Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E premte 5.1.1996

Realiteti dhe demagogjia

-Pas deklaratave të presidentit: “Zgjedhjet do të jenë të lira” Kohët e fundit presidenti i Republikës Sali Berisha disa herë radhazi ka përsëritur deklaratën se “zgjedhjet e ardhshme parlamentare “do të jenë të lira dhe demokratike”. Këtë gjë ai e bëri edhe një herë në fjalimin 16 minutësh që mbajti në televizion në natën e festës së Vitit të Ri. Në pamje të parë duket se kjo deklaratë e presidentit meriton të përshëndetet. Por zgjedhjet e lira e demokratike në Shqipëri janë të garantuara me ligj kushtetues. Në pikën 3 të Nenit 3 të ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese” thuhet shprehimisht: “Organet përfaqësuese zgjidhen me votim të lirë, të përgjithshëm, të barabartë, të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë”. Nuk është meritë e presidentit të Republikës pra, që zgjedhjet të jenë të lira e demokratike. Kjo është meritë e vetë demokracisë. Presidenti ka për detyrë vetëm të garantojë zbatimin e ligjit Kushtetues. Në rast të kundërt, ai mban përgjegjësinë ligjore të mosrespektimit të Ligjit themelor të shtetit. Atëherë, çfarë e shtyn presidentin të deklarojë në mënyrë të përsëritur se zgjedhjet do të jenë të lira e demokratike? Mendojmë se dy janë arsyet kryesore. Së pari, presidenti Berisha e ka kuptuar të shqetësimi për zgjedhjet e ardhshme, është bërë tashmë një shqetësim real jo vetëm i gjithë opinionit shqiptar, por edhe atij ndërkombëtar. Udhëheqësit e partive të opozitës kanë ngritur këtë shqetësim disa herë. Ata janë ankuar për faktin se, tre muaj para mbarimit të mandatit të parlamentit ekzistues, ende nuk është caktuar data e zgjedhjeve të ardhshme. Ata kanë ngritur shqetësimin se nuk po përcaktohet ende cili do të jetë ligji elektoral për zgjedhjet. Ata kanë protestuar se pushteti po anë e ligjeve të ndryshme si atë të gjenocidit etj, (Vijon në faqen 5)
Sali Berisha Shqipëri

Lordi Finsberg përgënjeshtron gazetat qeveritare

“Nuk kam thënë asgjë nga keto, per asnje gazetë”. “ Nuk kam thënë asgjë nga keto, per asnje gazetë”. “Nuk kam thënë asgjë nga keto, per asnje gazetë” - reporteri i Komisionit Politik të KE-së Lordi Finsberg që drejton delegacionin e KE-së të ardhur në mërkurë në Tiranë, ka përgënjeshtruar lajmet e dy gazetave proqeveritare shqiptare. “Albania” dhe “Rilindja Demokratike” shkruan din dje se “Reporterët e KE-së fajësojnë opozitën për bllokim të kushtetutës”. Por dje në mbremje, pas takimit me komisionin e ligjeve të parlamentit shqiptar - i pyetur lidhur me keto pohime të shtypit qeveritar i bëra në emer të delegacionit që ai drejton Lordi Finsberg i përgënjeshtroi ato përmes një shqetësimi jo të vogël. Ndërkohë një natë më parë liderët e partive opozitare pas takimit me reporteret e KE-së ishin shprehur para gazetarëve pro mimiraitimit të kushtetutës dhe kunder lojrave të pushtetit me të. Namik Dokle Kryetar i Grupit Parlamentar Socialist theksoi se do fitojmë zgjedhjet dhe do bëjmë kushtetutën Dokle pohoi se këtë ua kishte thënë edhe reporterëve të KE-së. Erion Braçe Lexoni në faqet 2-3
Lordi Finsberg Namik Dokle Erion Braçe Tiranë

13 mijë e 232 familje jetojnë me ndihmë ekonomike

Tiranë: Pas fasadës propagandistike Numri i familjeve që kanë përfituar ndihmë ekonomike në bazë të vendimit të Këshillit të Bashkisë ka qenë si vijon 31.7.1993 2650 familje 31.12.1993 8106 .... 30.6.1994 11621 .... 31.12.1994 12748 .... 31.10.1995 13232 .... Jeta e 60 familjeve në rrezik nga energjia elektrike Lexoni në faqe 7
Tiranë