26/01/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 janar 1996

Hapet procesi i pranimit të PS në Internacionalen Socialiste

Partia Socialiste e Evropës përfundon misionin e saj në Shqipëri.

Deklaratë për shtyp e delegacionit të PSE

Byroja e Partisë Socialiste të Evropës më pesë tetor vendosi të dërgojë në Shqipëri një delegacion me shqetësimin për zgjedhje të lira e të ndershme, për balar shansesh dhe liri, si të drejta bazë të demokracisë në Shqipëri. Delegacioni kryesohej nga Akile Oketo, zëvendëssekretar dhe Zhan Fransua Vallin, Sekretar i Përgjithshëm. Anëtarë të tjerë të delegacionit ishin: Aksel Andersen, Fridrih O. J. Rrou, Panos Ekonomidis dhe Marko Plantin[?]. Delegacioni i takua me forcat kryesore politike, para së gjithash me partitë e majta, konkretisht me Partinë Social-demokrate dhe Partinë Socialiste. Delegacioni pati gjithashtu takimet me përfaqësues të Gjykatës së Kasacionit, të Gjykatës Kushtetuese, me nënkryetarë të Parlamentit, me Shoqatën e Gazetarëve dhe me Komitetin Shqiptar të Helsinkit. Kryetari i delegacionit takoi edhe Kryeministrin. Delegacioni mbështet integrimin gradual të Shqipërisë në Evropë dhe, në bazë të anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës si hap i parë, i kërkon Qeverisë Shqiptare të ratifikojë marrëveshjen e të drejtave të njeriut, e cila është pjesë integrale e anëtarësimit. Delegacioni hedh poshtë të ashtuquajturin Ligj të Gjenocidit, i cili synon të pengojë qytetarët nga të drejtat e tyre për t'u zgjedhur, pa patur bazat e nevojshme juridike që kërkohen në të gjitha demokracitë. Aq më tepër ai shpreh pakënaqësinë e tij për refuzimin e të drejtës për të vizituar zotin Nano, i cili konsiderohet nga Amnesty International si i burgosur politik. Delegacioni shpreh shpresën se ndryshimet e përfolura të ligjit elektoral dhe procedurat elektorale do të përmbushen parimeve demokratike dhe do të ofrojnë shanse të barabarta dhe të ndershme për të gjitha forcat politike. Përfaqësuesit e PSE-së, e cila ka tashmë marrëdhënie shumë të mira dhe të qenndrueshme me Partinë Socialdemokrate Shqiptare, shprehën dëshirën e tyre të intensifikojnë marrëdhëniet me Partinë Socialiste të Shqipërisë, me synimin e një bashkëpunimi më të fortë me Internacionalen Socialiste.

Jam kundër të ashtuquajturit Ligj "antigjenocid"

Akile Oketo përgënjeshtron median qeveritare: Fakti që nuk merren në konsideratë edhe sugjerimet e organizmave prestigjoze jo vetëm për çështjen "Nano" mund të çojë në një rizolim të Shqipërisë. Lexoni në faqen 3 Zv. presidenti i Partisë Socialiste të Evropës Akile Oketo

PD e vetme kundër të gjithëve

Vazhdon tryeza e rrumbullakët e 13 partive politike për projektligjin elektoral Përfaqësuesit e PD-së shkojnë në mbledhje pa projektligjin. Brojka përgjigjet: "E kemi cuar në Parlament"(?) Parlamenti vazhdon pushimet e dimrit. Në projektin e ri ruhet 4 përqindëshi, por ndryshohet raporti i përfaqësimit sipas sistemit mazhoritar e proporcional nga 100 me 40 në 115 me 25 Pritet reagimi i 13 partive Lexoni në faqen 4

Elbasan

Vazhdojnë konferencat e PS në rrethe Servet Pëllumbi: Për qeverisjen e vendit do të caktohen specialistët më të zotë, pavarësisht nga bindjet politike Servet Pëllumbi: Për qeverisjen e vendit do të caktohen specialistët më të zotë, pavarësisht nga bindjet politike Faqe 2

Kush e shpërdoron dhe kush tallet me 2 prillin?...

Gramoz Ruçi dëshmon në prokurori E përgëzoj zotin Hajdari për nismën që ka marrë, por është kujtuar shumë vonë Faqe 6