27/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

27 mars 1996

Partneriteti - bazë e bashkëpunimit

Bashkëpunimi me forcat e tjera politike të opozitës në kuadrin e fushatës elektorale dhe në qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve, ishte një nga mesazhet kryesore të Kongresit të Dytë të PS. Ky mesazh buron nga programi themelor dhe nga qëndrimet që ka mbajtur PS që nga krijimi i saj e deri më sot. Për Partinë Socialiste, në çdo kohë ekziston mundësia dhe nevoja e bashkëpunimit me të gjitha forcat politike shqiptare, për çështje të mëdha të demokracisë e të interesave të kombit. Këto interesa qëndrojnë mbi programet partiake, pa i injoruar ato. Këto katër vjet të qëndrimit të PS në opozitë, ajo tregoi në praktikë se e njeh artin e bashkëpunimit dhe i di rezultatet pozitive të tij. Në kundërshtim me qëndrimet e PD që e quan demokratike dhe fatet e vendit monopol të saj, PS i konsideron të gjitha forcat politike si palë në ndërtimin e demokracisë. Nga ky këndvështrim e ndërtoi ajo bashkëpunimin me forcat politike të opozitës gjatë Referendumit të 6 Nëntorit që çoi në fitoren e opozitës. Tani që jemi në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare, Partia Socialiste e shikon përsëri të mundshëm e të domosdoshëm bashkëpunimin me partitë e tjera, sidomos ato të spektrit politik të qendrës dhe të majta. Bashkëpunimi i tanishëm rrjedh jo vetëm nga rëndësia që kanë zgjedhjet parlamentare, por edhe nga kushtet e pafavorshme që kërkon t’i imponojë pushteti i sotëm opozitës. Të ndodhur përballë një ligji elektoral antidemokratik, përballë një situate absurde të pengimit të opozitës për kandidimin e lirë në zgjedhje prej ligjeve të ashtuquajtura të genocidit, përballë rrezikut të manipulimit të votave të popullit, është nevojë e patë përbashkët opozita të kërkojnë dhe të gjejnë rrugët e bashkëpunimit për përballimin me sukses të situatës. Vijon në faqen 7

Dritëro Agolli: Socialistët luftojnë dhe do të luftojnë që Ligji për të drejtën dhe liritë e njeriut të ketë vetëm një fytyrë, fytyrën që ka marrë në Helsinki dhe jo fytyrën që ka marrë në lagjen ku banon zoti Sali Berisha.

Fehmi Abdiu: Nuk kam asnjë dijeni apo njoftim zyrtar.

Prononcim i Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Mandateve dhe Imunitetit Lidhur me lajmin e publikuar dje në gazetat "Republika" e "Koha jonë" sipas të cilit Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Parlamentit Shqiptar heqjen e imunitetit të deputetit dhe Sekretarit të përgjithshëm të PS Gramoz Ruçi, kryetar i Komisionit Parlamentar të Mandateve dhe Imunitetit Fehmi Abdiu tha dje për "Zërin e popullit": Nuk kam asnjë dijeni apo njoftim zyrtar për një kërkesë të tillë.

SODA

Kongresi i dytë i PSSH-së

Ne do t’i japim demokracisë fytyrë evropiane Dritëro Agolli: Socialistët luftojnë dhe do të luftojnë që Ligji për të drejtën dhe liritë e njeriut të ketë vetëm një fytyrë, fytyrën që ka marrë në Helsinki dhe jo fytyrën që ka marrë në lagjen ku banon zoti Sali Berisha. Faqe 3 - 4, diskutime në Kongresin e Dytë të PS-së Faqe 6 - 7, përshëndetje të delegacioneve mike në Kongres

"Zeri i popullit" in english offers

“Zeri i popullit” offers you, on pages 15 and 16, the opportunity to read the continuation of the report of the SPA submitted at its 2nd Congress …ently. It …eguard- …ms is a … both to …tically …oxha’s …secut- … a elec- … and the … their …refore, …00 Al- …ly ask …display …ccess- …battle” …together …, over …enta- …ovide …y gen- …d present …r and …titude …erous …ve and …s, the …ts and …

Veçojmë nga Kongresi i dytë i Partisë Socialiste

Socialistët garantojnë integrim të shpejtë në Europë dhe në organizmat Euroatlantike Faqe 2

Njoftim

Njoftohen të gjithë anëtarët e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues dhe deputetët e Partisë Socialiste se ditën e enjte, datë 28 mars 1996 ora 13.00 do të zhvillohet një mbledhje urgjente për të diskutuar mbi çështje shumë të rëndësishme të situatës aktuale politike. Kryesia e PSSH-së