09/05/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

9 maj 1996

Fitorja e socialistëve e sigurtë, vlonjatët e vulosën atë

Elektoratin socialist nuk e nxënë më sallat Fage 3 - 4 - 5

9 Maji ditë zije kombëtare

Ngjarje tragjike në Liqenin e Prespës së Madhe. Dekret i Presidentit të Republikës, Sali Berisha - Mbarë populli shqiptar mesoi me hidhërim të thellë për tragjedinë e rëndë të datës 7 maj 1996, në të cilën humbën jetën e tyre në liqenin e Prespës 13 nxenes të gjimnazit të Staroves dhe mesuesi i tyre. Për të nderuar kujtimin e tyre, në bazë të nenit 28, pika 19 të ligjit 7 491, datë 29.4.1991, për Dispozitat kryesore kushtetuese, dekretoj: Neni 1. Dita e enjte, date 9 maj 1996, shpallet ditë zije kombëtare. Neni 2. Të gjitha institucionet shtetërore në këtë ditë të ngrenë flamurin kombëtar në gjysmështizë, si dhe të ndërpriten të gjitha shfaqjet teatrale, kinematografike, koncertet dhe aktivitetet e tjera kulturore dhe sportive dhe çdo veprimtari politike elektorale. Neni 3. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Lexoni në Faqe 2

Takim i përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane me drejtues të PS-së në Elbasan

Në kuadër të takimeve të zhvilluara me autoritete të pushtetit lokal të Elbasanit dhe përfaqësues të forcave politike, dje i ngarkuari me punë i Ambasadës Amerikane z. Smith dhe z. Zëvendësi zhvilluan një bisedë me sekretarin Bardhyl Kondo dhe kandidatet socialiste për deputetë Durim Hushi, Bukurosh Stafa dhe Skënder Kotoni. Në faqen 2

1 milion dollarë, vjedhur, zhdukur e shkatërruar në katër vjet

Tropoja - zonë e harruar dhe e shkatërruar nga qeverisja e keqe e PD-së . 1 milion dollarë, vjedhur, zhdukur e shkatërruar në katër vjet. Faqe 7

Vendit tuaj i nevojitet një fitore e socialistëve

. Faqe 6

Historia të fisnikëron kur e respekton atë

9 maj . Historia të fisnikëron kur e respekton atë. Faqe 12

Në Brendësi

. Në Zvicër mes bashkëatdhetarëve — Faqe 11. Intervista jonë. Mendimi intelektual të jetë pararojë e zhvillimit të shoqërisë — Faqe 8. Berisha mendon vetëm për vete. Kush do t’ju mbrojë juve shërbëtorë?! — Faqe 2