E sigurtë në fitore, e aftë ta qeverisë vendin në katër vitet e ardhëshme
Konferencë shtypi e Partisë Socialiste
Fitorja e PS-së në zgjedhje - hapësira më të gjera për demokracinë shqiptare.
(Komunikatë shtypi e PS për vitin politik 1996)
Viti 1996 është viti elektoral që do të sjellë ndryshime politike, sociale dhe ekonomike me rëndësi jetike për ecurinë e mëtejshme të shoqërisë demokratike në Shqipëri.
Sa më shumë që afrohen zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale, që pritet të bëhen bashkë, aq më nervoze bëhet politika e shtabit të PD-së. Ata e ndjejnë humbjen, e ndjejnë zhgënjimin e popullit dhe zemërimin e demokratëve të vërtetë brenda partisë së tyre, që aspiruan për një shtet të së drejtës e jo për bajraktarizëm politik. Hakmarrja politike, paaftësia, korrupsioni në qeverisjen e tyre nuk mund të rikuperohen e të mbulohen me kozmetika televizive.
Të gjitha veprimet e tyre të kohëve të fundit, makinacionet e reja kundër Kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano, pengesat dhe terrori policor ndaj veprimtarive të opozitës, ligji për kontrollin e politikanëve të opozitës nga komisioni qeveritar, përgatitjet e fshehta për ndryshimin e ligjit elektoral, spastrimet që po bëhen në polici dhe administratë, ethet e dollarit nga diaspora dhe kontrabanda, tregojnë qartë se PD-ja po përgatitet të zhvillojë një fushatë elektorale anormale dhe antidemokratike. E gjithë kjo dëshmon se PD-ja ka humbur totalisht imazhin e dikurshëm. Ajo është katandisur nga korrupsioni, është drejtuar nga klanet politike të ish - ballistëve, të ish - spiunëve të sigurimit, të bajraktarëve politikë, të djeshëm dhe të sotëm, nga grupime ekonomike kontrabandiste.
Është krejt ndryshe situata politike për PS-në dhe brënda PS-së. Ajo shkon drejt zgjedhjeve me besim të rritur, pasi ka mundur PD-në në dy fushata; në korrik '92 dhe nëntor '94. Ajo ka përpunuar dhe përpunon, në vazhdim, një program elektoral të qartë, konkret dhe serioz. Ajo ka njerëz të aftë për të realizuar premtime realiste, vullnet për të luftuar korrupsionin, për të nxitur iniciativën e lirë për të respektuar konkurrencën e alternativave, për të garantuar pavarësinë e drejtësisë. Skenarët që synojnë përçarjen e PS-së janë të njohur prej nesh dhe të dështuar, të djegur.
Ne socialistët gjatë katër vjetëve në opozitë kemi fituar besim masiv të elektoratit dhe të drejtën