31/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

31 gusht 1995

Një incident i rëndë

Në fokus Rreth kërkesës për strehim politik të 5 ushtarakëve shqiptarë që stërviten në SHBA Lajmi është dhënë para mbërritjes në emisionin shqip të BBC-së. Autoritetet ushtarake shqiptare ende nuk e kanë konfirmuar. Megjithatë fakti bëhet mjaft domethënës: 5 ushtarakë kapitenë i paqëruajtësve shqiptarë që janë kthyer nga SHBA për t'u përgatitur në misionin e tyre, kanë kërkuar strehim politik në këtë vend. Në dukje të parë ky është një episod i vogël dhe i rëndomtë, një refleks i asaj ndjenje të madhe që ndodh dhe ambasadat në mesin e vitit ’90. Por kur një veprim i tillë bëhet nga një grup ushtarakësh dhe jo ushtarakësh çfarëdo, por nga më të zgjedhurit që ka ushtria shqiptare, ky është një rebelim i vërtetë, një protestë nga një segment delikat ndaj pushtetit të PD-së. Për më tepër, kur gjërat ndodhin në SHBA, duke e sfrytëzuar mikpritjen, kjo tregon që autorët e saj janë tepër të ndërgjegjshëm se shpërdorimi i saj do të kuptohej si një akt i vërtetë politik, siç edhe e kanë kërkuar. Veprime të tilla rrëzojnë gjithë propagandën që bëjnë autoritetet zyrtare dhe shtypi i partisë në pushtet për ta paraqitur Shqipërinë, në sajë të qeverisjes së PD-së, një vend pa probleme të tilla madhore e serioze, një vend ku demokracia po ecën në rrugë të sigurta. Fakti ka rëndësi edhe në një këndvështrim tjetër: ai është në vazhdën e eksodove të mëdha të viteve ’90-’91, që kurrë nuk kanë reshtur, përkundrazi janë rritur intensivisht gjatë gjithë qeverisjes së pas 22 marsit, duke e çuar në afër 500 mijë numrin e shqiptarëve të larguar nga vendi në këtë vite të fundit. Ndodh kështu, sepse në kushtet e një tranzicioni tepër të vështirë, njerëzit nuk u besojnë më premtimeve të PD-së. Ata nuk e shohin të lehtë dhe fushë me lule blunë kur vazhdon papunësia masive, është në rend të ditës krimi organizuar dhe kur nxjerrin tenderët politikë nga pushtet janë për të shamë nga hallafaqimit me elektoratin. Këto ekosde pambarim natyrisht e çojnë rëndë imazhin e qeverisë shqiptare të Shqipërisë në botë. Ato venë të pikëpytje vlerën e deklaratave të tyre për sukseset e reformës në Shqipëri, në emër të një gjëje kontraste paqësore blunë PD-ja me popullin. Kur një veprim i tillë e bëjnë një tjetër me një të ardhme të stabilizuar deri diku, siç janë 5 ushtarakët në fjalë, madje dhe shfrytëzuar rastin e pritjes në SHBA për të kërkuar azil politik, me të drejtë lind pyetja: si do vepronin qindra mijëra shqiptarë të vërtetën të papunë dhe pa asnjë shpresë e pas një jetë ardhme në qytet? Është problem tjetër se si do të lidhet ky “incident” në SHBA i ushtarakëve shqiptarë të kontingjentit të paqeruajtësve. Në sondim e kërkesës së Shqipërisë për të legalizuar punësimin sezonal të mijëra refugjatëve shqiptarë në Greqi, të kërkohej të bëhej atë Adriatikut prej prej disa muajsh nga ushtria për të ndaluar dyndjet e azilkërkuesve nga vendi ynë, të mund të investimeve serioze në vend, me të mira me 5 ushtarakët shqiptarë qindra mijë incident nuk mund të bëhen. Gjendja e destabilizuar perspektivë, shumë njerëzit emigrantë dhe kanë shpresë e kundërsh... [?] informat nga më të ndryshmet... [?]

Presidenti i Internacionales së Rinisë Socialiste Roger Hallhag së shpejti në Tiranë

Presidenti i Internacionales së Rinisë Socialiste Roger Hallhag do të bëjë së shpejti një vizitë dyditore në Shqipëri me ftesë të FRESSH-it. Gjatë vizitës së tij Roger Hallhag do të zhvillojë takime me forca të ndryshme politike. Gjatë qëndrimit në Tiranë ai do të zhvillojë një takim të gjerë me eurosocialistët e Kryeqytetit. Roger Hallhag, 33 vjeç, është figura kryesore e Internacionales së Rinisë Socialiste në këto 4 vitet e fundit. Është diplomuar për ekonomi në Stokholm. Ka punuar për disa vite në ministrinë e Jashtme të Suedisë. Nga tetori i vitit të kaluar deri para dy javësh ka punuar si këshilltar politik në Qeverinë Social-demokrate të kryeministrit Karlsson. Nga 15 gushti i këtij viti mban detyrën e zëvendësshefit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Partisë Socialdemokrate të Suedisë.

Qeleshi dhe Gjokutaj, ndërrojnë seli

Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë: Ishin parashikuar me kohë lëvizjet që do të përfshinin dhe organet e prokurorisë. Pothuajse për gjithë ditën, Pallati i Brigadave është bërë epiqendër e ndryshimeve nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ku normalisht nuk duhet të ketë munguar as Berisha.Nga burime të mirinformuara, por që nuk dhanë shpjegime të hollësishme, bëhet e ditur se prokurori i Tiranës Qeleshi dhe zëvendësi i tij Gjokutaj, përfundimisht kanë ndërruar seli. Të dy prokurorët e Tiranës kane kaluar në Gjykatën e Apelit Tiranë, dhe në vend të tyre janë emëruar po dje dy të tjerë.

Zef Brozi i përgjigjet ministrit të Drejtësisë Frashëri

Kryetari i Gjykatës së Kasacionit nuk u frikësohet sulmeve të pamoralshme të segmenteve despotike të pushtetit Lexoni në faqen 3

Berisha miraton ndërhyrjen ushtarake në Bosnje

Presidenti, Sali Berisha, miratoi të mërkurën sulmet sulmase të rëndomta nga aviacioni i NATO-s kundër serbëve të Bosnjes. Një komunikatë e presidencës e publikuar dje pasdite, yllerëson, se bombardimi i pozicioneve të serbëve të Bosnjës përbën “o veçëmen një përgjigje direkte ndaj masakrës të kryer në Sarajevë nga terroristët serbë, por ...” Përgjigje të merituar ndaj të gjitha akteve kriminale, që shkoin deri në gjenocid, që ata kanë kryer gjatë luftës ne ish-Jugosllavi”. Sipas Berishës, “kombinimi i sulmeve ajrore me bisedimet diplomatike do të ishin rruga më e shpejtë për të arritur në një marrëveshje paqësore në Bosnjë”. Foto: Reuter Avionë i NATO-s, Mirazh 2000 dhe në qiellin e Bosnjës

Përrenjtë e parasë rrjedhin por nuk dihet se ku derdhen

Qeveria më e pasur në botë ALBANY KORRUPSION BRIBES 100% KICKBACKS ... Nje grup shokësh po bisedonin me njeri tjetrin se cili ishte vendi me i pasur ne bote. Dikush thoshte Zvicra, dikush Kanadaja, dikush Amerika e ndonje tjeter Malajzia. Por me i vjetri prej tyre tha: -Vendi me i pasur ne bote eshte Shqipëria. -E si qenke Shqipëria?!- thane te tjeret -Shqiperia eshte-vazhdon ai se ka gjithe keto vjete qe po e vjedhin dhe akoma s’po mbaron... Lexoni ne faqen 2