Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E shtunë 11.5.1996

Konferencë shtypi e Partisë Socialiste

Socialistët janë të përgatitur të mbrojnë çdo votë të lirë Deklaratë e Kryesisë së Partisë Socialiste ■PS i bën thirrje të gjithë anëtarëve të saj, simpatizantëve dhe në përgjithësi të gjithë elektoratit shqiptar të distancohet nga të gjitha aktet e dhunës e terrorit të segmenteve të inkriminuara dhe të kontribuojë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e demokratike. ■PS siguron elektoratin shqiptar se të gjitha strukturat e saj janë organizuar dhe janë të gatshme të mbrojnë në përputhje me ligjet dhe parimet e demokracisë votën e lirë të popullit, dhe fitoren e padiskutueshme të PS dhe opozitës në zgjedhjet e ardhshme. Faqe 2,3,4
Shqiptar

Ende nuk janë shpallur listat e zgjedhësve

Përgënjeshtrohet lajmi i RTV Ne lidhje me njoftimin e dhene ne edicionet e lajmeve te dites se djeshme se ne te gjitha zonat jane shpallur listat e zgjedhesve, gje per te cilen eshte raportuar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve nga Sekretariati i Pushtetit Lokal, nga perfaqesuesit e Partise Socialiste ne kete Komision mesojme se lajmi i dhene nuk eshte i vertete. Ne mbledhjet e dites se djeshme dhe te pardjeshme te K.Q.Z nuk eshte raportuar per kete çeshtje, megjithe insistimin e vazhdueshem te perfaqesuesve socialiste. Nderkohe ne shumicen e zonave elektorale duke filluar nga Tirana listat e zgjedhesve vazhdojne te mos shpallen neper qendrat e votimit.
Tiranë

Përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane në Burrel

Me datën 09.05.1996 erdhi në qytetin e Burrelit sekretari i dytë i Ambasadës Amerikane, z. Carl Siebentritt dhe mori kontakt me përfaqësues të Partive Politike në rreth, të pushtetit lokal, dhe të organeve të rendit të rrethit Mat. Z. Siebentritt kërkoj nga të pranishmit mendur [?] që ia informonin për lëvizjet e Kuvendit popullor si dhe incidentin që ndodhi në qytetin e Burrelit më 3 maj 1996, në takimin e PS-së për hapjen e fushatës elektorale. Drejtuesit e PS-së e informuan diplomatin amerikan për tensionin në fushatën elektorale nga organet e rendit në rreth, sidomos në takimin e organizuar më 3 maj në qytetin e Burrelit, si dhe më pas me ndalimet pa shkak të drejtuesve e veprimtarëve të PS-së. Korresp. i "Zërit të Popullit"
Carl Siebentritt Burrel Mat