Do të jemi shumë kritikë dhe ndëshkues ndaj mosrespektimit të parimeve dhe të ligjeve të demokracisë".
Kryetari i Delegacionit të Socialistëve Evropianë nënvizon:
Faqe 3
“Demokratët” e egërsuar
Editorial
Vini re shtypin qeveritar të këtyre ditëve! Ai është i egërsuar. Dëgjoni në TV komunikatat e zëdhënësit të presidencës! E pakta që mund të thuhet, ato janë me një gjuhë të ashpër. Lexoni diskuret e liderëve të PD-së! Ato tregojnë se pushtetarët tanë janë në alarm.
Përse vallë është i gjithë ky panik, kjo gjuhë e pakulturuar në gazetat e tyre, përse vallë flasin me stilin enverist qeveritarët “demokrat”? Shkaku është një dhe i vetëm: Sa më shumë afrojnë zgjedhjet që mund t’i lënë ata pa kolltuqe, aq më shumë e ndiejnë këtë humbje të thellë e të merituar. Është si puna e minjve, që , si thonë, i ndiejnë të parët tërmetet. Ja ky është shkaku i egërsisë së tyre.
Termat “demokrat” dhe “egërsi” e përjashtojnë njëra tjetrën, pra ato nuk mund të bashkëjetojnë. Egërsia është mënyrë sjellje e njerëzve të pakulturuar dhe që nuk kanë asgjë demokratike në thelbin e tyre. Këtë mënyrë sjelljeje ne shqiptarët e njohim mirë nga vitet e gjata të dhunës komuniste. Kurse demokracia që ëndërruam ka një kohë tjetër sjelljeje. Ajo të nxit për dialog. Po ku marrin vesh të egërsuarit e PD-së se ç’është dialogu. Demokracia të nxit për tolerancë. Po ku duan ta dinë të egërsuarit e PD-së se përse i duhet toleranca shoqërisë shqiptare. Demokracia të fton për mirëkuptim. Kurse të egërsuarit e PD-së janë autorë e shërbëtorë, grindjeve, mëri[e] dhe poshmarrëveshjeve që përshkojnë sot gjithë jetën politike në vend. Ka dhe një arsye tjetër që pushtetarët tanë janë sot shumë të egërsuar. Ata janë të detyruar t’i japin përgjigje Europës për qëndrimet e tyre antidemokratike në këtë fazë delikate të tranzicionit shqiptar. Pushtetarët e PD-se, sidomos vjet, me rastin e pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, u ranë trumbetave sikur ky ishte një sukses i madh dhe një meritë e jashtëzakonshme e kësaj partie, e kursit të saj qeverisës. Ata harrojnë se Europa na hapi portën jo vetëm që ne të hymë në të, por që edhe ajo të vijë e të shohë si sillen hapat demokracia e brishtë shqiptare. Disa ekipe me emra fort të nderuar personalitetesh europiane kanë ardhur tashmë në Shqipëri për të kontrolluar si janë realizuar vërejtjet e detyrat që kanë qeveritarët tanë për ta merituar statusin e një vendi të pranuar jo formalisht në këtë organizëm autoritativ të kontinentit që është Këshilli i Europës. Megjithë pushtetarët e PD-së nuk përmbushin dot kërkesat e Europës demokratike, Shqipëria vazhdon të jetë pa kushtetutë, dhe kjo vetëm për kokfortësinë e lidershipit të PD-së, në Shqipëri vazhdon vajtësia skandaloze e gjykatave nga pushteti politik, PD-ja po e mbron mandatin e saj duke e mbajtur në burg kreun e opozitës socialiste Fatos Nano etj., etj; ata vihen në alarm. Është ky shkaku që provojnë tension dhe për këtë e lëshojnë fjalën opozitës. Është një jetë e humbur e Partisë Demokratike. Është parathënia se çfarë do të ndodhë kur të gjithë ne do të shkojmë në kutinë e votimit.
Zëvendëskryetari i PSSH-së Servet Pëllumbi dhe kryetari i delegacionit të PS të Evropës Akile Oketo
Mbërriti për vizitë në Shqipëri Presidenti i Hungarisë Arpad Goncz
Dje mbërriti në Tiranë për një vizitë tre ditore Presidenti i Republikës së Hungarisë Dr. Arpad Goncz, me ftesë të Presidentit Berisha. Ai shoqërohet nga një numër i shumtë zyrtarësh të Ministrisë së Jashtme, Bujqësisë, Telekomunikacionit të Industrisë dhe Tregëtisë dhe nga 31 biznesmenë hungarezë.
Po dje presidenti hungarez u prit nga Presidenti Berisha, me të cilin zhvilloi një takim kokë më kokë dhe më pas u shoqëruan nga të dy delegacionet përkatëse. Në fund të bisedimeve u nënshkruan dy marrëveshje, ajo për transportin rrugor mes të dy vendeve si dhe marrëveshja për heqjen e taksimit të dyfishtë në mbrojtjen e investimeve. Lexoni në faqen 13
Shpifje që nuk e besojnë as ata që e kanë sajuar
Nuk është hera e parë që gazetat "Albania" dhe "RD" bëhen tribunë shpifjesh e trillimesh të turpshme kundër "Zërit të popullit". Por rasti i djeshëm është më flagrant dhe më i ulët, i trilluar në zyrat të posaçme të dezinformimit. Llogaritë e "Zërit të popullit" që prej 7 muajsh u janë nënshtruar kontrolleve të imëta të prokurorisë, dhe me gjithë vëmendjen e posaçme të ekspertëve specialistë të udhëzuar në mënyrë të veçantë nga organi i Prokurorisë, nuk rezultoi jo vetëm financim i paligjshëm nga Serbia siç shkruanin gazetat qeveritare dje, por asnjë shkelje, asnjë parregullsi.
Tjetërkush financohet në mënyrë të paligjshme dhe këtë e di shumë mirë jo vetëm "Albania" dhe "RD"-ja; por me siguri edhe vetë Shërbimi Informativ Kombëtar.
Redaksia e gazetës
"Zëri i popullit"
ADA AIR
TASHMË EDHE NË MËNGJES NGA TIRANA
ME TRENAT NGA BARI, BRENDA PASDITES
JENI KUDO NË ITALI.
GJITHË UDHËTIMI ME AVION DHE TREN
VAJTJE - ARDHJE RRETH 299 000 LIRETA.
TEL. E FAX : 273 06