Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E enjte 18.1.1996

Pasiguri në radhët e bukës

Janë kontraktuar 150 mijë ton grurë, por nuk kanë ardhur!... Duhen edhe 150 mijë ton të tjera, por nuk janë kontraktuar Pas "sigurisë" qeveritare: Janë kontraktuar 150 mijë ton grurë, por nuk kanë ardhur!... Duhen edhe 150 mijë ton të tjera, por nuk janë kontraktuar

Përse Qeveria lejon të luhet me bukën?!...

A është vërtetë alarmante situata e furnizimit të popullit me bukë? Apo më shumë kemi të bëjmë me spekullim? Pavarësisht nga ato çfarë shkruajnë gazetat, pavarësisht edhe nga deklaratat kryeministrore, një gjë është e vërtetë: qytetarët e kanë shumë të vështirë të gjejnë bukë si zakonisht pranë dyqaneve të shitjes apo edhe pranë furrave. Rradhët janë krijuar, ndërkohë që për t’i bërë çmim Meksit pranome se është e vërtetë që çmimi tavan nuk është prekur, por po aq e vërtetë është se edhe pesha e bukës është prekur. Blerësi marrin mesatarisht 400 deri në 500 gram bukë më pak nga ç’i takon të marrin për pagesën që bëjnë. Pas kësaj Meksi t’i bëjë më mirë llogaritë dhe të mos flasë qesim. Padashur ta politizojmë problemin e në dimes vështirësitë e krijuara në tregun botëror të grurit, por nga ana tjetër kjo nuk mund të shërbejë si mburojë për përgjegjësinë e qeverisë, e cila jo vetëm që nuk e kontrollon prodhimin dhe tregtimin e bukës, por me indiferencën e vet, mbase edhe qëllimët, është bere stimuluese e spekullantëve. Nga ana tjetër u qitet edhe më shumë maska deklaratave bajate për të ashtuquajturat ritme me të larta të zhvillimit, për begati e bollëk të fermerëve privatë etj. Meksi duhet ta dijë mirë faktin qe rreth 75 përqind e fermerëve privat nuk arrijnë të dalin dot në treg me prodhimet e tyre, dhe kjo jo për faj të tyre. Por, ndërkaq të gjithë dinë shkater[r]imet masive sjanë tokës së djegur, fushat e pana që dikur siguronin bukën e popullit, janë mbushur me ferra e shkurre, dhe edhe ato pak hektarë qe mbillen japin rendimente qesharake, të cilat nuk arrijnë as sa gjysma e mesatares qe jepej dikur. Myzeqeja apo fusha e Korçës, me siguri qe dikush nga kalemxhinjtë e pushtetit do të shkruajë përsëri se RD apo Albania për nostalgji, të le të shkruajë, por kjo nuk e zgjidh problemin e madh të furnizimit me bukë, i cili po të mos ndiqej me seriozitet dhe ndërhyrje mirë nga qeveria dhe strukturat e saj, me siguri do të komplikohet në përmasa të papërballuara.
Meksi Myzeqeja Korçë

Merret vendim për të shtyrë vendimin!?

Rustem Gjata vazhdon ta tjerrë përgjigjen për ligjin antigenocid Dje në Gjykatën Kushtetuese Prononcohen pas “vendimit” Fehmi Abdiu, nënkryetar i grupit parlamentar të PS, jurist Gjykata kushtetuese ka vendosur t’i shërbejë me bindje pushtetit Perikli Teta-deputet i PAD-së Gjykata kushtetuese - sabotatorja me e madhe e demokracise shqiptare Skënder Gjinushi, kryetar i PSD Ligji vë në dispozicion 2 muaj e 20 ditë gjykata kushtetuese le 2 muaj e 3 ditë(?!) Faqe 3
Rustem Gjata Fehmi Abdiu Perikli Teta Skënder Gjinushi

Si të fitojmë në fushatën elektorale!

Faqe 2 Balli Kombëtar vazhdon të mbajë në kurriz trashëgiminë e turpshme të viteve të Luftës Faqe 4 Dita e ballafaqimit me të vërtetën po afrohet Shkruan Rexhep Qosja Faqe 11 Piktori Llambi Blido i përgjigjet piktorit Zef Shoshi Faqe 9
Rexhep Qosja Llambi Blido Zef Shoshi

"... jo vetëm në jetë, por edhe në mitologji qëniet me dy koka konsiderohen përçudnira, monstra" Sali Berisha, RD 14 Janar 1996 Mos vallë edhe gazeta "Albania" është monstër, sepse siç e shihni simboli i saj është me dy kokë?...
Sali Berisha

ADA AIR

TASHMË EDHE NË MËNGJES NGA TIRANA. ME TRENAT NGA BARI, BRENDA PAS-DITES JENI KUDO NË ITALI. I GJITHË UDHËTIMI ME AVION DHE TREN VAJTJE - ARDHJE RRETH 299 000 LIRETA. TEL. E FAX : 273 06
Tiranë Bari Itali