8 perqind e Durrësit do të ushqehet me idetë e presidentit
Dje në orën 10 para dite, të lajmëruar me urgjencë nga bashkia e qytetit të Durrësit, ishte planifikuar që të zhvillohej një mbledhje jashtë radhe e këshillit bashkiak për të miratuar listat dhe fondet e asistencës sociale për 2515 familje të qytetit të Durrësit ose për 8% të tyre, me një mesatare prej pesëarësh prej 6 vjetësh. Por siç thotë kryetari i grupit të këshilltarëve socialist Alqi Kadenasi, në orën 10 në ndërtësen e Bashkisë nuk kishte njeri përveç policit, një punonjës së administratës dhe dy bojaxhinjve që merreshin me riparimin e sallës.
Arsyeja ishte se kur u lajmëruan për mbledhje të këshillit bashkiak, kryetari i ri i PD së Durrësit z. Ferdinand Xhaferri, që është dhe drejtori i përgjithshëm i hekurudhëve, urdhëroi mbledhjen e të gjithë administratës shtetërore për të zbërthyer idetë e falimentit programatik të udhëheqësit të partisë e të shtetit z.Berisha. Sipas z.Kadenasi shtyrja e kësaj mbledhjeje shtetërore, i organit të zgjedhur, rrezikon seriozisht mospagimin e 2515 familjeve që jetojnë vetëm me asistencë dhe ndihmë ekonomike. Ai mendon se këto familje do të rrojnë në sajë të ushqimit ideologjik që jep partia në pushtet.
Thanas Mustaqi
Të tjerë qeveritarë, deputetë, politikanë të tunduar përballë Botës së Parasë
Dora e ngrohtë e INSIG-ut
Në katër vjet suksesi në shifra: mbi 30 lloje sigurimesh; nga 50 milion lekë në 3 miliard lekë
- Ruli, Pollo, Kristo, Çeku etj. të paligjshëm në listën e Këshillit Drejtues të INSIG-ut
Lexo në faqen 3
Ruli, Kristo, Pollo në dorën e ngrohtë
Dr.Servet Pëllumbi priti Presidentin e Rinisë Socialiste të Belgjikës
Ditën e hënë paradite zëvendëskryetari i PSSH Servet Pëllumbi, priti në takim Presidentin e Rinisë Socialiste të Belgjikës Ronald Gossiaux, i cili përfundoi një vizitë dhjetë ditore në vendin tonë me ftesë të FRESSH-it.
Në këtë takim merrnin pjesë nënkryetari i PSSH, kryetari i FRESSH-it, Ilir Meta dhe Sekretari Ndërkombëtar i FRESSH-it Gjergj Koja.
Shoku Servet Pëllumbi e njohu mikun belg me situatën politike në vend dhe me qëndrimet e PSSH. Ai vlerësoi marrëdhëniet e mira midis dy partive dhe u shpreh për zhvillimin e mëtejshëm të tyre, si dhe me Partinë Socialiste të Europës dhe Internacionalen Socialiste.
Nga ana e tij Ronald Gossiaux vlerësoi përpjekjet e PSSH për ekuilibrimin e proceseve demokratike, dënoi burgosjen e kryetarit të PS Fatos Nano dhe shprehu besimin se marrëdhëniet midis dy partive do të forcohen më tej.
Zëdhënësi i PSSH
Heshtja e selamistëve...
Lexo ne faqen 2
Fenomeni italian “Aleanca Nazionale”
Lexo ne faqen 4
Neser ne 'Zerin e Popullit' do te gjeni:
Mendime, gjykime dhe opinione te avokatit Nafis Bezhani ne nje interviste ekskluzive