Dje pak minuta pasi partitë kërkuan takim me Berishën, ai e refuzoi atë duke dekretuar ligjin për zgjedhjet
Dje tryezë e rrumbullakët e partive Debat i zhvleftësuar nga dekreti i presidentit Faqe 3 “Presidenti i Republikës, Sali Berisha, me dekretin nr. 3158 datë 03.02.1996 bëri shpalljen e ligjit nr. 8055, datë 01.02.1996 “Për ndryshimet në ligjin nr. 7556, datë 04.02.1992 “Për zgjedhjet e kuvendit popullor të Republikës së Shqipërisë” - ky njoftim shtypi i presidencës shqiptare u shpërnda dje masmedias, vetëm pak minuta pasi 12 parti politike shqiptare vendosën për të kërkuar një takim me Presidentin e Republikës. Kështu, respekti për institucionin që përfaqëson unitetin e kombit - pavarë- pavarësisht se Berisha nuk përfaqëson këtë - duket se ka qenë i pamjaftueshëm për të ndalur dekretimin e ligjit. Ndërkohë që për dy ditë më radhë televizioni shqiptar lu tregol shqiptarëve pamjet tronditëse të një puçi parlamentar - grupi i PD-së ngrinte duart kur Arbnori thërriste, “Neni 1, Neni 2, neni 3, ...”. Berisha vendosi dhe ta çojë më tej aventurën e fundit për partinë e tij të parashikuar nga sondazhe serioze dhe pranuar nga vetë ai gjatë një vizite në Gjermani. — Faqe 4
Në komunizëm koha u ndal në vend
Bisedë me zotin Vehbi Velia
— Faqe 16
Mbledhje mbi Alternativën e Partisë Socialiste për Strategjinë e Përgjithëshme të Zhvillimit afatmesëm të vendit.
Nën drejtimin e zv/kryetarit Servet Pëllumbi, kryesia e PSSH organizoi dje më datën 03.02.1996 me kryetarët e komisioneve të zhvillimit ekonomikë të Partisë, As.Prof. Ermelinda Meksi, Fatri Sinani, Dr. Ylli Bufi, Dr. Shkëlqim Cani, As.Prof. Anastas Angjeli, Dr. Afrim Paloka dhe Dr. Sherif Bundo, një mbledhje të veçantë rreth strategjisë së zhvillimit afatmesëm të vendit si pjesë e platformës dhe programit elektoral.
Në këtë takim u debatua rreth objektivave të alternativës së PS për këto probleme, prioriteteve të zhvillimit dhe mënyrës së realizimit të tyre. Gjithashtu u përcaktuan detyrat dhe afatet për harmonizimin e pjesëve të tjera të programit elektoral, i cili do të paraqitet në mbledhjen e caktuar të Komisionit Qëndror Elektoral.
Zëdhënësi i Kryesisë së PS-së
Grupohen forumet rinore të opozitës
Me nismën e Konventës Rinore të Aleancës Demokratike pranë selisë së PAD, u mbajt një takim i disa Forumeve Politike Rinore të opozitës, ku u diskutua rreth problemeve të fundit politike në vend dhe veçanërisht për ligjin elektoral etj.
Gjatë takimit i cili u përshkua nga një frymë mirëkuptimi u përforcua idea për një bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen. Në këtë takim merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e FRESSH.
Zëdhënësi i FRESSH
Në brendësi
Intelektuali - antipod i konformistit, servilit e demagogut
Nga Prof. Dr. Rexhep Mejdani
— Faqe 5
Shqiptarët
Shembull tipik i burgosjeve të kundërshtarëve politikë
Deklaratë e zëdhënësit të Kryesisë së Partisë Socialiste
Mbi arrestimin e kryetarit të PUK, Idajet Beqiri
Alibia e zbatimit të ligjit ant gjenocid mbi ish-funksionarët e regjimit komunist shtriu sferën e veprimit edhe mbi kundërshtarët politikë të regjimit aktual. Arrestimi i Idajet Beqirit, kryetari i PUK, i cili asnjëherë nuk ka qenë anëtar i ndonjë forumi të internim-dëbimeve apo çfarëdolloj tjetër të lidhur me genocidin, është shembull i qartë e tipik i burgosjeve të kundërshtarëve politikë që e nisën aktivitetin e tyre pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Skenari i pushtetit aktual për të ndëridhur akuzat pseudofinanciare të shtetit komunist me ato të intelektualëve të rinj-kundërshtarë politikë të regjimit aktual, është një farsë që s’e beson askush dhe e destinuar të dështojë.
Ngritja e tensionit nëpërmjet këtyre arrestimeve bën përgjegjës pushtetin aktual dhe rrit ndërlikohë në një masë të konsiderueshme bindjen te elektorati shqiptar për domosdoshmërinë e fitores së forcave opozitare në zgjedhjet e ardhshme.
Klima e terrorit psikologjik me arrestime gazetarësh të gazetave të pavarura apo aktivistësh të partive politike opozitare, tashmë është zhvleftësuar dhe elektorati i opozitës as nuk trembet e as nuk tërhiqet. Ai e ka ndarë mendjen se kujt do t’ia japë votën.
— Faqe 16
Shqiptarët përballë rrezikut historik
Nga Profesor Rexhep Qosja
— Faqe 15
Bukuría dhe inteligjenca armë në duart e femrës
Intervistë me Miss Albania ’94, Monika Zguro
— Faqe 10
Kronika nga veprimtaria e Partisë Socialiste në rrethe
— Faqe 2