06/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

6 mars 1996

Golemët marrin në dorëzim çifligun e Shkozës

Likuid(o)het "miniera" me xhiro vjetore 25 milionë dollarë Deri tani askush nuk ka hetuar për skandalin Faqe 7 Punëtorët duke hequr pajisjet e zyrave të ish NTFPN-së, 18 mijë metra katrorë, 24 magazina dhe me filiale në 27 rrethe të vendit.

Meksi nuk punon për grupin

“Antena(t)” lajmërojnë rikthimin e Koplikut Faqe 3

Shqipëria pa shtyp të lirë

Opinione të gazetarëve për arrestimin e Ylli Polovinës Faqe 7

“Fabrika” Xanone nuk furnizon më RD-në

Nënvizojmë Fabrika e P. Xanones, një të sëmu ri nga mendet e kokës, i cili kërkoi që turbullirat e tij t’i injektojë në shtypin qeveritar shqiptar, kohët e fundit po krijon shumë skarcitet. RD-ja, e gatshme për të kapur çdo sinjal kundër opozitës ngado që t’i vijë, e shfrytëzoi zërin e shtypit të Xanones për të ngritur një furtunë shpifjesh ndaj Partisë Socialiste dhe gazetës “Koha Jonë”, sikur ato paskan përdorur ca financime serbe, që nuk janë pak por 10 apo 20 milionë dollarë. Të gjithë faqet e kësaj gazete dhe të ndonjë motre të saj që ka fytyrën e shpifjes e të terrorit psikologjik mbi njerëzit e bënë Xanonen hero të ditës, duke përkthyer kështu jo vetëm një të lajtitur, por sidomos duke treguar se çfarë morali të dyshimtë bart shtypi qeveritar në luftën ndaj kundërshtarëve politikë të partisë në pushtet. Ç’është e vërteta ngjarja tragjike e javës që shkoi e sfumoi efektin e “bombës” Xanone, ndonëse ai ka vazhduar me alucinacionet e tij. Dje gazeta RD dhe simotrat e saj shpifëse kishin harruar të merreshin me temën e preferuar të ashtuquajturave financime serbe. Kjo do të thotë se kanë marrë ndonjë urdhër që të mos diskreditohen më tej duke shfrytëzuar “prodhimet” e “fabrikës” Xanone, sepse askush nuk i beson më informacioneve të tilla amorfe, pjellë të një fantazie fëmijnore. Pritet që së shpejti RD të heqë dorë edhe nga produktet që i servir “fabrika Paloka”.

Në brendësi

Nga veprimtaria e PS-së në rrethe Në pushtetin lokal, njerëzit më të aftë Faqe 2 “Çunakët” e PS-së nuk janë hajdutë si çuni i B. Koplikut! Faqe 3 Një javë pas shpërthimit të autobombës në qendër të Tiranës Mungesë serioziteti në zbulimin e krimit Faqe 4 Vazhdojnë gjyqet kundër gazetarëve Ylber Meraja kundër Aleksandër Frangajt dhe Bashkim Gazidedë kundër Kristo Mërrit Faqe 5 Intrigë elektorale Meksi thirri në ndihmë Berishën për të mundur Qatip Bashon Faqe 8 Monologu i emigrantit 100 ditë pa punë, 100 halle, 100 zanate Faqe 9