24/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 mars 1996

Të gjithë së bashku për demokraci të vërtetë

Bashkë me ne për një demokraci të vërtetë KONGRESI I DYTË P.S.SH 23-24 MARS 1996 KONGRESI I DYTË P.S.SH Bashkë me ne për një demokraci të vërtetë. KONGRESI I DYTË P.S.SH 23-24 MARS 1996.

Kronikë

Pak momente para fillimit të punimeve të Kongresit të Dytë të PS-së, në mes të duartrokitjeve të sallës, nga të dyja anët e skenës u ngjit një grup të rinjsh eurosocialistë të cilët mbanin në duar trëndafila të kuq. Me këto lule të bukura që i vendosën në një shportë në mes të skenës rinia, e ardhmja e vendit përshëndeti kongresin. Nën tingujt e këngës së madhërishme “Për ty Atdhe” kënduar nga Mentor Xhemali zuri vendet presidiumi i Kongresit prej 13 vetësh. Fjalën e hapjes e mbajti nënkryetari i PS-së dhe kryetari i FRESSH-it, Ilir Meta. Ekzekutohet Himni Kombëtar. Ne jemi këtu për të kritikuar atë që është bërë keq dhe për të afirmuar alternativën tonë si më e mira për nxjerrjen e vendit nga kriza ku është futur dhe demokratizimin e modernizimin e tij, tha ndër të tjera Ilir Meta në fjalën e hapjes. Pasi prezantoi delegacionet e shumta që kanë ardhur në Kongres nga vende të ndryshme të Evropës dhe nga Partitë e spektrit politik shqiptar, Ilir Meta ia dha fjalën zv.kryetarit të Partisë, shokut Servet Pëllumbi, për të mbajtur raportin politik të Kongresit. Fjala e shokut Pëllumbi u ndërpre shpesh nga duartrokitjet aprovuese të sallës dhe nga brohoritjet si “PS do të fitojë”, “Fitore, Fitore”, “Fatos Nano, Fatos Nano” etj. Në fjalën e tij shoku Pëllumbi shpalli objektivin e PS në zgjedhjet e ardhshme: Fitore mbi 50% të Partisë Socialiste dhe bashkë me forcat e tjera të së majtës dhe të qendrës fito­re 2/3 të vendeve në parlament. Mesazhi kryesor që kongresi i dërgon popullit shqiptar është: Bashkohuni me ne për një demokraci të vërtetë. Entuziazëm dhe emocione të veçanta ngjalli në sallë mesazhi që i dërgonte Kongresit Kryetari i PS-së shoku Fatos Nano nga burgu i Tepelenës. Atë ia paraqiti me emocion Vijon në faqen 2

Fjala e hapjes e Nënkryetarit të Partisë Socialiste Ilir Meta

Të nderuar delegatë dhe të ftuar, Meqenëse shumica e delegatëve është e pranishme, më lejoni të shpall hapjen e punimeve të Kongresit të Dytë të PSSh. Ky Kongres mblidhet në një moment të rëndësishëm të historisë së re të Shqipërisë, pikërisht përpara zgjedhjeve parlamentare që po afrojnë. Këto zgjedhje do t’i shërbejnë një ftesë së plotë të Shqipërisë në rrugën e vërtetë të demokracisë dhe të ekonomisë sociale të tregut. Për të realizuar këto duhet një parlament i ri me një shumicë të re. Ne jemi sot këtu për të treguar se jemi të përgatitur për këtë ndryshim, se jemi të vendosur për të fituar shumicën në parlamentin e ardhshëm. Kemi ardhur në këtë Kongres për të kritikuar atë që është bërë gabim në këto vite dhe sidomos, për të pohuar alternativën tonë si më e mira për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë, për vazhdimin e reformave ekonomike dhe se janë të aftë të zbatojnë një politikë sociale në përputhje me nevojat e shumicës së popullsisë. Prandaj ne kërkojmë votën e shqiptarëve dhe jemi të bindur se shumica e tyre do ta japë atë për Partinë Socialiste. Pas një të kaluare aq të vështirë e të dhimbshme, Shqipëria ka nevojë për ekuilibër, mirëkuptim dhe dialog. Ajo ka nevojë për paqe sociale dhe jo për tensione artificiale. Ajo kërkon bashkëpunim dhe mirëkuptim midis forcave politike e jo armiqësim të tyre. Shqipëria nuk ka nevojë për të burgosur politikë, se shumë të tillë pati gjatë diktaturës së Enver Hoxhës. Jo pak të tillë pati gjatë këtyre 4 viteve. Ajo akoma ka të burgosur kryetarin e Partisë Fatos Nano. Vendi ynë, imazhi dhe e ardhmja e tij nuk e pranon këtë. Ne socialistët, duke kërkuar lirimin e të burgosurit politik Fatos Nano, bashkë me forcat e tjera politike dhe miqtë tanë europianë, garantojmë Vijon në faqen 2

Kongresi i II i Partisë Socialiste të Shqipërisë - manifestim i shkëlqyer solidariteti

Kongresi i II i Partisë Socialiste të Shqipërisë - manifestim i shkëlqyer solidariteti