Partia Socialiste është forca politike më e fuqishme në kryeqytet
Konferenca e III-të e PS të qytetit të Tiranës
Në qendër të vëmendjes së Konferencës u vu diskutimi i problemeve për t’u futur sa më të përgatitur në fushatën elektorale e për t’i fituar zgjedhjet parlamentare.
Në raportin e mbajtur nga kryetari i partisë për Tiranën Musa Ulqini, bëhej një analizë e gjithanshme e situatës, paraqiteshin alternativat konkrete dhe përcaktoheshin detyrat për të gjitha strukturat dhe hallkat organizative të Partisë në Tiranë. Ne e meritojmë - tha ai - që së bashku me forcat e tjera opozitare të fitojmë dy të treta e votave në Tiranë. Thirrja jonë është: Të gjithë të bashkuar pavarësisht nga dallimet partiake të mbrojmë votën e lirë përballë përpjekjeve të klanit të Berishës për të manipuluar e vjedhur votën e popullit.
Jashtë, jashtë ... Selami!
Berisha arrin në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike:
Ish-kryetari i PD-së Eduart Selami në krye të një liste deputetësh të cilët nuk do të kandidohen në zgjedhjet e ardhshme.
Berisha përfundimisht në krye të shtabit elektoral të PD-së duke flakur kushtetutën për të minimizuar efektet e humbjes personale.
Berisha arrin në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike:
Jashtë, jashtë ... Selami!
Ish-kryetari i PD-së Eduart Selami në krye të një liste deputetësh të cilët nuk do të kandidohen në zgjedhjet e ardhshme.
Berisha përfundimisht në krye të shtabit elektoral të PD-së duke flakur kushtetutën për të minimizuar efektet e humbjes personale.
Tiranë - Arrin në Tiranë “doktor” Berisha. Kësaj radhe i plotë, jo vetëm me një shkresë pa firmë e pa vulë që lajmëroi të “ditën e shenjta” të pushtim - dekretimin e ligjit për zgjedhjet. Berisha është shfaqur i tillë dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, për ru vënë përfundimisht në krye të shtabit elektoral, edhe kësaj radhe ish veshur totalisht nga kostumi që paraqet si simbolin e unitetit të kombit, institucion i presidentit. Mbledhja u mbajt vetëm 100 metra larg nga godina e presidencës dhe sipas disa deputetëve të PD-së u zgjodh ky vend nga vetë Berisha për t’i imponuar sipas konceptit të tij partisë. Ndërkohë që në orën 10.00 Berisha udhë ne krye të kryetarit të PD-së, jashtë sallës ka vazhduar edhe me linçimin i ish kryetarit të PD-së Eduart Selami i mbetur jashtë “asnjë mandatit të tij në këmbë” pasi kariqen legjitime e ka zënë gjithnjë Berisha. Eduart Selami ish-kryetari i PD-së, tashmë i flakur, nuk është lejuar të marrë pjesë në mbledhje ndonëse ai është ende anëtar i Këshillit kombëtar të PD-së. Prezenca e tij - pasdre edhe në ft-esë për pajtim me PD-në dhe vajtje të bashkuar në zgjedhje - ishte e padiskutueshme deri rreth orës 10.00 kur rojet kanë shkaktuar skandalin duke mos e lejuar të hyjë në sallën ku mbahej kuvendi. Duk et se optimizmi i ish-kryetarit të PD-së shprehur pas flakjes së tij në mars, ka marrë fund këtë bashkëkë me demokracinë e brendshme të kësaj partie. Përgjersa dhe që fundit themelues të PD-së të mbetur në këtë parti, ka njohur këtë fazë dje për t’i dhënë përfundimisht lamtumirën hapur dhe qartë mesazhin e përcjellur rëndom në zë: Ti nuk do të jesh më kandidati i PD-së.
(Vijon në faqen 4)
Fotografi të Sali Berishës dhe Eduart Selamit.
500 ish oficerët e parë nuk marrin paga
Filloi zbatimi i vendimit antligjor të qeverisë Meksi
Faqe 6
Parlamenti bëri atentat ndaj rendit kushtetues dhe demokracisë
Faqe 5
Kolaboracionistët e 4 shkurtit, përjetë të damkosur me turp
Faqe 11
-Deklaron Kristofer
Jugosllavia nuk do të integrohet kurrë plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare nëse nuk rregullon statusin e Kosovës
Sekretari amerikan i Shtetit, Uoren Kristofer tha se Jugosllavia nuk do të pranohet plotësisht në gjirin e bashkësisë ndërkombëtare nëse Beogradi nuk rivendos të drejtat e njeriut në Kosovë dhe nëse nuk siguron ekstradimin e serbëve të akuzuar për krime lufte, bëri të ditur radio “Zëri i Amerikës”.
Duke dhënë fund vizitës së tij dyditore në Ballkan, sekretari Kristofer u tha gazetarëve në Beograd, se SHBA besojnë se Kosova duhet të ketë një status i cili do të sigurojë respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat politike të banorëve të saj. Sekretari Kristofer shtoi se Jugosllavia kurrë nuk do të integrohet plotësisht, kurrë dhe kurrë nuk do të gëzojë njohjen e plotë të SHBA-ve, nëse nuk rregullon statusin e Kosovës.
Uoren Kristofer duke folur në konferencë për shtyp.
Servet Pëllumbi:
Socialistët garantojnë stabilitet politik, qeverisje efikase, integrim në Europë
Faqe 2 - 3:
“Më mirë me ne socialistët në qeverisjen e vendit” nga Dr. Servet Pëllumbi, Zëvendëskryetar i Partisë Socialiste
“Çfarë u ofron PS banorëve të kryeqytetit?”, nga Musa Ulqini, kryetar i Partisë socialiste të qytetit të Tiranës.