave të Njeriut në Gjenevë miratoi dje pasdite Rezolutën e veçantë mbi Kosovën në “Gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë”, me 17 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenime. Nënkomisioni mbi ndalimin e diskriminimit dhe mbrojtjen e minoriteteve, mbështetur në Kartën e Kombeve të Bashkuara, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Konventat Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut dhe mbi një sërë konventash e rezolutash të tjera mbi të drejtat e njeriut, duke patur parasysh raportimin e raportuesit të posaçëm të Komisionit mbi të Drejtat e Njeriut për gjendjen e të drejtave të njeriut në territorin e ish-Jugosllavisë, në të cilat ai vë në dukje masat e ndryshme diskriminuese, të marra në fushat legjislative, administrative dhe juridike, aktet e dhunës dhe arrestimet arbitrare, si dhe keqësimin e mëtejshëm të gjendjes së të drejtave të njeriut, vë në dukje: Brutalitetin e policisë kundër shqiptarëve etnik, vrasjen e shqiptarëve etnikë si rezultat i këtij brutaliteti, kontrollin, ndalimet dhe arrestimet arbitrare, dëbimet masive të shqiptarëve etnikë, konfiskimin dhe pronësimin e pasurisë së tyre, ndjekjen dhe persekutimin e partive politike dhe shoqatave e shqiptarëve etnikë e udhëheqësit e tyre, eliminimin në praktikë të gjuhës shqipe, veçanërisht në shërbimet dhe administratat publike; ushtrimi i praktikave seroze dhe masave të diskriminimit dhe shtypjes kundër shqiptarëve të Kosovës në përgjithësi, ç’ka rezulton në migrim të gjerë të pavullnetshëm dhe, vënë duke se këto masa dhe praktika përbëjnë një formët spastrimit të heshtur etnik. Tëpër i shqetësuar se Ligji i i Shkollës, që pritet të miratohet nga Parlamenti i Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbi dhe Mali i Zi), mund të keqësojë më tej gjendjen e të drejtave të njeriut dhe se qëllimi i tij është, që të ndryshojë përbërjen demografike të Kosovës nëpërmjet skemave të sjelljes së refugjatëve të rinj, duke shqyrtuar se rivendosja e pranisë ndërkombëtare në Kosovë për të vëzhguar dhe hetuar gjendjen e të drejtave të njeriut është shumë e rëndësishme.

Tiranë: Rënie e konsumit të vajgurit

Gjatë 15 ditëve të para të këtij muaji në 42 pikat e tregtimit të vajgurit në Tiranë janë regjistruar 10.000 tonë më pak, 50.000 litra vajguri nga 571.330 litra që u shitën gjatë muajit korrik. Kjo vjen si rezultat i përdorimit më tepër të energjisë elektrike dhe gazit natyror.

Fier: 98.2 hektarë tokë për kompensimin e ish pronarëve

Sipas të dhënave të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të pronave pranë bashkisë së Fierit kjo është sasia e tokës që nevojitet për kompensimin e ish pronarëve. Që nga marsi i këtij viti nga ky komision janë shqyrtuar 250 dosje dhe janë marrë 90 vendime në lidhje me pronat.

Përkujtimore

Në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit u përkujtua figura e skenografit Zef Ukaj, artist i merituar.

Elbasan: Rriten kërkesat për pasaportat e reja

Nga 150 kërkesa që ka patur në javë për t’u pajisur me pasaporta të reja kete

Durrës: Fonde për arsimin

32,6 milion lekë janë vënë në dispozicion nga Banka Botërore dhe qeveria për ristrukturimin e gjashtë shkollave në këtë rreth.

jave ka patur rreth 250. Kjo rritje vjen si rrjedhojë e kërkimit të refugjatëve nga Greqia dhe Italia për pushime. Deri tani në këtë rreth janë dhënë 2700 pasaporta.

Berat: 1 milion dollarë për programin pilot për shëndetësinë

Shoqata “Mjekët pa kufi” që ka vepruar deri tani në rrethin e Beratit ka realizuar një projekt pilot në fushën e kualifikimit dhe ndihmës shëndetësore. Sipas të dhënave deri tani për realizimin e këtij projekti janë sh

Ne brendësi: Minigazeta e së dielës

Ne brendësi: Minigazeta e së dielës Një libër i fuqishëm KULTURA, KOMBI, DEMOKRACIA Artisti i mire eshte ai qe jeton kohen e vet Gjuha letrare dhe vetëdija kulturore Faqe 7, 8, 9, 10

Robert Doll ne mbrojtje te Kosoves

Faqe 12

Kronika