Brukseli përgënjeshtron të dhënat e publikuara në Tiranë
Drejtori i Eurobarometrit, Karl Hans Rajf:
Sasia e informacionit që ne kemi grumbulluar, nuk justifikon të flitet për situatën e partive politike në kohën kur është zhvilluar sondazhi, për të mos folur fare për ndonjë parashikim.
Kjo është hera e parë që ne bashkëpunojmë me këtë departament dhe incidenti për të cilin po flasim, nuk i shton shanset për të bashkëpunuar sërish.
Faqe 2
Bunkerizimi i politikës
Editorial
Sa më shumë që afro momenti i shpalljes së fushatës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, aq më shumë po zë vend në skenën e politikës shqiptare një arsenal i tërë armësh.
Flitet për skenarione e fronte, për armë të verbëra e të argjendta, për sulm e për mbrojtje. Në këtë arenë lufte PD-ja dhe lidershipi i saj janë futur diku thellë në llogore dhe shtien pa pushim kundër gjithë opozitës, në mënyrë të veçantë kundër Partisë Socialiste. I ngjan kjo situatë bunkerizimit që aq shumë e kemi kritikuar. Kulmin këtij bunkerizimi të politikës shqiptare ja caktoi ditët e fundit vetë presidenti Berisha kur shpiku të ashtuquajturin “fronti i kuq”, që me sa duket do të jetë objektivi kryesor i gjithë sulmeve të tij përballë opozitës në fushatën që pothuajse kemi hyrë.
A ka vërtetë në Shqipëri sot ndonjë front të kuq, të zi a blu? Asnjë analizë serioze politike nuk të çon në përfundimin se edhe në formë figurative ekziston një front i tillë, situata është krejt e ndryshme me atë të para 4 vjetëve, kur vetëm ekzistonte një front antikomunist që e çoi në fitoren e 22 marsit të PD-së.
Sot situata politike në Shqipëri ka rrjedhur në ujëra të tjera nga ato çfarë dëshiron Berisha dhe partia e tij. Veçanërisht ligji i ri i zgjedhjeve, që përbën një shkëlqë të flagrantë të normave demokratike, krijoi një situatë politike të paparë - 13 parti që përbëjnë gjithë spektrin e politikës shqiptare janë thuajse në unison kundër qëndrimeve të PD-së, duke e lënë këtë parti të vetmuar në këtë ...
Vijon në Faqe 2
PD dhe Berisha vetëzbulojnë skenarin kundër opozitës
Sali Berisha dhe klani i tij e kanë humbur davanë
Deklarata e Kryesisë së PS-së e botuar në “Zërin e Popullit” më 11 shkurt 1996, ku shprehet qartë se PS do të realizojë angazhimet politike përmes zgjedhjeve të lira, e ka tronditur deri në themel Shtabin Drejtues të PD-së dhe klanin presidencial.
Nga paniku i humbjes ata ranë në vetëdemaskim të plotë. Deklarata e zëdhënësit të Presidentit dhe veçanërisht ajo e kryesisë së PD-së, anëtar i së cilës është edhe vetë ai, karakterizohen nga tërbimi kundër superioritetit të alternativave të Partisë Socialiste, nga paniku për humbjen e sigurtë, nga patologjia politike dhe stili kërcënues i Berishës dhe i klanit të tij, të korruptuar.
Por ata shkojnë edhe më tej; kërcënojnë (duke nxjerrë sheshit skenarin e tyre) dhe paralajmërojnë për veprime neofashiste kundër opozitës, kundër pluralizmit politik, kundër demokracisë.
Faqe 3
Kryesia e Partisë Socialiste zhvillon seminar për organizimin e fushatës së zgjedhjeve
Rreth zgjedhjeve
Më datën 13.02.1996 kryesia e Partisë Socialiste zhvilloi me kryetarët e partisë të rretheve një seminar mbi organizimin dhe zhvillimin e fushatës elektorale.
Sekretari i Përgjithshëm Gramoz Ruçi hapi seminarin, duke shpjeguar synimet që kërkohet të arrihen nëpërmjet tij. Ky seminar do të pasohet nga seminare dhembledhje të tjera.
Shefi i Departamentit të Informacionit Politik deputeti Kastriot Islami duke shpjeguar ligjin elektoral të zgjedhjeve, evidentoi avantazhet e këtij ligji të ndryshuar dhe elementet ...
... të ligjit aktual. Ai shpjegoi të gjitha masat paraprake që duhen marrë për të parandaluar manipulimet dhe mbrojtur në mënyrë demokratike votën e lirë dhe ligjin.
Deputeti Ylli Bufi, duke shpjeguar programin e organizimit të PS në zgjedhjet e ardhshme fillimisht u ndal në faktikat dhe strategjinë e zhvillimit të fushatës së zgjedhjeve. Ai u ndal kryesisht në organizimin zonal të fushatës elektorale duke theksuar elementet e lëvizjes, si analiza social-politike dhe elektorale, objektivat e detyrat dhe ...
Vijon në Faqe 4
Përgjigje e zëdhënësit të PS
Pyetjes së gazetarit tonë, lidhur me pjesëmarrjen ose jo në Kongresin e PS të Serbisë, Zëdhënësi i partisë Socialiste të Shqipërisë iu përgjigj:
Ndodnjë gazetë ka spekuluar se PS do të dërgojë delegacion në Kongresin e PS të Serbisë, por ky spekulim nuk është i vërtetë. PS e Shqipërisë ka marrë në ftesë, por asnjë përfaqësues i saj nuk do të dërgohet për të marrë pjesë në atë Kongres. Kjo për arsye se PS e Serbisë, si parti në pushtet është përgjegjëse për represion kundër popullsisë shqiptare në Kosovë dhe nuk pranon sugjerimet realiste të komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen paqësore të çështjes shqiptare.
PS e Shqipërisë, më 23 mars do të zhvillojë Kongresin e saj të Dytë dhe në listën e të ftuarve nga Europa në këtë forum, nuk figuron Partia Socialiste e Serbisë.
Lajmërim
Më datën 17, ditën e shtunë, ora 10.00, në sallën e Komitetit të përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste, zhvillohet aktiv.
Për pushtetin lokal. Marrin pjesë të gjithë kryetarët e komisioneve të pushtetit lokal në rrethe, Bashki e Komuna.
Komisioni i Pushtetit Lokal