09/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

9 shkurt 1996

Garancitë e socialistëve për fitore

Në prag të zgjedhjeve Fushate elektorale racionale, konstruktive, serioze, e mençur dhe dinamike. Në prag të zgjedhjeve Garancitë e socialistëve për fitore Fushate elektorale racionale, konstruktive, serioze, e mençur dhe dinamike. Ne seminarin me fondacionin francez “Est Liberté”, një drejtues profesionist i fushatave elektorale të Partisë Republikane Franceze deklaroi se “qysh në ditën e parë pas zgjedhjeve, opozita fillon përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme”. Partia Socialiste, pavarësisht nga presioni dhe sulmet që i janë bërë e i bëhen vazhdimisht, duke qenë e ndërgjegjshme për rolin e saj si një opozitë konstruktive dhe për rolin mjaft të madh që ka opozita në një sistem demokratik, qysh prej katër vjetësh ka ngritur e gjithë strukturat e saj organizative për realizimin e fushatës elektorale te kësaj pranvere. Ndërkohë PD ne pushtet me veprimet dhe mosveprimet e saj, është vetëdiskredituar plotësisht dhe është perjashtuar moralisht nga e drejta e qeverisjes së vendit ne legjislaturën e ardhshme. Vazhdimisht e aktualisht ne PS ka ekzistuar një organizëm tepër efikas i cili do te jetë shumë aktiv gjatë fushatës elektorale dhe do te përfaqësoje thelbin e strukturave të shtetit të ardhshëm. Me konkretisht, ne PS funksionojnë, nën drejtimin e forumeve kryesore te saj. Komisionet dhe Aktivët e partisë me synimin e tërheqjes së mendimit intelektual ne te gjitha nivelet me synimin e përpunimit te Alternativës Socialiste. Grupi i deputeteve, me nivel intelektualo-profesional shumë me te larte se ai i PD, ka luajtur një rol tepër efikas ne luftën politike te këtyre 4 vjeteve. Mbi këtë baze po ngrihet edhe grupi i kandidateve për deputete për zgjedhjet e ardhshme, i cili, nëpërmjet raporteve te reja, duke përforcuar elementin profesionalo-intelektual, synon arritjen e fitoreve. Sigurimi e një qeverisjeje demokratike e profesioniste. Për fushatën elektorale është përcaktuar e gjithë skema e veprimeve dhe ne krye të tyre janë tashmë persona te specializuar si drejtues fushate, me bagazh politik dhe reputacion te padiskutueshëm. Rreth tyre janë ngritur e funksionojnë këshillat konsultative me specialistë te fushave te ndryshme. Është siguruar gjithashtu edhe një asistencë e huaj, e specializuar për drejtimin konceptual dhe organizativ te fushatës elektorale. Fushata elektorale e PS do te jetë e tillë ku: • Racionalja do te vendoset mbi emocionalen: kandidatët dhe i gjithë ekipi i PS, duke qenë intelektualisht me afte se homologet e tyre pedeiste, fiton ne debate te çdo niveli dhe ne ato televizive, te gjitha kundershtaret politike; • Konstruktiviteti do te vendoset mbi mashtrimin, manipulimin e tensionin, siç synon PD e korruptuar dhe e paaftë moralisht per t’u ulur e biseduar me popullin; • Serioziteti do te vendoset mbi diversionin, bllofin, premtimet boshe, demagogjine dhe shpifjet, te cilat i kane mbetur PD dhe organeve te saj “RD” e “Albania”, si mjetet e fundit antintelektuale para humbjes; • Qetësia e mençuria do te triumfojne mbi provokacionin që synon te realizoje PD me te gjitha segmentet e pushtetit te saj; • Dinamizmi do te dominoje veprimet antidemokratike e rrugaçërore e te gjithë atyre qe do t’i kundervihen ligjit dhe rregullave te lojës demokratike. • Motoja socialiste është e thjeshtë e modeste: Me mire me ne, sepse do te zhvillojmë një fushate racionale, konstruktive, serioze, te mençur, te ndershme dhe dinamike. Ne jemi te sigurte se do ta fitojmë. PD përgatitet për opozitë. Bersha e di këtë dhe tenton vetëm te zgjatë humbjen. (Vijon në faqen 2)

Platformë shpifjesh dhe mashtrimesh

Një material që tregon të vërtetën e propagandës elektorale të PD-së Urdhëri i PD-së për shtypin dhe masmedian. “Të shkruhet sikur socialistët janë kundër mesazheve social-ekonomike, kundër hyrjes në Bashkimin Europian, sikur janë kundër hyrjes në NATO dhe kundër Bankës Botërore, sikur janë për fundamentalizmin islamik, sikur janë kundër demokracisë, sikur janë komunistë, sikur janë kundër Kosovës e diasporës, sikur janë kundër Kushtetutës, e të tjera e të tjera SIKUR...” Një material që tregon të vërtetën e propagandës elektorale të PD-së Platformë shpifjesh dhe mashtrimesh Urdhëri i PD-së për shtypin dhe masmedian. “Të shkruhet sikur socialistët janë kundër mesazheve social-ekonomike, kundër hyrjes në Bashkimin Europian, sikur janë kundër hyrjes në NATO dhe kundër Bankës Botërore, sikur janë për fundamentalizmin islamik, sikur janë kundër demokracisë, sikur janë komunistë, sikur janë kundër Kosovës e diasporës, sikur janë kundër Kushtetutës, e të tjera e të tjera SIKUR... Në program ka detyra të veçanta edhe për drejtorinë e përgjithshme të RTVSH-së, për zv/drejtoren Antoneta Malja, për Artian Tepelenën, etj, për të propaganduar gjenocidin në përgjithësi dhe atë kulturor në veçanti. Jepet urdhër që të përgatiten emisione vetëm me artistë e shkrimtarë të dënuar. Faqe 3 Ilustrim: një person ushtron presion ndaj një tjetri me një dokument ku shkruhet “PUSHTETI”.

Ambasadori hungarez në takim me PS-në

Kryetari i grupit parlamentar dhe nënkryetari i Partisë Socialiste, Namik Dokle, priti në selinë qendrore të partisë ambasadorin hungarez në Shqipëri zotin Istvan Bognar. Ambasadori hungarez u interesua për pikëpamjet dhe opinionet e Partisë Socialiste për zhvillimet ne vend dhe në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se midis Shqipërisë dhe Hungarisë ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira, të cilat morën një impuls të ri me vizitën e presidentit hungarez në Shqipëri para disa ditësh. Në fjalën e tij, Namik Dokle, theksoi konsideratat e tij të mira për zhvillimet në Hungari si edhe interesin e Partisë Socialiste

Takim i deputetëve socialiste me euro-deputetin Jose Maria Mendiluce Pereiro

Dje paradite, kryetari i grupit parlamentar të PS Namik Dokle dhe deputeti Kastriot Islami u takuan me nënkryetarin e komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, z. Jose Maria Mendiluce Pereiro. Pasi shpreh konsideratën për këtë takim, eurodeputeti Mendiluce Pereiro parashtroi objektivat e vizitës së tij të tanishme në Shqipëri. “Po punoj për një rezolutë lidhur me çështjen e Kosovës dhe dua të informohem mbi pikëpamjet tuaja për këtë problem dhe në kontekst më të gjerë për politikën shqiptare me fqinjët. Gjithashtu jam shumë i interesuar të informohem mbi situatën politike me vend në prag të zgjedhjeve dhe ndikimin që do të kenë kundër opozitës tre ligjet e miratuara kohët e fundit e veçmas për trajtimin e “Çështjes Nano”. Përfaqësuesit e grupit parlamentar socialist shprehën shqetësimin për situatën aktuale në Kosovë dhe për represionin e gjithanshëm serb mbi popullsinë shqiptare atje. E çmojmë shumë pozitiv faktin e një interesimi (Vijon në faqen 3)

Digjet i djeguri Gjokutaj?!...

Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë Shkarkohen kryeprokurori i Fierit dhe 60% e gjyqtarëve të Vlorës Faqe 5 Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë Digjet i djeguri Gjokutaj?!... Shkarkohen kryeprokurori i Fierit dhe 60% e gjyqtarëve të Vlorës Faqe 5

Jose Maria Mendiluce Pereiro takohet me Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit

Në takimin që zoti Jose Maria Mendiluce Pereiro pati me z. Bashkim Zeneli dhe Halil Lalaj, u shprehën çështjet e Kosovës, për fqinjësinë e mirë në rajon dhe për nevojën e dialogut, dhe të bashkëpunimit për kapërcimin e krizës në Ballkan, dhe për evropianizimin e Ballkanit. Në takimin që zoti Jose Maria Mendiluce Pereiro pati me z. Bashkim Zeneli dhe Halil Lalaj, kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit Popullor, deputet socialist Bashkim Zeneli dhe Halil Lalaj, shprehën qëndrimet e njohura lidhur me zgjedhjen e çështjes së Kosovës, për fqinjësinë e mirë në rajon dhe për nevojën e dialogut, dhe të bashkëpunimit për kapërcimin e krizës në Ballkan, dhe për evropianizimin e Ballkanit. Korrespondenti i “Zërit të popullit”

Lajmërim

Nga testimi i parë i kandidateve për sektorin e marketingut të “Zërit të Popullit” u përzgjodhën. 1. Orsola Çekuli, 2. Nevilia Vejuka, 3. Nevilia Luzi, 4. Evis Tartale, 5. Dhurata Mane, 6. Enkelejda Tefa, 7. Entela Postoli, 8. Edlira Foto, 9. Ema Gjika, 10. Rudina Faja Personat e sipërshënuar duhet të paraqiten në redaksinë e “Zërit të Popullit”, ditën e hënë datë 12.02 1996 ora 8.00