11/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 shkurt 1996

Angazhimet tona politike do të realizohen përmes zgjedhjeve që do t’i fitojmë

PD dhe Presidenti në panik përballë humbjes Deklaratë e Kryesisë së Partisë Socialiste PD dhe Presidenti në panik përballë humbjes Angazhimet tona politike do të realizohen përmes zgjedhjeve që do t’i fitojmë Deklaratë e Kryesisë së Partisë Socialiste Kryesia e PSSH-së i bën të njohur opinioni publik qëndrimin e PSSH-së ndaj sulmeve të fundit të Sali Berishës kundër saj, si vijon: 1. PSSH ka qenë dhe mbetet konsekuente në qëndrimet e saj për një luftë politike e konkurencë lojale, në kuadrin e principeve demokratike kushtetuese e të respektit reciprok të institucioneve të shtetit ligjor, si të pozitës dhe të opozitës. Kjo bëhet veçanërisht e nevojshme në kushtet e sotme të Shqipërisë, ku toleranca dhe debati i qytetëruar në kushte primordiale për zgjedhje të lira demokratike dhe rotacion paqësor të forcave politike në pushtet. 2. Sali Berisha, duke shpërdoruar rëndë pushtetet dhe atributet presidenciale vazhdon të tensionojë rrezikshëm situatën me sulme të përsëritura, të padëna, të paqytetëruara e të papërgjegjshme ndaj opozitës në tërësi dhe PSSH-së në veçanti. Në këtë mënyrë, ai deklaron se është pjesë thelbësore e dërmuese të legjislacionit të ri në fuqi, por angazhimi dhe kontributi i tyre është denigruar dhe shpërfillur sistematikisht nga mazhoranca e diktuar nga Berisha, praktikat totalitare të ish-komunistit të konvertuar Berisha e të klanit të tij në Shqipëri. * Ne vlerësojmë si shfaqje kulmore të papërgjegjshmërisë politike dhe institu- [teksti vijon jashtë kufirit të fotos] marrëveshjet me kapitalin e huaj. Ne nuk trembemi nga arroganca dhe spekullimet e derisotme të Berishës me vlerën e tregut dhe institucionet. Ne e njohim shumë mirë profesionalisht vlerën historike dhe aktuale të tregut, të pasurisë kombëtare të Shqipërisë, siç i njohim dhe i kemi mbajtur shënim me saktësi manipulimet zyrtare të ofertës e të kërkesës në privatizimin nga regjimi i Berishës, qoftë nëpërmjet zhvendosjesh e shkaktërrimit të kapitalit themelor të trashëguar, ashtu edhe përmes shpërndarjes me kritere e favore politike të pasurive të luajtshme e të trojeve, të ndërtesave e të mjeteve bankare, të kredive të brendshme e të huave ndërkombëtare. Prandaj, në platformën tonë elektorale e qeverisëse janë dalluar qartë sipërbizneset nepotike e korruptive, nga bizneset e ndershme, të mesme e të vogla që do të gëzojnë masivisht mbështetjen tonë politike. * Ne e kuptojmë fare mirë demagogjinë [teksti vijon jashtë kufirit të fotos] pushtet. 7. të tensionojë rezikshëm situatën me sulme të përsëritura, të padenja, PSSH-së në veçanti. Në këto kushte, ne deklarojmë se nuk mund të kemi respekt për Berishën president më shumë nga sa ka e krijon ai vetë për kryerjen e detyrave e përgjegjësive kushtetuese si i tillë. 3. Ne nuk do të tolerojmë dhe nuk do të pajtohemi kurrë me tensionet dhe deformimet që Berisha sjell në jetën politike shqiptare dhe në funksionimin e shtetit ligjor në shfaqjet me veprimet e tij prej partaku fanatik, ideatori i përçarjes dhe frymëzuesit të aparteidit politik midis shqiptarëve, prej politikanı mjeran që synon të varfërojë e të sundojë zhvillimet demokratike progresive të shoqërisë e të opinionit qytetar dhe intelektual. 4. Ne denoncojmë verbërinë autoritare dhe hakmarrjen politike që ushtrohen Berisha ndaj alternativave dhe opozitës, intolerancës dhe pasafësisë së tij për dialog, anakronizmin dhe vetizolimin e tij nga shoqëria e hapur shqiptare që europianizohet me shpejtësi. Ne nuk mund të pajtohemi me faktin shqetësues që Presidenti i Shqipërisë vazhdon të paraqitet në opinionin e brendshëm e të jashtëm me një logjikë primitive e rudimentare, që vazhdon të degradojë si pasojë e delirrit totalitar dhe etheve për pushtet të pakufizuar. 6. Ne denoncojmë si të padenjë dhe të turpshëm për Shqipërinë faktin që Berisha në funksione publike vazhdon të shfaqet kundër opozitës si mashtrues dhe shpifës ordinër, shtrembërues faktësh legale e të njohura botërisht, voluntarist i pa korrigjueshëm për t’i imponuar opinionit publik vullnetin mendore, dogmatizmin dhe arbitraritetin politik vetjak. Kështu, ne deklarojmë me përgjegjësi politike të pandryshueshme se: * Deputetët socialistë në Kuvendin Popullor kanë paraqitur alternativa të panumërta për kuadrin e plotë ligjor të reformave demokratike në proces dhe kanë votuar pro pjesës thelbësore e dërrmuese diktuar nga Berisha. * PSSH është krijuar e zhvillohet si forcë politike shqiptare, si opozitë konstruktive dhe reale në një demokraci pluraliste, me angazhime të patundshme kombëtare, socialdemokrate, intelektuale e profesionale, me mbështetje të fuqishme popullore dhe lidhje të gjera ndërkombëtare, me filozofi të qartë e të pavarur politike dhe organizative. * PSSH është angazhuar realisht për ta bërë sa më shpejt Shqipërinë si e gjithë Europa e për ta integruar atë në të gjitha strukturat euroatlantike dhe nuk është konformuar e nuk do të pajtohet kurrë me demagogjinë dhe politikën presidenciale të përshtatjeve dhe përjashtimeve, me shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe burgosje të opozitës e të shtypit të lirë, me aparteid e klientelizëm politik, me korrupsion të mbrojtur nga shteti dhe shkelje embargoash ndërkombëtare prej tij, me çallmën e Konferencës Islamike dhe mosratifikimin e konventave e marrëveshjeve themelore europiane etj. Antieuropianizmi në Shqipëri deri më sot ka qenë rezultat dhe produkt i diletantizmit dhe klientelizmit të Berishës në politikën e jashtme. * Distancimi i PSSH-së nga e kaluara, qëndrimi parimor dhe realist i saj ndaj vlerave dhe antivlerave të historisë kombëtare, dënimi i krimeve të diktaturës komuniste dhe këmbëngulja për ndëshkimin individual të fajtorëve mbi bazën e principeve të shtetit ligjor, tashmë e kanë afirmuar PSSH-në si forcë politike të ekuilibruar dhe të aftë për të realizuar pajtimin kombëtar. Sulmeve të dala bosh të “antikomunistit” Berisha, këtë herë ne u përgjigjemi fare thjesht e qartë: Treguesi aktual më i qartë i mungesës së çdo afiniteti apo lidhjeje të PSSH-së me komunizmin e PPSH dhe të partisë shtet është distancimi dhe qëndrimi në opozitë të vendosur me mentalitetin dhe të tij në Shqipëri. * Ne vlerësojmë si shfaqje kulmore të papërgjegjshmërisë politike dhe institucionale të Berishës cilesimin më të fundit të kundërshtarëve dhe konkurentëve politikë prej tij “çunakë” dhe “kukulla”. Ky është degradim fatal i logjikës politike të adoptuar deri më sot nga Presidenti i Republikës për trajtimin e opozitës si armike. Ky degradim i institucioneve në Shqipëri i bën ata krejt të paafta e të pasigurtë për garantimin e zgjedhjeve të lira e të alternimit paqësor të forcave politike në pushtet. * PSSH është e bindur se potenciali intelektual i saj buron nga mbështetja e alternativave të saj politike prej pjesës dërrmuese e më të përparuar të inteligjencës shqiptare. Ne mendojmë se as demokracia shqiptare dhe as forcat politike që aspirojnë të qeverisin tranzicionin, aq më pak me socialistët (socialdemokratët) modernë, nuk kanë nevojë për t’u shndërruar në tutorë të intelektualëve të mirfilltë dhe nuk mund të bëjnë përpara me intelektualë të fabrikuar a të shifruar të tipit të Elez Ajazëve apo Lei Fenëve të presidencës, që e kanë të vështirë të mbijetojnë jashtë hijes së bajrakut të saj. Epërsia jonë politiko-intelektuale ndaj klanit të Berishës buron dhe shfaqet tek partneriteti dhe bashkëpunimi ynë konstant dhe i frytshëm me inteligjencën më progresive mbarëshqiptare. * Ne nuk shpresemi nga angazhimet tona politike e profesionale për ndërtimin e një ekonomie tregu me drejtësi e solidaritet social në Shqipëri. Të korruptuarit, të denoncuar gjerësisht nga opozita gjatë 3-4 vjetëve të fundit do të ndëshkohen nga shteti ligjor sapo të bëjë tutela primitive dhe mbrojtje arbitrare e gardës presidenciale mbi organet e kontrollit dhe të drejtësisë. Opozita dhe në veçanti deputetët dhe antarët socialistë të bordeve të privatizimit kanë dokumentuar vjedhjet dhe manipulimet e klientëve të Bellshës në privatizimin, në përdorimin e financave publike dhe në mbëtare. Prandaj, në platformën tonë elektorale e qeverisjeje janë dalluar qartë subjektet * Ne e kuptojmë fare mirë demagogjinë dhe pamkun e Berishës në ballafaqimin me zhvillimet dhe përvojat progresive botërore kudo që vizitat e tij presidenciale realizohen, falë bujarisë së taksapaguesve të varfër shqiptar dhe pamundësisë së kontrollit institucional të opozitës mbi shpenzimet e Presidencës! Ne e kuptojmë fare mirë se Berisha bllofon kur vlerëson “perestrojkën” e Ten Hsia Pinit, sepse ai jo vetëm nuk kërkoi të takohet me kryeministrin Li Pen, që të kërkonte falje qoftë për marrëzitë e tij si kryetar i PD-së më 1991, qoftë për ato si sekretar i PPSH-së në kulmin e ndikimit të revolucionit kulturor të Lin Blaose Cian Çinit në Shqipëri. Mbi të gjitha, ai nuk po arrin të kuptojë e të reflektojë për lidhjet funksionale midis stabilitetit politik dhe progresit e suksesit të reformave të ekonomisë së tregut. Ndryshe, ai do të materializonte në Shqipëri si President, diçka nga fryma e procesit të paqes midis izraelitëve dhe arabëve, nga toleranca dhe raportet luajale midis pozitës dhe opozitës qoftë edhe në Maltën e vogël, apo nga maturia dhe principialiteti i ndarjes me të kaluarën dhe i konsensusit kombëtar për të ardhmen që manifestojnë liderët progresistë të tipit Peres, Ten Hsiao Pin, Gorbaçov apo Bill Klinton, kudo në botën e qytetëruar. Prandaj, as PSSH, as opozita dhe shqiptarët në tërësi nuk besojnë më në demagogjinë e Berishës apo në lilomotitjet e “katundarit” Shehu pas vizitave në Itali, për ndërtimin e të ardhmes dhe integrimin e barabartë të të gjithë shqiptarëve në qytetërimin bashkëkohor. Ne do t’i realizojmë angazhimet tona politike parimore përmes zgjedhjeve të afërta që do t’i fitojmë. Berisha të garantojë lirinë e tyre dhe të mos kërcënojë me skeptrin e dhunës! Tiranë, më 10.02.1996