Ligj i mashtrimit dhe i manipulimit
PD e vetme kundër të gjitha partive shqiptare
Berisha dhe PD përmbysin tavolinën e mirëkuptimit.
Popull shqiptar: Thelbi i ligjit ndryshoi, dilemma e lidershipit të PD mori fund, pabesia bëri që demagogjia të transformohet në mashtrim. Ju hap rruga manipulimeve. Synohet t’ju vidhen votat. Parti politike: Harroni dallimet politike, me sa duket është momenti kur të gjithë pa dallim feje, krahine apo bindje politike te krijojmë Frontin e Shpëtimit Kombëtar te Demokracisë. Në faqet 4-5-6-7 Speciale për projekt-ligjin e zgjedhjeve: * Autopsia e mashtrimit dhe e manipulimit Dr. Kastriot Islami * PD përpiqet të manipulojë zgjedhjet Elmaz Sherifi, jurist * Opinione nga Skënder Gjinushi, Arben Imami, Sabri Godo
Grackat...
Editorial
Ditët e fundit mbërriti në Parlament (megjithëse ai vazhdon të jetë me pushime të gjata dimërore, me sa duket për të kompensuar nxitimin deri në ditët e fundit të qeverisë pas?!) varianti i Partisë Demokratike për Ligjin Elektoral.
Ditët e fundit mbërriti në Parlament (megjithëse ai vazhdon të jetë me pushime të gjata dimërore, me sa duket për të kompensuar nxitimin deri në ditët e fundit të qeverisë pas?! ) varianti i Partisë Demokratike për Ligjin Elektoral. Ashtu siç pritej, Presidenti Berisha nuk e mbajti fjalën e dhënë publikisht në tryezën e rrumbullakët që organizoi më 13 mars të politikës. Karamel propagandistik shkëmbeu shumë shpejt, e tani po ndjejmë shijen e hidhur të deklaratës presidenciale. Sepse Projektligji Elektoral ndryshon shumë nga Ligji ekzistues; sepse në të dominon stalinizmi i viteve ’30; sepse në të shkelen parimet themelore të demokracisë; u ndesh standardeve evropiane të shtetit juridik. Sali Berisha nuk ka hequr dorë nga idetë e dështuara të paparëndafundme të të nëntorit 1995, megjithë mësimin që iu dha, dhe atë që nuk e arriti atëherë falë votës mbarëpopullore dhe vendosmërisë për ta ruajtur atë, synon ta arrijë me Projektligjin e servirur ne zgjedhjet e afërta. Dhe për këtë përdor të gjitha rrugët, të gjitha makinat, të gjithë aparatin shtetëror. Nuk është rastësi që ndërsa përfaqësuesit e 13 partive politike kishin mbledhur të diskutonin pikërisht projektligjin elektoral, përfaqësuesit e Partisë Demokratike shkojnë në takim pa Projektligjin e tyre; të cilin e kishin dërguar në Parlament bosh që ta lëmonin karrogi?(!), ashtu siç nuk është rastësi kontrolli policor dhe bllokimi i makinave të agjensisë së shpërndarjes së shtypit “Koha jonë”. Gjithçka është menduar djallëzisht dhe realizuar në të njëjtën mënyrë. Pra, e gjitha që një grackë e tmerruar me diletantizëm dhe që për fatin e keq të “Këshilltarëve” nuk zgjati shumë. Ata, duke ditur se opinioni ynë dhe ai ndërkombëtar është shumë i ndjeshëm ndaj dhunës policore dhe sulmeve kundër shtypit të lirë, luajtën pikërisht me këtë kartë për të tërhequr vëmendjen. Por harruan se edhe me naivët e lindjes se nuk zhvillohet demokracia në Shqipëri nga kërkesat e Kolec Topallit apo edhe të Tritan Shehut për ta kthyer gazetën “Koha Jonë” në anë e PD-së. Jo, diçka tjetër shumë më e madhe rrezikon. Dhe kjo është psikologjia bajraktare që udhëheq Partinë Demokratike, është etja për pushtet të pakufishëm e Sali Berishës. Këtë nuk u duhet ta nënvlerësojmë për asnjë çast. Shqiptarët mëse një herë kanë dëshmuar se dinë të fitojnë mbi imponimin totalitar e bajraktar. Ata kanë dëshmuar gjithashtu mëse një herë se dinë të fitojnë edhe mbi Sali Berishën dhe ta detyrojnë atë që të pranojë humbjen. Makina propagandistike e shtetit dhe gjithë mekanizmat e tjerë të tij do të bëjnë punën e tyre. Do të kemi shpifje e gracka të tjera, do të kërcënohemi e akuzohemi, por ato s’janë asgjë përpara një populli të tërë, nuk kanë asnjë vlerë përballë vendosmërisë për të mbrojtur demokracinë nga përdhunimi e nëpërkëmbja. Njerëzit duhet ta ndërgjegjësojnë sot më së kurrë! Për të mirën tuaj, për të mirën e të gjithëve, për të mirën e Sali Berishës, dhe të Partisë Demokratike, për të mirën e Shqipërisë, për përparimin e demokracisë. Luan M. Rama
ABC HAPËSIRA KULTURORE
Politika për mua është pikëpyetje Dy tregime nga Mimoza Ahmeti Zogjtë vdesin duke fluturuar Që të bësh art, duhet punë e dashuri për të Edhe një herë për Moxartin shqiptar Në faqet 10 - 15
Njoftim
Lidhur me situatën e re politike të krijuar në vend, Kryesia e PSSH njofton: 1. Konferencat e PS të rretheve të planifikuara për këto ditë të shtyhen për më vonë. 2. Ditën e hënë, datë 29 Janar 1996, ora 12-00, në selinë e PSSH do të zhvillohet një mbledhje urgjente dhe e jashtëzakonshme e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues në të cilën do të diskutohen për masat që duhen marrë për të përballuar manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme elektorale që regjimi i Berishës ka planifikuar të realizojë përmes projektligjit për zgjedhjet, sjellë në Parlament nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Kryesia e PSSH-së Tiranë më 27 janar 1996