Përmbytje me pasoja tragjike në disa rrethe të veriut
Në fshatin Kalivaç humbin jetën 5 persona
Pamje nga qyteti i Laçit të përmbytur
Ripërmbytja akuzon!...
Përsëri përmbytje. Dhe përsëri në Lezhë, në Laç, Mamurras, Mirditë, Shkodër. Pasojat janë tragjike. 5 vetë humbën jetën.
Qindra të tjerëve u janë përmbytur shtëpitë, tokat, të mbjellat. Janë shkatërruar rrugë, janë prishur urat.
Nuk ka nevojë për asnjë koment të tepërt. Shirat e rrëmbyer dhe të papritur kanë goditur befasisht në të disatën herë në këto dy-tre vitet e fundit, por gjithçka është kaluar me ndonjë kronikë televizive dhe kaq.
Qeveria dhe organizmat e saj të specializuar asnjëherë nuk kanë menduar seriozisht për sjelljen në gjendje pune të hidrovorëve të shkathërruar dhe kanalizimeve aq të domosdoshme.
Dhe pasojat përsëriten sa herë bie shi, lagështia e të cilit nuk arrin në shtëpitë komode të Meksite e ministrave të tij, ndërkohë që banorët fatkeq të zonave të përmbytura janë të detyruar të nënshtrohen fatit dhe të dëgjojnë lutjen presidenciale “Zoti ju bekoftë”.
Tragjedia e dhimbshme akuzon përsëri. Ata që shkattërruan pasurinë kombëtare, ata që ç’rënjosën komunizmin duke prishur fabrikat, uzinat, hidrovorët, shkollat, minierat, puset e naftës nën mbrojtjen e indiferencës shtetërore njihen.
Njihen edhe pushtetarët e naftë për të qeverisur, njihen edhe ata që shkojnë në Laç për të bërë politikë në vendet e shenjta, që për njerëzit e thjeshtë kujtohen vetëm kur afrojnë fushata e zgjedhjeve. Prandaj është e tepërt të vemë emra.
Nuk duam të politizojmë fatkeqësinë, po prej saj marrim shkasin t’i themi zotit Sali Berisha që të mos harxhojë energji duke sulmuar opozitën, të mos mendojë vetëm si t’i përcajë shqiptarët duke i ndarë në armiq dhe miq, por të mendojë ca më tepër si t’i zgjidhë hallet këtij populli, të mendojë edhe më tepër mos përmbytën tokat e begata me djersën e shqiptarëve ndër vite, të orientojë fondet atje ku duhen më të domosdoshme, atje ku janë më të drejtat me jetën e njerëzve.
Shqipëria paguan 96.4 milionë dollarë për borxhin e jashtëm
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Dylber Vrioni nënshkroi në Londer marrëveshjen përfundimtare për shlyerjen e borxhit të jashtëm të Shqipërisë.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Dylber Vrioni nënshkroi në Londer marrëveshjen përfundimtare për shlyerjen e borxhit të jashtëm të Shqipërisë, duke paguar 96,4 milionë dollarë, ndërsa Charter Hause Bank.Pas kesaj pagese pohojne autoritetet zyrtare shqiptare Shqipëria Republika e Shqipërisë nuk ka me asnje detyrim ndaj ketyre bankave.
“Dosja Nano” serish në tavolinat e Unionit Ndërparlamentar dhe Këshillit të Evropës
Kontakte intensive të Komitetit për Liri dhe të Drejta të Deputetëve me Këshillin e Europes
Unioni Ndërparlamentar Përgatit mbledhjen e Bukureshtit, 8-12 tetor
Kontakte intensive të Komitetit per Liri dhe te Drejta te Deputeteve me Keshillin e Europes
Lexoni ne faqen 3
Pamje nga qyteti i Laçit të përmbytur
Parandalimi i një lufte të gjashtë Ballkanike
Megjithëse gjendja në Ballkanin jugor duket stabile, dy zhvillime mund të nxisin luftën e gjashtë ballkanike të shekullit.
- E para është tensioni politik dhe etnik në Kosovë. Beogradi vazhdon politikën represive ndaj kosovarëve dhe së fundi ka forcuar kontrollin e ndihmave humanitare. Rrjedhimisht, udhëheqësit e moderuar kosovar Rugova është në presionin e radikalëve brenda udhëheqësisë së tij. Zhvillimi i dytë është kriza ekonomike në Maqedoni. Efektet e partisë së tij, zhvillimi i dytë është kriza ekonomike në Maqedoni. Efektet e embargos ndaj Serbisë dhe embargoja greke ndaj Maqedonisë janë katastrofale. Rreth 25% e punëtorëve të Shkupit nuk kanë marrë rrogat për muajt e fundit. Nevojitet një politikë më e ashpër e diplomacisë preventive me një pjesëmarrje më të madhe të Bashkimit Europian.
Lexoni ne faqen 2-6
Gazeta e vogël e së dielës
Kush e kërcënon dhe kush e bën shkatërrimin e kulturës kombëtare
Dr. Bahri Beci dhe diskutimi për gjuhën letrare kombëtare
Rrefenje për Dumbaben plak e Dumbaben i ri
Lexo ne faqet 7, 8, 9, 10
Ne 85 vjetorin e lindjes Gonxhe Bojaxhiu, Motër dhe Nënë Tereza
Lexo ne faqen 12