Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E premte 19.1.1996

Na u kujtuan radhët

Shënim i ditës PD po gjen ngushëllim në vitin 1990. “Edhe atëherë kishte radhë për bukë e për qumësht, thonë agjitatorët e saj që edhe vetë mbajnë radhë për bukë në të ftohtët e këtyre ditëve.” Gati sa nuk thuhet: na kishte marrë malli për radhët! Nuk është naive propaganda që bëhet këto ditë nëpër radha. Ajo synon që t’i shtyjë njerëzit të bëjnë krahasimet me katër vjet më parë. Edhe atëherë kishte radhë, dhe tani ka e më pak. Domethënë më mirë jemi sot se dje. Pra më mirë me të sotmen, me PD. Kjo është logjika e propagandës së PD-së që do të fshijë nga bisedat një kohë, të ardhmen. Prandaj edhe krahasimi i bëri si atëherë me ’39-tën. Pra, në krahasim me vitin ’39, jemi më mirë, kemi bërë përparime ... E dalin pastaj shifrat fantastike të rritjes të krahasuar me nivelin zero. Por logjaria që bëjnë sot njerëzit është më e thjeshtë: edhe ata që kanë ecur përpara, kanë vënë pasuri; edhe ata që kanë ndërtuar vila edhe ata që kanë kioska, e shumë të tjerë që nuk kanë asgjë, e dinë se kjo është rezultante e punës së lirë, në një sistem të pluralizmit pronësor që filloi të lëvizojë në Shqipëri ende pa hipur në pushtet PD-ja. Nëse ka një metër që mat qeverinë, janë pikërisht radhët. Radhët që nuk vijnë nga mungesat për arsye objektive por nga politika e gabuar që qeverisë duke shkatërruar prodhimin vendas të bukës e nga mungesa e aftësisë parashikuese. Një politikë që nuk ka një perspektivë e që lidhet vetëm me mbajtjen e pushtetit nga ata që e kanë sot. Politika e kolltukut do të sjellë, siç ka sjellë, detyrimisht edhe politikën e radhëve. Th. Gëllçi
TH. Gëllçi Shqipëri

“Ligji elektoral batakçi”

Kur të këmbëngulet se ligji i partisë në pushtet do të jetë demokratik... Kur të këmbëngulet se ligji i partisë në pushtet do të jetë demokratik, por do të ketë disa “korrektime të vogla”, sepse Shqipërisë i nevojitet stabilitet, kjo të kujton menjëherë edhe gjuhën e Musolinit Faqe 4
Musolinit Shqipëri

Kina mund të japë një kontribut të rëndësishëm për rimëkëmbjen e ekonomisë sonë

Me nënkryetarin e PSSH Ilir Meta Si i vlerëson PSSH marrëdhëniet e Shqipërisë me Kinën? PSSH është shprehur edhe në programin e saj për rëndësinë e kushton marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën. Kjo lidhet me rolin e Kinës në institucionet ndërkombëtare. Ajo, sikurse dihet, është një nga të pesë antaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë kontekst edhe mbështetja e saj ndërkombëtare për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare ka rëndësinë e saj. Por Kina mund të japë një kontribut të rëndësishëm për rimëkëmbjen e ekonomisë sonë, duke patur parasysh rinovimin e një pjese të mirë të teknologjisë që ne trashëgojmë, që sikurse dihet është kineze. Ne kemi qënë dhe jemi për ripërtëritjen e marrëdhënieve shqiptaro-kineze mbi baza të reja në favor të interesit reciprok. Si e vlerësoni vizitën që po ben presidenti Berisha këto ditë në Kinë? Ne dëshirojmë që vizita e presidentit të republikës, Sali Berisha të ndihmojë pikërisht për ripërtëritjen e marrëdhënieve shqiptaro kineze në një frymë të re, larg paragjykimeve ideologjike, por me mirëkuptim dhe të interesit reciprok.
Ilir Meta Sali Berisha Shqipëri Kinën

Simitis kryeministri i ri i Greqisë

PASOK-u mblodhi dje pasdite për zgjedhjen e pasuesit të kryeministrit Papandreu... PASOK-u mblodhi dje tij de[?] pasdite për zgjedhjen e pasuesit të kryeministrit Papandreu që dha dorëheqjen zyrtarisht. Simitis si pas suksesit që të pus[?] kryeministrit të Greqisë. Në turin e parë të votimit dolën dy kandidatë Simitis dhe Xaoxopulos. Në turin e dytë deputetët socialistë të PASOK-ut i dhanë 86 vota Simitit dhe 75 kandidatit të Xaoxopulos. Zoti Simitis ka shërbyer në të ashtuquajturën qeveri socialiste të Papandreut që nga viti 1981. Ai ka qenë në postin i Ministrit të Bujqësisë, Ekonomisë Kombëtare, Arsimit dhe Industrisë. Burime të Athinës thonë se në kabinetin e tij ai që do të kryejë Simitis do të mbajë postet e zëvendës ministrit të Ekonomisë dhe Fi[?]nancës për të siguruar kështu vazhdimësinë e politikës ekonomike. Por këto burime mendojnë se do të bëhen ndryshime të rëndësishme në radhët e ministrave të tjerë. Do të bëhen shkurtime në shpenzimet publike, që Greqia të fitojë ritmet e zhvillimit njësoj si partnerët e tjerë evropianë të BE-së. Nuk priten ndryshime të rëndësishme në politikën e jashtme të Greqisë, ndaj vendeve fqinjë të Ballkanit. Xaoxopullos e drejtoi qeverinë greke qè nga periudha e sëmundjes së Papandreut. Ai kishte premtuar të vazhdonte të njëjtën linjë politike të Papandreut. Brënda tre ditësh kryeministri i ri Simitis duhet të formojë kabinetin e ri dhe të paraqesë atë para Parlamentit.
Simitis Papandreu Xaoxopulos Greqi Athinë Ballkani

ADA AIR

TASHMË EDHE NË MËNGJES NGA TIRANA. ME TRENAT NGA BARI, BRENDA PASDITES JENI KUDO NË ITALI. I GJITHË UDHËTIMI ME AVION DHE TREN VAJTJE - ARDHJE RRETH 299 000 LIRETA. TEL. E FAX : 273 06
Tiranë Bari Itali