31/01/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

31 janar 1996

PD e vetme drejt humbjes

Në një front në mbrojtje të demokracisë 12 parti politike nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët Në një front në mbrojtje të demokracisë PD e vetme drejt humbjes 12 parti politike nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët Në foto: Nga takimi i djeshëm i partive politike Namik Dokle - PS: “Të krijojmë një Front për mbrojtjen e demokracisë” Gjergj Rakaj - PSD: "Një delegacion ndërpartiak, të shkojë në Strasburg për të denoncuar ligjin antidemokratik të zgjedhjeve dhe për të kërkuar ndihmën e Evropës për demokracinë e rrezikuar shqiptare" “Petrit Kalakulla - PDD: "Demokracia duhet ta mbrojë vetë dhe të mos presim ndihmë nga Evropa". Zef Bushati - PDK: “Si parti që aderojmë në Unionin Ndërkombëtar të partive Demokratike, ku aderon edhe PD, do të denoncojmë qëndrimin antidemokratik të PD-së”. Faqe 3

Nga konferencat e PS-së në rrethe

Socialistët do të udhëheqin zhvillimin e Shqipërisë deri në vitin 2000 Votën që do të na japë populli do ta mbrojmë me çdo kusht Faqe 2

Konsensusi domosdoshmëri

Çështje e ditës Zgjedhjet e lira dhe të barabarta janë themeli i demokracisë pluraliste. Prandaj Ligji Elektoral merr një rëndësi tejtë veçantë, sidomos për kushtet e Shqipërisë ku demokracia jo vetëm që nuk është konsoliduar, por gjendet përherë e kërcënuar. Ligji Elektoral ekzistues është vlerësuar nga organizma të specializuara ndërkombëtare për standartet evropiane, sepse ai para së gjithash u miratua me konsensusin e të gjitha forcave politike të para 22 marsit 1992. Ishte kjo arsyeja që ai garantoi zgjedhje të lira, të barabarta e demokratike, pas të cilave erdhi në pushtet Sali Berisha dhe partia e tij. Nëse ai duhet korrigjuar e përmirësuar apo edhe nëse duhet zëvendësuar nga një ligj tjetër i ri, gjithçka duhet bërë përmes debatit e diskutimit të hapur dhe të vendoset me konsensus. Mirëpo kjo nuk i shkon për shtat Partisë Demokratike dhe vetë kryetarit të saj Sali Berisha. Prandaj ata bënë në kokë të tyre e sipas interesave të tyre, pa përfillur jo vetëm partitë politike, po pa përfillur në radhë të parë parimet themelore të demokracisë mbi të cilat ndërtohet një shtet i së drejtës. Projektligji elektoral i Berishës jo vetëm që është shumë larg nga Ligji Elektoral me të cilin u bënë zgjedhjet e 22 marsit 1992 kur president ishte Ramiz Alia, por ai është edhe më antidemokratik nga Ligji Elektoral i cili u bëri zgjedhjet e 31 marsit 1991, si të parat zgjedhje të lira pluraliste pas 50 vjetësh pushtet komunist. Projektligji i PD-së është një kopje e shëmtuar e ligjeve komuniste, i ndërtuar sipas frymës staliniste “nuk ka rëndësi kush voton, rëndësi ka kush numëron”. Prandaj ali projekti i duhej thënë NDAL! Le të kujtojmë rivendosjen në fundvitin 1990. Lëvizja studentore dhe protesta mbarëpopullore, të cilat çoi në përmbysjen e totalitarizmit komunist, solli në Shqipëri zgjedhje të lira e demokratike, solli institucionizimin e pluralizmit politik dhe ekonomisë së tregut. Janë fitore historike e cila kurkush nuk duhet të provojë me i përdhunue. Pak rëndësi ka për Shqipërinë se ç'fat do të ketë Partia Demokratike në zgjedhje. E rëndësishme për Shqipërinë është demokracia, të rëndësishme janë ligjet që e ndërtojnë atë. Prandaj, në për çdo ligj të rëndësishëm, edhe për Ligjin Elektoral kërkohet konsensusi i të gjitha partive politike që do të konkurrojnë në zgjedhje. Jashtë këtij konsensusi, çdo zgjidhje tjetër do të jetë arbitrare, abuzive dhe antidemokratike. Luan M. Rama

Kamatvonesa e kontratës së PD-së

Faqe 4

Dhjetra familje paralajmërojnë grevë urie

Faqe 5

“Marrëveshje e llojit të veçantë” në vend të marrëveshjes së asociimit

BE-Shqipëri Komisioni Evropian i rekomandoi dje ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian se Shqipëria nuk është ende në stadin e duhur për një marrëveshje asocimi si ajo që kanë kaluar kohë më parë vendet e tjera të Evropës Lindore dhe Qendrore. Komisioni parashikon një marrëveshje të llojit të veçantë, e cila tejkalon marrëdhëniet ekzistuese dy palëshe, por jo deri në kufijtë e marrëveshjes së asociimit të nënshkruara me vendet e tjera. Zëdhënës i Komisionit të Bashkimit Evropian, Niko Vekio, tha një intervistë dhe me rrjetin e radios Londineze BBC-si tek se ende nuk është momenti për të filluar proceduren dhënies së marrëveshjes së asociimit. Niveli ekonomik i Shqipërisë nuk e lejon ende funksionimin si duhet të kësaj marrëveshjeje. Nuk kërkon vetëm bashkëpunim ekonomik e tregëtar por edhe dialog politik. Një marrëveshje e tillë nuk është bërë me asnjë vend tjetërndokë që Tirana ka insistuar se i takon të ketë marrëveshjen e asociimit.

Lajmërim

Redaksia e gazetës “Zëri i Popullit” kërkon të punësojë 10 vajza të moshës deri në 25 vjeç në sektorin e marketingut. Preferohen me arsim të lartë dhe të kenë aftësi komunikimi. Të interesuarat të paraqiten në administratën e gazetës çdo ditë nga ora 10.00 deri në orën 11.00. Redaksia