21/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

21 shkurt 1996

PD i rikthehet fondamentalizmit Tirana do të votojë kundër shkatërrimit

Flet Musa Ulqini, Kryetar i PS-së për Tiranën “Zoti Brojka mund të flejë mbi dafina, por gjendja e punëve në Tiranë është larg pohimeve të tij. S’na mbetet tjetër veç të urojmë që ai dhe të tjerë pas tij të mbërthyer në llapi delirantësh të çlirohen nga kriza e mbajtjes me çdo kusht të pushtetit. Historia na mëson se këtu fillon autoritarizmi”. Faqe 3

Meksi kundërshton presidentin, apo qeveritarët tallen...?

Elbasan Faqe 6

Berisha trembet nga demokracia

Spanjë 12 ditë përpara zgjedhjeve Kryeministri socialist Felipe Gonzales dhe rivali i tij Aznar në ballë të demonstratës kundër terrorizmit, duke na dhënë modelin se si duhet të jenë politikanët Shqipëri Sali Berisha vazhdon të mbajë në burg liderin e opozitës Fatos Nano, vazhdon sulmet dhe kërcënimet kundër Partisë Socialiste dhe drejtuesve të saj, duke na dhënë modelin se si nuk duhet të jenë politikanët Az[n?]ar Gonzales MILI? / kundër terrorizmit! Në foto: Pamje nga demonstrimi i 1 milion spanjollëve kundër terrorizmit (Reuter) Lexoni në faqen 4 nga Luan M. Rama

Shënim Përballë falsifikimeve

Thoma Gëllçi Kur Agjensia Zyrtare e Lajmeve jep njoftimin për kapjen në Vlorë të një rrjeti falsifikatorësh të pasaportave dhe të letërnjoftimeve, nuk habit më njeri në Shqipëri. Është bërë diçka e natyrshme që të falsifikohen dokumenta zyrtare, dokumenta noterie, dokumenta pronësie, sýqe dhe deri edhe historia. Në këto vite kanë ndodhur shembuj që kanë të bëjnë edhe me falsifikime të vulave të Gjykatave si për të treguar seriozitetin e Drejtësisë së vendit. Shembulli më i lartë i falsifikimeve është dhe falsifikimi i dekoratave dhe pranimi i dekoratave të falsifikuara nga autoritetet. Por tashmë nuk është fjala më për falsifikime ordìnere sado të sofistikuara që të jenë teknikisht dhe sado sensacionale që të jenë ngjarjet. Falsifikimet e kohëve të fundit kanë të bëjnë me diçka tjetër që megjithatë është e lidhur edhe me falsifikimet ordinere. Këto falsifikime kanë emëruesin e përbashkët Shqipërinë nuk duhet të ndodhë rotacioni i natyrshëm i pushteteve që të mos dalin në shesh falsifikimet e kryera. Nëse një deputet në Gjirokastër, një ministër në Tiranë, një zyrtar në Durrës apo një shef policie në Korçë bëhet sa hap e mbyll sytë pronar i një fabrike, toke apo pasurie tjetër, kjo është një tregues i mjaftueshëm që ata të kryejnë edhe falsifikime të tjera bile bile edhe të bëjë akte që nuk kanë lidhje me karakterin e tyre: pra të bëhen besnikë të partisë. Pushtja apo fabrika, mushfët apo favori kanë një moral të përbashkët nëse janë marrë me falsifikimeto mund të mbahen vetëm duke bërë falsifikime të tjera, të tjera dhe kështu me radhë. Dhe vjen një ditë që falsifikimi bëhet një zyrtare dhe nuk ndalet jo vetëm në falsifikimin e kaligrafisë. Për sajuesit e dhe falsifikatorët është i qartë morali se shumë falsifikime mund të bëjnë se bashku një të vërtetë. Kjo për qëllimin final që të rrëmbehet vota. Dhe kur rrëmbehet ajo, s'ka rëndësi propaganda dhe e vërteta se ajo votë është e falsifikuar. Ajo është votë, që i shërben atij që ka falsifikuar fabrikën, pushtetin, tokën me një fjalë pronën, që t'i shtojë dhe t'i gëzojë edhe për vite të tjera. Dhe për syreshët që besojnë në falsifikimin, që korrigjojnë atë e mbrojnë të tjera me dhunë falsifikime të tjera me s'u të ushqyer e të merren me to. Do kemi ballafaqim falsifikimesh. Mos harroni: jemi pranë zgjedhjeve dhe vota është pushtet.

Politika monetare dhe inflacioni

Intervistë me Prof. Dr. Sabah Hilmia — Faqe 3 Intervistë me Prof. Dr. Sabah Hilmia Faqe 3

Deputeti Gëzim Luli mbron gjakmarrjen

Faqe 5

Një legjislacion demokratik mund t’i garantojë pushtetit lokal autonomi

Faqe 7